Standartet e SPAK-GJKKO, Agim Ismailaj e Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo, shpikje dhe asgjesim nenesh të legjislacionit penal

1 Shkurt 2026, 20:59Blog TEMA
Standartet e SPAK-GJKKO, Agim Ismailaj e Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe

Nga Adriatik Doçi 

SPAK dhe GJKKO po operojnë dhe vendosin gradualisht standarde të dyfishta në drejtësi, duke ngjallur kësisoj fantazmat e drejtësisë së gjingjonëve dhe tikllallëve që palosi kosa e Vetingut. Rrjedhja në media e dosjes hetimore të SPAK mbi vjedhjen e dosjeve në kompjuterat e të paktën tre prokurorëve të posaçëm, ka ekspozuar një abuzim gati të pabesueshëm të SPAK me konsiderimin e grupit kriminal që hakeroi materialet hetimore.
Me qëllim për të mos referuar çështjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, SPAK (Altin Dumani dhe Bledar Maksuti) ka nisur 'gjuetinë' për gjetjen e një personazhi për plotësimin e grupit prej tre anëtarësh, meqenëse kishin indentifikaur vetëm dy të implikuar, Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin, numër ky i pamjaftueshëm për të formuar grupin në kuptimin e ligjit.
Kanë verifikuar personat me të cilët Zambak Gjoni ka ndarë dosjet në WhatsApp. Ish drejtori i Burgjeve, Agim Ismailin ka shprehur interes dhe kuriozitet nëse Zambak Gjoni kishte ndonjë dosje edhe për Ulsi Manjën, pa e ditur dhe pa pyetur se si Gjoni i kishte siguruar dosjet. Kaq ka mjaftuar për t'a kualifikuar Agim Ismailin grup kriminal, duke shpikur dhe zbatuar një vepër të re penale, atë të 'kuriozitetit kriminal', e cila nuk ekziston në Kodin Penal.
Agim Ismailaj ndoshta duhet të ishte marrë i pandehur për aferat e konstatuara nga KLSH në krye të Burgjeve dhe AKU, por shpallja arbitrare e tij grup kriminal vetëm se ka demostruar kuriozitet, dëmëton rëndë besimin e publikut tek SPAK. Prokurori Bledar Maksuti, i cili tha para Gjykatës Kushtetuese se gazetarët merrnin leje në SPAK kur publikon një lajm rreth një dosje hetimore, ka kriminalizuar kuriozitetin si një tipar i rëndësishëm dhe i natyrshëm i njeriut.
Në dhjetor të vitit 2024, gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi, një muaj pasi kishte liruar Sali Berishën nga arresti shtëpiak, shpalli Ilir Beqajn grup të strukturuar kriminal. Zonja Davidi shpalli grupin kriminal me anëtarë Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, ndërsa 'harroi' Ogerta Manastirliun, e cila kishte zbatuar koncensionin e sterilizimit, madje duke rinegociuar kontratën në favor të privatit.
Në fund të vitit të kaluar, gjyqtarët e Apelit të GJKKO, Dhimitër Lara dhe Saida Dollani shpallën ish prokurorin Aurel Zarka kryetar grupi kriminal, duke rënduar pozitat e tij në fazë gjykimi si dhe duke 'korrektuar' hetimet e SPAK-ut, gjyqtarin paraprak që kishte kaluar dosjen për gjykim dhe GJKKO-në e shkallës së parë, e cila kishte marrë vendim themeli për këtë dosje.
Nëse Bledar Maksuti shpiku një vepër të re penale që nuk ekziston në Kodin Penal, Dhimitër Lara dhe Saida Dollani kanë asgjesuar nenin 425 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon qartë se gjykata e apelit mund të përkeqësojë pozitën e të pandehurit vetëm nëse apelues është prokuroria.
Ndërkaq, në shkurt të vitit 2023, SPAK shpalli moskompentencën për kallëzimet që kishin bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 Janarin, duke e referuar çështjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Prokurorja e Posaçme Manjola Kajana vlerësoi se elementët në vrasjet e katër protestuesve në bulevard nuk janë kompetencë e kësaj prokurorie për t'a hetuar si dosje.
Elementët që nuk i pa zonja Kajana të implikimit të Sali Berishës si vrasësi profesionit në dosjen e 21 Janarit, çuditërisht i konstatoi Gjykata e Strasburgut, e cila shpalli 21 Janarin krim shtetëror. Me dy vendime gjykatash në favor të hetimit të 21 Janarit si grup kriminal, vendimi i Strasburgut dhe vendimi i Gjykatës së Lartë, SPAK sot po sëkëlldiset për të shpallur grupin kriminal të 21 Janarit.
Në korrik të vitit 2020, GJKKO kostatoi se dosja Bajri nuk ishte në kompetencë të SPAK, por kompetencë e Prokurorisë së Shkodrës, në të cilin grupi kriminal Bajri kishte rekrutuar të paktën një prokuror, Xhevahir Litën. GJKKO, e cila më vonë do shpallte grup kriminal Ilir Beqajn dhe Aurel Zerkën, zhbëri si të tillë grupin kriminal për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri. Tre vjet më pas, SPAK kopsiti një tjetër dosje për grupin Bajri, këtë herë si organizatë kriminale, bashkë me investitorin strategjik Pëllumb Gjoka.
Ndërkaq, psikozat dhe fiksimet e prokurorit të SPAK, Ols Dado, për raportet emocionale të të burgosurit Erion Veliaj me bashkëshorten, janë reflektuar në vendimin e gjyqtarit të Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi.
Po në këtë vendim, Pëllumbi shkroi se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e grupi të strukturuar kriminal, duke theksuar se ky tipar nuk do të merret në konsideratë pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit në caktimin e masës së sigurimit, ku gjykata nuk mund të jetë më e ashpër se sa prokuroria.
Po pse e shkruan kur e di se nuk merret në konsideratë? Pse e shkruan kur nuk je në rolin e gjyqtarit paraprak? Ç'është ky zell për të gjetur grupe kriminale aty ku nuk ka dhe për të zhbërë aty ku ka?
Jo vetëm kaq. Por dhjetëra të dyshuar për akuza të njëjtat si të Velaijt, sot janë me masë sigurie më të butë, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
Një tjetër marrëzi ishte shpallja e gazetarit Elton Qyno grup kriminal, një turpërim i cili u korrektua dhe u zhbë shpejt nga Apeli i GJKKO dhe mandej nga Gjykata Kushtetuese. Solla në vëmendje me evidenca vetëm disa shembuj nga një sagë veprimesh dhe vendimesh të SPAK dhe GJKKO, duke instaluar standarde të dyfishta dhe të shumfishta, një kosto e panevosjme për idividin, shoqërinë dhe vetë vetë drejtësinë e re, e pandëshkuar deri më sot nga ILDK, KLGJ dhr KLP.

33 Komente

  1. S
    Sateri

    Me nje fjale zoti Doci ka vertetuar me ca fakte flagrante se drejtesia skandaloze e ketij shteti, I ka ndar qytetaret ne disa kategori, sipas mllefeve te ca rrugaceve qe jane ne krye te drejtesise. Shteti duhet te nderhyje urgjentisht per ta cbere kete precedent te rrezikshem.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tpc

      Z.Doçi ka vertetuar qe ne fakt grupe kriminale jane SPAK dhe GJKKO. Te dhjefsha reformen ne drejtesi o Edi Rama. Kjo nuk eshte drejtesi,kjo eshte drejteZi.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eshte koha qe Rama te veproje urgjent

        Tamam. Rama duhet te kontraktoje nje hetim nderkombetar per gjemat makabre te Spak dhe Gjkko. Por Rama duhet ta besoje se nese nuk vepron me nje hetim nderkombetaret, urragani popullor do ta marre perpara edhe Ramen vete! Nese Rama nuk vepron, kjo tregon se Spaku i Saliut i tund dosjet peronale atij. Por Rama te veproje njesoj si Trump, i cili fitoi zgjedhjet si edhe Rama, dhe tash po pastron prokuroret politike.

        Përgjigjjuni
      2. Kutuzovi

        Institucionet e drejtesise se re duhet te shpervehet menjehere. Parlamenti te mblidhet urgjent e te pushoi dhe t'i nxierin jashte ligjit. Populli pa shikon padrejtesi. Denime selektive madje te hapura. Ata jane te shitur te Sali Berisha.

        Përgjigjjuni
      3. h
        hila

        Shpellar e lodraxhi ne krye te drejtesis ne shqipni, vec drejtesi aty nuk ka; sa te jene keto pra vec Maliq e mos ba zaaa!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trimi

          Te ghith jane grupe kriminale,vetem sali kerma me familjen e tij te degjenerume nuk jan grup i strukturuat kriminale.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            Ka thene krimineli non grat Altin troplini me te gjithe aty brenda jane nje organizate kriminale qe kerkojne te bejne grusht shteti, nese shpejt nuk veprohet qe tu presin duart kesaj bande shqiperia do rreshqase ne lufte civile e organizuar nga SPAK 21 janarin akoma po e fsheh Altin Troplini

            Përgjigjjuni
            1. J
              J

              Na lodhet me keta prokuror dhe gjykates te kriminelit Sali qenefit. Keta veprojn kaq hapur sa nuk ka nevoj per shume argumenta. Shkurt na jan neveritur me shume se shefi i tyreSaliu.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enveri

                Gerdeci eshte grup kriminal, 21 janari eshte grup kriminal, klubi Partizani eshte grup kriminal, por me keto ceshtje Spaku e Gjkko nuk merren fare. Nje dite prej ditesh prokuroret e Spakut si dhe pseudo gjyqtaret e Gjkko-se do te pergjigjen para ligjit dhe do denohen. Ju katnare qe keni mare peng drejtesine dhe mbroni familjen mafjoze Berisha, do boni burg edhe vitet qe duhet te kishte bo Saliu, Shkezeni, Mediu dhe Argjita me te shoqin, do t'i boni ju!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesi per popullin.

                  Eshte shume e thjeshte,drejtesia nuk eshte pastruar nga prokuroret e gjykatesit e Saliut i cili e sulmon qeverrine me keta te pa afet, duke mbulluar te gjitha faktet,e vrasesit qe duken sheshit,e e lene te livadhise e te nxije Shqiperine duke u diskretituar dhe nga nderkombetaret qe i heqin mikrofonin,ne menyre te turpshme. Kjo eshte fytyra e shtetit we ndertoi e drejtoi Saliu. Shpura e drejtesise do ti kishte bere nje nder vet Sali kermes dhe Shqiperise dhe pd qe i ka zene frymen,po ta kishin izoluar. Do kishin shpetuar njehere e pergjithmone nga ky moster.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tefta

                    Keshtu punojne keta, me dy standarte. Per te njejten veper, me te njejtat kushte, njerit I japin arrest me burg dhe tjetrit detyrim paraqitje ose arrest shtepie. Por kjo do te ndodhe perderi sa nuk ka institucion kontrolli sic duhej te ishte Prokuroria e pergjithshme si dhe Gjykata e Larte qe duhet te beje unifikimin e vendimeve.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .....

                      Atehere perfundimisht na del se grupi kryekriminal ne Shqiperi qe po tallavit gjithe ambjentin shqiptar eshte SPAK dhe GJKKO. Urgjentisht duhen izoluar me ushtrine e policeve dhe nderpriten marrdheniet me ligjore me qeverine dhe parlamentin. KY eshte vertete grusht shteti !

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Spak po e kerkon vete protesten kunder si ne 1991

                        Spak shpejt do kerkoje strehim politik ne Rusi, sepse ne Usa nuk e pranojne kete organizate kriminale. Ne syte e popullit Spak e Gjkko jane dy institucionet me te urryera sot per sot.

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pak nga të gjitha

                        Shtet leshi drejtsi leshi qartêsisht e paaftë ish e korruptuar e ndoshta e korruptuar me veprimet që bën .kod penal me baza diktatoriale me ligje evazive të paqarta. Kodi procedurës penale po ashtu evaziv çdo gjë subjektive etj etj

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Batha

                          Jeni bo qesharak, e keni bo Salen si me qenë presidenti Amerikës. Nuk ua mban tarravicka me lartmadhnine e kapeni me i kal te ngordh. E dine dhe muret qe lalin e futi Bela dhe ne izolim total e mbajti Ulsiu, apo edhe ne burgje komandon Saliu. Nga anet e mia i thone batha batha po i kokerr. Dilni ne krah te kryetarit me emra e me mbiemra, pjesa tjeter është shtirje sikur po u dhimbset.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora 97

                            Turp i madh Spak eshte e vetmja shpres per drejtesi ne Shqiperi Jan ber bashk Ram e Sali kunder tyre Dhe ju u shkoni pas avazit Turp Kapeni pas pse nuk denoka.Saliun Mbase po t mos vidhnin kaq shum keta te Rames mbase do kishte shum m teper kohe per Saliun Po ja qe keta jan hajdut me.cizme Turp te shani Spakun e t beheni njesh me vrasesin Sali dhe hajdutin Rame

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lymi

                              Spak eshte e vetmja shprese per mbrojtjen e familjes mafioze Berisha, shpresat e shqiptareve nuk kane asnje gje te perbashket me shpresat e Zenit, Argjites dhe Saliut. Turpi qofte per shpellarin Vlora 97!

                              Përgjigjjuni
                            2. Q
                              Qato Treska

                              E di qe z. A. Doci nuk eshte i paanshem ne disa shkrime te tij, por ketu me duket se e ka shtruar ceshtjen drejt, SPAK dhe GjKKO veprojne vertet me dy.standarde. Kjo mbase nuk i ben ata, sic shprehet nje komentues, grupe te strukturuara kriminale, por e shkaterron besimin e publikut tek drejtesia e re dhe e venit shpresen e tij qe kjo drejtesi do te luftoje sic duhet korrupsionin dhe krimin e organizuar. Natyrisht, kete nuk mund ta beje Dumani qe thote se gjykatesit do te bejne sic themi ne, nuk mund ta beje Olsi Dado qe, duke qene noter, nje dite te bukur u gdhi prokuror i posacem per t'i quajtur te pandehurit "te neveritshem", nuk mund ta bejne as gjykatesit qe bejne vertet ate qe u thone prokuroret. Kjo "drejtesi e re", per mendimin tim, po e humbet kredibilitetin, perderisa ne burgjet tona mbahen me muaj e vite me shume te paraburgosur pa vendim gjyqi sesa te burgosur me vendim gjyqi. Nuk mund te kesh besim te nje.drejtesi qe ka frike te gjykoje krimet shteterore te Gerdecit e te 21 janarit, ende te pazbardhura. Dhe te gjitha keto nuk duhet te presim qe te na i zgjidhin te huajt. Ne fund te fundit, gjykatat speciale ngrihen ne stuata te jashtezakonshme, ne kohe lufte etj. Veprimet me dy standarde dhe te papergjegjshme te prokuroreve e gjykatesve te posacem ne disa raste, ashtu sikurse mosveprimi i tyre i qellimshem ne raste te tjera, tregojne se duhet nderhyrje urgjente e Kuvendit, pa pritur vitin 2029.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pa shprese

                                Nje shoqeri eshte si 52 letrat e bixhozit , loja vazhdon dhe njehere dyshi aopa asi etj , njeher bie te njeri lajtar e here te lojtari tjeter por jane te njejtat letera 52 . Pra.shqiptaret jane me te njejtat cilesi , si muratori si gjyqtari , si prokurori si shtetari .Kjo parcele toke vetem shqiptare prodhon me te njejten kulture prej mijera vjetesh ,n nuk prodhon as gjerman francez e kines , dhe keshtu do te jete , RREMUJE ...

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Trapajane hesapi

                                  Vete ASPAK eshte shndrruar ne group te strukturuar kriminale. Nese kriminele eliminojne me arme, Ata eliminojne me abuzim Ne interpretimin dhe perdorimin e ligjit. Pra nepermjet shperdorimit sistematik te postit zyrtar. Fakti qe kerkoje mbrojtje nga kercenimet qe nuk ekzistojne tregon se Ata po marrin massa per te ruajtur koken nga pakenaqsia qe mund te coje edhe Ne revolted popullore ANTISPAK.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dj

                                    Nuk e kuptoj cfare pret Rama qe nuk i pushon direkt nga puna keta te SPAK. SPAK sic e ka nisur nje dite mund ti tropase ne dere edhe Rames dhe atehere do jete teper vone prandaj sa me shpejt duhet ta shperndaje SPAK ose ti zevendesoje keta nongratista me prokurore me integritet.Populli i ka dhene voten Rames te zgjedhe kabinetin e vet dhe nuk mund te dale SPAK e te ndjeke penalisht anetaret e qeverise qe kane ardhe me voten e popullit. Nesa ata vertetohet se kane perfituar qindra milion euro sic thuhet atehere eshte populli qe nje here ne cdo 4 vjet me voten e tyre ua fal kete gabim apo i nzjerr ne opozite por jo SPAKU.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Cubi

                                      Po normale ne shqiperi kjo as ben problem jemi mesuar nga 35 vjet !!!!!!!!!!!!!!! Kur eshte denuar krimi ketu nga 35 vjet: asnjeher dhe do vazhdoj keshtu per shum koh. Deri sa ketu do jen magjistrat 40 vjeç e lart keshtu do vazhdoj. Burri huaj vrau 26 vet ne mes te dites ,tjetri te vret me duar ne xhepa e si mund te quhen kriminela keta ???????????? Kriminela quhen ata qe ndertojn ndonje kotec pulash ,ndonje qe vjedh energji elekrike,ndonje qe shan aty ne rruge e te tjera gjera ordinere. Un them qe aty ku shkrepet pushka te mos quhet as veper penale!!!!!!!!!!!!!!!! Ketu bashkjetojm bash me absurdin or taj.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Doni me per Belul Ramen?

                                        Standartet e Rames - dikur "kjo PS nuk do behet mburoje per askend prej nesh qe kerkohet nga Drejtesia" kurse sot, mba me thonj per leckash Balluken pas nje imumniteti qesharak qe ta mbroje nga Drejtesia.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Franci

                                          Duhet me qene naiv per te shpresuar akoma te Spak dhe Gjkko.Per turpin e komisionit te vetingut keto dy institucione jane mbushur me militante ekstremiste te dale nga duart e Argites e ne sherbim te gerdalles nongrada. Ols Dado, Prenci, Manjola Kajana,Bledar Maksuti, Hoxha, Bani, Engert Pellumbi etj. te cilet veprojne vertete ne formen e nje organizate kriminale per te zbatuar ate qe diskutojne ne koridoret e Spak e Gjkko qe do ti fusim te gjithe brenda deri sa ta shkrijme PS ! Kur do ta kuptojne kete socialistet kur cdo gje tani eshte ne drite te diellit e qe tashme e kane kuptuar te gjithe shqiptaret pervec matufeve te PS. Ne syte tane po ndodh nje turp i madh historik me dosjen e 21 janarit. Po tallen prokuroret, po e zvarrisin dhe pritni kur te thone qe kane kaluar afatet e kalon ne parashkrim. Perse mazhoranca nuk e therret kryeprokurorin ne parlament per te dhene llogari perse po ndodh kjo zvarritje ???

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Ana

                                            SPAK duhet mbeshtetur nga populli ne pergjithesi. Eshte e vetmja strukture e mbetur qe mund te frenoje arogancen e paskrupullt te korupsionit shteteror, ku shperdorimet e fondeve publike pasurojne nje grusht njerzish mekatar! Lincimi qe po i behet strukturave te drejtesise nga media te kurdisura eshte qesharak dhe vetem sa forcon besimin e popullit tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ose ndryshe SPAK!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lida

                                              Ana shume dakord qe ta luftoje pa hezitim korrupsionin Spak, pa diskutim. Por ama nuk besoj qe ti futesh ne grupin e atyre qe nuk permendin fare apo me keq mbrojne hetimin e krimit te vrasjes se qytetareve shqiptare si per 21 janarin me 4 viktima dhe Gerdecin me 26 viktima. Se pastaj nqse politikanet lejohen e nuk denohen per vrasjen e qytetareve te tyre neser mund ta perserin dhe larg qofte mund ta pesoje dhe nje i afermi yt ! Dihet qe ata qe heshtin dhe aq me keq mbrojne poltikanet vrases jane nje grup sado i vogel pa shpirt apo qe dhe vete kane qene autore vrasjesh. Une nuk e besoj qe ti futesh ne kete grup. Pra te jemi bashke per te mbeshtetur Spakun si ne lufte kunder korrupsionit edhe kunder krimit te vrasjeve nga politikanet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Ana

                                                O Lida, po kemi edhe 97, edhe firmat piramidale, edhe 98 me grushtin e shtetit e cfare nuk kemi. Por aktualisht SPAK eshte strukture speciale (e posacme) per te luftuar (goditur) korupsionin (anti-korupsion) e tanishem qe ka helmatisur te gjithe qelizat e shoqerise shqipetare. Sa per 21 Janarin kam qene nje nga mijera demostruesit ne bulevard perpara kryeministrise dhe na larguan me gaz lotesjelles. Kam qene edhe mbeshtetes tek greva e urise e ngujimit te socialisteve ne cader tek kryeministria, sepse besoja per nje qeverisje te drejte dhe dinjitoze. Por kurresesi nga kjo qe kame pare (keni pare edhe ju), ku hajdutlliku i shtetareve te sotem eshte kthyer ne moral jetese, dmth qeverisim per te vjedhur! Besoj se Ju nuk jeni njera nga ato punonjese ne zyrat e shtetit qe nuk dini ku i keni parate, saqe jua merr pastruesja kur ju fshin dyshemene.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. I
                                                I mjeri popull, nje dite ne det do ta hedhe ket dr

                                                Spak e ka vendin ne paraburgim te perjetshem. Drejtesi e ndyre qe ngriten Saliu e Rama me ndihme nga perendimoret.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Ana Banana

                                                  Rrofte 21 Janari, Sali Berisha dhe Spak, rrofte Gerdeci, Mediu, Zeni dhe Spak, Rrnofte Cez, Saliu dhe Spak!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. B
                                                  Berti

                                                  Bravo Lida. Shume e sakte dhe nje leksion qytetar ndaj Anes dhe te tjereve si Ana.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Ana

                                                    hahhaahaha o Berti dmth o Lida vete e ngre topin dhe vete e zhyt. Dhe keto i ben ne orar te punes! Po sepse pune tjeter nuk ke. Edhe rrogat jua kane rritur, si pashallare jeni! Por kujdes se ka SPAK qe ju fut nga nje dajak!

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. d
                                                    drejtesi e munguar

                                                    Kur Enveri dhe PPSH-ja donin te hiqnin dike nga rangjet e larta "ngrinin nje grup te strukturuar kriminal".(kush eshte i moshes mbi 60-vjec i ka te qarta per ato grupe me "armiq").SPAK-u dhe GJKKO-ja nuk i kane lene gje mangut sigurimit te shtetit(te diktatures) dhe gjykatat te cilat miratonin pa hezitim gjithe "hetimet".Por,ajo qe vihet re eshte se ne ate kohe gjyqet nuk shtyheshin,nuk bente shaka njeri me gjykaten.Sot gjyqet shtyhen,veprat parashkruhen dhe askush nuk denohet per vepren mbi te cilen fillon hetimi.Ne perfundim denohen per "shperdorim" detyre. Ne mendimin tim "shperdorim detyre" nuk mund te denohesh,ajo eshte thjesht paaftesi per te kryer detyren.Kush e lexoi shkrimin per denimin e nje,ish ministri kinez,(u denua me burgim te perjetshem dhe konfiskim te te gjithe pronave te tij).Tek ne edhe kur ben vaki te denohet dikush ,pronat e vena me korupsion nuk preken.Kjo eshte DREQESI e jo drejtesi.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. t
                                                      ta thot Sala i 21 janarit e Gerdecit

                                                      Ndersa ne USA, kur kryen vrasje perfundon ne karriken elektrike, tek ne, nuk e hapin ceshtjen fare!

                                                      Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje