Mbi "luftën" Kosovë-Shqipëri

9 Shtator 2024, 19:35Blog TEMA
Mbi "luftën" Kosovë-Shqipëri

Nga Andi Bejtja

Mjaftoi një deklaratë e një humoristi nga Kosova ku nënvizohej se shqiptarët e Shqipërisë mburren me shqiptarët e suksesshëm jashtë me origjinë nga Kosova dhe sidomos, e theksoj breshëritë e përgjigjeve në rastin më të mirë folklorike nga të gjitha anët, për të kuptuar se parrulla e dashur ndoshta për shumicën e shqiptarëve kudo që ndodhen “Jemi një”, më shumë se realitet, është idil. Pavarësisht se kemi të vështirë ta pranojmë, pamë që sa hap e mbyll sytë, po ecnim në akull, duke vërtëtuar se për të “Qenë Një”, nuk mjaftojnë disa mbledhje burokratike midis dy anëve të kufirit, bashkëpunimet në muzikë apo kinematofrafi, apo qoftë dhe kalimi pa vulë i kufirit muajt e verës.

Fatkeqësisht, me sa duket nuk mjaftoi as pritja homerike që shqiptarët e Shqipërisë i bënë atyre të Kosovës në vitin 1999, ku ndoshta edhe 20 vjeçarët e sotëm në Kosovë nuk e kanë fare të regjistruar në memorie. Për të “Qenë Një” ka vetëm dy mënyra: ose si na bashkoi Hitleri ato pak muaj në 1944, ose të punohet çdo ditë, çdo minutë dhe çdo sekondë, si në rrafshin administrativ, kulturor dhe shpirtëror.

Këto pak episode, kush janë më të mirë ne a ata, a na duan ata më shumë apo i duam ne, që shpërthyen si rrufe në qiell të hapur, dëshmojnë se pavarësisht çfarë ka në zemrën e çdo shqiptari, togëfjalëshin “Jemi Një” ne nuk jemi gati ta mbajmë mbi shpatulla, jo vetëm për shkak të marrëdhieve pothuajse të ngrira momentale midis dy qevevrive gati gati armiqësore, por edhe se nuk kemi një shoqëri civile të konsoliduar në të dy anët e kufirit dhe për më tepër kemi një pjesë të medias komplet injorante.

Nëqoftëse një motorr automatik do lundronte aktualisht në rrjetet sociale, automatikisht do i dilte që Shqipëria me Kosovën jo vetëm nuk “ Janë një”, por dhe më tej, ka dhe gjurmë urrejtjeje. Aktorit Osman që u mburr më Dua Lipën apo Gjerdan Shaqirin, i kundërvunë sa hap e mbyll sytë Kadarenë e Ermonela Jahon…Motorri automatik do të nxirrte fjali të tilla që shqiptarët e Shqipërisë “der në vitin 1992 nuk dinin çfarë ishte bananja apo ‘Coca-Cola” apo nga krahu tjetër që shqiptarët e Kosovës janë thjesht shqipfolës”, etj. etj. pa fund si këto.

Po të kalosh te media, i vë kollaj duart në kokë. Kam parë këto kohë gazetarë në Kosovë që pyesin njerëzit në rrugë “A i duam ne më shumë shqiptarët e Shqipërisë a na dojnë ata?” Si ata injorantët që i pyesin fëmijët në sy të miqve që u kanë ardhur për vizitë: kë do më shumë mamin apo babin? Sikurse kam parë  injorantë nga krahu tjetër që i pyesin shqiptarët në mes të Tiranës me mikrofonë në dorë: a janë kosovarët shqiptarë apo shqipfolës? Apo siç kemi parë dhe debate madje dhe në ekranet kombëtare ku njëri i Shqipërisë thotë që kosovarët nuk njohin vajin e ullirit dhe tjetri i Kosovës ia kthen se shqiptarët e Shqipërisë gatuanin në banjo. Mjafton të shikosh debatet sportive në Prishtinë në lidhje me ardhjen dhe shkëlqimin e një trajneri si Daja nga Tirana, për të parë sa shpejt debati, nga sportiv, sa hap e mbyll sytë kthehet në debat antropologjik, për të kuptuar, se dhe te “Jemi Një” nga e thëna në të bërë është një mal i tërë.

Nga ana tjetër nuk mund t’i mbyllim sytë dhe përpara një grupi jo të vogël njerëzish në Kosovë, që unë vetë e kam ndeshur fill pas çlirimit të saj dhe hyrjes së forcave të NATO-s atje, që flasin për një identitet kosovar, bazuar jo te flamuri i njëjtë kombëtar, as tek Skëndërbeu, as te qëllimi dhe lufta e UÇK për bashkim kombëtar, por kryesisht te dialekti geg sipas tyre i përdhunuar zyrtarisht nga Enver Hoxha dhe një supremaci sipas tyre që mund te jetë e vërtetetë në art, kulturë dhe sport. Është fare e qartë kjo bërthamë do rritet sidomos pas divergjencave midis dy liderëve shqiptarë Albin Kurti dhe Edi Rama. Ka dhe disa të tjerë që e shtojnë dozën e të ashtëqujturit “identitet kosovar” pasi mendojnë se Edi Rama po i fut thika pas shpine Kosovës.

Të gjithë duhen mirëkuptuar dhe duhen pranuar, pavarësisht se në çdo formulim, dialekti, supremacia kulturore apo sportive nuk mund të jenë përcaktues të identitetit kombëtar. Identiteti kombëtar është përtej një dialekti, përtej një supremacie kulturore apo sportive qoftë dhe  sa gjysma e gjithë shqiptarëve, përtej Osmanit, përtej Albinit dhe përtej Edit… “Jemi Një” është një slogan i bukur, por një rrugë e gjatë.

Unë nuk jam naiv të shpresoj që gazetarët injorantë nuk do bëjnë më pyetje idjote nëpër rrugët e Tiranës apo Prishtinës, apo që ata që duke dashur të mbrojnë Ramën apo Albinin, me dashje apo pa dashje, të godasin e rigodasin pa fund identitetin kombëtar. Sikurse nuk do çuditesha nga ana tjetër që nëqoftëse përshembull Kombetarja e Kosovës të fitonte Europianin, nuk është çudi që gjysma e shqiptarëve të Shqipërisë të kërkonin atë identitet kosovar të cilin sot e shumëzojnë me zero. Ndaj në këto kushte kam vetëm një propozim: Identitetin shqiptar ta gjejmë vetëm te një shqiptar i sukseshem në botë, Ferid Murad.

35 Komente

  1. c
    ccc

    Po t'i doje bytha ky nuk shkruan keq! Megjithe nuancat e relativizimit te deklaratave te poshtra e percarese ndermjet shqiptareve!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Problem ështe në Kosovë çdo gjë e lidhin me fené

      Pytin qytaret e kosovës, i kanë këto diversitet që kanë me Shqiprinë dhe me botën përdimore në tërsie,.edhe me Turqinë, a po me vendet e tjera muslimanë? Në Kosovë sot e gjith ditën, i dëgjonë qytaret e sajë pa përjashtimë Serb, a po (kosovar musliman)duke sharë Amerikën kaurrë, Shqiprinë dhe botën përdimore në tërsie. Në vitin 2001, edhe pse kishtë veç shumë pak kohë që Amerika kishtë çlirue Kosovën. Kurë Amerika u sulmue nga terrorista, disa hoxhallar thoni, në Kosovë edhe në Shqiprie se kjo ështe dita më e lumtur e jetës tonë. A po Hashim Thaçi, vlla Erdogani, mik Edi Ramës. A po Edi Rama, mik Hashim Thaçi, vlla Erdogani. Këta në Kosovë, çdo gjë e kanë në bazë të fes. Dhe dukë qën shumica musliman, nukë pysin për komb, as për mirënjohjë që dikush ju ka bër a po ju bën. Shifin se çfarë po ndodhë sot në Gaza Palestinë, ku ështe Turqija e Erdogani, ku janë Vendet myslimanë? Po mose të kishtë qëne Ametika karrue, dhe Shqiptaret me lubue si nanë Terezja, a po Djogardi, Kosova do kishtë pasë fatin e Palestinës. Patjet ne duhët të bëjm të pa mundurën, që qytetaret e kosovës, mosë të shkonë nga lindja a po Turqija thën më qartë se pse kët donë Serbija dhe kët kanë që bén tashë e 100 e ca vitë..

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi, thuaj te verteten nese don te ndihmosh

        Bejta ben nje gabim te madh duke barazuar Kurtin me Ramen. Bejtja mos harroje se Rama eshte shqiptar 100% dhe, mire ose keq eshte KM yne; ndersa Kurti eshte mjaft i vogel per nga rendesia, nuk dihet sa shqiptar eshte, por dihet se punon kunder forcimit te shqiptareve ne Ballkan, dhe ne fund qeverisja e Kurtit dhe votuesit e tij nga VV po sillen si anti-amerikane dhe anti-perendimore. Nuk e ndihmojme Kosoven pa i thene te verteten si vllau vellaut. Dhe e verteta eshte se Kosova eshte ne rrugen e veteshkaterimit te drejtuar nga Kurti mbi kombajne.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pejani

        Kur dikush thotë jam kosovar, kjo nuk nënkupton që ai patjetër është shqiptar, sepse mund të jetë serb ( sepse edhe serbët thonë, jam kosovos), ashkali, turk, jevg, harixhi, etj..... . Aa ndryshe është nëse thotë jam shqiptar prej Kosove, siç thotë serbi, jam serb prej Kosove, apo harixhiu, thotë jam harixhi prej Kosove.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mandi

          Rrac kurvash

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loro

            Per mua nuk jemi Nje. Madje mundesisht tu vendoset rregjim i forte vizash per te hyre ne Shqiperi shpellareve te Kosovostanit.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gano Liku

              Pse je kaq bythqirë o Bejte ? Je pa karakter. Je burrë muti, je burrë i keq.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andi eshte Andi shoku Qim Shkullakut

                Andi Bejta asht bish i Saliut/Zenit, ha buke djathtas e majtas. Ku i punon gruaja? Pyeteni.

                Përgjigjjuni
              2. P
                Pjeter mustaku

                Ky eshte nje ndyresire berishiste dhe nuk i rruhet fare per ndjenje kombetare. Alkolist i thekur, e fillon qe me kafen ne mengjez dhe vazhdon gjithe diten. Ky merr vesh nga histori Po sa mul noka dhe lek plepi.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sem

                  Ik or rrot k.

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xeni

                    Gjallë qenka ky plera Zoti i ra një herë por paska shpëtuar...

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Janulla Kurti

                      Na e keni shpifur duke folur per koqevaret. Thjesht lejini te mbyten ne mizerjen e tyre ato kafshe. Boll me lajme per ta dhe rreth tyre se na u hap barku.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lab

                        Vetem mbeturinat toksike qe nuk kan pik gjak shqiptari e pateriotizmi bejn ham ham si qent ne kocka pa pik turpi. Gabimi fillon qe kur themi ne te dya anet e kufirit, perse duhet te themi ne te dy anet e kufirit? Perse duhet te jet nje kufi, perse kaq shum kryeneçsi dhe mos kokçarje per bashkpunim qe te hiqet kufiri e shum gjera te tjera qe na pengojn te jemi 1? Ne jemi popull budalla dhe te prapambetur, jemi vetem per tu ber si te fort e per te folur me llafe te medha, qe ne fakt nuk te ham as m*tin.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Ladi

                          Hahahaha, e mire mbyllja me viagren, ke te drejte. Nuk mund te perballesh me injorancen, ne te anet kufirit. Keshtu ka qene e keshtu do te jete, per nje kohe te gjate...

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            ENTSOE

                            O koqe, po Mira Murati, nuk eshte identiteti Shqiptar, ose vetem Ferid Murat!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              flase

                              Doli ky personaliteti qe ka filluar ti pikoje shtepia

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Emilio

                                Çdo fshat mburret me burrat e tij më të mirë jo me budallenjtë! Kush i njeh vërtetë shqiptarët e Kosovës ,që kanë mend e kulturë kupton se duhet të mburremi me ata. Nën Jugosllavi ata morën edhe disa të mira që ne këtej jo vetëm nuk i kishim por edhe kur tentuam t'i merrnim i keqkuptuam. Edhe sot ne të Shqipërisë,mendojmë se gjithëkush në botë na ka borxhe dhe se ne duhet të shkojmë atje e t'u marrim ç'na do qejfi sepse " të huajt janë fajtorë pse ne jemi kështu"! Shqiptarët e Shqipërisë,janë popull fatkeq ,jovetëm i përbuzur por edhe i paekuilibruar. Çfarë besojmë ne? Në Zot jo, se nuk do vrisnim babanë e t'a hidhnim në pus. Në Familje jo se nuk do vrisnim gratë dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat... Në Atdhe jo, se nuk do t'a kishim shkatërruar,vjedhur,betonuar e varfëruar. Shitur te të huajt e braktisur... Te Shteti jo, se nuk do t'a shpërbënim kështu. Ku pra!? Vetëm te Dhuna, ajo është Zot i shqiptarëve. Atëhere, ku dallojmë nga shtazët? Shqiptarët e Kosovës ,ata të mirët,janë vërtetë shembull për ne! P.S. Burrat tanë të mirë ,ku janë?

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Besikra

                                  ????!Rrofshë sa malet e Sharrit!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arbër

                                    Ik mor trap!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. N
                                    Nuk jemi nje boll me hipokrizi

                                    Andi bytha ke dashur te tregohesh asnjeanes dhe te fajesosh te dy palet . Nuk jemi nje dhe nuk pranoje te njesohem me banoret e asaj krahine. Nuk me pelqen te mbaje anen shqiptare por te jemi réaliste , jane njerez te peshtire njerez pa identitet ne francais thuhet apatride . Nese nje gazetar , polémiste shqiptar do thoshte : Ju shisni grate te serbi do mbaja te njejten qendrim ...te ofendoshe nje krahine nuk eshte normale dhe me keq ky fshatar gazetar ofendohet nje shtete , nese do kishim kontroll audiovisuel apo shtete keta plehra koqevarie duhet te procedoheshin penalisht . Nuk ka gazetar polémiste députét drejtues emisioni qe baltos , ofendon krahinen shqiptare kosove. Nuk jemi nje dhe ndihme i ofenduar kur degjoje te thuhet jemi nje , jemi ndryshe , mendojme ndryshe , komunikojme ndryshe , kemi flamure e hymne ndryshe , i bindur qe edhe atje ka nje pakice qe jane vertete shqiptar te mire por jane shume shume shume pak . Keto polemika jane te qellimeshme te nxitura nga bolsheviku vetfundosjes serbe Kurtovitç. Ne jemi kozmopolite te hapur shume hère me te civilizuar se nje serbe grek monténégrin te ne degjone kenge serbe grêke sllave . Vesh gazetari nje fanelle Serbe dhe bombardoet nga afghanet , vjen nje tranieri Serbe trebohen afghanet. , askush nuk shqehtesohet ketu qe miellin e bukes e Kane serbe tregetin me serbet rryma elektrike nga serbet ne çdo dy jave takime me Vuqiqin haaaa biskotat qe femijet jane serbe kur vijne ne kosove kalojne nga Serbia te blesh nje kebab ne ate krahine te flasin turqisht me tej serbisht . E kuptoje urrejtjen per Shqiperin ajo eshte gjenetike e kane ne ADN jane ritur me ate edukate. Jo se nuk jemi nje por ndihme i ofenduar nese dikush thote jemi nje . Andush pijaneci me trego nese ne Shqiperi ka nje gazetar qe shprehet hapur si anti Shqiperi si Nexhmedin Spahiu si Halil Matoshi si me Gashi nje Roni Pipironi nje Blerim Gashi nje Shkelzen Gashi nje miush Raçi ehhhh jane me qindra nese ti mendoje se je si ata kalo malin dhe je shqiptari pare mbas bythes se Berrishes clochard gazetari pa shkolle Armand Shkullaku.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Labi

                                      Mos i shani burrat e Kosoves se na duhen, a nuk shikoni po na i marrin kurvat,po na e pastrojn Shqiperine. Esht ndihme e madhe sociale,kurvat qe i leshojne burrat me mre rrugeve te Tiranes apo ta marri burri Kosoves,prandaj lejini te flasin,nga fjala nuk vjen gje e keqe,ky hajvani Bejtja ju ka fut pa dashje kesaj pune,me mire te shikoj hallet e gruas qe ka ne shpi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kris

                                        Kosova eshte shqiperi.Vetem agjentet serbo grek vene ne dyshim kete. Sherret e dy trapave qe jane ne krye te dy qeverve jane nje turp. Qeveria shqiptare duhet te jete ne krah te cdo qeverie te kosoves se e ka detyre kushtetuese. Pa nje shtet kosove te forte do te kemi nje Shqiperi te dobet e loder ne duart e Micos dhe Vucicit

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kosova nuk eshte Shqiperi por Kosove e dardaneve

                                          Kris, nuk qenke dhjere mire sot! Qelbesire!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kris

                                            Serb i ndershem ne dardani Mire je ne hale

                                            Përgjigjjuni
                                        2. e
                                          e po...

                                          Keta Anderit te gjithe sikur i ke prere me nje thike; po kush thote qe jemi nje?! Thua ti dhe ca si ti andej e ketej, ne fakt ne s'jemi nje as brenda kufirit shteteror e jo me me ata qe nje here ju bashkuan Hitlerit per te shpetuar nga Titua e pastaj hoxhes per te shpetuar nga çallma. Rregullo nje here shtepine tende se ke filluar ti vesh kazmen e pastaj hidhu tek gjitoni se sido qe te jete sot e gjithnje ata andej gjitone do ngelen, ne mos i dhjefte Albini me Vlosen qe ti çojne ne vrimen qe dolen !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Cika

                                            Lloqe analistesh - si andej, edhe ketej kufirit. Hedh nje shashke serbi, dhe o burra lloqet nuk ndalen. Turp per gazeten o z. Mero, qe ushqen lexuesit me garuzhde Beogradi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lasgushi

                                              Në vitet 70 dëgjonim muzikë tek Radio Prishtina,si studentë na pëlqenin muzika kosovare,sidomos Nexhmie Pagarusha.Na pëlqenin dhe dëgjonim me qef edhe muzikën e këngët sllave,që trensmetoheshin nga kosovarët. Ishte koha kur në Tiranië kompozoheshin dhe këndoheshin kçngët Mitike Për ty atdhe,M.Xhemalit,Ujë partizanit .A.Mula,Nënës.Sh.Merdani,G.ÇakosE.Qazimit e qindra këngë që këndohen edhe sot e që pëlqehen edhe në kosovë Me humorin studentor,ne këndonim shpesh,"për tu çlodhur" edhe kompozimin modest kosovar të asaj kohe...." hajde shkojmë në Prishtinë,në çajtore çaj të pimë."

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pisha

                                                Jam shqipëtsr I Shqipëris por për Kosovën bëj çdo gjë,për mua janê pjesa mê e mirë e shqiptarizmit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shkullaku

                                                  O Bejte bejtexhiu. U zgjove ti o pallosh? Ik tani futi një tas grosh.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    astrit

                                                    Shkrimi nuk eshte i keq. Shqiperine e madhe e beri Musolini e jo Hitleri ne vitin 1941-1944. Sa per temen e shkrimit ne ne shqiperi e ata ne kosove kane sa te duash konflikte te ketij lloje nga krahina ne krahine biles nga fshati ne fshat keshtu qe mos u merakosni shume. Mos i jipni rendesi budallalleqeve e do flini rehat ne mbremje.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      RAIFI

                                                      Meqenëse disa halabak po mundohen që dallimeve eventuale Kosovë Shqipëri të u japin ngjyrim fetar po ua them faktin se kosovaret së paku janë fetar.Shif faljen e Bajramit në Sheshin e Tiranës kurr në Kosovë nuk tundohen besimtarë aq të shumtë.Në Kosovë janë ca agjentë të Serbisë që kamuflohën me fe e që Serbia ua paguan portalet e ndryshëm dhe bëhën publik.Të till ka edhe në Shqipëri për më keq në të tri fetë.Dallimet dhe kundershtmet eventuale mes ca qytetareve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë vetëm nga mënyra e të jetuarit por kryesisht janë nga agjenturat serbe e greke që fatkeqësisht po rritën sidomos në Shqipëri.Shif komentet anti Kosovë kryesidht rrjedhin nga jugu aty ku Greqia ka më së shumti ndikim,kurse nga Kosovaret komentet negative për Shqipërinë i bëjnë të bijtë e pushtetarëve pro jugosllav agjentë serb.Kosovaret janë të deshruar dhe nga politika pro serbe e Tiranës zyrtare kjo nuk mshifet më,është publike.Nuk ia kërkon kush këtë përcaktim Shqipërisë por gjeni i tradhtisë të ca bijve komunistë që erdhën në pushtet po e bëjnë këtë.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Poseidon

                                                        ESHTE ANALIZE E MIRE.......E VERTETA ESHTE SE ARDHJA NE PUSHTET E ALBINIT BERI QE TE DALIN NE PAH VECORITE......NDERHYRJA E ALBINIT NE ZGJEDJE NE SHQIPERI SI DHE PERPLASJA PA KETHIM ME PERENDIMIN (PER TE CILEN ESHTE EDHE PERPLASJA ME EDI RAMEN ,QE SI SHTET I NATOS DUHET TE DEGJOHET NE PRISHTINE) DO TE ISHIN FATALE PER BASHKIMIN KOMBETAR......PERPJEKTE IDIOTE DO KETE VAZHDIMISHT POR KOSOVA NUK ESHTEVETEM SHQIPETARE MYSLIMAN SIC E QUAJNE KOSOVARET POR EDHE E ORTODOKSEVE QE JANE PO SHQIPETAR SI MYSLIMANET.......KJO NDARJE NE ORTODOKSE QE QUHEN SERB DHE MYSLIMAN QE QUHEN SHQIPETAR DO JET PERPLASJE SHKATERRUESE PER BALLKANI QE BANOHET NGA SHQIPETARE MYSLIMAN E KAURRE.......PRA SA KOHE QE SHKOJME PAS FEVE AQ KOHE JEMI TE NDARE......

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Spartak

                                                          Ky është pler serbe ! Turp kur e she nëpër ekrane ! Sa për shqiptarët as i bie ndër mënd të meren me tru shpëlar rugësh siç meret bejtja ! Ky pler udbashi me trut e gomorit ! E përgjithshmja është pozitive midis vëllezërve,motrave,të një gjuhe, gjaku krainë ! Qentë le të lehin karvani ecën përpara !????????????????????????????????????????

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Sadiu

                                                            Kush e lëvizi gurin që filloj të bierë erë ky mender ... Bejtja, ishte mirë atje nëntë.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              Idjoti

                                                              Historikisht shqiptaret kudo qe rronin e quanin vehten shqiptare. Kujtoj kohen "komuniste" kur ne Kosove ndiheshe si "veshka mes dhjamit". Quanim njeri tjetrin "vellezer" te nje gjaku dhe te nje gjuhe, te nje geni dhe te nje feje, te nje rrace dhe te nje surrati....Kjo pune ka filluar te qelbet qe kur VV dhe Kurt Rrumpalla ka vendosur te jete Mbret i Dardaneve. Kurti, ky spiun i serbit punon per serbin dhe sipas plaftormes serbe punon per percarjen kombetare. Po i bie shkurt vetem me "zbulimin" e tij te math se shqiptaret e Kosoves nuk jane shqiptar por dardane. I gjithe argumenti i Kurtit qendron ne faktin se ne kohet e lashta kjo krahine nuk quhej Iliri por Dardani. Eshte njelloj si sot shqiptaret e Shqiperise apo Kosoves mos ta quajne vehten shqiptar por lap, myzeqar, malok apo preshevali...Ne kete mesele Kurti dhe percaresit e tjere "harojne" se ne jemi vellezer qe kemi te njejten DNA dhe te njejten gjuhe. Gjuha per arsye qe dihen dhe si ne tere boten ka nuanca te ndryshme por ajo eshte gjuha shqipe, njelloj si dardanet e Kurtit jane shqiptare. Kurti nen udhezimet serbe, mundohet te krijoje nje entitet te ri. Duke shpallur nje popull te ri dhe pa histori Kurti i lehteson punen serbit te asimiloje dhe perdhunoje shqiptaret e Kosoves nen pretekstin se ata nuk jane shqiptare dhe nuk rrojne ne tokat e tyre... Qe te mos zgjatem me shume vetem po them se ne e kemi te keqen ne gen qe mohojme rracen dhe gjuhen tone sepse ashtu na thote Lideri Historik qe ne rastin konkret nuk eshte gje tjeter vec nje sajes e UDBES per te shpartalluar shqiptaret kollaj. Jemi shqeri e prapabetur tribale qe nuk mendojme me koken tone por me koken e Mbretit te Dardanise.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje