Tmerri kot i opozitës nga 'Diella', një dobësi që shumica nuk ishte e detyruar ta shfrytëzonte

20 Shtator 2025, 09:24Blog TEMA
Tmerri kot i opozitës nga 'Diella', një dobësi që

Nga Carlo Bollino

Dje qeveria bëri betimin para Presidentit të Republikës dhe, siç pritej, “Diella” nuk ishte e pranishme. Pra, formalisht, si ministre nuk ekziston. Duhet të mjaftojë kjo për të qetësuar ankthin e opozitës dhe panikun e analistëve të saj, të cilët me të vërtetë besuan se gjatë ceremonisë së organizuar në sallonin e Presidencës do të materializohej një avatar digjital në gjendje të trondiste planet revolucionare të Sali Berishës dhe çetës së tij parlamentare.

Edi Rama është një provokator, dhe nuk ka dyshim që t’i japësh fjalën “Diellës” në parlament para ministrave dhe deputetëve të vërtetë, ishte një provokim ekstrem, ndoshta me synime spektakolare, por që opozita mund ta trajtonte pikërisht si të tillë. Ashtu siç vepruan 47 krerët e shteteve dhe qeverive të mbledhur në Tiranë me rastin e samitit të Komunitetit Politik Europian, kur Edi Rama i habiti duke i përshëndetur me avatarët e tyre fëmijë, të krijuar si “Diella” nga inteligjenca artificiale. Të gjithë qeshën dhe madje duartrokitën për këtë ide origjinale. Nuk shpërtheu asnjë sherr, asnjë nuk u ofendua.

"Ministrja Diella" është një ide dhe deri më tani asgjë më shumë edhe pse publikohet nga mediat botërore pikërisht për origjinalitetin e saj. Rama e ka imagjinuar me shpresën për të automatizuar sistemet e tenderimeve duke ia besuar ato inteligjencës artificiale, për t’i larguar nga diskrecioni njerëzor dhe rrjedhimisht nga korrupsioni. Po të funksiononte, do të ishte një lëvizje gjeniale dhe opozita duhej të gëzohej, sepse lufta kundër korrupsionit qeveritar ka qenë gjithmonë një nga misionet e saj politike të shpallura në çdo gjuhë. Por atëherë, pse e kundërshton? Në të vërtetë, “Diella”, si çdo formë e inteligjencës artificiale, do të vazhdojë të përdorë vetëm informacionet e dhëna nga “trajnerët” e saj njerëzorë, dhe prandaj nëse ata trajnerë janë të korruptuar, të korruptuara do të jenë edhe vendimet e “Diellës”. Për fat të mirë, inteligjenca artificiale nuk ka arritur ende autonominë nga njeriu. Nga ky këndvështrim, pra, do të ndryshojë pak në krahasim me situatën aktuale. Por, nëse ska ndryshime, përse ministrja virtuale i tremb kaq shumë Berishën dhe milicët e tij?

E vërteta është se çfarëdo që të bëjë Rama, Berisha e kundërshton pa u ndalur as për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Rama e di mirë këtë dhe luan me të si macja me miun: e manipulon, e përul, e lë të flasë me vete. Nëse kjo tregon nivelin shumë të ulët ku ka rënë opozita – e dënuar të mbetet pakicë për sa kohë Berisha do të jetë ai që e delegjitimon – kjo nuk do të thotë që Rama dhe shumica e tij duhet të përfitojnë. Përkundrazi, forca e kartonave, që gjithmonë ka karakterizuar çdo demokraci liberale dhe nuk duhet të skandalizojë kur e përdor edhe Partia Socialiste, duhet të përdoret për të forcuar europianizmin e vendit.


Përballë shfaqjes së shëmtuar të servirur edhe një herë nga Berisha dhe madje nga “i moderuari” Gazmend Bardhi, kundër fjalimit të regjistruar të “Diellës” dhe që me dhunë në sallë kërkon të meritojë emërimin si kryetar grupi, Partia Socialiste duhej të reagonte me qetësinë që karakterizon të fortët, dhe jo me impulsivitetin që zbulon të dobëtit. Maratona parlamentare për programin qeveritar do të përfundonte matematikisht me miratimin e tij nga 83 deputetët socialistë, dhe për këtë arsye anulimi i saj në përgjigje të protestave të PD-së nuk ishte një avantazh që Edi Rama kishte nevojë ta përfitonte. Dhe mjafton kjo për ta konsideruar një gabim.

Edi Rama duhej në vend të kësaj t’u urdhëronte të vetëve të merrnin fjalën, secili për 10 minuta siç e parashikon rregullorja, dhe të vazhdonin në mënyrë legjitime seancën për insedimin e shumicës së re, duke injoruar britmat e kundërshtarëve. Do të ishte një rast edhe për të dëgjuar zërin e deputetëve të rinj, të përzgjedhur nga vetë Rama për t’i dhënë politikës një fytyrë të re, por që fatkeqësisht debutuan në parlament në mënyrën më të vjetër të mundshme.

Forca e qeverisë së katërt Rama mund të shfaqet ose duke imponuar vetëm ligjin e kartonat, ose duke treguar njëfarë tolerance diplomatike, si ajo me të cilën demokristianët italianë qeverisën për 40 vjet: do t’i takojë kryeministrit të vendosë. Por e ka gabim opozita nëse e konsideron “Diellën” një akt arrogance. Përkundrazi, ministrja virtuale është e brishtë sepse, ndryshe nga ministrat realë, mund të klonohet nga cilido, pikërisht falë inteligjencës artificiale, e cila nuk është monopol i askujt.

Nëse Berisha dhe çeta e tij rebele do të përdornin trurin dhe kulturën në vend të dhunës dhe kërcënimeve, do të kishin paraqitur në sallë një tjetër “Diellë” opozitare, e aftë me të njëjtin imazh dhe të njëjtën zë si ajo socialiste, të kundërshtonte qeverinë dhe avatarin e saj. Një përballje virtuale, në emër të politikës, do t’i kishte kthyer dinjitetin Parlamentit të Shqipërisë dhe do të kishte treguar më në fund një fytyrë të re të kësaj opozite që ka shumë më shumë nevojë për ide dhe metoda moderne sesa qeveria dhe udhëheqësi i saj mjeshtëror.

15 Komente

  1. O
    O BOLLINO, MA VAFFANCULO

    47 krerët e shteteve dhe qeverive të mbledhur në Tiranë me rastin e samitit të Komunitetit Politik Europian, kur Edi Rama i habiti duke i përshëndetur me avatarët e tyre fëmijë, të krijuar si “Diella” nga inteligjenca artificiale. Të gjithë qeshën dhe madje duartrokitën për këtë ide origjinale. Nuk shpërtheu asnjë sherr, asnjë nuk u ofendua.-thotë Carlo Bollino (që ka marrë favore nga Rama, si për godinën e TV së tij, si për Bunkartin etj. Sidoqoftë, me avatarët fëmijë të krerëve të BE nuk është se do i zëvendësonte ata me ndonjë "kushërirë" të Diellës, kurse në rastin e Diellës shqiptare të prokurimeve Rama, përveçse një dekretim antikushtetues presidencial të kësaj ministrie virtuale, po zëvendëson njeriun me robotin, po heq përgjegjësinë nga megavjedhjet dhe tani prokurimet publike do i bëjë Diella, totalisht më mungesë transparence, dhe si I do qejfi Ramës dhe atij që do programojë Diellën. Si mund të jetë ministrja një robot? Qesharake. Këtu ska lidhje provokimi, këtu flitet për mungesë kulture ligjore, ose mospasjes të zbatimit të ligjit për të vjedhur me lezet, pa përgjegjësi. Që janë hajdutë, mjafton të kujtojmë rastin e F.Krifcës me vjedhjen e fondeve të IPARDIT, që Rama po e mbron në heshtje dhe Spaku po flet gjumë, me shumë gjasë me urdhër nga lart. Kështu që, Carlo Bollino , ti mund të vazhdosh të servilosesh e të lëpish tepsinë e pushtetit, mund të çensurosh apo bllokosh edhe komentet te gazeta jote, por s'na bën dot për budallenj me sofizmat e tua bajate.

    Përgjigjjuni
    1. q
      qerosi

      si ka mundesi qe ende do vazhdoje te na dale kudo fytyra e ketij hemafroditi ne sherbim te mafias dhe neokumunisteve shqiptare. ky legbtqii i paspecifikuar mure, ka perfituar miliona nga partnert e kamorras dhe sakrakorona unita qysh prej kogeve te kondrabandes se cigareve. ka 1 jete qe thote se medemek eshte gazetar por nerkohe po kaq ka qe vetem shan berishen dhe gjithcka rreth tij dhe me nje fanatzem prej bythqiri pas karit, i del ne mbrojte dhe ben politikat e ps/ yyyyyyyyyyyyyyyy funderrine e ndyre

      Përgjigjjuni
      1. k
        katnari

        Mjafton te lexosh çfare shkruan dhe si shkruan te konkludosh se çfare llumi je dhe kujt shtrese shoqerie i perket.Edhe pse jeton ne kohet moderne je ne mentalitet feudal e mesjete.E meriton plotesisht te quhesh anetar i PD ,ose thene ndryshe koqe kandari.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tualet Balla

        Sa është gëzuar Karllua I Agimes për emërimin e Diellës ... Diella ja ka hequr tarifen 1 euro Karllos. I ka vënë tarifën " badiava" all inclusive. ...Come va Carlo ?? Vetro vetro..

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sefer Daja

          O Karlo! Po meqë jep mend ( normal në mbrojtje të Ramës), a shikon vendin tënd të origjininës??? Meloni po merr masa kundra inteligjensës artificiale! Ose, nëse nuk të pëqejn shembujt dhe veprimet qeveritare( dhe pse dyshoj se nga qeverit ke përfituar mjaft), si katolik që je( besoj se këtij besimi i përket), shiko qëndrimin e Papës për këtë problem! Jo më larg se 1 dit më par, Papa deklaroi se kishte REFUZUAR krijimin e një pape avatar, me arsyetimin se kjo shkel dhe ul dinjitetin njerëzor!!! Kur Europa po kërkon më shumë lidhje njerêzore( shum vende po ndalojnë përdorimin e celularëve në shkolla e në ca vende pune), ne krijojm DIELLËN, me u largu nga njerëzorja!!! A thu se pak hendek ka ktu midis popullit të thjesht dhe burrokratëve e qeveritarëve zyrtar!!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Kam një pyetje të sinqertë për ty Sefer dhe të gjithë ata që janë kundër Ramës: A nuk do ishte më mirë që PD ta dëgjonte programin qeverisës e pastaj, nëse e shihte të arsyeshme, ta kundërshtonte me ide më të mira që të na bindte edhe neve?? E nëse PS nuk do i merrte parasysh vërejtjet e PD-së, atëhere të fillonin "luftën"?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sefer Daja

              Dhe un të sinqert e kam përgjigjien: A nuk ish më mir të mos provokonte "fitimtari"? A nuk duam ne një ndarje më të drejt pushtetesh??? A nuk e ndjen ti ( dhe un), arrogancën e kësaj qeverie, që duke përfituar nga opozita e shkalafitur, e ka bër jetën tonë të përditshme më të vështirë e më të shtrenjtê?? A nuk e shikon ti kur ne, nuk kemi uj!( osht viti 2025), nuk kemi kopshte, shkolla, rrug e spitale dinjitoze! Nuk kemi ilaçe për të sëmurët e Rama në paraqitjen e par të programit na "prezanton" me DIELLËN??? A nuk ish kjo ofenduese dhe për vet votuesit e Ramës??? Ti, nëse ke votuar Ramën, e votove që kur të kishe hall për të zgjidh, të flisje me "DIELLËN"??? Kam shum e shum probleme " të sinqerta" që mund të të paraqisja, po lista e pakënaqsive osht aq e gjat, sa kam frik se të mërzis...

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Përgjigje nuk i ktheve pyetjes time. U përgjigje me pyetje të tjera.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  Po varet si e lexon ti! Gjithsesi po të përgjigjem troç: Rama, me delirin e madhështisë që e ka kap, nuk dëgjon këshilltarët e tij! Nuk dëgjon deputetët e tij! Nuk dëgjon specialistët e tij e intelektualët e vendit( ata që kan mbetur!) Ai "dëgjon" vetëm veten e vet dhe tingullin" e pushtetit të tij( që fatkeqsisht ishim ne vet që ja dham në 2013!!) Lëre më të dëgjoj e të marr parasysh vërejtjet e opozitës!!! Dhe ktu nuk ka të bëj nëse jemi pro Berishës e kundra Ramës!!! E keqja ësht se Rama ka grumbulluar aq pushtet e pasuri rreth vetes sa që vetëm një lëvizje mbar popullore( si së fundi në Nepal), do ta sillte Ramën me këmbë në tokë!!!

                  Përgjigjjuni
          2. A
            Askushi

            Ky vajti vite qe i lepihet Rames. Tipik italian

            Përgjigjjuni
            1. e
              ediu,saliu dhe bolino dyberlliu

              Caro carlo! Si mund te thuash, qe qeveria rama, me nivelin me te larte te koprrupsionit, ne Europe, ka pasur gjithmone si qellim te saj te minimizoje korrupsionin!!!!!!Dio Mio! Mund te jesh dhe gazetar shume i mire si specilist, por si formim, paraqitesh nje qenie fare pa personalitet, pra nje dylber medie ne haremin e kryevezirt sharlatan.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Leciani

                Olio con mare Carlo mavria! Kush te fishkelleu te shkruash se ti o mi halesh ne llagemet e lanes je fshehur. Prit prit se do vije edhe dita jote ne erresiren llumit do ta shohesh veten te perlyer me mutin e burgaxhinjve qe mezi po te presin

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Avokati

                  Ke te drejte zoteri! Dalldia e Rames nuk perkthehet mire nga opozita. Nuk kan tru ti pergjigjen si e meriton. Futen ne kaos

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dita

                    Ky selser i mafias italiane ne Shqiperi, eshte gati te shese talljen e mbretit per kargpamesi.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luli

                      Ketyre te Pd i iken petlla nga Karlo. Sidomos Kellicit

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje