Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

21 Shtator 2025, 17:20Blog TEMA

Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

Nga Ardi Stefa

Seanca e fundit parlamentare ishte një shfaqje e vogël, por me domethënie të madhe.
20 minuta show, vetëm 8 minuta diskutime, incidente dhe qeveria kalon pa debat, pyetje dhe diskutime, programin e saj qeverisës.
Ambasadorët në llozha me fytyra të prishura zënë kokat me duar.
As eksperimenti “Diella”, as mungesa e debatit parlamentar, as incidentet banale, as fjalori i ashpër, as Kushtetuta e hedhur në ajër dhe votimi për një program që nuk u paraqit, pra, absolutisht asgjë, nuk ishte dhe nuk është në përputhje me procedurën, etikën, rregulloren dhe normat kushtetuese. Kjo është "Miracle of freedom"...
Në politikë, gjithmonë pyetja më e rëndësishme është: “Me kë je?”. Në rastin e Gazment Bardhit, përgjigjja është gjithnjë e mjegullt: sot me njërin, nesër me tjetrin, pasnesër me askënd. Seanca e fundit parlamentare e tregoi këtë më qartë se kurrë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u hodh në skenë me shumë zhurmë, rrëmujë dhe ndërhyrje, përpara se në sallë të hynte Sali Berisha e të merrte fjalën. Protagonist dhe trim i çartur. Një moment që nuk i shpëtoi askujt që merr erë nga politika është jo pretendimi se opozita u soll ashtu siç duhej të sillej, por që G. Bardhi nuk është më në të njëjtin linjë me Berishën. Të paktën jo në atë sintoni të plotë, për të cilën ai vetë shpesh ka deklaruar se është.
Atëherë me cilin është në sintoni “i emëruari” si kryetar i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi?
Me grupin parlamentar demokrat, të cilin nuk e mblodhi dhe të diskutonin strategjinë në një seancë e cilëa duhet të ishte maratonë dhe të diskutohej për gjithçka dhe në mënyrë të plotë, pasi vetëm në dy seanca deputetët kanë mundësi të pafundme për pyetje e debat: kur diskutohet programi i qeverisë dhe kur diskutohet buxheti?
As buxheti vjet u diskutua, as programi qeverisës sivjet.
Gaz Bardhi si trim me fletë që është, nga ata burra që mbajnë mjekër që të duken burra, kreu edhe një vepër penale, goditi me Kushtetutë një koleg, (kryeministrin) dhe pastaj me rregulloren e Kuvendit.
Ndërkohë, qeveria vijoi punën me indiferencë të plotë. Programi i saj kaloi në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta, pa debat, pa kundërshtim serioz dhe me një opozitë të zënë me shfaqje të brendshme.
Seanca u mbyll dhe Edi Rama fitoi edhe një raund tjetër të ndeshjes pa mundim.
Një foto e qartë e asaj që ndodh prej kohësh: një opozitë e përçarë, e papërgatitur dhe e paqartë për strategjinë e saj. Një opozitë që me enturazhin që ka e meritonte humbjen në 11 maj.
Nëse Bardhi nuk është në linjë me Berishën, atëherë me kë është? Me Bashën nuk është, me grupin tjetër as nuk shihet, dhe me Berishën duket se po ndan më shumë mosbesim sesa vizion. Ky “askund” politik e bën të pamundur që demokratët të kenë një opozitë të organizuar, pa folur për shpresën për pushtet. Por pikërisht ky “askund” dëshmon qartë pazarin në kurriz të demokratëve. Pazarin që bëjnë një kastë “opozitarësh” të pasur, arrogantë, të gjithëpushtetshëm, por me mungesë aspiratat, parimesh, mungesë respekti për “Europën”, shtetin, imazhin, demokracinë, Kushtetutën dhe Tjetrin.
E vërteta është se G. Bardhi nuk duket se është më as me Berishën, as me Bashën, as me ndonjë grup tjetër. Ai është një udhëtar i përhershëm politik, që shkon drejt asgjësë me bindjen se po shkon drejt lavdisë.
Me këtë kastë politikanësh, PD duket se ka humbur jo vetëm gjuhën e përbashkët, por edhe aftësinë për të sfiduar seriozisht qeverinë. Ndërsa Rama bën ligjin në 25 minuta, demokratët vazhdojnë të harxhojnë orë të tëra duke mos gjetur dot se kush është me kë dhe kush udhëheq kë.
E thënë troç: me këtë opozitë, pushteti nuk vjen më për PD.
Gazment Bardhi është vetëm një nga simptomat e një sëmundjeje më të madhe që e ka kapur PD-në.

7 Komente

  1. M
    Me thone sali berisha mue o budallenj

    Gazpedo,le mjeker te duket burre,por testosteronet i ka per gay,ben trimin e cartur sepse ka imunitet dhe mbrojtjen e sali kriminelit se po te ishte pa imunitet,kete bythqir kavaje do e rrihnin dhe kalamanjte e lagjes,ky vrases ne elbasan gezon mbrojtjen e saliut dhe drejtesis...

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      PD jashte ligjit,Jane neo komunist me kryekomunistin Sale

      Përgjigjjuni
      1. p
        populli

        Nuk e kuptoj i gjithe ky shkrim ,e gjithe kjo analize per asgje .Nje pyetje per artikullshkruesin dhe shkrues te tjere te radhes:Perse ju ha meraku qe kjo partiçke e krijuar nga R.Alia ne bashkepunim me miqte e neteve te 1990-tes me intenerarin Beograd-Rinas-Beograd ,per ndryshimin e sistemit nga Rep.Soc.,ne Rep .Anarshiste,duhet qe medoemos te rivije ne pusht-et?Per te ridjegur edhe nje here Shqiperine?,per te ribere edhe nje here praglufte civile,apo per te zaptuar edhe nje here ndertesa shume kateshe qe jane ndertuar si kerpudhat pas shiut,pa nje plan urban te viteve te ardheshme?Ndaj Ardit ,lereni te qete ne vorbullen e saj deri sa tu ngordhi prijsi i tyre legjendar qe ky vend do e kujtoje per gjithçka te demeshme e tragjike qe ka kaluar ky vent ku ne cerremonine mortore te tij do ti vihet e vetmja dekorate "Kontriboi ne djegjen dhe vrasjen e Shqipetareve dhe Shqiperise".

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati i vërtetë

          Si pjesë e popullit, të përshëndes dhe komplimentoj për komentin tënd realist dhe të sinqertë.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bake

          Po Kur katandisi PD te Gazmente Bardhorja vari LESHTE......... Mbas ikjes se Berishes do shkrihet me partine e Xheni Karajt.......... Turp fytyra te qelbura e shkaterruan PD.......... Mire po durojm Ramen dhe nja 20 vjet po ckusur kemi te durojm dhe Zahon nja 50 vjet te tjere

          Përgjigjjuni
          1. S
            Serafino

            bardhi bardhi o gjumash shkon ne shkolle avash avash

            Përgjigjjuni
            1. S
              SHKËRDHITA

              Janë agjentë te strukturave anti-shqiptare, ç’e zgjat kot or Zotri, ti edhe mijera Shqiptare qytetare e intelektuale qe kane 35 vjet që perpiqen te analozojne veprimet e PD-se, kesaj çerdheje te felliqur anti kombetare, te udhehequr nga Shkinja i Tropojes, Saleh Burisha i Dizenjatores Çobane. Keta ti djegesh ne Kazan Zifti, nuk i shlyejne dot mekatet kundra Shqiperise. Nuk kane mision te bejne Opozite Fare. Boshti Ruso-Serbian-Helen i aktivizon ne menyre intensive, çdo orë/dite/jave/muaj/dhe vit, me te vetmin mision qe te pengojne shtetberjen ne Shqiperi, te pengojne rrugen e saj drejt EU, dhe ta coptojne, shperbejne, pushtojne, e orientojne ate drejt linjes e jo Perendimit. Amerika dhe EU duhet ta marrin teper seriozisht te gjithe faktorin dhe Kombin Shqiptar ne Ballkan, si nje aleat te palekendur qe mbetet perhere ne rrezik nga boshti barbar Ruso-Serbian-Helen. U DUHET TREGUAR VENDI ME LIGJ NGA BLH DHE SPAKu AMERIKAN GJITHE KETYRE TRADHETOREVE SHPIRTSHITUR, QE I GJEN PERNATE NË PARLAMENT, MEDIA, DHE SHESHE ETJ. Ne te gjitha vendet e Botes, po punove kundra Qeverise dhe Kombit, ta rrasin me kar kokes, dhe te zhdukin pa nam e nishan. E jo me ki bithlejleku Gazbardha. Pffff….

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje