Nga Ilir Demalia
Xhelal Mziu, ish-kryetar i Bashkisë Kamëz dhe aktualisht pjesë e politikës opozitare, deklaroi se në banesën e tij luksoze në periferi të Tiranës është vendosur një sasi tritoli. Në një deklaratë të publikuar në gazetën “Tema”, Mziu shkoi edhe më tej, duke akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama si organizator të këtij akti.
Por në vend që kjo ngjarje të ngjallte panik apo solidaritet politik, ka rikthyer vëmendjen mbi një pyetje shumë më të rëndësishme: Si e ka ndërtuar Xhelal Mziu një pasuri të tillë luksoze? Dhe a është tritoli realisht një atentat politik – apo një mjegullnajë për të shmangur hetimin mbi pasurinë?
Në 35 vitet e fundit, karriera e Mziut është e lidhur kryesisht me funksione publike në nivel lokal, më së shumti si kryetar bashkie në Kamëz – një bashki periferike me të ardhura modeste dhe me zhvillim të kufizuar ekonomik. Megjithatë, pasuria që ka ndërtuar ky individ është në kontrast të plotë me çdo të ardhur të ligjshme që një funksionar lokal mund të ketë përfituar në atë periudhë.
Vila luksoze – simbol i një politike të kalbur
Shtëpia ku thuhet se është vendosur tritoli është më shumë sesa një objekt ndërtimi. Ajo është një simbol i pasurisë së papërgjegjshme dhe arrogante që burokratë lokalë kanë ndërtuar në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Pasuri që nuk mund të justifikohet as nga rroga e shtetit, as nga ndonjë aktivitet i ligjshëm i deklaruar.
Në realitetin shqiptar, ajo çfarë shihet është vetëm maja e ajsbergut. Ashtu si me shumë politikanë të tjerë, ajo që nuk shihet – pasuria e padeklaruar, transfertat e dyshimta, pronat në emër të të afërmve – është ajo që e zbulon fytyrën e vërtetë të një sistemi të kalbur.
Tritoli si viktimizim politik apo skenar i vetëinskenuar?
Nuk është hera e parë që politikanë të komprometuar përpiqen të shfaqen si viktima për të fituar pikë politike apo për të shmangur hetime të mundshme. Në vend që të nxisin hetime për “sabotim politik”, ndoshta është momenti që SPAK dhe institucionet ligjzbatuese të kthejnë sytë drejt pasurisë, burimeve të saj, dhe mënyrës se si është ndërtuar kjo “vilë me gardh”.
SPAK duhet të hetojë në thellësi të gjithë pasurinë e Xhelal Mziut – atë të dukshmen, por edhe atë të padukshmen. Sepse në këtë vend, shpeshherë “tritoli i vërtetë” nuk është eksplozivi, por pasuria e pajustifikueshme që shpërthen çdo normë të ndershmërisë publike.
Kërkohet drejtësi, jo spektakël
Policia e Shtetit dhe SPAK nuk mund të qëndrojnë më pasivë përballë një fenomeni të tillë. Aty ku ka dyshime për pasuri të pajustifikueshme, duhet të ketë hetim. Aty ku ka prova për korrupsion, duhet të ketë ndëshkim. Dhe aty ku politika kërkon të përdorë viktimizimin për të mbuluar mëkatet e veta, duhet të ketë transparencë dhe guxim institucional.
Tritoli te gardhi është një çështje për hetim teknik.
Por tritoli i Mziut është vetë pasuria e tij.
Dhe ajo pasuri është më e rrezikshme për shtetin dhe demokracinë se çdo dinamit i vendosur në orët e para të mëngjesit.
Ky doktor (kastravec) i shkencave ka edhe nje hotel me 100 dhoma ne Golem qe i ka mbetur karabina se qe ne 2021 shpresonte te fitonte zgjedhjet e ta perfundonte……
Maloku Mzi hajdut i paskrrupullt. Malok I keq dhe tinzar i pabes dhe mbi te gjitha pervers. Ska lon pastruse bashkie ne Kamze pa e terrorizu dhe pa e prek me dore ky morr muti
Mziu eshte keleg me prokuroret e korruptuar te Spakut.
Ky vend po shkon drejt shuarjes se oreksit te banditeve me kete drejtesi qe prej vitesh fle mbi dosjet e korrupsionit
Adriatik Dumoni nuk ka kohe per tu marre me vilen e Mziut, sepse do te kuptoje se me cfare burimesh e ka blere Erjon Veliaj apartamentin ku jeton . .
Futja kot.Zhelali pasurine e ka te trasheguar plus qe nje nipi I tij qe punon pjatalares ne NewJork I ka derguar miliona dollare kesh nga kursimet e veta. Token e ka marre sipas direttiva e te BE me ligjin 7501 fraksion Dy kap cfare te kapesh
Tritolin ja ka vene "Shamikuqja" LOOOL
Thotë doctoring se vlera e shtëpisë eshtë 60.000€ por nuk tregon se vetëm kangjellat Reeth "shtëpisë"kushtojnë 200.000€!
E ka ven vet si rasti i pangos. E bejn per show. Kush eshte batall ti ver tritol atij. Cfar ka ne dore ky.