Nga Ben Andoni
Drejtësia është një nga idealet më të rëndësishme në bashkëkohësinë tonë sociale. Kjo është ajo për të cilën publiku ëndërron dhe përpiqet për të krijuar një mjedis social-politik- ekonomik të drejtë dhe të barabartë. Institucionet e strukturojnë. Veçse, asnjëherë nuk e kemi kuptuar pse dalin politikanët të qeshur nga kuartieri i SPAK-ut! Mund të rrinë disa orë, të shoqërohen dhe me avokatë dhe të dalin sërish të buzëqeshur dhe kanë gati përgjigjen standarde: U pyetëm për gjëra për të cilat ishim në dijeni. Jemi kurdoherë në duar të drejtësisë. Pyetja e thjeshtë që të vjen është nëse është kaq e thjeshtë, atyre mund t’u merret përgjigja via-email ose me incizim direkt dhe kaq. Por, nuk ndodh kështu. Edhe tani, që SPAK-u po jep shenja, sërish mbetesh i zhgënjyer sesi shumë kauza nuk po preken dhe sesi shumë informacione qarkullojnë dhe i përdorin politikanët e PD-së, ndërkohë që socialistët heshtin apo anasjelltas! Pse ushqehet në këtë mënyrë tallavaja publike, ku të gjithë akuzojnë dhe jo pak i shërbejnë të keqes me thashethemnajën? Pse publikut nuk i bën më përshtypje: E keqja? Po si ka mundësi që asnjë nuk e di nga ana e PS-së atë që po ndodh me Arben Ahmetajn? Si ka mundësi që ikën ish-kryeprokurori i vendit Llalla dhe shteti e ka të pamundur të argumentojë fajësitë e tij? Si ka mundësi që Ilir Meta mban mbi kurriz gjithë ato akuza dhe nuk arrin t’i provohet asgjë? Si ka mundësi që Rama lan duart për këdo dhe çfarë do që ndodh në strukturën e tij? Si ka mundësi që ligjëron kaq krenar Berisha në parlament me katër non-grata në kurriz? Si dhe si…? Si ka mundësi që në rrjet qarkullojnë fotot e Arben Ahmetajt dhe organet e specializuara nuk munden ta gjëjnë? Për çfarë shërbejnë gjithë ato agjenci shërbimesh dhe inteligjente, kur publiku është i përballur ngado me të keqen?!
Për këto nuk ka përgjigje dhe nuk do të ketë asnjëherë. Kur merr vesh se interesat e të dy palëve ngërthehen, atëherë kupton sa e pamundur është. Kur të thonë dhe në media del se në tendera fitojnë sërish të njëjtit njerëz (të dy palëve), atëherë kupton se drejtësia është e vetmja që mund ta përballë. Por, SPAK-u, si një nga strukturat me më shumë pritshmëri nga publiku, është ende larg objektivave të saj. Ashtu si e gjithë Drejtësia e vendit tonë. E para se njerëzit që janë aty, më shumë u duhet të shikojnë konjukturat sesa të përballin realitetin. E dyta se përpos profesionalizimit të munguar, që e shikon në argumentimet e verdikteve, shqiptari shikon dhe mungesën e sensit shtetar të tyre. Për keqardhje kësaj i shtohet fakti që një pjesë e publikut shikon tifozllëk në ngjarje dhe nuk dëshiron të reagojë moralisht. Nuk i kushtonte asgjë t’i jepte prioritete çështjes së PD-së, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kaosit, që ka krijuar kjo forcë politike me derivatet e saj. Drejtësisë nuk i kushton asgjë, që t’i tregojë realisht Ekzekutivit peshën e gjykimeve të saj. Nuk do ketë kurrë qetësi në vendin tonë, nëse nuk do ketë Drejtësi të vërtetë. Martin Luther King Jr. e shprehte një ide në momentet më të vështira të përballjes me padrejtësinë racore në SHBA: “Përparimi njerëzor nuk është as automatik, as i pashmangshëm… Çdo hap drejt synimit të drejtësisë kërkon sakrificë, vuajtje dhe luftë; përpjekjet e palodhura dhe shqetësimi i pasionuar i individëve të përkushtuar”. Me gjithë respektin dhe pritshmërinë, Drejtësia është ende larg kësaj sfide. (Javanews)
Sistemi politik eshte sofistikuar dhe persosur; sistemi i drejtesise ka ngelur tek pergjegjesia personale e nje prokurori apo nje gjykatesi, te cileve u tundet "zilja": kujdesu per familjen, se neser nuk do ta gjesh!"
Bravo Ben.
Po ti, e ke çun xhaje që i thua bravo kater here? Bravo per çfare? Që na citoi Martin Luther King ne këtë shkrim? Edhe unë po citoj Martin Lekën, qe tha se dosjet e SPAK lexohen me pare nga Klodiana Lala se sa nga policia. Keto qe thotë Ben Andoni me citime dhe fjalë të medha, i thotë populli thjeshtë fare. Andoni pyet se pse nuk bën asgje pershtypje ne popull. E pse të bëjë? Berisha i pari ka pjerdhur dhe bastarduar çdo lloj akuzë, me shpifje e me të verteta banale. Gaz Bardhi na është bere trim dhe u hakerrehet grave Socialiste ne Parlament "ta pashe emrin ne dosje", si pervers qe thotë "të pashe kur po bëje shurrën." Nuk ka faj SPAK, kur tere politikanëve Jane t'jua japesh ne lule të ballit. Kështu me artikuj gazete behen të gjithë edhe filozofë edhe trima, por askush nuk del të nisë i pari ndryshimin. Nuk ka nevojë njeri per fjalë, por per veprim. Fjaleve u ka dale boja me kohë. Saliu, Erion Braçe, dhe Sajmir Koreshi e kane dhjere fjalën sa nuk ke ku ta kapesh. Para se të arrestoje Arben Ahmetajn, SPAK duhet të arrestoje prokurorë dhe police qe dekonspirojne çdo aksion dhe lajmerojne politikanët perkates. Aty fillon forcat e ligjit. Kur edhe prokurori dhe polici i trembet ligjit.
Bravo Ben.
Bravo Ben.
Bravo Ben.
Bravo Ben.
Ndër të paktët analistë objektiv në këtë vend ! Bravo Ben Andoni ,për qartesinë e mendimit dhe konkluzionet konçize që nxirrni. Zor të ndryshojë kjo qasje në institucionet tona të drejtesisë sa kohë që politika i ka zënë ‘frymën’ dhe i mban peng në pavarsinë e tyre.
PER DREJTESINE QENDRIMI ESHTE QE MBI TE GJITHA. TE JAPE DREJTESI ME FAKTE .........KJO DON TE THOTE SE DUHEN DENUAR CA QE TE DUKEMI........KESHTU U VEPRUA ME TAHIRIN. PER TE KENAQUR PD DHE SALEHU .......KESHTU PO VEPROHET EDHE ME. PROCESIN E INCERATOREVE QE PO U BEJNE QEJFI ILIR METES...........KESHTU NE VAZHDIM DUKET SE DO TE VEPROHET EDHE NE RASTIN E AHMETAJT DHE SI DUKET EDHE ME GJIKNURIN..........MEGJITHESE MUND TA KEMI GABIM POR ME SHUME TE NGJARE DO VIJE DITA QE DENIMET E TYRE DO TI PAGUAJE POPULLI KUR KETA TE MARIN PAFAJESI SIC NDODHI ME FATOS NANON 120 milioni lene POR EDHE ME TE TJERE JUR DENOHESH PER KAFE,SIC NDODHI ME NEXHMIE HOXHEN............E PACIM GABIM POR E VERTETA ESHTE QE SPAKU KA PROKURORE ANALFABETET TE REKRUTUAR NGA BANDA E SALEHUT ...DHE EDUKUAR NE KAMPIN E SHKOLLES SE. PLEPAVE. NE KURSET 6 MUJORE...