Nga Enver Robelli
Ku shihet mjerimi i opozitës shqiptare? Atje ku krerët e saj (krerë u thënçin!) përpiqen të duken më radikalë se Donald Trumpi. Atje ku, duke e imituar, madje tentojnë ta tejkalojnë me marrëzi. Sot, figura të harxhuara politike si Sali Berisha dhe Fatmir Mediu na e stilizojnë një ekstremist të djathtë amerikan (fatkeqësisht të vrarë!) si hero të lirisë së fjalës. Por ai nuk ishte i tillë.
Ky njeri përhapi gënjeshtrën se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar. Nuk ishin! Ai mbështeti sulmin kundër Kapitollit, tempullit të demokracisë amerikane, dhe u mburr se kishte dërguar “80 autobusë me patriotë në Washington për të luftuar për presidentin”. Ndërkohë, vetë nënpresidenti republikan ishte distancuar nga kjo orgji dhune. Qëndrimet e aktivistit ekstremist ishin hapur antisemite, kur shpërndante teori konspirative se “donatorët hebraikë” financojnë “politikën e kufijve të hapur, politikën neoliberale dhe kuazi-marksiste”.
Me këtë opozitë – që glorifikon ekstremistë të largët në vend që të ofrojë alternativa për qytetarët që i ka afër – Shqipëria vështirë se mund të shpresojë për ndryshime pozitive apo rotacion pushteti pas katër vitesh. Shqiptarët kanë halle të tjera. Hallet e tyre janë ekzistenciale: fshatra të tëra po zbrazen, nataliteti po bie, vendi po zbrazet njësoj si shumë shtete të tjera të Ballkanit. Shqipërisë nuk i duhen “beteja kulturore”, as beteja për lirinë e fjalës – sepse ajo është aq e pakufishme, sa politikanët akuzojnë njëri-tjetrin për krimet më të mëdha të mundshme pa asnjë pasojë.
O Robell po krahason te pa krahasushmen more burre . Sali Berisha vetem me vehten mund te kunkuroje se nuk ja gjen do shokun . Perballe Trampit Saliu nuk vlen as sa muti qe Trampi ben ne mengjez . Saliu e dredh si ato kurvat , si ti paraqitet nevoja dhe stuata fiks si kurvat e dredh e perdredh pa piken e turpit .
Ju MARRTE me vete Saliu dhe te gjitheve qe e oksigjenojne ate! Me hir a pahur. .
Për Saliun nuk ka llogjikë veprimi. Ai nuk mendon gjatë. Ai bën aleancë me arabët dhe e futi Shqipërinl në Konferencën Islamike. Pasojat e këtij veprimi pa vizion, ndihen edhe sot..... Pse e bëri, për përfitime të,çastit..... . Po falja e detit Greqisë? ... Për të marë mbështetje nga Greqia për futjen në NATO. Sikur kjo varej nga Greqia....... . Po quajtjen e UÇK organizatë terroriste ?..... Sepse të majtët në pushtet po mbështetnin UÇK..... . Dhe shumë e shumë veprime të tjera, për inat të sime vjehrre, vete e fle me mullixhinë..... . Edhe në këtë rast.... . Donte të fitonte simpatinë e Trump..... Te Saliu po i rreh Trumpit. Ai nuk e di ku bie Shqipëria, aq sa jo vetëm një herë ka thënë se ndalova luftën midis Azerbaxhanit dhe Shqipërisë....... . Pra Saliu për çdo gjë që mendon për të dëmtuar kundërshtarin politik në Shqipëri, bën veprime të cilat, nuk e di si mund të tingëllojnë në të ardhmen....... . Ju kujtohet protesta për mbetutinat kimike që SHBA donte të depozitonte në Shqipëri..... Berisha u bashkua me protestuesit, ( të cilët e përzunë), duke kujtuar se kështu do të rrëzonte Ramën, pa menduar se SHBA mbajtën shënim; kush po na kundërshton? Dhe pastaj kërkon fakte pse SHBA e shpallën non grata.
Akoma me kete idiot vucidoli merreni?
Akoma me kete idiot vucidoli merreni?