Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion

20 Shtator 2025, 20:31Blog TEMA
Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet

Nga Spartak Ngjela

Kur shoqëria në një demokraci hyn në monotoninë e një individi që vijon të jetë kryeministër sepse shoqëria është e shqetësuar me liderin e opozitës për ato që ai ka bërë kur ka qenë në pushtet, kjo shoqëri ose ky shtet nuk mund të ketë vlerë për zhvillim.

Gjithçka ka ngrirë në zërin e një kryeministri që flet tre herë në ditë pa thënë asnjë mendim; por ama njerzit e durojnë sepse ai që e konkuron në partinë rivale; është një individ që shoqëria dhe intelektualët progresive e dinë që ai është një person që urren shoqërinë e tij.

Në këtë situatë jemi ne sot në Shqipëri: Edi Rama si kryeministër; që përballë ka si kundërshtar rival të partisë Demokratike Sali Berishën, i cili urren shoqërinë e tij por drejton edhe një parti lidershipi i së cilës është nën interesin e korrupsionit që ka kryer kur ka qenë në pushtet.

Por Saliu është nën akuzë penale; dhe shenjat janë se ai do të dënohet për korrupsion. Atëhere?

Asgjë; politika e re do të nisë bashkë me burgimin e Saliut. Po si do vijoj kjo politikë e re?

Do të nisë me zgjedhjet e reja; pasi Partia Demokratike të ketë zgjedhur kryetarin e ri. Po kur mund të ndodhë kjo? Kjo pritet të ndodhë sapo që dënimi i Berishës nga SPAK të marrë formën e prerë dhe të hyjë në fuqi. 

Po Rama pse do të lëkundet deri në rrëzimin e tij nga kjo gjendje e re politike? Sepse nuk do të ketë më Saliun përballë... dhe, me kryetarin e ri; Partia Demokratike vjen në pushtet për katër muaj.

8 Komente

  1. K
    Ke filluar Demenca

    Avokot bej nje vizite tek mj

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Shkruan Nastradini yne: “….Asgjë; politika e re do të nisë bashkë me burgimin e Saliut. Po si do vijoj kjo politikë e re?-pyet ai vehten. “Do të nisë me zgjedhjet e reja; pasi Partia Demokratike të ketë zgjedhur kryetarin e ri. Po kur mund të ndodhë kjo? Kjo pritet të ndodhë sapo që dënimi i Berishës nga SPAK të marrë formën e prerë dhe të hyjë në fuqi….”, dmth pas kater muajsh mbasi te kete ndodhur kjokur të ndodhe kjo-na jep haberin ai. Po avokati e di se denimi i formes se prere dhe hyrja në fuqi e tij, me miliardat qe ka Saliu dhe drejtesine e “tredhur” prej tij, mund te zgjase dhe 4-5 vjet. Atehere? Epo deri atehere, edhe Rama e ka mbyllur mandatin e katert, dhe po ashtu, do Zoti hyrja në BE behet realitet. Deri atehere, sit e “rinj” qe jemi, qofshim gjalle, unë, Ngjela, dhe Berisha ta shohim ate realitet!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Ja ke kaluar dhe nasradinit o plakushi ngjela, vetem ke llap kuturu deri tani , nuk te ka dale asnje nga ato brockullat tuaja , tani ke rjedhur fare , kujdes qypin se te eshte zbrazur fare....po te doli fjala per cfar shkruan do te te falenderojme shume.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xxx

          Kthe e rrotullo, te njëjtat gjëra thua o avokat

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tushi

            Berisha nen nen akuzat e pidhit satam.Tash 1000 here ke thene qe jo do denohet sot jo neser.Ai jo veem qe su denua por vazhdon te drejtoje partine opoztare me ta madhe ne vend pra me nje fjale shko rruaj bolet.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kaçi nga Malindi

              Kur nuk e ndjej veten ne humor, pak i merzitut, gjej ndonje video me Spartak Ngjelen dhe fappo, me ngrihet humoriii, qesh e qesh e qesh dhe mendoj sa poshte eshte niveli i Shqiptareve ????

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kaçi nga Malindi

                Sa here qe nuk jam ne humor, dmth pak i merzitur, shof videot e me Spartak Ngjelen dhe fappp, me ngrihet humori, qesh e qesh dhe tund koken kur mendon se sa nivel i ulet jemi ne shqiptatet

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Baba Vanja

                  Shqiptare

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje