Pse Kosova po i thotë “JO” të gjithëve

9 Shtator 2024, 17:16Blog TEMA
Pse Kosova po i thotë “JO” të gjithëve

Nga Agustin Palokaj

Kosova e ka gjetur veten në një realitet mjaft të papërshtatshëm. Është në momentin kur po u thotë JO të gjithëve, edhe kundërshtarëve, por edhe miqve të Kosovës. Dhe vërtet duhet Qeveria ta pyesë veten a ka mundësi që ajo të ketë të drejtë e të gjithë të tjerët ta kenë gabim. Sepse nuk janë më vetëm disa diplomatë amerikanë të zhgënjyer me veprimet e Kosovës, por të gjithë, bile dhe ata që janë në pension. Nuk janë më vetëm disa vende të BE-së, por shumica e madhe. Nuk janë të pakënaqura me Kosovën vetëm 5 vendet që nuk e kanë njohur, pastaj Franca e Italia, por tash janë edhe Gjermania dhe Britania. Është e padrejtë dhe jo parimore qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë. Por kjo qeveri deri tash është dashur ta kishte kuptuar se në diplomaci nuk mjafton të kesh të drejtë.

Duket se grupit të të zhgënjyerve me thënien JO për gjithçka nga ana e Kosovës i është bashkuar edhe Gjermania. Dhe kjo u pa qartë në një intervistë për “Interaktiv” në KTV nga i dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin. Zhgënjimi i tij ishte aq i dukshëm, saqë kërcënoi Kosovën për izolim rajonal, duke e fajësuar për bllokim të CEFTA-s dhe duke paralajmëruar se, në rast se Kosova nuk pranon kompromis, mund të vazhdohet me formulën “gjashtë minus një”. Me fjalë të tjera do të vazhdohet pa Kosovën.

Sarrazin në këtë intervistë u duk si një burokrat i BE-së, edhe pse fliste në emër të shtetit të tij. Kjo dëshmon se nuk ka më hapësirë për Kosovën që të llogarisë se dikush do t’i dalë në mbrojtje. Sepse nuk i ka më prapa Amerikën, Gjermaninë e Britaninë, për Francën e Italinë as të mos flitet, nuk mund të pritet që Kosovën ta mbrojnë disa parlamentarë apo analistë e NGO apo vende të vogla të BE-së. Sepse, edhe nëse pajtohen se Kosova ka të drejtë, e në fakt Kosova ka të drejtë në të shumtën e rasteve, nuk do të dalin kundër vendeve të QUINT-it.

Intervistën e Sarrazinit, sikur edhe bisedat që kanë pasur me të në të dy vizita në Prishtinë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës duhet t’i marrin shumë, shumë, shumë seriozisht. Të mos hyjnë më në aventura të spekulimeve se në emër të kujt flet ai, a ka aspirata ndoshta në diplomacinë e BE-së apo jo, a është kërcënimi i tij se do të vazhdohet pa Kosovën me pesë vendet e tjera të rajonit apo jo. Sepse Sarrazin është duke biseduar me aksionarët e Procesit të Berlinit dhe, përderisa të mos e zëvendësojë Qeveria e vendit të tij, flet në emër të Gjermanisë. Nëse Gjermania pajtohet se mund të vazhdohet me nismat rajonale pa Kosovën, atëherë Kosova nuk duhet të pret se do t’i dalë dikush në mbrojtje.

As nga Shqipëria nuk do të ketë mirëkuptim për Kosovën e lëre më angazhim që të mos përjashtohet Kosova. Mali i Zi edhe ashtu mezi po pret që t’iu bashkohet nismave të udhëhequra nga Beogradi si “Ballkani i hapur”. Se “Ballkani i hapur” udhëhiqet nga Beogradi e tha edhe Sarrazin. Pra, Shqipëria aty është vetëm në shërbim të legjitimimit të kësaj nisme. Ndërsa nga Bosnja edhe ashtu nuk ka çfarë të presë. Moldavia nuk e njeh Kosovën. Para ardhjes së kësaj qeverie kishin pranuar shumë më pak në CEFTA sesa që tash kërkohet. Kishin pranuar që Kosova përmes UNMIK-ut të marrë pjesë, në mënyrë që të përfitojë nga ky treg rajonal dhe të mos mbetet jashtë. Kërkesa e Gjermanisë është kompromis, nuk është në përputhje me aspiratat e Kosovës, e ndoshta i shkon më shumë në favor Serbisë. Por cila është alternativa.

Kosova ka më së paku interes që të vihet në pikëpyetje Procesi i Berlinit. Sepse është i vetmi proces ku Kosova merr pjesë si e barabartë, edhe në substancë, edhe në simbolikë. Është i vetmi proces ku Kosova merr pjesë si shtet, me flamur, dhe ku presidenti dhe kryeministrat e Serbisë dalin në foto pa kërkuar që të hiqet nga aty flamuri i Republikës së Kosovës. Prandaj Beogradi ka më shumë interes të promovojë nismat si “Ballkani i hapur”, sepse aty Kosova nuk do të merrte pjesë si e barabartë. Sarrazin për herë të parë pranoi publikisht atë që të gjithë në Bruksel, Berlin, Tiranë e Beograd e dinë, se Gjermania ka qenë kundër nismës “Ballkani i hapur”. Edhe BE-ja ka qenë kundër, ndërsa mbështetja që ka shprehur komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Verhelyi, ka qenë më shumë shërbim personal për presidentin e Serbisë, Vuçiq, me porosi të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Beogradit prandaj do t’i shkonte në favor çfarëdo dobësimi i Procesit të Berlinit.

E sa i përket qasjes “Gjashtë minus një” ndaj vendeve të rajonit, ku Kosova mbetet jashtë, BE-ja tashmë është duke e zbatuar.

Vetëm Kosova ka masa ndëshkuese nga ana e BE-së, të cilat nuk do të hiqen. Edhe pse aty-këtu flitet se do të donte të hiqen masat, as Gjermania nuk është angazhuar në Bruksel që heqja të ndodhë. Dhe nuk do të ndodhë. Për më tepër mund të shtohen masat. Vetëm Kosova ka mbetur pa status kandidati. Vetëm kërkesa e Kosovës për anëtarësim nuk është shqyrtuar fare. Vetëm Kosova ka mbetur jashtë përfshirjes në Komitetin Politik dhe Social të BE-së, që është institucioni i parë i BE-së, i cili në gjirin e vet ka pranuar pjesëmarrës nga vendet e procesit të zgjerimit. Vetëm për Kosovën, BE-ja pranon dokumente zyrtare të lëshuara nga një shtet tjerët me adresa të qyteteve të Kosovës si pjesë të atij shteti. Vetëm në rastin e Kosovës bashkësia ndërkombëtare pret që të thuhet PO për çdo kërkesë.

Ndërsa kur Serbia thotë JO, atëherë kjo kuptohet si “vendim i një shteti sovran” dhe se BE-ja, Gjermania apo Franca “nuk duan t’i mbajnë ligjërata”. Jo vetëm Franca e Hungaria, por tash edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë angazhuar që të relativizohet problemi i raporteve të mira të Serbisë me Rusinë. U pa kjo kur në mënyrë shumë arrogante Sarrazin iu përgjigj me kundërpyetje gazetarit të KTV-së kur u pyet për lidhjet e Serbisë me Rusinë. Ai e pyeti gazetarin se çka mendon Qeveria e Kosovës për interesin e Turqisë që të marrë pjesë në BRICS? Një politikani të një shteti demokratik, ku dihet roli i mediave të lira, nuk duhet t’i ndodhë një gafë e tillë që për shkak të pakënaqësisë me një qeveri të vendit të tij t’i bëj pyetje gazetarit. Por është e vërtetë se përfitimet që po i bën Turqia duke mos mbështetur sanksionet ndaj Rusisë janë irrituese për BE-në, dhe Turqia bën më shumë dëme sesa Serbia. Por çfarë faji ka këtu Kosova, e aq më pak gazetari kosovar?

Por të gjitha këto duhen lënë anash. Dhe Kosova duhet ta kuptojë se ka pasoja serioze kur të gjithëve, për gjithçka iu thuhet JO. Tash Kosova është në atë moment.

27 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Kosova është dëmtu nga politika e Kurtit dhe këtij dëmi i ka dhënë përmasa edhe më të mëdha Edi Rama me politikën e tij proserbe duke mbështet fuqimisht "Ballkanin e Hapur" me 3 shtete. Poashtu Rama mbështeti fuqishëm politikën e Serbisë ndaj Rusisë.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Artikull i sakte, nuk do te thote pse ke te drejte, mund te diktosh fuqive te medha cfare duhet te bejne. Ata te mbyllin telefonin, dhe ti rri vetem genjen njerezit per "trimerite" kunder Amerikes dhe Europes. Tashme Amerika e ka thene qarte, nuk merremi vesh me Albin Kurtin, nderroni Kryeministrin te vazhdoj procesi njohjes dhe zhvillimit Kosoves. Kosova sot nuk ka asnje program investimi nga Europa, Albini eshte njeriu i izoluar , nuk e lejojne te marri pjese ne asnje bisede me shtetet e tjera, edhe Shqiperia ne kohen e Enver Hoxhes nuk ka qene kaq e izoluar sa eshte Kosova sot.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hamzai

        Po Albini eshte burre, nuk i lepin bythen fuqive te medh sic sugjeron ti. Sa me shume ti lepish bythen aq me shume ta ven shqelmin ne fyt. Perndryshe te respektojne. Dhe historia e ka treguar. Lexo historin e Skenderbeut, po jo te skenderleshit 2

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          @Hamza! Nuk ka nevoje te lexohet as historine e Skenderbeut te Krujes dhe as ajo Skenderbeut te Surrelit. Mjafton te dime ate se çka qene "babai" shpiretror i neomarksistit Albin Kurti, Edhe pse nuk e pelqej Fatos Lubonjen, por ay thote ndonjehere edhe gjera te mençura, se budall nuk eshte. Ai pra, per Enverin ka thene se ka qene nacional-komunist, qe do te thote e shiste nacionalizmin si mjet propogantede per pushtetin e tij, per mua nuk ka qene as njëra as tjetra, por po e pranoj. E pranoj se ai deri-diku, deri diku ia arriti. I shtiu shqiptareve trute e gomarit. Ama, nacionalizmi i tij, po aq dhe komunizmi (ai nuk ishte vete i tille) ishte arkaiik, farsë dhe donkishotesk.Shkonte deri aty, sapropoganda e tij, deklaronte se do "mundnim armiq dhe koalicion armiqsh", dhe se Shqiperia ishte "Keshtjelle graniti buze Adriatikuet" etj marrezi si keto. Dhe kjo ne dukje ngjiti jo pak, po ne shfaqje e treguan pas vitet '90 kur "keshtjella' e tij, u shemb si te ish prej balte. Sepse ajo marrezi sot mund te tingelloje si te thuash qe "Egnatia", mund "Realin" e Madridit. Nuk do u pelqente rrogozhinasve ta degjonin kete? Ja, keto 'perralla me diktator', u jepte si ushqim te' barabarteve në varferi" ai., Shqiptaret u katandisen ashtu, sepse se parate e fortifikimit dhe armatimit 'deri ne dhembe' te nje ushtrie me mbi 50.000 ushtarake aktivete, rridhnin lume, ne vend qe te sherbenin per mireqenien e tij. Jo, jo! "Bar do hame dhe parimet nuki shesim!"- ujepte si ushqim..Nuk po e zgjat më me Enverin se tashme bemat e tij i di kushdo, i pane dhe qorrat. Por, i permenda se reminishenca me çon te mendesia e Albinit, Kosova ende nuk eshte formesuar si shtet ne kuptimin e anetaresimit sa ne OKB po aq dhe ne organizatat e tjera nderkombetare, te cilat i japin kredencialet qe aty te vine investime dhe nepermjet tyre te rritet standardi i jetes se kosovareve qe eshte me i ulti ne Ballkan, se per Europe nuk behet fjale. Buxheti i saj ne nje mase te madhe mbushet nga Brukseli, ende nuk ka ushtri, por mbrohet nga KFOR. Nuk e njeh Serbia! Dakord, por nuk di persa kohe, te mos pritet ta njohe. As Taivani nuk njihet, dhe nuk do te njihet nga Kina, por nga niveli i jeteses, a krahasohet dot Kosova me te?.Sa njohje te reja ka fituar Kosova, tash e 5 cjet nen qeverisjen e Albinit? Zeero, bile disa i kane tërhequr njohjet. Qe te mos e zgjas, se nuk ka gjera te reja per t'u kuptuar. Kosova eshte produkt i SHBA, te tjeret kane qene vagone te terhequra nga ajo lokomotive. Sigurisht dhe per interesat e saj, e pastaj? Kjo ujin në cili mulliri ka çuar? Të Serbise apo te asaj? Ky pra eshte interesi i saj qe duhet te prevaloje, te kuptoje se ku jane interesat e saj, te gjitha ne koordinim me amerikanet, sigurisht dhe me BE, qe keshtu te beje te mundur dhe njohjen nga pese shtetet anetare te saj. Kosova ka shume probleme por ato nuk zgjidhen me metoden hoxhiste nacional-komuniste. Ai nuk mund ta artikuloje dot kete metode drejtpersedrejti, por ani, ajo eshte e vetekuptueshme nga menyra se si sillet ai politikisht. "Politika eshte arti i te mundshmes"-kane htene, dhe jo loje kalamajsh si ato në rrugicat e lagjeve. Askush nuk mund ta thote se Albini nuk eshte patriot, por kjo nuk mjafton. Duhet, si kudo dhe kurdohere ne histori edhe Burri i Shtetit. Ç'eshte ky? Epo me nje fjale nuk mund te shpjegohet dot. Megjithate nje perkufizim per ta eshte dhene: "Burre Shteti, nuk eshte pollitikani qe punon per zgjedhjet e ardhshme, por ai qe punon per brezat e ardhshem". Dhe kjo vlen jo vetem per Albinin, sepse nder shqiptaret e gjithe kohrave, nje i tille, ka munguar. Fatkeqesisht!

          Përgjigjjuni
          1. p
            ppa

            Bureto, ke bene nje analize te sakte, te shkruar rrjedhshem dhe teper bindese e te argumentuar!

            Përgjigjjuni
      2. Roberto

        Ballkani i hapur ishte dhe do jete nisma me e mire qe ta fusr Kosoven ne shina dhe gradualisht ta detyroje Sefbine qe ta njohe pavaresine e saj por kur ke te besh me njerez qe nuk dine,nuk kuotojne dhe nuk degjojne askend noraml qe do dalin brryla si puna jote qe ta kerkojne fajin tek Rama apo Vucici kur kane perpara nje KOQE GOMARI SI ALBIN KURTI.

        Përgjigjjuni
        1. d
          drink

          Rama - Vucic Kur I lexoj disa komente si Rama me Politike pro serbe , Rama mbeshtet serbine Ndaj Rusise, te shkon mendja a e thuani nga injoranca apo nga mosdija !!! Leri dokrrat per ramen dhe mos ia fute kote

          Përgjigjjuni
          1. B
            Buda

            Pseudonimit "Rama Vučić". Une jetoj prej dy dekadash ne SHBA, nuk kam asnje interes material ne Shqiperi apo Kosove, por nga pervoja e gjate e profesionit te historianit te Ballkanit, them se dy shtete jane te coptuar ne Ballkan: shteti shqiptar, i ndare ne pese pjese nga Konferenca e Londres ne vitin 1913 dhe shteti serb, i ndare po ne 5 pjese nga Konferenca e Dejtonit ne vitin 1995. Paqja dhe miqesia e popujve te Ballkanit vendoset me formulen "Ballkani i Hapur" dhe jo me "minivilajetet e tipit te Al Bin Kurt Pashes". Ne nje kohe kur ekonomia boterore ne pergjithesi dhe ajo europiane ne vecanti po globalizohen cdo dite e me teper, hapja e Ballkanit do ta lehtesoje shume integrimin e te gjithe popujve te tij ne Bashkimin Europian.

            Përgjigjjuni
            1. R
              RKS

              Ti qe jeton ne SHBA din me mire se sllovenet dhe kroatet, si vllezrit sllav te serbeve qe bashkejetese me ta nuk ka. Ata e braktisen Jugosllavine shtetin e perbashket sllav per shkak te duhmes se shovenizmit dhe primitivismit serb. Ndersa ti nga SHBA dhe lideri global me poture jeni optimist se "Ballkani i Hapur" alias Jugosllavia e re do te funksionoj per mrekulli sepse serbet do vertete do te sillen si fqinje skandinave tash e tutje. Jeni shume i painfomuar per ideologjine fashiste mbisunduese serbe. Ata thjesht duan ta cbejne pavarsine e Kosoves dhe te dalin ne Durres te cilin e paten pushtuar njehere ne 1912. Poitika e Serbise nuk ndryshuar asgje nga shekulli 19. Kjo shoveniste politike nisi Luften e Pare Boterore me atentatin ne Sarajeve qe rezultoje te jete katastrofe per civilizimin europian. Edhe sot bejne probleme ne te njejtin vend me tipa si Dodiku. Kosoven e quajne Kosovo i Metohija (dmth toke e kishes sllave) dhe Stara Serbija (Serbia e vjeter). Por pasi ti dhe lideri global po thoni qe tash e tutje do te sillen mire po ju besojme (Hajgare pak se as ju si besoni keto dokrra).

              Përgjigjjuni
            2. K
              Komentatori

              Ik or ar Ballkani i hapur i arriti qellimet e tij dhe vazhdon funksionin se ku pidhi i nenes i pe ti tre shtete kur vetëm Kosova që nuk ështe shtet por nje shtet artificial me 6 kombe me një fklamur artificial si LGBT nuk mori pjese dhe hengre derrin tani. Rama mo rob qire bene politik pro kombit dhe jo ato që do Bini serbi per vota trushplaresh që i genjen me përralla. Po di me lexu Sarrazin i ra shkurt të gjitha vendimet e që janë marre do zbatohen me dhunë pa e ulur as në tavolini Bin kurven 6 minus 1 pra vendet e QUIN dhe Serbia

              Përgjigjjuni
            3. a
              anti25642654censurë

              o çmu bë albini si putini!?dhe këtë si puta e sheh gjithkund!!putini mbi ari,albini mbi gomar,putini mbi avion albini mbi kombajnë!!këta dikatatorët a aspirantët për diktatorë,edhe kur fitojnë në balotazh janë të prerë si me stampë!!i njëjti kallëp!nuk janë të zotë të shpikin asgjë të re,vetëm kopjojnë njëri tjetrin!!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mallkimi i arberor do ta kaploje Kurtin shpejt

                Kur te zgjohet Kosova nga gjumi do shohe qe jo vetem sovrane e pakufizuar nuk do jete, por edhe qe serbishtja do jete mbase gjuhe e vetme zyrtare ne Prishtine. E duam fort Kosoven por treni i Kosoves drejt perendimit si shtet i pavarur ka shkuar tashme. Qe Kosova do shkoje ne Perendim, mbase edhe pa deshiren e nje pjese te madhe te saj, kjo eshte mese e sigurte. Ceshtja eshte nese ajo do shkoje atje me trenin serb apo ate shqiptar. Sot duket se me shume gjasa ka me trenin serb, por ka gjasa qe kjo te ndroje duke i hyp trenit shqiptar. Kete do ta zgjedhin vete dardanet nje dite te afert.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K O S O V A

                  Kosova nuk do te shkoje as me trenin Shqiptar e as me Serb, por vetem me trenin Kosovar! Kosova kurre s'ka qene me e lire e me sovrane. Po e luftojme kancerin qe e kemi perbrenda ne mbi 30% perqind te territorit tone, duke prish gjitha llogarite dhe marreveshjet e fshehta te autokrateve te Ballkanit si Rama, Vucic e Thaci per ndarje te Kosoves. HISTORIA GJYKON ME SE MIRI!

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fatkeqesi

                    Me keqardhja shof nje ndjenje mosmirenjohese nga kosovare si ti. Rama eshte i pari shqiptar qe thot ne mes te beogradit "Kosova eshte e lire" kurse ju vini"treni shqiptar e treni Serb" ne nje fjali, turp. Bota u shpetoj nga kthetrat e Serbit e u dha lirine qe ju nuk e fitonit dot kurre e ju do beni rolin e kokfortit.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      VK

                      Performancat te dobta te piktorit te deshtuar nuk e mashtrojne askend. Menjehre pas kesaj deklarata u lidh aleanca anti-Kosove.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Arbër

                      Kosova ka hipur në trenin turk dhe kosovarët aty po këndojnë këngën e Çanakkalasë....????????????

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fiti

                        Kosova do marre trenin per Anadoll sic e ka marre disa here shekullin e kaluar. Kur kanceri hibrid koqevaro-mongol te jete zhdukur nga keto toka atehere do te kete paqe ne Ballkan.

                        Përgjigjjuni
                    3. T
                      Tirons me raki e qofte

                      Me thone te drejten Gusti, e kam dyshu prej vitesh qe Kosova ka nje elite shume provinciale dhe tmerrsisht delirante. E vetmja fitore e kesaj elite eshte se shet humbjet e thella si fitore dhe ka infektu popullin me marrinat qe ripertypin neper ambiente miqsh e byrazerash. Per gjithshka tjeter kjo soj elite i ka fut trangullin ne bythe popullit te Kosoves.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tetovar

                        Gazetar a anal ist qe ke bere kete shkrim ,nje pyetje per ty ,ku ke degjuar qe Gjermania ishte kundra Ballkani Hapur ? Merkel e tha disa here qe e mbeshtesim , por ti je me mut se te gjithe koqevaret .

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kosova

                          Tetovarir Ah bre injorant tipik, po qka merr vesh, nje tru peshk asgje me shume , po ike ore koktule , gazetari ter jeten mirret me Politike dhe ter kohen eshte ne Bruksel, ti ne tregon per politike , por cfare Merkelo o injorant , ka qene ne pyetje Plani I Berlinit dhe jo I ballkanit, shko pak ne Xhami se nuk je per Me shume por edhe nuk di me shume

                          Përgjigjjuni
                        2. U
                          Une.

                          Albini eshte spiun serb dhe si i tille punon sipas skenarit te udbes. Ai flet dhe sillet sic e mesojne dhe kjo e ben te cudicem ne sy te njerzve normal. Njerzit normal cuditen me te dhe shtrojne pyetje te ndryshme, midis te tjerash edhe pyetjen se pse Albini i thote jo si perendimit ashtu dhe Rusit. Ai i thote jo si Rames ashtu edhe Vuciqit. Arsyeja eshte e thejshte. Udhezimet e UDBES e mesojne Albinin qe te hiqet "orgjinal" dhe "patriot" me cdo kusht. Ai e fsheh sherbimin qe i ben Vuciqit duke i thene jo edhe Shqiperise. Thote jo per te biseduar si serbit ashtu dhe perendimit sepse statukuoja i sherben serbit dhe Vuciqit deri sa te kethehen ne Kosove. Per kete serbi do ca kohe dhe kundershtimi i Albinit i gjithckaje qe vjen nga perndimi apo nga Shqiperia i sherben pikerisht ketij qellimi. Eshte strategji e serbit dhe rusit per mos zgjidhjen e problemit dhe krijimin e kushteve qe Kosova te kaloje prape ne "zemren" e Serbise. A e merr ti me ment se nqs Kurti do ju thote po bisedimeve dhe po zgjidhjeve qe propozon Amerika, puna do mbaronte. Amerika do kish pune vetem me Serbine... Albini kundershton sepse ashtu e udhezon UDBA dhe KGB me qellim qe Kosova te vazhdoje ne rrugen e saj drejt humneres....

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Illi

                            ... se i ka te gjitha punet ne terezi?!

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Noci

                              Ai analisti thote kur te vertete dhe e ka marre diku pasi nuk ështe cope katundari.Europa dhe SHBA kane pune vetem me qeverinë Kurti per keto probleme dhe as me Ramen as me Vuçiçin.Dy probleme me Rene ne sy,e psrs analisti thote jo se nuk ka te drejte Kosova,por nganjëherë duhet te hapesh rruge dhe Albini nuk ka bere asnjehere kompromis.E dyta dhe shume e rendesishme,politikani gjerman thote nje shprehje shume delikate per Kosoven,qe mund te merret vendim pa e pyetur qeverinë e Kosoves,pra ajo mund te mos ftohet fare dhe mund te përjashtohet edhe nga Proçesi i Berlinit ,se tani nuk ështe me Merkeli..Por Proçesi i Berlinit shoqerohet me pare qe vendet e Ballkanit kane shume nevoje.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Farudini

                                I thot jo kosova se e di që ka një USA për bombardime, dhe ka shqiptar që i hapin dyert edhe pse fukarenj, por zemrën e kan të madhe. Kurti ngjalli dhe krijoji dhe futi urrejtje mes shqitarëve te shqipris dhe atyre të kosovës. Ky ka injoruar kryeministrin e shqipërisë , bashkë me ate xuxhmaxhuxhen presidente. Këto janë dy fëlliqësira qe kanë lënë tek shqiptaret neveri. Kurti po e çon kosovën në lufte, por ai harron se ushtria kosovës nuk i ka kapacitet për luftë, kështu që do lëpihet tek SHBA, dhe popullin e bjen në shqipëri. Ky është fëlliqesirë, sdi si disa kosovar janë bedim tek nji njeri që sdon askërkënd si komshij. Plerë kryeminister.

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  emigranti

                                  Ne politike nuk ka miqesira, por vetem interesa. Harrojini miqte amerikane e europiane. Ata na kane braktisur , ndersa ne merremi me te shkuaren. Qe me fillimin e luftes ne Ukraine, politika europiane dhe ajo amerikane ndryshuan me 180° ne mbeshtetje te Serbise, nderkohe qe Vucic ngrefosej dhe organizonte hapur veprime qe rrezikonin rendin ne Kosove, ndersa " miqte " vazhdonin te godisnin me kerkesa pro serbe dhe sanksione qeverine kosovare sepse ajo kerkonte te vendoste rregull ne territorin e saj duke goditur grupet kriminale. Karta qe ata luajne eshte se qeveria kosovare nuk koordinon veprimet me nderkombetaret, nderkohe qe keta nuk e lejojne qeverine te ndermarre asnje veprim. Franca I shiti avionet Rafael, Gjermania beri mareveshjen per lithium- in, Amerika sigurohet per kalimin e Serbise ne mos ne anen e saj te pakten jo me Rusine. Atehere per cfar na duan ne kur gjithsesi ne mjaftohemi t'ja vejme fajin qeverise dhe kurrsesi aktoreve te vertete. Dhe do te jene po keta qe me vone do ta akuzojne qeverine kosovare per mosveprim.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Suksese Kurt ne zanatin e ri

                                    Paska ndrue zanat Kurti? Mire bre, ne vere korr e ne dimer punon Uber. Duket se i shkon ma mire te punoje kombajner e te siguroje ndershem buken e familjes tij.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Ushtari.

                                      Kosova nuk i thote "Jo" te gjitheve por "Jo" te gjitheve i thone vetem disa vemje te politikes aktuale ne Kosove te cilet sa here qe flasin e para se te flasin vijne ere shlive .

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje