Në PS mungoi seksioni ‘de’

9 Shtator 2024, 15:25Blog Nga Frrok Çupi

Në PS mungoi seksioni ‘de’

Dje u prit pa shumë fjalë Asambleja e Partisë Socialiste. Kur thonë ‘Asamble’, të gjitha partitë e bëjnë fjalën të madhe, nga që është edhe e huaj. Por është shumë e thjeshtë: Mbledhja rregullisht e një grupi njerëzish për qëllime të caktuara. Sidomos qëllime politike.

Partia Socialiste mban mbi shpatulla, prej 12 vjetësh, përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. Brenda 12 muajsh pritet të kryhen zgjedhjet e reja, për të cilat shumica absolute qytetare është bërë gati të ketë të njëjtën qeverisje. Kjo është, ndoshta, edhe arsyeja pse këtë të diele 8 shtatori, Asambleja e PS u prit me qetësi. Salla e Asamblesë u duk si një ofiçinë gjigande ku grupimi qeverisës kishte sjellë makinerinë; si makinat në punë, ashtu edhe makinat për riforcim dhe ato që kishin ngelur rrugës.

U emëruan shefat politikë të zonave elektorale; u zgjodh kryesia e re e PS; u vendos standardi i ri politik i listave të hapura duke nisur nga vetë kryetari; u projektua një figurë tjetër për mirëqenie të një grupimi prej 600 mijë qytetarësh që kanë hyrë në ‘ofiçinën’ e fundit dhe quhen ‘pensionistë’; u deklarua një sistem i lehtësuar i taksave; u tha se ‘do të shihemi shpejt’ për nisje tjetër me agregatët.

Kjo ishte. Mungoi seksioni i ‘sulmit’  dhe i ‘luftës’. Nëse nuk më ka kaluar, them se gjatë gjithë Asamblesë nuk u përdor fjala e rëndomtë ‘luftë’. ‘Nga lufta vijmë/ në luftë shkojmë”, shkruan Kadare, si të ishte e pandarë. Edhe në luftëra të pista, në ato që janë o kundër vetes, o për të fshehur krime, o për të kryer krime…, këtej vijmë e shkojmë.

Kemi kaluar trauma politike nga lufta, jo vetëm nga fjala ‘luftë’. Tani së fundmi, lufta ka mbetur më shuma te fjala. Autorëve të luftës u është lagur baruti. Më parë ata të luftës të shkrinin.

Por sektori i ‘luftës’ në çerdhen e saj, PD (që ka mbajtur 13 vjet pushtet dhe dhunë), mbetet sektori kryesor, ndoshta sektori i frymëmarrjes. Edhe aty u mbajt Asambleja  para dy ditësh. “Na duhet sulmi, sulm, vetëm me sulm!’, thërriti kryetari i tyre që ka kryer përgjakje dhe përdhosje të pa imagjinueshme. Gjithnjë i ka kryer me dorën e shtetit, por për lëkurën e tij. Nga ballkoni ku banon një familje kriminale, netët e fundit e ka shtuar dozën ‘e luftës’. Poshtë ballkonit, aty ku shkarkohen ujërat e zeza që nga kati i tetë deri në të parin, mu aty vijnë e falen ushtarët e luftës.

Njëra prej tyre, e adhuruara e kryetarit, lëshoi zulmën ‘të vrasim Edi Ramën e Erion Velinë!’. Pastaj tha se pa vrasje nuk bëhet kjo punë.

Kryetari i Asamblesë s tyre deklasoi se ‘ pa destabilizim nuk fitojmë dot ne!’

Partia e ish- presidentit tjetër, atij që kishte shpallur luftë Amerikës me raketat ruse, deklasoi dje se ‘duhet të kishim qëlluar me top Asamblenë e PS’.

E gjitha është shtresëzimi terrorist: ‘të destabilizojmë’. Me luftë ose vetëm me luftë…, ‘destabilizim’.

E gjitha vjen me parashtesën ‘de’. ‘De’ është si luftë, ose luftë reale. Destabilizim, demoralizim, demolusion, destroing, delouse, depersonalizim, dekompozim, denatyrim…

Kudo ‘de’. ‘De’ është agregati i luftës për të zhbërë atë që është bërë.

Kjo është historia e PD. Dhe historia shumë e thjeshtë pse këta kanë mbetur vetëm, pa popull, pa votues, pa vëmendje, pa besim.. Kush nuk do luftën nuk është me këta.

Atëherë, si vallë, ndodhemi këtu? Pse jemi një vend normal, apo më shumë se normal? Na do Europa, na çmon bota perëndimore, na adhurojnë njerëzit e tyre, na lavdërojnë kulturën dhe na besojnë si qytetarë europianë?

Nuk ka ndodhur gjithnjë kështu. Kur ata kishin pushteti dhe bënin gropa me tanke, me bomba, me shpërthime; kur bënin luftë dhe vrisnin njerëz, atëherë ky vend ishte i rrezikshëm, askush nuk shkelte ‘për qejf’.

Tani Partia Socialiste është mësuar të jetë një kuratore lufte. Ka ndodhur vërtet si në magji, PD e ka mbajtur pushtetin deri në pikën që populli ka kapur armët kundër atyre të luftës. Atëherë ka hyrë në fushë PS që ka kuruar plagët. Në vitin 1997 deri 2005 qeveria Socialiste kuroi gjithë plagët, zbuti gjakrat, u lejoji njerëzve që të vendosin lule të varret e të dashurve, garantoi Berishën që të vizitojë Sheshin e Flamurit ku i ra të fikët, por vetëm kaq.

Pastaj u pa se në popull kishte ende njerëz që s’ e qanin kokën për luftë. Votuan grupimin e zjarrit,. PD vrau përsëri, nga oborri i saj deri në Gërdec e në skërka që do të na i zbulojë SPAK. Qeveria e PD shiti gjithë pasurinë kombëtare, deri edhe hidrocentralet dhe avionët që kishte lënë komunizmi.

Tani kanë mbetur aq pak njerëz që vdesin për luftë, sa ç’mban streha poshtë ballkonit. Tani, bash për arsyen e paqes dhe të ndërtimit, Partia Socialiste ndodhet në qeverisje.

Bëjnë pyetje pse kaq gjatë, 12 vjet deri tani, edhe 4 pastaj, edhe 4 më vonë…

Përgjigja:

Aq sa të ketë qytetarë që nuk duan luftë kundër vetes e kundër tjetrit, aq kohë do të kenë një ‘ infermiere’ që shëron plagë.

Bëjnë puyetje pse qeverisin ‘komunistët’?

Përgjigja:

Të ishte komunizmi kështu, do të shpallej paqeruajtësi i Globit.

Këtë pashë dje në Asamble.

8 Komente

  1. g
    geni

    Ky K....ha majtas.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kris

      "geni"! Ky gazetar eshte GJENI. Ate "majtas" e keni ne shpellen e malit "Mustaf Matohitja". Atje, ne shpell, ne kat te 8, si nje ujk "Qi prei ujet n’mal ulron" - siç thot ne nje shqiperim i madhi Ndre Mjeda, o tu na ça karin pernat para ca debilave tuj thirr per t ba lufte qy malokt te vin n pushtet me shkatrru venin.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nikoll Kamshi

      Diagnoza e saktë,ilaçi po gatitet!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vazhdo keshtu z.Frrok, great job

        Bravo Frrok, te lumte mendja dhe pena. Keshtu i do mushka drute!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          BRAVO!!!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bukuroshi

            Bravooooo eshete nje fjale gone, te lumte Frrok e sikur ta kishte dhene perendia te kishte patur perkrahjen dhe ofiqet e Kadares them qe ti do ishe me I mire Se Kadareja Se ne fakt je por kush te besonte ty dhe verioret e shkrete sa do te zgjuar te ishin kemben ne fyt e kishin nga sigurimsat dhe te dobtit e pushtetit qe vashdojne te bejne Presion si eshte Saliu me shoke qe edhe Pse ne grahmat e fundit vazhdon te bej Thirrje pe protesta djegie dhe shkaterrime.Shume bukur Frrok.

            Përgjigjjuni
            1. J
              JUGU.

              Nje shkrim qe trajton ne menyren me te shkelqyer mjerimin e vertete te qelbesirave antishqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. s
                skllever, qe liri nuk doni

                frrok-malok, nuk te numerohen surratet e nderruara, qe nga llogoret e hoxhes, ku i beje nje lufte asgjesuese imperializmit,revizionizmit dhe armikut te klases, deri tek llogoret e shumta te interesit te vogel te dhitokracise. Por megjithate ne tere keto surrate, ke ruajtuar njefare llogjike, per te justifikuar ato qe beje. Por kjo e fundit, ku je pozicionuar me lart, te paraqet si nje shkaravine e mjere, ku nuk ke perdorur asnje nga rufjanlleqet e para, per tu justifikuar sado pak, kur e paraqet cfaqien e shemtuar qe u pa ne asamblene e Rames, qe pa u konsultuar me asnjeri si gjithmone, lexon emrat, qe ai kishte vendosur vet, per ti miratuar, tufa e heshtur pafundesisht e atij grumbulli, qe ai kish zgjedhur me pare. As me shume dhe as me pak, por njr deja vu e pleniumeve te Enverit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje