
Në modelin ekspansionit serb, shqiptari e ka vendin në bodrum si hamall që ushqehet me sardele nga konservat. Këtë e ilustron sjellja dhe veprimet politike të Aleksandër Vuçiqit.
Nga Enver Robelli
1.
Njëri ndër definicionet më kuptimplota të sundimit të Aleksandar Vuçiqit në Serbi vjen nga prof. dr. Millan Podunavac, profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit dhe në Fakultetin e shkencave humane në Podgoricë. Para disa javësh, ai në një intervistë të gjatë, mes tjerash, tha: “Nuk është hera e parë që në historinë politike lind tipi i sundimit siç e kemi sot në Serbi. Shfaqja e ‘tiranëve të popullarizuar’ dhe e njerëzve nga margjinat e shoqërisë të cilët kapin pushtetin, ka shoqëruar historinë politike që nga kohërat më të hershme. (...) Këso lloje sundimesh shfaqen zakonisht në vende në të cilat populli nuk ka vetëdije politike, andaj politika zbret rëndom në luftën e klikave të vogla të cilat luftojnë për pushtet dhe pasuri. Shumica e popullit shkon në ushtri, paguan tatime, kujdeset që mos e kap policia, por në thelb nuk ka punë me jetën politike. Blerja dhe korruptimi i individëve me ndikim zakonisht është mënyra e vetme që i lidh me udhëheqësit. Ky është, pak a shumë, përshkrimi që do t’i përgjigjej Serbisë”.
2.
Çfarë domethënë kjo në raportin e pushtetit serb ndaj Kosovës? Pak a shumë kështu është situata: problemi themelor i Aleksandër Vuçiqit është se - si të gjithë ultranacionalistët dhe huliganët politikë serbë - nuk mund të pajtohet me faktin se ka kaluar koha kur Serbia mund t’i trajtonte shqiptarët si “fis i egër” që shpata e kamxhiku i disiplinon, masakron e dëbon nga vatrat e tyre, ua merr tokat dhe ua djeg shtëpitë. Qysh pati shkruar Vasa Çubrilloviqi në fund të viteve ‘30: kush bëhet merak nëse i shfarosim shqiptarët, kur s’po bëhet askush merak për shfarosjen e hebrenjve. Kjo është edhe mendësia e Vuçiqit, veçse rrethanat gjeostrategjike kanë ndryshuar dhe shqiptarët e Kosovës nuk janë më ata të viteve ‘30. S’janë as ata të viteve ‘60. Janë popull që lirinë e ka fituar me çmim të lartë.
Problemi tjetër i Vuçiqit është se nuk mund të pajtohet me shqiptarin e barabartë, madje edhe më superior ndaj një serbi. Apo serbeje. Sikleti i tij dhe i serbëve të sojit të tij është kulturor. Në racizmin e tij kulturor s’ka vend për shqiptarë të përparuar, të civilizuar, të ditur, me plot vetëbesim dhe plot krenari gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese. Në modelin ekspansionit serb shqiptari e ka vendin në bodrum si hamall që ushqehet me sardele nga konservat.
Krejt tërbimi i Vuçiqit bazohet në mospajtimin e tij se si një popull i shtypur për gati 100 vjet njëherë bashkohet rreth Anton Çettës dhe arrin një pajtim e konsolidim të brendshëm, pastaj rreshtohet pas Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit, mandej – përkundër të gjitha ngatërresave të brendshme – me luftë çlirimtare arrin të mobilizojë botën perëndimore për t’i dhënë fund sundimit serb në Kosovë. Trauma politike serbe përmblidhet me një fjali: “Qysh na bëri vaki kjo?” A nuk i quante Dobrica Qosiqi shqiptarët “llum social” që ia hodhi “popullit më të kulturuar në Ballkan”? Populli “i kulturuar” që e zgjodhi një udhëheqje politike që organizoi dhe kreu gjenocidin e parë në Europë pas nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Ka lloj-lloj kulturash.
Nga vokabulari politik i Vuçiqit jehon dëshira për hakmarrje. Është vokabular cubi që në historinë serbe njihet si “drumski razbojnik”. Versioni modern i “drumski razbojnikut” është paramilitari “urban” nga Beogradi që shkon në BiIjelinë të Bosnjës dhe njerëzit e parë që i vret janë – shqiptarë. Për të vazhduar plojën pastaj më 1998 dhe 1999 në Kosovë. Vuçiq është “fëmijë” i asaj kohe. Mund të jetë bërë ndërkohë njohës i verërave të kuqe (e ndoshta të bardha), mund të mashtrojë ndonjë gazetar perëndimor apo ndonjë aktivist të etur për “5 minuta famë me një huligan me kostum”, por rrotën e historisë Vuçiqi s’e kthen më pas.
3.
Në kontekstin e marrëdhënieve serbo-shqiptare vërehet një dallim i madh. Politika serbe është krejtësisht e koordinuar mes Aleksandar Vuçiqit në Beograd dhe Millorad Dodikut në Bosnjë. Dodik kalon në parlamentin e republikës së serbëve të Bosnjës një ligj që i zhvlerëson vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës në territorin e Republika Srpska. Nga Beogradi, Dodik nuk merr asnjë kritikë për këtë hap të rrezikshëm. Dodik mohon gjenocidin e forcave serbe në Srebrenicë dhe krimet e tjera ndaj popullsisë boshnjake dhe nuk kritikohet nga Beogradi, përkundrazi – inkurajohet. Dodik është prej vitesh në listën e zezë të SHBA-së, por për Beogradin kjo nuk është arsye për t’u distancuar prej tij.
Dodik gati çdo ditë fyen me fjalor vulgar diplomatët dhe qeveritë perëndimore, e sidomos Ambasadën e SHBA-së në Sarajevë dhe kurrë nuk qortohet nga Beogradi. Dodik kërcënon me referendum për shkëputje të entitetit serb në Bosnjë dhe Beogradi nuk thotë asgjë kundër këtyre planeve, përkundrazi: e përkrah Dodikun, duke proklamuar idenë e “botës serbe”. Ky koordinim i ngushtë mes liderëve serbë të rajonit tregon se synimi mbetet ai që ka qenë në fillim të viteve 90-të: prishja e kufijve dhe krijimi i Serbisë së Madhe. Kjo betejë kriminale e politikës serbe zhvillohet në Bosnjë, në veri të Kosovës, në Mal të Zi (përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe elementëve të tjerë prorusë). Ashpërsimi i tensioneve në Bosnjë bëhet për të kërcënuar bashkësinë ndërkombëtare se Beogradi po kërkon “kompensim” për çdo lëshim në Kosovë.
Politika shqiptare: edhe politika e bajraktarëve shqiptarë të Ballkanit po duket thellësisht e koordinuar – veçse jo mes vete. Nuk është ideja që politikanët shqiptarë si model koordinimi të marrin shembullin e politikanëve serbë. Do të duhej të ekzistonte një koordinim mbi vijat e përgjithshme – një koordinim që merr parasysh interesat e shqiptarëve në rajon si tërësi dhe jo vetëm interesat afatshkurtra të politikanëve që shenjtëri të vetme e kanë ruajtjen e pushtetit.
e gjitha evropa i shohin muslimanet si kafshe, sa keq me qon sunt
Sa keq me qene bushter si ty!!!
E per sulmet e Skinheads ndaj grekeve ne gjermani qe i mbbajnë për maxhup, shka thu ti.
se shqiptaret vete e kane katandisur veten ne kete gjendje o Enver. I vetmi komb qe prodhon tradhetare me shumice
SB-injoranca te lejon qe te flasesh sic ke shkruar ne komentin tend, pasi cdo komb prodhon tradhetare. Po te kesh njohurite e duhura te historise se kombeve te tjera, do ta kuptosh se sa idjot eshte komenti qe ke shkruar, pasi nuk i afrohet aspak te vertetes. Keshtu ne France, Hollande, Belgjike, Jugosllavi, Greqi e kudo gjate L2B ka patur spijune apo bashkepuntore te pushtuesit fashist. P.sh. ne France, mbas clirimit filloi gjuetia e ish bashkepuntoreve te nazisteve, te cilet vriteshin ne rruge, pa asnje gjygj. Deri edhe prostitutat qe kishin shkuar me gjermanet duke bere profesionin e tyre, u lincuan nga francezet te cilet i konsideronin bashkepuntore te nazisteve. Po keshtu, Napolon Zerva, ka qene kolonel ne rradhet e forcave greke qe punonin per gjermanet duke gjuajtur dhe vrare komunistet greke. Punen e tij te zeze e vazhdoi per qeverine monarko-fashiste greke, duke vrare e perzene camet nga trojet e tyre ne Greqine e pasluftes. Ka me mijera episode te identifikimit dhe denimit te spijuneve ne cdo vend. Edhe me vone ka patur spijune qe jane zbuluar deri edhe ne institucionet me te rendesishme te vendeve si SHBA-ja, Britania, Gjermania e vende te tjera perendimore, qe punonin per ruset. Njeri nga ata ka qene Kim Philby, funksionar i larte i CIAs. Lexo, i dashur mik, qe te edukohesh dhe te mos flasesh gomarlleqe sa here qe do te besh ndonje koment per gjera qe nuk i di. Sot, informacioni eshte sheshit po te dish se ku ta gjesh.
Ana e erret e establishmentit serb e pershkruar saktesisht nga Enver Robelli. Eshte mire te lexohet para se te ipen celsat e qyteteve shqiptare cdo kodoshi serb qe kendon 2 nota. Urrejtja patologjike qe kane krijuar ndaj shqiptareve (genjehen ata qe mendojne se shqiptaret nga Shqipria londineze i duan apo respektojne, perkundrazi) ka krijuar qa shume vuajtje ne keto troje dhe prape jane te papenduar, arrogante dhe agresiv. Nje gjenerate e re shqiptaresh po vjen qe nuk toleron me pordhet klero-fashiste te ardhacakeve nga Karpatet.
Hahaha me kenoqe me fjaline e fundit. A e din ti o Toni se te ardhurit, jabanxhijnte jane shume posedues pasi halli i ka bere te zbresin deri tek ty. E pastaj avash avash si pa mendje te gllaberojne teritorin dhe ty te duket vetja i huaj ne shtepine tende. Dhe me okazionin e pare largohesh per tu bere ardhacak ne nje teritor te huaj. Kete dukuri po e vuajme ne keto 30 vite nga dyndja e verioreve ne Tirone psh. Por po e vuan e gjithe europa nga ardhacaket e mbare ruzullit. Levizja eshte gjithshka qellimi asgje.
Shume mire thote ai. Shqiptaret skame qene kurr njerez e kurr sdo behen. Kur nuk i beri demokracia kurr ado behen me.
Ç'të thuhet për shqiptarët e tanishëm, më mirë: për të zgjedhurit e tyre? Albin Kurti është një kec që ndjehet cjap, dhe si i tillë mund të bëjë ç"të dojë me kopenë e vet, Rama një cjap delirant si politikan, që me një naivitet prej vetëndjerjes si politikan i madh mendon se ia rrit mirëqenien e hapësirat e lirisë kopesë së vetë duke bërë mik ujkun.
O Enver Torobelli, ky qe ti e quan Tiran, eshte vellackua i Edi Rames! Atij ky Rama i vajti pas deres fill pas asaj ndeshjes skandaloze Serbi-Shqiperi ku lojtaret shqiptare u nxorren me shkelma nga fusha. Eshte Edi Rama qe ketij Tirani i rri Sus prej vitesh aty poshte shaleve tek tryeza e Open Ballkan...ndaj kujdes kur i thua Tiran se e ke Ogicin e tij ne Tirane...
TIRANA-Me vjen keq qe tregohesh driteshkurter. Jo se me dhimbset Edi Rama, por zotrote harron se ai eshte politikan dhe e ka per detyre te mos krijoje konflikte me fqinjet. Imagjino sikur edhe Rama te sillet si Kurti. Kometet jane te teperta. Politika e jashtme e Rames eshte brilante, prandaj Shqiperia konsiderohet sot nga te medhenjte nje vend i stabilizuar dhe faktor i rendesishem stabiliteti ne Ballkan.
E kisha haruar këtë ngjarje, shkrimi i Enverit ma kujtoj. Para shumë vitesh vendosëm si familje që atë verë ta kalonim në Mal të ZI. Unë kisha një Opel Kadet të vjetër por shumë i fortë si makinë, pasi pyeta disa malazes për distinacionin ku do shkonim, unë kisha mësuar në mënyrë autodidakte pak serbëkroatisht dhe isha në gjëndja të bëja një bisedë të thjeshtësuar, ata me mirsjedhe mu përgjigjën, për fat malazezi I ri dinte anglisht dhe pyetjen u bënë të qarta ashtu dhe përgjigjet. Kisha marë një hartë të Malit të Zi dhe te kafona e makinës po më shpjegonte malazësi se nga duhej të ikja, kur dëgjova disa ulërima të forta e të çjera njerzore në ekstazë, ktheva kokën dhe pashë një makinë verore ku ishin një 5-6 djem që ulërinin kundër meje që kisha ardhur në Mal të ZI me makinë me targa të Shqipërisë. Makina ishte në ecje, unë instiktivisht lashë hartën dhe u ktheva drejt tyre, duhet të jem erësuar në fytyrë I nervazuar se malazesi I sjellshëm më tha:- Mos ja vini re kështu bëjnë ata serbët ndaj jush ( shqiptarëve) Gjithsesi ata u larguan. Falenderova Malazesin dhe u nisa për rrugë. Në mëndje më mbeti ajo shfaqje primitive të urejtjes që ata serb kishin ndaj një shqiptari që as e njihnin e as I njihte. Kush urren është humbës (Konfuci)
Na rrufsh loqet per dimer dekaro me fal Detar . Mos dil e komento me more bythcpuari i papuse. Ska me paçe e pilaf per replika bajate tashme more kurve e Janulles. Zhduku nga tastjera more pidh robsh gjakprishur rrace e piste afro aziatiko mongole ndryshe Gre Qi rëjot. Kaq per sot byhshqepur me emrin Dekar
Ik o bole. Grek muti. Ti maxhyp turko arab
S'eshte nevoja te na beni propogande se 'eshte Vucici por cilet jane ata qe mbeshtesin Vucici me Amerike dhe Evrope te marra se bashku. UNE THEM DIL KENDEJ TI ME DEL MATANE KU E KE QELLIMIN MOR AMAN AMANE.
Kur të shkruhet Historia si do të dalë "vëllau" i Vučić-it?
Enver djali, ben mire she shkruan dhe trajton probleme aktuale e historike. Ne e dime se sa i ditur je prandaj mundohu ta pastrosh gjuhen shqipe nga fjalet e huaja psh: vokabular, drumski razbojnik etj. Pastaj nuk ja vlen te merresh me idiotet serbe se cfare kane bere. Ka rendesi te carmatosen tani per ate qe duan te bejne. Fakti qe Europa dhe ndofta ndonje tjeter nuk denon krimet e tyre dhe plagosjen e ushtareve te KFOR-it do te thote ti analizojme gjerat me thelle. "Faji" ju ngeli shqiptareve dhe JO krimineleve serbe !!! Europe moj kurve e motit - vazhdojeni vete...