Pse pinjollët e bllokut duan ta djegin prapë

20 Shtator 2025, 20:38Blog TEMA
Pse pinjollët e bllokut duan ta djegin prapë

Nga Frrok Çupi

E di pse nuk më lë të qetë lufta që po bëjnë këta kundër paqes së vendit?
Jo se janë shumë dhe na prishën punë! Më shumë më intereson për shkak të një vështrimi mbi ta, si njëfarë studimi mbi fosilet pas tre dekadash.

Është ngritur sot Agim Nesho dhe ka bërë thirrje për vrasjen e Edi Ramës.

“Ose duhet të marrim malet për shkak të Ramës, ose duhet të dalë dikush të marrë përsipër burgun”. Ky duket si fjalor ‘trimash’, por në fakt është fjalor lacash. Se po të ishte nga ata ‘ trimat” si burri i tezes, Hysni Kapo, atëherë nuk do të pyeste por do të merrte përsipër burgun.

Burri i tezes ishte njeriu i bllokut, madje më i rëndësishmi derisa Enveri e kuptoi se po komplotonte kundër tij bashkë me jugosllavët. Edhe babai ishte sekretar i parë i Partisë s Vlorës e ku-di-unë. Njeri që nuk dinte asnjë fjalë, por ‘shumë i mençëm’.

Në ushtrinë e tij Agimi ka edhe një djalë të vajzës sw tezes, edhe ai rritur në duar të Enverit. Edhe analistë e ‘ të mençëm’ të tjerë rreshtohen përnatë e thërrasin për luftë.

Ndërsa në botën tjetër ish- diktaturë, dikta-vecët kanë heshtur ose nuk u është ndierë zëri kurrë. Çfarë ndodh me këta këtu? Në vend që të kërkojë djegien e vendit ndonjë ekstremist i dënuar në Spaç, e kërkojnë këta ‘ të dënuarit për në bllok’.
Pse?

Disa thonë se u lodhën dhe u ka lindur dëshira prapë për kthim në bllok. Jo. Kjo është e pamundur. Edhe pse të rritur si ‘bythëpambukë’, këta nuk janë aq të marrë sa ta mendojnë kthimin.
Po atëherë, pse?

Ka lidhje me ekzistencën e bllokut, por si? E kanë me vete dhe me bllokun njëherësh. Kthim në momentin kur u ca blloku. Në një shkrim në RD ‘ Pse nuk çahet blloku?’, kisha shkruar pikërisht këtë: Blloku nuk çahet sa kohë këta kanë shtrirë tentakula mes tyre. Ndërsa N. Ceka ndaloi tanket që të hynin në bllok, e mirë bëri. Po si e lexojnë sot këta?

Këta sot e lexojnë si hakmarrje. Hakmarrje si? Që nga momenti kur populli çau bllokun, këta u ndien të persekutuar. Blloku në mendjen e tyre u kthye në kamp përqendrimi. Kështu u ndien deri vonë, prandaj u duhej të heshtnin; dhe heshtën. Sali Berisha, si demokrat, por mik i familjes Kapo, sulmoi me fjalë, që u duk se po u bënte dhunë. Dhunë kishte bërë blloku, dhunë Saliu. Këtu bashkohen dhe gjejnë aleancë.
Tani do të fitojnë kohën e humbur ‘në heshtje’. Tani do të shpërthejnë në dhunë. I vetmi kryeministër i Shqipërisë që do të vritet prej klanit Kapo do të jetë Edi Rama.

Po pse pikërisht në këto momente? Sepse Shqipëria është ngjitur në nivele ku ata dhe lloji i tyre, e kanë luftuar për vdekje. Ku donin ata Perëndim, Qytetërim, Europë?!…

Çfarë i afroi armiqtë me njëri tjetrin, dmth., Berishët nga Shkëlzeni me Kapot nga Tërbaçi? Asgjë tjetër, veç dhunës. Këta e fshehin fjalën dhunë, ashtu siç edhe diktatura e kishte fshehur. Edhe këta, edhe blloku, dhunën e quanin “Revolucion”, dhe të gjithë çmendeshin me këtë fjalë europianiste. Tani berishistët kanë rekrutuar edhe vetë sadistët e burgjeve nga radhët e bllokut dhe i kanë nderuar me tituj të lartë.

Në revolucion do të marrim pjesë të gjithë, thotë Nesho me të tijtë. Sepse menjëherë, nga revolucioni, në gjithë historinë e botës, kalohet te dhuna.

Dhuna bashkon, dhuna ndan; tani është kohë bashkimi mes tyre. Kështu ka ndodhur që në rrënjë të historisë njerëzore, Kaini theri Abelin dhe Remi theri Romulin. Vëllezërit në bllok, pavarësisht se janë në gjini apo jo vëllezër, janë herë vrasës kundër njëri tjetrit e herë bashkë si vrasës të vendit të tyre.

Lidhjet luftë- revolucion dhe anasjelltas, i mbajnë shtrënguar.

Këta në këto momente kanë vetëbesim se ‘do t’ia arrijnë’. Në fund të fundit do të bëjnë atë që kanë bërë edhe një herë më parë: Luftë civile. Këta e bënë luftën civile në vitin 1997. Jam mahnitur në atë luftë se si u zgjuan menjëherë pinjollët e bllokut dhe morën pozita në organizatat e luftës. I thërriste instinkti. Luftën civile bllokistët, inkludë Berishën, e ngrefën me qëllim që ta kthenin në revolucion. Ndryshe ç’u duhej? Aq sa mijëra vranë në atë luftë mund t’i vrisnin edhe mes njëri tjetrit ose nga SHIK-u. Por revolucioni u ngeli në mes edhe pse u vra ‘ lideri i Revolucionit’ Hajdari. Azemit ia kërkuan revolucionin edhe pas vdekjes duke ia përdorur arkivolin si çekiç mbi selinë e pushtetit, por nuk u bë gjë.

As tani nuk bëjnë dot as revolucion asgjë. Por thonë ‘haj ta nisim me vrasjen e shekujve’ nga dora atentatore e Kapove.

41 Komente

  1. V
    Vjosa

    Kapo ka qënë bashkpuntor .Atij ja kanë raportuar rekrutimin e Berishës që në Francë por ai e mbuloi .Këtë Enveri e ka kuptuar me vonesë dhe fjaĺën e ceremonisë së varimit ja dha Mehmet Shehut.Vdekja e Hysniut prandaj ngeli mister sepse kështu është .Berisha ka ngelur besnik i pa tundur i asaj vije dhe shkatëroi e vazhdon ta shkatëroj me udhëzime nga UDB. Për fat të keq ka akoma shumë bashkpuntor që të

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben .

      Partia eshte e forte, rradhet jane te forta , spiunet vazhdojne ne sherbim te palekundur. Sot mesuam , 40 e kusur vjet mbas vdekjes se hisniu paska qene armik i partise dhe kuptohet gjithe rrethi familiar i tij, kane qene dhe duhen trajtuar si armiq. Ne 1 video ne youtube ju mund te shikoni nje interviste te zani caushit ne 1997 dhe shikoni dhe degjoni perlat e zanit dhe ke ka keshilltar zani per mediat, zotin froki çupa çupsi. I kane ngele peng frokit 2 gjera renia e sigurimit dhe renia e zanit. A edhe dicka tjeter shikoni ne youtube se neritan ceka nuk ktheu tanket qe ishin kunder bllokut po njerezit qe ishin perballe tankeve qe mbronin bllokut. Ne llumin e shqiperise ka pak njerez qe edhe mutit do i vinte ndot, 1 nga keta njerez qe eshte ne podium eshte froki. Pilinçi te pakten te rregullon diten, ky shoku i tij te ben per te dhjere.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Beni vocer be be ba , PKSH /PD parti te themeluar financuar nga Jugosllavi ne Sherbim te tije,kombi shqipetare do ishte zhdukur 1912 por mbijetoje nga pake Shqipetare dhe spese ne bote forcat nuk jane te pergjithshme kane antagonista.

        Përgjigjjuni
      2. .
        ...

        Nuk eshte e vertete Vjosa ! Hysni Kapo e paralajmeroi Sali Berishen per takimin me priftin serb ne Paris, se sapo te kthehemi ne Tirane do ta shikojme punen tende, por Hysniu u kthye ne arkivol dhe Saliu dhe prifti serb e realizuan detyren qe kishin. Behuni serioz ne ato qe thoni.

        Përgjigjjuni
      3. F
        Fjala

        Ke te drejte o Frok per Neshon, por nje gabim ben: nuk ka pune Gaqo Nesho dhe Bushati me Terbaçin. Terbaçi eshte vendi ku u strehuan Birbilejte...,pastaj nuk je hoxhe qe tu flasesh ne emer te nenes. Folu ne emer te babes si Bushatellinjte nuk pranuan propozimin e Ali Pashe Tepelenes per bashkimin e trojeve shqiptare, folu si Mehdi Bushati ishte nje sigurims, si Andi Bushatin e bente xhiro ne Paris Sali Berisha, folu si gojeçi Gaqos , nje kerme , do karrike pushteti etj, por jo me Terbaçin e Laberise heroike...

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Plotesish e Drejte! Une jam nga Veri Perendimi,Por Laberia eshte krahine e lavdishme e historise tone kombetare Jo ndarje krahinore!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Argita

          Nivel amatoresk, çfare lidhje ka kush hapi luften ne Kosove me vilen e Mziut!! Kush i boton keta injorante !

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            PERFEKT! Ai Qelbesira agim nesho do terhqur zvarre nga gjuha dhe e ka pak.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ptu

              Ok mer ftyra me e piset e gazekarit. Njeri legen qe pasi je marros vete po marros edhe ndonje hajvan qe ste njef akoma kush je. Pinjollet e bllokut jane ne pushtet o zagar mirdite qe lef perdite kunder kundershtareve te Rilindasit sikur ai ta ka qi nanen e po i therret babe, po harron mer pleh se as e di ku eshte mirdita Kryerilindasi e jo me te rruaje trapin per te e per njerezit atje , se ti vemje je bo vlpnjat e tiranas tani , sje ma malok qe Kryrilindadi i do kaq shume.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Ptu

                Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mir dita

                  Mirditoret duhet te turperohen nga ky tipi.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mir dita

                    Si klysh kurve qe jam i urrej te zgjuarit.

                    Përgjigjjuni
                2. V
                  Vlora

                  Nesho duhet arrestuar si terririst, se ben thirrje hapur per vrasje..

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                    Antishkrim nga nje mender 'katolik' te pjerdhur e rrjedhut qe nuk kupton qe: -SS-Serbi Sali dhe Edvini Jane 35 Vjet 'Qen bir Qeni' ne duarte agjenturave! -Lojal 'Nuse Dajash' 35 Vjet me EDvin psikopat dhe skizofrenin Sali Jane skenare te krushkes Serbi e majkes Risi per te mbreteruar ne perjetesi ne kete vend pa' shtet,Zot POPULL,dikur Shqiperi

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      eli-tiv

                      ...burgu hapur eshte....Nesho le te shkoje te beje ca ore burge qe ti kete paradhenie kur ti duhen....ne fund te fundit pa pune jene , tjerrin muhabete pleqsh lart e poshte....dukush duhet ta qartesoje se Shqiperia nuk eshte prone e tyre...e askush nuk ka nevoje per ta deri sa jane te pavatuar ne menyre te panderprere..

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Petrit

                        Qē frok qypi dhe mjero baze paguhen per te shkrujt ne mbrojtje te kesaj qeverie te korruptuar kjo gje tani dihet. Qe keta vemje janẽ mjeshtra per tu hedh nga njeri prehēr ne tjetrin e kena parẽ. Por ajo qe unē sinçerisht nuk kuptoj keta trushperlarẽt komentues qe vazhdojnē t’ju mbajnē ison ketyre vemjeve. Jeni per tu meshiruar vertetẽ

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qoftexhiu

                          Kjo qeveri do të shkërdhejë dhe ata që të kanë mbetur pa shkërdhyer deri sa të vesh në gop të sëmës. Nëse nuk ja ke mbathur mos prit se e shkërdhemja vazhdon.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Armendi

                          Kjo kohë e shpërfytyrimeve të fundbotshme korruptive ka krijuar koloni qelbësirash morale të cilat po të kishin guximin do të e kallnin Shqipërinë sikur ne vitin 1997.Normaliteti social,ekonomit,kulturor e politik këtyre ia bënë të pamundur mbijetesën këtyre fundërrinave,sa më mirë Shqipëria aq më keq këta,sa më afër Europës Shqipëria aq më të përtharë e ndien veten kjo koloni llumi.Sa të jetë krye baba i llumit këta do të na ndotin me spërkla llumi,në momentin kur baba i llumit do të ik këta nuk do ti vërej askushi më.Nuk e di pse gjykata po i stërvonon procedurat e nisjes së gjyqit të simbolit të llumit.E rëndësishme është që Shqipëria po ecë me hapa gjigant drejt Europës,llumi le të merret me vetëveten.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bureto

                            @Fjala, ke ca të drejta në ato që thua kur i referohej trimërisë dhe patriotizmit të lebërve, gjithsesi jo të vetmit si të tillë. Kur thuhet nuk ka pyll pa derra apo shtëpi pa hale nënëkuptojmë se si në labëri, malësi apo gjetkë më Shqipëri gjejmë të nakatosur grurin me egjrën. Ç'dua të them: Fisi kapove rrjedh nga Kapo Tërbaçi. Siç është traditë jo vetëm te ne, shpesh emrat e gjyshërve vihen nga pasardhësit si mbiemra, kështu dhe pasardhësit e Kapos morën këtë mbiemër. Një nga djemt e tij Murat Tërbaçi, njëherazi xhaxhai i Hysni Kaposi, ishte rezident i konsullit të mbretërisë serbo-kroato-sllovene në Vlorë. Hysniu, nipi i tij fillimisht u përfshi me lëvizjen nacionaliste labe, por siç dihet dora e zgjatur e emisarëve jugosllavë, sidomos Dushan Mugoshës që ishte edhe funksionar i shërbimit sekret serb, bëri që Hysniu, pra nipi i Muratit, rezidentit të tyre, të kalojë në anë të komunistëve, i cili me intriga dhe elimunime fizike të urdhëruara nga ai në bashkëpunim me E.Hoxhën, u caktua shefi politik i Qarkut Vlorë, funksion që më vonë u glorifikua në filmin e Kinostudios,"Në fillim të verës", kur roli kryesor ishte "Besniku i Partisë". Më tej, për ta mbajtur edhe më të ludhur pas qerres së tyre, po ata e detyruan Hysniun të ndahej me gruan me të cilën kishte një djalë Besnikun, emër që e përdori më vonë si pseudonim, dhe të martohej me Vito Kondin (Kapo), sekretare e Miladin Popoviçit, ish shefi direkt i Tarasit (Hoxhës). Ishin pikërisht këto lidhje që mbas luftës ambasadori i parë shqiptar në Beograd, u emrua Hysni Kapo, nipi i Murat Tërbaçit. Më tej historia njihet. Më vonë me eliminimin e Xoxes, nr.2 i regjimit komunist, Hysniu e zëvendësoi dhe mbulonte "organet e dikraturës", siç që quheshin Ministria e Brendshme, kjo deri në 1990 përfshinte dhe Sigurimin famëkeq të shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes. Më vonë Kapo përfshiu në organin e Sigurimit dhe dhëndërin, babain e Andi Bushatit. Një pikpyetje e madhe lind këtu, (jo dhe aq) edhe nga fakti se pse pikërisht Sali Berisha, caktohet mjek personal i tij?! Tani i nderuar, më thuaj se ç'lidhje ka "Labëria" me këtë rrjet merimangash në shërbim të armiqve shekullorë të shqiptarëve, deri në ditët tona?!

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fjala

                              Laberia eshte ajo qe dime. Dhe Hysni Kapo apo kushdo tjeter nuk perfaqesojne dot as Laberine, as Terbaçin , por vetem veten e tyre. A mund te themi qe gjithe Tropojanet jane armiq dhe kriminele se eshte Saliu nje i tille ? Kurre. Te faleminderit per sqarimin , por kjo histori eshte pak me ndryshe, po duhet nje nate dimri dhe ca goda raki qe te kthjellohet. "Te na rrojne keta qe kemi !"

                              Përgjigjjuni
                            2. V
                              Vlonjati i irrituar

                              Ke të drejtë në këtë shkrim. Por Nesho të ha munl r të lë oa bythë. Në këtë rast drejtësia shqiptare duhet të bëjë urgjentisht punën e vet që ta vejë në pranga se po bënë thirrje për luftë civile. Zoti na ruajt dhe Agim Beshon e paftë zoti keqë e më keqë me libër shtëpie.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fosile bllokmenesh

                                Frrok , qe tenton t'i heqesh petet lekrorit , t'u zbulosh emrat e vertete ketyre personazheve , te ulur perjetesisht ne llozha, shume mire Ben . Ve edhe ti , z. Frrok , je nje personazh I allasojme . Te te them nje gje , Frrok , pa kurrefare pakenaqesie a tendence , Po me shume sinqeritet : uljet dhe ngritjet e tua , por , vecanerisht , kthesat e befta , gjithmone ne sensin negativ , te Lene shijen e keqe , te vene perballe imazhit te nje druri me shume gedhecka dhe teper te shtrember ... Kesisoj leri kelyshet e bllokut , Le te merret ndonje tjeter , se ti sikur ua zbut ligesine dhe shemtine . Mendimi im . Edhe mund ta Kem gabim .

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drashivica

                                  Frok Cupi perpiqu te jesh me objektiv. Ata jane AGIM NESHO DHE ANDI BUSHATI. Fisi Kapo nga Tërbaçi eshte fis shume I madhe. Ne se desheron te besh shkrim permend nje emer dhe mbiemer me KAPO.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fossil

                                    Gabime pse po thote nje te vertete, ndoshta e verteta te qorrone....sikur ne te gjithe te benim cfare Frrok po bene nuk do kishim as Bushati e as Lubonja e as Gim gagash ne kazanet e pushtuara nga bllokmen

                                    Përgjigjjuni
                                  2. f
                                    frrok-turpi

                                    Eh cna gjeti me keta te bllokut te vjeter dhe te bllokut te ri dhe sejmenet e tyre.: Ngrihet sejmeni dhe kurriz perthyeri i gjithe sundimeve specia frrok, dhe i sulet pinjollit nesho te bllokut pp-ps-pd, ne mbrojtje te krahut tjeter te bllokut te kolekes dhe ne vazhdimesi te atij te surrelit, qe e ka shkretuar zhvillimin e sotem dhe te ardhem te ketij vendi, me korrupsione shkretim popullsie etj, etj. Dhe ne mender popull, vazhdojme te vdesim te asfiksuar ca nga ca nga te dy keta monstra edi-sali metastaza kanceroze te anadollit dhe te hoxhizmit komunist.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Frok je i nderuar

                                      Pse Froku ka jetuar ne bllok !.... Beje ti as sa ka bere Frok ....o bajge interneti

                                      Përgjigjjuni
                                    2. P
                                      Paradokse

                                      Bureto , gjeanalognine e "Dinastise " Kapo " dhe miklimin dhe terheqejen e kesaj dere te shquar ne Laberi , prej diabolizmit komunist e rrefen sakte . Vec , ne dijenine time , Kapua eshte babai I H. Kapos . Ne Laberi shpesh si mbiemer ( Llagap ) perdoret emri I babait . Kapur , mik I vlorajve , pasanik ( 12 mije koke bageti , sic Kam degjuar , se jam nga ato ane ) . Pra , sic nenvizon E. Bej Vlora , kjo familje , tradicinalisht e djathte , nxori figuren numer dy te sistemit komunist ...! Paradokse shqiptare qe ti I paraqet sakte . (Kapua )

                                      Përgjigjjuni
                                      1. v
                                        vari l***t

                                        Edhe mund te quhet paradoks, por sipas kesaj logjike te Eqeremit i bie qe edhe nr 1 i sistemit komunist te kete qene nje familje tradicionalisht e djathte se me fakte ashtu i bie. Po pyetja eshte, ku dinin shqiptaret e Terbacit apo fshatrave e qyteteve te tjere se cishte ideologjia e djathte apo e majte. Edhe ne fakt duke ju referuar logjikes se Eqeremit i bie qe te gjithe kamunistet(me perjashtime shume te ralla) ti kishin familjet tradicionalisht te djathta. E verteta e hidhur eshte se shumica e tyre ishin me prejardhje otomane. Edhe ata pinjollet e tyre qe sollen komunizmin ne Shqiperi nuk se e njihnin ideologjine ne fjale, thjesht kishin lexuar ndonje novele te Gorkit dhe kaq. Ate ideologjine komuniste mezi qe e kuptonin disa kokrra ne Europen e zhvilluar te asaj epoke dhe jo me ta njhnin e aq me keq ta kuptonin katundaret e Shqiperise.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. ¿?

                                          SHume sakte, pergjithesisht shqiptaret jane vrare per ndonje gardh, ndonje carac a ndonje vije uji. Me pas u vrane per te mare gjene e tjetrit dhe e quajten lufte klasash, se sekush kishte lexuar ne nevojtore ndonje broshure. Sa per te majten e te djathten (futja pordhes demek) shqiptaret as e kane ditur ç'jane, as e dine se ku jane.

                                          Përgjigjjuni
                                      2. A
                                        Ai tipi

                                        Ishte klani kapo qe i beri presion nanos te sillte ramen nga franca… Keta hane te gjithe ne nje sahan ndersa froccio i sigurimit hedh tymuese

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ai leshi

                                          Ti qenke i klanit Kapo ....na mbyten budallenjte

                                          Përgjigjjuni
                                        2. P
                                          PËFROKUN E FROKËT E TYRE.

                                          Për komentues që duan të bëjnë pis LUF.ANTFASJ.NAC.ÇLIRIM. DHE UDHËHEQËSIT E TYRE JU THEM:-QË AJO ËSHTË EPOPEJA MË E LAVDISHME E POP. E SHQIPËRIS OAS 5OO VJETËSH, PRA TË ASAJ TË SKËNDERBEUT.PËR JU, DHE PËR TY FROK DVE SI E PËR ÇDO SOJ E SOROLLOPË TË TJERË SA MË SHUMË QË KËRKONI TË MOHONI HISTORIN AJO AQ MË SHUMË LARTËSOHET,NDËRSA PËR KËMYSHË TË TËRË LLOJËVE SI NESHO,BUSHAT,ÇUPË, DH E MBI TË TËRË BERISHË ATA JAN NJËLLOJ SI ATA QË U NGJITËN PAS KËPUCËS SË OKUPATORIT.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Gim gagashi enderon

                                            Rrespekt per ju i nderuar Frok ... por te mèresh me Gim gagashin njeri i mbaruar i papune pabukse lypse qe i kerkone femijeve te ish gruas 10 euro per te ngrene buke nuk ka vlem te mèresh . Ky gagash i ritur te blloku enderone vitet kur lozte tennis me shokut Ramiz, vitet e bukura dhe shpresone qe shoku Sali doktori gjyshit te Andi Bushatit te ta risjelli edhe njehere bllokun. ..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nesho ne burg e ke vendin

                                              Nesho duhet te hetohet per kercenim jete te KM!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                                Nesho bashke me nudistin XHIHADIST e integralisti EDvin duhet te varem NUDO kok poshte ,shto edhe Xenin! Per le K/m ....pellet ne nje vend 35 Vjet pa' QIverri.parlament e shtet!?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mondi

                                                  Ram intelektualit i rruan bolet ti sic ke bere deri tani.Bythqiret pederaste si ty te tregojne gishtin ngaqe nuk ju pjerdh kush.Copa mishi me dy sy qe hiqeni si te ndershem duke shkerdhy motrat e kushurirat tuaja.

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. O
                                                Oasardhës i VETERANIT TË USHT. PARTIZANE

                                                Dhe njëherë për Frokun e frokërit së bashku,Çdo gjë që thoni e shkruani duhet ë dini që ajo EPOPE ËSHTË LAVDIA E KËTIJ POPULLI NGA JUGU NË VERI NGA LINDIA NË PERËNDIM. MË VJEN TURO E KEQ QË NË MES TË ATYRE QË NJOHËN DRITËN,LIBRIN,SHKOLLËN,SPITALIN E ....NË MES VITET 1960 e më këtej.Do ju lutesha shumë të më thotë Froku se kur ka dalë në fotigrafi për herë të parë,si dhe kur ka ndarë dhomën me gjënë e gjallë e atë të zajres,kush i mësoj të lyenin shtëpinë me gëlqere dhe përse atëherë dhe jo para 1944.Unë që po të kërkoj këto i kam fktit që në ditën e parë të lindies.Andej nga jam unë i thonë rrite qënin të të hajë kokën dhe të tillë jeni ju ashtuquajtura plejada e re e (ç)inteligjencës por inteligjenca e lënies tëNËNËS SHQIPËRI NË MES TË KATËR RRUGËVE TË ZHVESHUR. JU JENI TË GJITHË SALI,BESNIKË,NESHO ,FROK DHE KUDI UNË SE JENI NJË LUKUNI HIENASH.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  A.N

                                                  Frrok, lexo komentet për vdekjen e Abdi Baletës që të dish çdo thuhet edhe për ty.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    STRUGA

                                                    Errësira Nesho dhe Bush(men)- shati të marin një brisk dhe njëri ti mbajë carin e tjetri ti rruaj B*let gjigandit Rama. Më shumë se kaq s‘mund ti bëjnë. Rama ua ka treguar vëndin zvartanikëve dhe e bëri Shqipërinë, e çon atje ku e ka vëndin, prandaj e voton populli mbarë. Këto zvarranikë, që kurrë si kanë thënë dikujt punë të mbarë, duan përsëri ta vënë bythën në pambuk, por koha e tyre ka mbaruar. S‘a më parë që ta kuptojnë aq më mirë për ta, përndryshe do të mbeten si qentë e lagjes që si merrë kush seriozisht. Pra këto lehin dhe s‘kafshojnë dot, se s‘kanë dhëmbë. Populli i hodhi në koshin e mbeturinave dhe atje do të kalben derisa të mos kutërbojnë më erën e qelbur që u del nga goja, të cilën e përdorin si bythë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Letioni

                                                      Duan ta djegin sa here qe duhet të hapen dosjet e bashkëpunimit me komunistet. Berisha zhduku me qindra fashikuj nëpërmjet emërimeve nëpër institucionet ku ruheshin dosjet. U zhdukën dokumenta historie nga arkivat e shtetit, ku as enverhoxha nuk e bëri, e bëri berisha me Nevila Nikën. U përfol për një çështje të hapur nga prokuroria plr zhdukjen e shumë dokumentave, por një pazar midis ramës dhe berishës, çështja u pushua. Prandaj dhe, sa herë vjen momenti që kërkohet bërja publike e bashkëpuntorëve, rruga e divijimit është digj dhe krijo momente të jashtzakonëshme, ku vlmlndja të kalojë tek momentet që ndodhin.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Morali

                                                        Zoti Frrok Çupi, Kam respekt të madh për analizat tuaja. Por në këtë analizë këtu, nuk kuptohet që, për të mbrojtur dikë, juve e kërkoni burimin diku tjetër, për më tepër që nuk është atje burimi. Sepse i bie të kërkosh djallin atje ku nuk është dhe, të kërkosh djallin atje ku nuk është, tregon, dashur pa dashur, edhe mungesë profesionale si analist e gazetar, edhe mungesë karakteri, ose të paktën, mungesë informacioni. Juve përdorni me ironi termin “trimat” për Hysni Kapon. I nderuar Frrok! Hysni Kapo shkoi në luftë për çlirimin e vendit dhe të trojeve shqiptare, domethënë shkoi atje ku jeta bëhet kurban me vullnet personal. Kjo, i nderuar Frrok, është klasa më e lartë e trimërisë. Shkruani se Hysni Kapo komplotonte kundër Enver Hoxhës bashkë me jugosllavët. Zoti Frrok sqaroni se kush quhen jugosllavë: Kroatët? Sllovenët? Serbët? Tre milionë shqiptarët që jetonin në Jugosllavi? Sepse është e padenjë dhe jo logjike të flasësh për “jugosllavë” kur nuk ka komb me këtë term. Hysni Kapon nuk e lidhte asgjë me këta “jugosllavët” e tu: as gjeografia e Tërbaçit, as farefisnia e Lumit të Vlorës, as arsimimi në Vlorë, as e tërë jeta e tij, përveçse e lidhte gjaku me tre milionë shqiptarë që jetonin në Jugosllavi. Dhe, zoti Frrok, ishte kjo arësyeja që Enver Hoxha zgjodhi pikërisht Hysni Kapon të vijonte luftimet në Jugosllavi pas çlirimit të Shqipërisë. Ju merreni me tërë fisin e Hysni Kapos për të goditur një farë Nesho. Zoti Çupi, të përgojosh një fis të tërë për të goditur një njeri objekt të kritikës tënde, nuk është as zakonore, as gazetareske, as ligjore, as karakteriale. Është thjesht goditje në vijë gjaku, domethënë goditje kanunore. Dhe Kanuni nuk është ligji më i mirë për gazetarinë zoti Çupi. Termi “Klan” që ju përdorni për një fis apo familje, është kulturë kanunore zoti Çupi. Do ishte në nderin tuaj ta tërhiqni këtë shkrim, ose të bëni një shkrim tjetër duke i mbështetur këto që keni shkruar. Siç e kërkon një gazetari serioze.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje