Një përballje personale me ‘shëndendësinë falas’

17 Shtator 2025, 13:33Blog Nga Ornela Çuçi

Këto kohë, kur trupi më shkundi disi dhe më tha “tani është radha jote”, diagnoza më vuri përballë pasqyrës më brutale që mund të shohë dikush në Shqipëri se çfarë bën kur shëndeti yt lëkundet? Mendimi i parë, pa asnjë hezitim, ishte të iki jashtë. Sepse në këtë vend nuk shërohesh. Këtu, gjithçka është pritje. Dhe mungesë.

Nuk po flas më për mungesë godinash, jo. Po flas për mungesë shëndetësie. Shëndetësie “falas”.

Gjatë rikuperimit, me kohë të plotë për të reflektuar, më duhej jo vetëm të bëja llogaritë e faturave aty ku shkova. Bëra edhe llogaritë se sa kam paguar çdo muaj. Unë, me mbi 20 vite shkollë, pothuaj po aq vite punë, me gradë shkencore, llogari se sa kam paguar në taksa e sigurime. Një barrë që e mbaj me bindjen naive se shteti, një ditë, do të më kthejë diçka mbrapsht. Sërish, kur u gjenda para një diagnoze, mora me vete vetëm pasaportën dhe kartën e bankës. Jo sistemin shëndetësor të vendit tim. Sepse nga ky sistem nuk merr dot as një analizë gjaku që të mbajë gjallë besimin te ky vend.

Thonë se shëndetësia është falas. Por falas për kë? Për mua, që paguaj mbi 1 000 euro në vit sigurim shëndetësor dhe nuk kam analizat bazë të gjakut falas? Sepse kudo që shkoj me analizat me vete, nga laboratorët publikë tanë, më detyrojnë t’i bëj nga e para. Për fëmijët e mi, që i kam çuar në shkolla private sepse te “Sabaudin Gabrani” djali im ishte i 41-ti në klasë, vite më parë? Për mua, që i blej ilaçet kokërr më kokërr dhe e di që spitali është vendi ku shkon vetëm për të ikur më shpejt? Jo. Fjalët janë falas. Politikat tona të pamenduara, të pambështetura në asnjë fakt apo të dhënë, janë falas. Jeta, jo.

Ndërkohë, numrat rriten. Pacientët me kancer, kudo, në çdo familje, në çdo lagje. Një epidemi e padeklaruar, që nuk matet, nuk analizohet, nuk pyetet “pse?”. Shqipëria nuk përdor statistika, edhe pse për censusin paguajmë sa frëngu pulën. Askush nuk e thotë pse ka kaq shumë të sëmurë. Secili prej nesh e sheh këtë, por nuk dimë të mbështetemi në asnjë statistikë, sepse nuk e kemi. Mbase sepse është më e lehtë të mbyllësh sytë dhe të thuash “falas” sesa të pranosh që sistemi yt po të vret ngadalë.

Një pacient me kancer këtu është hallexhiu më i madh. Jo vetëm se sëmundja ia merr fuqinë, por sepse shteti ia merr dinjitetin. Barnat nuk i gjen. Radioterapinë e pret me muaj. Analizat i paguan vetë. Në fund, e vetmja zgjidhje është të shesësh gjithçka e të ikësh jashtë, aty ku, për 70 euro në muaj, merr një sigurim privat dinjitoz. Këtu, për të njëjtën shumë, merr një premtim bosh dhe një pritje të pafundme.

Në Gjeorgji, vend me të ardhura të ngjashme me tonat, dosja digjitale është detyrim. Spitali që dorëzon dosjen elektronike paguhet brenda tre ditësh; ai që dorëzon me letra, pas 90 ditësh. Në Evropë, dosja fizike nuk pranohet më. Te ne, ende e mbajmë me krenari arkivin me dosje kartoni, sikur shëndeti i pacientit të ishte një roman i vjetër, i fshehur në bodrum. Dhe ndërkohë pacienti pret: pret diagnozën, pret mjekimin, pret mrekullinë.

Pra, çfarë është ky shtet? Social? Jo. Funksional? Aspak. Një shtet që i lë qytetarët e vet të sëmurë të rropaten mes farmacive dhe kufijve nuk është shtet. Është një iluzion i hidhur.

E vërteta është se shëndetësia jonë nuk është falas. Është e pavlefshme.

Dhe kjo nuk është metaforë, por përditshmëria e atyre që e kanë kancerin në shtëpi. Atëherë, nëse edhe në këtë pikë, te sëmundja që ta zbërthen deri në palcë trupin, mendjen, familjen, shteti nuk të ofron as minimumin, çfarë kuptimi ka fjala “shtet”?

32 Komente

  1. R
    Realisti

    E lexova me vemendje artikullin tend. Me duhet te them qe nuk jam dakord me te gjitha sa shkruan. Nese ju keni 20 vjet pune, une kam 31. Eshte e vertete qe sistemi shendetesor eshte problematik. Dhe une ja kam bere gjithshnje pyetjen vetes se ato qe paguaj per sigurimet shendetesore nesi i mbledh vete, me del me mire pasi shkoj dhe kurohem aty ku une mendoj se eshte me mire. Por pyetja ime eshte kjo. Ku eshte me mire? Jetoj prej tre vjetesh ne Itali dhe po te them qe eshte e njejta situate. Nese do te kurohesh ne shtet, te lene te presesh per nje kohe te gjate. Me i aferti eshte pas nje jave, por ka raste qe te lene te presesh dhe 3, 4 apo 6 muaj per nje kontroll. Mos te flasim per periudhen gusht ose Ferragosto qe e quajne italianet. Ne ate periudhe eshte mira ta kesh mire me Zotin se sa per ambulanca apo spitale nuk ke shans te te prekin me dore. E njejta situate eshte dhe ne Amerike. Po nuk pate siguracion dhe kontribute, te shpetofte Zoti. Prandaj, mendoj se perpara se te shkruash ato qe ke shkruar me mire jeto ose lexo dhe per vendet e tjera. Sa per ate pjesen e informaciont i cili administrohet ne kartela fizike une mendoj qe eshte me mire, pasi nje sulm i papritur kibernetik te dhjet te gjithe sistemin dhe hajde gjeje se cfare kishe te shkruar. KLM

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ardit

      Cdo vend ka sistemin e tij, mire apo keq, ne varesi historike te shtetformimit. I yni kishte ate komunist/socialist qe i garantonte te gjitha, me dinjitet (brenda kapaciteteve), i cili degradoi fale politikaneve qe akoma i keni sot ne pushtet. Fakti qe vende te tjera, si Italia, Franca, Gjermanica po bejne hapa mbas, nuk do te thote qe situata ne Shqiperi te ndjeke te njejtin drejtim. Si individe, shoqeri dhe shtet, eshte detura jone te kerkojme llogari per nivel me cilesor dhe ndryshojme aty ku nuk funksionon, me nje fjale, kerkojme me shume per veten tone.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull i thjeshte

        Te jesh i pakenaqur me sistemin Italian te shendetesise? kjo mendoj qe eshte hipokrizi , nderkohe qe para pak ditesh sistemi shendetesor Italian eshte cilesuar nder me te miret ne Bote. Shume nder spitalet publike te Italise ishin nder vendet e para ne klasifikim.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ailati

          Kur zë Italia vendin e parë, bë llogari ç’heqin ata që kanë zënë vendin e tretë! Hahaha!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aa

          Jam dakort me Ardin , qe shkrimi i z.nj Çuçi nuk eshte shume korrekt . Ne itali qe te kesh sherbim publik nuk eshte 70 euro ne muaj , por 280 deri 320 euro ne muaj . Per sa i perket pjeses se referteve , analizave ne itali nuk ka me shume se 4 vjet qe eshte kaluar ne sistem elektronik me fashikull sanitar, por qe eshte nje sistem i ngjashem me e -Albania ( shpresojme te kalohet edhe ne shqiperi ) Ndersa per sa i perket shume probleme te tjera , sigurisht ka shume per te thene e bere . Ajo qe desha te them eshte qe ne shqiperi ka specialist shume te zot. Nje nderhyrje ne koke per MAV ( malformazioni arterio venoz ) ne spitalin amerikan duhej te prisje te vinte nje neurokirurg francez , dhe pagesa ishte nga 50.000 deri 70.000. Ndersa tek Nene Tereza eshte bere pa pagese . Perseris ka shume gjera qe nuk shkojne.

          Përgjigjjuni
        3. s
          shqiptari hallexhi

          E paske marre vesh me vonese znj,Cuci! Sa e sa e kane provuar kete menxyre te shendetesise tone ne kushtet me emergjente e te renda te shendetit, askush nuk e di sakte. Vetem covid 19 sa para na mori nga xhepat, se edhe laboratiret private ngriten cmimet ndersa shteti vetem nxorri policet qe te detyrinin njerzit te merrnin me zor ate vaksinen e Fizerit, qe kreret e saj te beheshin me avione, jahte e vila lluksoze dhe jo vetem ata.... Onkologjiku do mbetet ne kujtesen e disa njerzve si ai burgu u Spacit per te denuar per agjitacion propogande. Kemi provuar qe medikamentet me siglen vetem per spitalet i kemi blere ne farmaci rreth atij spitali....Po kush te vjen ne ndihme? Shteti ...nuk besoj. Pse te mos themi se ka qene pale me abuzuesit. Ka patur apo ka dhe ndonje mjek te mire sikurse ka qende i ndjeri Agim Sollaku....

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Pavaresisht perkatesise partiake ky eshte nje refim zemre.Me sinqeritet se kaq nuk ka

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aldo

              Pse nuk ja the Edi Rames kete kur te emeroi keshilltare per te mbrojtur plehrat, kur te beri zevendes ministre po per te mbrojtur plehrat dhe keshilltare bashkiake ne Bashkine e Tiranes? Pse nuk ja the ministrave te shendetesise kete ne mbledhjet e qeverise ku merrje pjese dhe vet?

              Përgjigjjuni
              1. v
                viron

                Që ka korrupsion në mjekësi kjo është shumë e vërtetë dhe ky korupsion fillon në ambulanca sidomos te specialitetet dhe vazhdon nëpër spitale që po nuk dhe ke mar fund.....nuk ka operacion po nuk dhe....te specialitetet lubi janë Jera Kruja,kjo është kriminele sepse abuzon me të sëmurët duke marë shuma të konsiderueshme për ti dhënë mjekim.NË MJEKËSI DUHET NGRITUR NJË SHËRBIM I BRËNDËSHËM I TIPIT SHGB.....vetëm kështu do të ketë përmirësim se për tu zhdukur korrupsioni është e pa mundur....vetëm në kohën e diktaturës mjekësia ishe falas sepse ai të tridhte koqet....

                Përgjigjjuni
                1. D
                  DUCJA

                  E ka ekzagjeruar me pamundesine e te berit te analizave te gjakut...ti bejne falas te check-up dhe ne spital sa hap e mbyll syte... Pastaj 2000 leke i ben te privati, brenda dites. Nuk besoj qe kjo e ka rrenuar. Per te tjerat, nuk e di, zonja mund te kete pasur semundje te rende. Uroj qe kurimi t"i kete vajtur mbare. Shyqyr qe i paska pasur mundesite.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    V L dmth

                    1 000 euro ne vit, pra minimal, dmth abuzon ne deklarimin, nese je intelektuale me grade shkencore ( plagjature si te gjithe kuoptohet) sa per te tjerat mbeshtetse (sistemi) ke qene nga hera

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje pacient

                      Kur punohej me kartela fizike pacienti nuk kish sorollatje dhe mjeku i familjes i kryente gjithe sherbimet qe i duheshin pacientit vetem ne raste kur kish nevoje per nje specialist behej KONSULT ? Sot mjeku i familjes eshte kthyer ne rolin e policit rrugor vetem tabela i mungon , smer asgje persiper qe duhet te thellohet ne anamnezen qe i jep pacienti e plot gjera te tjera ? Jane nisur per te vene vetulla por na nxjerin syte nepermjet shendetesise moderne .!!!! Fatkeqesi

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        optimisti

                        Artikullshkrusja ka te drejte ne disa pika. Un kam punuar nje jete ne kte sistem dhe e njoh por nuk eshte rasti per analize.Por per mua ajo qe me vret me shume eshte disponibiliteti i stafit mjekesore,sidomos ne sherbimin ambulatore. Mjekja apo mjeku i familjes perton te hapin sistemin dhe i thote pacientit nuk punon sistemi sot,hajde neser. Apo vijne vaksinat falas per kategorite e caktuara dhe mjeku apo mjekja e familjes i thote se nuk kane ardhur akoma nderkohe qe ato jane ne frigorifer duke pritur nje qe ti paguaj. Nuk u bejne Check Upin atyre qe u takon per ta bere por te tjereve qe paguajn apo sa per te plotesuar numrin e kerkuar nga ministria dhe i marrin mbare duke perdorur ID-ne e te tjereve.Nuk mbajne pergjegjesi per te semuret kronik per te i kontrolluar sipas grafikut etj. keto e te tjera nuk duan leke por vetem vemendje,ndergjegjie e humanizem. Sistemit shendetesore po i hoqe humanizmin ai behet afunksional.Por ama duhet thene dhe kjo qe perparime ka dhe ka shume sidomos ne infrastrukture ne Urgjencen Kombetare Dr.Skender Brataj ka bere nje pune te te shkelqyer. e kisha enderr kte qe Ai ka bere. Jam optimist me ministren e re,te pakten ajo din se si dhe nqs nuk e ben dhe kjo si duhet atehere nuk dije se ku do shkojme me sistemin shendetesore....

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rezi

                          Sa për dijeni: Një grua shqiptare vdiq nga kanceri në Amerikë, ndonëse kishte para, dhe ishte vetëm 45 vjeç. Motra e saj vdiq pas 5 vjetësh në Itali, pas 5 vjetësh, edhe ajo 45 vjeç. Paguan sa frëngu pulën e humbën. Prandaj ky është kapitalizmi, keqardhje për të gjithë që sëmuren nga kjo murtajë.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shendeti

                            Artikulli nje spekulim i tere, i nxire nga fillimi ne fund. Asnje fjale te vetme per investime te bera jo vetem ne infrastrukture, por edhe per sherbimet profesionale qe ofrohen ne shumicen e pavioneve te specializuara dhe me teknologji te larte, disa here edhe mbi nivelet qe ofrohen madje dhe ne Europe. Thjesht te kujtojme, veç te tjerash, sherbimin e "check-up", teper i sakte dhe i shpejte. Kur nxin realitetin kaq shume, nuk te beson njeri, dhe aq me pak ata qe kane patur rastet te jene perftues te ketyre sherbimeve.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fjala e rende

                              Per çfare shendetesie e ke fjalen moj znj. Çuçi? Edhe ne kemi patur nevoje per sherbime spitalore dhe laboratorike, dhe na jane pergjigjur ne kohe e cilesi. Vrima e mungesa sigurisht qe ka, por keto qe shkruani jane vetem vrer...Per vendin tone e ke fjalen kaq te keqe, se na habite.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Poçi

                                Sa e hidhet qe qeke Ornela. Ka per te mbyt hidhesia me shume se semundja. Gjynah.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Klara

                                  Ju dhimbset? Dueni!

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Eda

                                  Prisja nje artikull me realist, ka probleme ende, por ka edhe permiresime. Me mjaftoj nje vizite tek mjekja e klinikes se lagjes qe te me zgjidh problemin shendetesor qe kisha nder vite qe nuk me gjene zgjidhje as privati ne shqiperi dhe as vizita ne itali. I bashkengjitem siper shkruesit "Realist", Italia ashtu eshte, te shkon nje vizite ne pritje nga 6 edhe 12 muaj para se te te vij radha!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Londra

                                    Banoj ne Angli. Kur shkova te lind beben, me thane te marre deri paracetamol me vete (veç te tjerash), me gjithe mbulimin tim shendetesor prej vitesh. Kaq kisha.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lexues

                                      O lum Anglia qe ju ka mbledhur nga çdo cep i botes edhe ju i shani sistemin shendetesor. NHS e Britanise ka 80 vjet qe funksionon si sahat zvicerian. Financohet direkt nga buxheti i shtetit dhe ofron te njejtin sherbim per te gjithe (nga barboni tek baroni). Normal qe nuk t’i japin paracetamolet si sheqerka ne spital kur ke bebe ne bark. Ne Shqiperi sherbimi shendetesor qe merr varet nga: trashesia e kuletes, njerezit qe njeh, dialekti qe flet etj.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Shkërdheni

                                      O Realisti, jam 100 përqind dakort me ty. Por nuk e di sa këto shqiptarucet kanë mësuar vetëm të shajnë vendin e tyre dhe të lavdërojnë botën. Zonja Ornela shko në Amerikë dhe e shikon se çfarë do të thotë që të paguash siguracionet e sistemit shëndetësor dhe të marrësh shërbim një mut të madh. Nuk do të uroja ta provoje, por kur shan vendin tënd, hajde dhe provoje.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. ´´realisti´´ ky nuske e rames

                                        Dukesh qe ti ´´realist´´, nje i gjithi nje patronazhist, dora e zgjatur nga shallvaret e rames. Te zente gjynahu i atij vendi,Italise, qe ka nje nga mjekesit me cilesore ne bote.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          BIMI

                                          Kam disa shembuj me njerez te aferm qe jane mjekuar ne ITALI. Konsideraten me te larte per sistemin shendetsor Italian!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sapa

                                            Perpiqen komentuesit militante realiste te Rames te lavderojne sistemin e bukur te shendetesise te jashtezakonshem te Rilindjes!Nuk ja vlen se e di ky popull se cfare heq!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Qaniu

                                              ORNELA E MEHMETIT ESHTE KJO ,,,

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Laert

                                                Sa jane shtuar patronazhistet dhe suflaqexhinjte e PS ketu qe shajne Ornelen.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  I drejti.

                                                  PoPO KA MANGESI.POR ME SHUM KA SALI.NUK KA M KRIM SE SA TE BESH NJE PROPAGANDE TE KEQE SHPIFESE ZMADHUESE DHE POSHTERUSE.RROFSH CUCI SALI.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pensionisti

                                                    Artikullshkruesja eshtë një paciente që e ka përjetuar vetë situatën në shërbimin shëndetësor dhe përsa i takon të sëmurëve onkologjik gjithcka shkruan është e.vërteta e saj. Është e vërtetë që ka mungesa në barna citostatike e vonesa në faza të mjekimit kompleks sipas protokolleve. Dhe vonesat e koha e gjatë për planifikim te analizave apo procedura te tjera për të monitoruar sëmundjen janë stresuese për të sëmurin dhe familjarët. Sëmundjet onkologjike kanë kosto të lartë diagnostike kosto të lartë mjekimi por kanë dhe kosto familjare. Zgjidhja dhe ndihma duhet të jenë në favor të sëmurëve. Sot mjeksia e ka kthyer pacientin.në lëndë të parë biznesi

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Messerschmitt

                                                      Te diagnostikohesh me nje semundje te tille eshte per individin, familjen dhe shoqerine e ngushte pereth individid nje shok me nje kosto shume te madhe, dhe kete ne cdo drejtim. Nuk ja uroj as hasmit, thone shqiptaret e vertet un them nuk ja uroj as gjakdhjero gerrrko servi arrixhinji afrikane me te mire Por ajo qe me ben pershtypje ne kete artikull dhe nuk mund ta le dot pa permendur eshte se Shiptaret zgjohen ne ate meoment kur u vjen pas menderes se vet. Sepse ai trajtim i njerzve ne Spital nuk eshte me sot neser por ka dekada. Doktoret ne Shqiperi jane lene me rroga te ulta ku nuk mund te jetosh dot ne Tirane. Infermieret spiune te gjalla ne vend te bejn gjilperen vijn e te blejn mendjen i ps apo i pd. Sa probleme sociale ka shqiperie !? me kile e tonelate Poicia e korruptuar sa ska me ....rruget e rrugicat cop cop .....gjakdhjer gerrki servi arrixhinji levizin te lire e bejn cte duan .. e plot e plot probleme te tjera .... per sa kohe shqiptaret do te vazhdojne te jetojne me kete mentalitet qe vetem kur me vjen mua therras ooooooooo nuk do te kete perparim ...pik

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Š

                                                        Sqaroi, se si, s'do i duhej, as t'a mendonte se jeta është e çmuar. Si s'i erdhi, s'u rit dhe ç'edukoi! Labirint - naiv natal - qënësia. E, kompleksi - njerëzor. Humani strucet. Humani, këmbadoret! Labirintet. Stricitet!

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. T
                                                        Tina

                                                        Te onkologjiku ka probleme te medha. Te semure me Ca qe rrijne me ore ulur per viziten,ose per te bereate mjekimin 1 here ne tre jave qe kesaj rradhe s ka arritur akoma ne Shqiperi. Po jo cdo gje duhet nxire. Urgjenca ne Vlore ,127 te vjen menjehere, ambulancat te reja. Dializa qe shkonin te semuret ne Tirane ,behet ne Vlore. Per leket ne laboratore shteterore njerezit i kane mesuar vete. Shpresojme qe Ministrja e re te kete perparesi Onkologjikun!

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje