“Letër trupit diplomatik pasi i ke brohoritur ‘Parti Enver jemi gati kurdoherë’”!

18 Shtator 2025, 19:54Blog Nga Besi Bekteshi

Në politikën shqiptare po përsëritet një paradoks i vjetër: nga njëra anë, deputetë që shpërfaqin dhunë verbale e fizike në sallën e Kuvendit, nga ana tjetër, të njëjtët deputetë që kërkojnë ndërhyrje dhe mbështetje nga trupi diplomatik. Kjo gjendje shpalos një kontradiktë të thellë mes asaj që bëjnë dhe asaj që kërkojnë, mes sjelljes së tyre reale dhe fasadës që duan t’u shesin ndërkombëtarëve.

Askush nga trupi diplomatik nuk mund të mos ketë parë që opozita u alarmua dhe u përfshi në nervozizëm të shfrenuar për një simbol AI, që u ktheu pasqyrën. Në vend të përballjes me argumente, shpërthyen në akuza dhe sharje. A nuk panë të huajt se opozita nuk gjen më fuqi te argumenti ligjor, ndaj përdor “rregullore, kushtetutë e shishe drejt podiumit” për t’u përplasur me qeverinë? Në vend që ligji të përdoret si armë, përdoren objektet si gjyle.

Diplomatët gjithashtu panë se podiumi i Kuvendit u bë arenë gladiatorësh. Kryeministri i vendit u ndalua me forcë të fliste për programin qeverisës. Ky nuk është më debat parlamentar, por një përpjekje për të shuar fjalën e kundërshtarit me ulërima. Dhe si mund të harrohet skena kur, në prani të trupit diplomatik dhe presidentit, opozita ironizoi me slogane të diktaturës: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”? Ishte një fyerje jo vetëm për të ftuarit, por edhe për memorien e një shoqërie që ende përpiqet të shërojë plagët e diktaturës.

Atëherë, çfarë kërkojnë këta deputetë nga diplomatët? Kërkojnë legjitimitet ndërkombëtar atje ku e kanë humbur atë brenda vendit. Kërkojnë që kaosi i tyre të përkthehet si demokraci, dhuna si protestë legjitime, dhe bllokimi i fjalës si liri fjale. Por diplomatët nuk janë të verbër. Ata e dinë se kjo nuk është politikë, por krizë kronike e kulturës parlamentare shqiptare te opozitarizmi.

Dhuna në Kuvend, irritimi, alarmimi – tashmë janë mënyra e vetme që dinë dhe veprojnë po të njëjtët të listave humbëse të partisë së Sali Berishës, si bie fjala Gazment Bardhi. Ata nuk duan debat, nuk duan të dëgjojnë program qeverisës, nuk duan t’i bëjnë vërejtje apo korrigjime qeverisë, sepse asnjëherë puna parlamentare nuk është konsideruar prej tyre si mjet i ndershëm politik. Ata janë thjesht “buratinë të Sali Berishës”, dhe kjo në mënyrë tragjikomike.

Kjo legjislaturë është fotokopje e atyre që kaluan. Skenat përsëriten, fjalët bëhen gjithnjë e më boshe, ndërsa opozita humbet çdo shans për kreativitet, ide të reja apo një koncept normal të parlamentarizmit. Ata nuk mund të jetojnë ndryshe, sepse kanë zgjedhur kaosin si oksigjenin e vetëm të mbijetesës politike.

Në fund, mbetet pyetja: si mund të bësh letër trupit diplomatik për të kërkuar ndihmë, kur vetëm pak orë më parë i ke brohoritur me sarkazëm parullat e Enverit? Ky nuk është thjesht paradoks, është një krizë e moralit politik që e bën Shqipërinë të mbetet peng i të njëjtit skenar absurd, nga një legjislaturë në tjetrën.

6 Komente

  1. c
    celsi

    Ti qenke gazetar idiot, me te gjitha te keqijat qe mund te kete opozita, kryeminitri klloun del me Diellen te mbaj fjalim ne kuvend eshte ofendim per ato deputete te PS dhe PD. kuptohet ato te PS e kane gelltitur corben e prishur dhe smund te thone asgje. Por ti qenke nje viktime e vertete.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ti je céles koqe

      Haaa celsi komunist. Shkrime me te bukur nuk gen. Ti idiot sot po komenton nepermjet internetit po komunikon me watsap ehhh o palle komuniste , Diella eshte I.A kjo plateforme ka dy vite qe po punone per hapjen e grupkapitujve , dhe roli saje eshte filtrimi dhe jo vendim - marje o klluf komunist. Eshte hera e pare qe nje kryeminister mer pergjegjesin qe ne raste se gabone I.A Diella mbane pergjegjesin oooo budalla qe zhvillimi ju duket herezi si talibanet ne Afghanistan. Ka plot gjera per tu kritikuar qéveria , po kush do ta bejne Bufi kenetes qe eshte i pandehur non grata , Bardha Kavajes kush ?

      Përgjigjjuni
    2. K
      Karra gjoze komunist nen masken PD

      Sllogani sot eshte Parti - Sali jemi gati... apo O Sali o herro .......

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besnik Bekteshi dv.

        Artikujt e mi janë si qepa e ngopur me pesticidet e Niko Pe Leshit. Sa herë, pasi i shkruaj, i rilexoj më lotojnë sytë, dhe qaj si gomar...

        Përgjigjjuni
        1. v
          valle nuk i di bekteshi keto?turp

          Bekteshi, njeanshmeria e semure, ka bere te fluturoje dhe llogjika elementare tek ty.Nuk po i kthehem opozites, pasi eshte ajo de facto, qe vazhdon te zgjat sundimin absurd te rames. Por thjesht, po hedhim veshtrimin mbi ramen dhe lakejt e tij.Ka mbi 13 vjet ne pushtet, qe leshon vec fishekzjare me shpenzime te medha, qe mbas tyre vjen erresira: Ja dhe fishekzjarja e rradhes: Megjithse per 13 vjet i kish nen hyqem gjithe organet e kontrollit, por qe asgje nuk ka kontrolluar: korrupsioni me i madh ne ballkan, epidemi ndertimesh pa leje etj. Tani zgjohet nga gjumi letargjik mbi 13 vjecar dhe me iden fikse, qe t ju coje ne europe, mbas votimeve, me ´´aksion me goditje te perqendruar´´, si ne kohen e kolekes fillon te prishe dhe shkaterroje prona gjithandej, qe europa tja llogarise si reforme, kur faji mbi kete baterdi qe eshte bere sehir, per nje epoke te tere nuk eshte vec se i rames.Dhe si klloun profesioist qe eshte, na del tani perkrah me diellen ministre kompjuter, qe nuk e ka asnje vend tjeter ne bote, i bindur tashme, qe si do qe te talle bythen me kete kope dhe kete vend, atij asgje nuk do ti ndodhe.Ky shtet i rames, eshte me i varfri dhe me korrupsionin me te larte ne europe,fondet per shendetsi jane shumefish me te vogla dhe se shtetet e ballkanit kurse ato per kerkime pothuaj zero.Ahere ne cfare euorpe te semes, do ta coje kete vend, ky piktor i semure, qe ja ka shkaterruar ne themelet historine dhe zhvillimin e tij, me gjysmen e popullsise aktive te arratisur jashte tij, per mos tu kthyer me kurre?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana#

            Që Sali Berisha është jashtëqitja më e ndyrë e historisë politike shqiptare, nuk ka ndonjë iluzion, por nuk ka ndonjë iluzion edhe që Edvin Rama është trashëgimtari më i arrirë , pjellë e vaginës së qelbur të Berishizmit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje