
Albin Kurti dje nuk priti Ramën në vizitën e tij dy-ditore në Prishtinë, pas vizitës së këtij të fundit si pjesë e një turi në Ballkan, që synon të kthejë edhe një herë Procesin e Berlinit si instrument rajonal bashkëpunimi. Pas fërkimeve mes Berishës dhe Rugovës gati 3 dekada më parë, kjo është pika më e ulët e marrëdhënieve mes drejtuesve të dy shteteve komb-formuese shqiptare. Nuk është as pikë e ulët , por më keq akoma një “katastrofë” sic u pëlqen të shprehen shpesh në Prishtinë. Pak a shumë si Vucic që nuk pranonte të takonte Kurtin në Bruksel dy javë më parë. Dhe krahasimi është I rëndë në vetvete. E nuk ka rëndësi nëse Kurti e bën këtë akt ekstrem si patriot I shquar apo sabotator I interesit të Kosovës për të shkuar drejt njohjes reciproke me Sërbinë. Rëndësi ka që ky akt është I rëndë, I paprecedentë dhe I dëmshëm. Jo vetëm sepse shija që lë në Ballkan dhe më gjerë është e keqe, por mbi të gjitha sepse Rama I pëlqen dikujt apo jo, është Kryeministri I vendit amë. Qeverinë e Tiranës nuk e zgjedh dot Kurti, e as atë të Prishtinës nuk e përcaktojën dot shijet e Ramës. Janë të detyruar të takohen dhe pikë. Jo për vete, po për Kosovën. Me zgjedhje që PD zyrtare apo ajo e Rithemelimit I njeh ose jo, Rama është drejtuesi I qeverisë shqiptare. Avokates më të natyrshme të interesit të Kosovës që sot drejtohet nga Rama, ndërsa dje nga Berisha apo Majko. Dhe sa për kujtesë, megjithëse Thaci me Berishën nuk patën kurrë simpati për njëri-tjetrin që nga koha e luftës clirimtare të viteve 1998-1999, të dy uleshin rregullisht në takime për të mirën e shqiptarëve në dy anët e kufirit. Si kryeminstër I Shqipërsisë dhe President I Kosovës. Kështu ka qënë, kështu nuk është dhe kështu do jetë prapë pas ca kohësh.
Por lajmi akoma më I keq që ka prodhuar sjellja e Kurtit, është pëzullimi nga BE I disa programeve të financuara prej saj dhe ndërprerja nga Gjermania e disa programeve ekonomike dhe financiare. Masa që mund të merren edhe ndaj Sërbisë që nga ana e vet nuk është se po ndihmon ne dialog, përkundrazi. Por nëse Sërbia është për perëndimorët “delja e zezë” historike në Ballkan për shkak të nacionalizmit të saj dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë, është paradoksale të shohësh Kosovën që ti marrë Sërbëve titullin e “trouble maker”të rajonit!
Pas mbi 1 muaji tensionesh krejt artificiale në veri të Kosovës, perëndimi dhe kryeministri shqiptar I kanë provuar të gjitha mënyrat për të ulur Kurtin dhe Vucicin në tavolinën e bisedimeve që hodhën përmbys, bash pasi ranë dakort po vetë në parim në Ohër, për një rrugë që conte drejt marrëveshjes për njohje reciproke. Qoftë në format shumëpalësh apo dhe dypalësh. Por mjaft është mjaft! Koha e karrotave mbaroi tani po kercasin shkopinjtë. Shkopinj që I përplasen Kurtit në kurriz, por që dhimbjen do ja japin Kosovës që mbështet ose jo Kurtin. Dhe kjo nxjerr në pah atë që është thelbi I cështjes: Kurti nuk mban asnjë përgjegjësi përvecse përballë sovranistëve që nuk e dijnë as vetë se nga kush duan të pavarësohen. Prej Sërbisë apo prej atyre që e nxorrën Sërbinë jashtë Kosovës. Një konglomerat mbështetësish të lodhur nga korrupsioni I tranzicionit, të tjerë nga “shthurrja morale e perëndimit”, e disa të tjerë që mendojnë se Enver Hoxha i mundi vërtet Traktatin e Varshavës e NATO-n njëkohësisht, por që në fund nuk dihet se sa njerëz I hipën sipër bustit duke e shkelur me këmbë e më shumë duke shkarkuar veshkat në 21 shkurt të 1991.
Qartësia e ndëshkimit perëndimor ndaj Kosovës për shkak të kryeministrit të saj të zgjedhur po vjen për një arsye. Ata nuk kanë cfarë flasin më sepse nuk kanë me kë të flasin. Një njeri që nuk dëgjon është e kotë ta këshillosh apo ndërgjegjësosh për pasojat e veprimeve që prodhon.
Hebrenjtë kanë një shprehje që është më elokuente se cdo paradigëm diplomatike. Kur ulen për të bërë biznes me dikë e pyesin: “a I ke paret e babës apo të tuat”? Nëse përgjigja është “të babës”, cohen nga tavolina dhe ndërpresin bisedën. Kurti është pikërisht “djali I babës që do të bëjë tregti me paret e tij”, nuk I dhimbset një gjë që s’e ka arritur vetë. Po ulet në tryezë negociatash duke patur në dorë si kapital të vetin luftën e UCK dhe bombat e NATO-s, ndërkohë që vetë lexonte gazeta në burg në Sërbi. Ndaj perspektiva është e zymtë për sa kohë I pari I Kosovës po luan bixhoz me paratë që s’janë as të tijat, as Kosova e as lufta clirimtare. A do e kapërcejë Kosova Kurtin? Kjo është në dorë të rivalëve të Vetëvendosjës dhe popullit Kosovës. Deri atëherë, “bye, bye Albin”!
ju ngeli goja te albini merruni me hallet e albanistonit cdo dite nxirrni dhe nje epitet te ri per te jeni bere qesharak e dime te gjithe qe paguheni nga serbomahmutat.
Mos lexo gazete private per te diktuar, more trap!
De.ar me afer jeni ju me serbin dhe nese e kemi mik per interesat tuja!Sa per dijeni deri me sot nuk jemi bukeshkale por ju po tregoheni jo vetem me Ne por me te gjithe Europen e per kete nuk eshte faji yne!Ti ne fakt ke nje te drejte se aq dini dhe aq beni,kjo eshte fatkeqesia.Bota ka kaluar shekuj qe ti hiqet bishti nga mbrapa ,keshtu qe eshte e kote te pretendohet per ju qe te evoluoni kaq shpejt!Ne fakt keni kohe.Nda inferioriteti Ju duket te gjithe Serbe!Fatkeqesi kombetare ku e fut mikun ne shtepi e te nxjerr perjashte te nesermen!Ne fund te fundit kaq dine e kaq beni!Nje fjale popullore thote :"Eshte me te dhene dhe nuk eshte me te thene"!
Krahasimi i keti artikulli qe cifuti e perdor,nuk eshte i te njejtit balancim.Te gjithe shqiptaret po hipnotizohen vetem nga nje marimange e zeze,qe e luajn rrolin e nje aktori "viktime me lot korkodili".Besoj se direktivat pa me te voglin hezitim i vijne nga putini dhe fatkeqesisht neper mjet te ndonje vegle ,po e demton vete Republiken e Kosoves dhe mbare kombin shqiptar.Qe kryeministri Albin Kurti,po i reziston cdo presioni i cili e demton shum,e tregon se sa shum e do Republiken e Kosoves,per te cilen rrezikon edhe jeten e vet.Kete fakt besoj se e kuptojne shum mire edhe aleatet tane por edhe armiqet tane ,qe po e mbajne te gjalle kete rryme te rrezikshme neper mjet te vet shqip folesve.Vjen edi rama ne Republiken e Kosoves,eshte i mire se ardhur se vjen ne ate toke qe eshte simbioze e Atdheut,por te vi edi rama dhe te flasi me gjuhen e gjarperit rusoserb!kjo eshte e pa falshme.Si ja lejon ndergjegja qe ti permbahet 100%idese te asociacionit ashtu sic e kerkon armiku yne shekullor?Albin Kurti,mbron Kushtetuten dhe eshte pro asociacionit ashtu si e parasheh ligji ,se per ndryshe ai shkel kushetuten dhe kryen veper penale si akti me i rende Tradhetia.Perse nuk i kuptojme keto gjera,sepse kemi me shume prirje per tu kacafytur me njeri tjetrin te genjyer me nje grusht leke?kesaj i thone pa pjekuri,Albin Kurti thote: Republika e Kosoves mbi cdo gje ,ajo u krijua fale sakrificave te kombit tone me 140 vjete perpjekje,dhe ne 1999 u ndihmua u clirua nga aleatet tane besnik Shba ,Britani e madhe ,Gjermani ,Nato..Te mbrojme ate person i cili e mbron Republiken e Kosoves,se vetem keshtu,e kryejm detyren obligimin qe e kemi si komb per cdo pellembe te trojeve tona.Armiku rusoserb eshte dinak,ne duhet te jemi vigjilent ne cdo hap qe e ben ai,se me derdhjen e loteve,ai pregatitet per nje sulm te pa shmangshem!keshtu te len te besojsh metoda e tij grabitqare.
Bravo Kullur, i sakte.
Bravo Kulluri, shkrimi shume i goditur.Per nje qe mendon veten nje nga fillozofet me te medhenje te shekullit, eshte keq kur i beson ato qe shehe ne enderr, aq me keq kur je kryeministrer.
Keta qe I bejme moral Kosoves ,aq shume e Kane shitur shpirtin tek paraja Sa edhe keshtu ne menyre te pavetdijshme pseudomoralizmin e tyre e ilustrojn me aforizma per parane,kurse Albini ,ka bere burg nen regjimin serb te Miloshevicit,ka shitur edhe shtepine e vet per alternativen e tij politike dhe nuk eshte I implikuar ne asnje skandal korrupsioni dhe vjedhje,dhe ai eshte me gjase politikani me I paster ne hapesiren mbareshqiptare, ...Ai edhe vete e Ka pohuar ...:Faktorit nderkombetare Mua nuk me Ben dot presion se une nuk vjedh.
Albini mund te kete edhe ndonje gabim, por cfare priti BE, SHBA deri tani qe nuk detyroi Serbine te njoh Kosoven nepermjet sanksioneve sic i ka vendosur Kosoves? Apo per te joshur Serbine, duhet te sakrifikojme Kosoven duke e coptuar. Aleksander Vucic eshte gati te ulet ne tryezen e bisedimeve, thote Frrok Cupi. Eshte gati se pret qe te ndahet Kosova o Frrok. Albin Kurti do te beje gabimin e jetes nese terhiqet, se Kosova nuk ka per te humbur me shume se c'ka per te humbur sipas planit qe po kurdiset nga fuqite e medha.
Çjanë gjithe keto lehje e kuisje te pafund te gazetareve serbofilë kunder Albin Kurtit?!... Mu kjo e deshmon vleren dhe pasterine e figures se Albinit... kjo desjmon se Ai paraqet rrezik per te zonë e ketyre lehatarëve, prandaj nuk prajne se lehuri ag e terr.. Kot e keni, diellin nuk mund ta nxini dot me ndytesirat qe nxjerrni nga goja dhe shpirti juaj i katranosur!