Nga Adrian Thano
Në një vend ku familjet kursejnë gjysmën e jetës për ditën e dasmës së fëmijëve, bijtë e politikanëve martohen si princër të një mbretërie që nuk ekziston. Përveçse në mendjen e tyre.
Zhurmë, mermerë të lartë, muzikë live, gota shampanje, foto fustanesh. Një paradë boshe që nuk dëshmon as dashuri, as klas – vetëm etjen dëshpëruese për të treguar se janë “dikush” mbi një popull që mezi mban frymën.
Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët. Këta “martojnë” idenë që pushteti të pasuron, të shpërblen, të fut në kështjella, të bën me vila, makina, ceremoni, duartrokitje.
Shfaqjet e tyre nuk ndajnë gëzim, por imponojnë shkëlqim. Nuk e kuptojnë që sa më shumë ndriçojnë dritat, aq më e thellë bëhet hija e mjerimit moral që lënë pas.
Në fund, ata nuk festojnë dashurinë. Festojnë pabarazinë.
Çdo sjellje e tillë në një vend si Shqipëria nuk është festë, por një shuplakë ndaj atyre që ende besojnë se ndershmëria ka vlerë.
Ku jetojnë që vazhdojnë të luajnë këtë lojë të shpifur, të ndriçuar nga vezullimi i parave? Nga u buron kjo nevojë e sëmurë për t’u dukur? Çfarë mesazhi japin në gjithë këtë paradë vaniteti?
Tundimi për të dëshmuar “ndryshimin” e tyre nga pjesa tjetër e popullit është aq i thellë, sa ua ka tretur edhe atë pak njerëzi që dikur mund të kenë pasur.
Ngjiten kështjellave të botës me etjen për të treguar sa larg kanë ikur nga “fshati”. Por çdo pozë dhe çdo grimë ekstravagance i afron edhe më shumë me të.
Fshati nuk është vendi (unë jetoj në fshat) është mendësia. Dhe kjo mendësi është sot në majat e pushtetit, e veshur me të shtrenjtë, por e zbathur nga çdo dinjitet.
Nuk ka fjalë tjetër për ta, veç: Mjeranë!
Shqipëria do ishte ndryshe nëse politikanët shqiptarë dhe fëmijët e tyre do ishin të parët në shembullin e përulësisë.
Të tregonin se është dinjitoze të jetosh thjesht, ndershmërisht, qetë; të bësh një jetë normale dhe modeste. Edhe nëse ke, më shumë se të tjerët! Veçanërisht, nëse ke më shumë se të tjerët! Ka shumë, shumë nevojë kjo shoqëri për shembuj të tillë.
Por jo. Normaliteti është bërë dramë. Këta të dehur nga ekspozimi i luksit garojnë për thellësinë e xhepit me ata si vetja dhe duan ta shpallin medoemos ndryshimin nga populli që drejtojnë.
Nuk ka rëndësi nëse janë në opozitë apo në pushtet. Janë të gjithë njëlloj kur bie fjala për dukjen, për festa, vila, charter apo argjend të trashë.
Shikoni parlamentin ditën e seancave plenare: më shumë ngjan me një pasarelë mode sesa me tempull të përfaqësimit. Veshje firmato, kostume të qepura me porosi, grim profesional, leshra të stiluar me përpikmëri.
Vendi vuan për dinjitet, këta konkurrojnë për modë. Në vend të ideve, mbjellin flokë; në vend të ligjeve, rregullojnë vetullat. Kjo është e fytyra e përfaqësimit politik sot: kozmetikë sipër një boshllëku.
Njerëzit në politikë duhet t’i njihnim dhe t’i respektonim për fjalën, për përfaqësimin, për kurajën e qëndrimit. Jo nga dasmat, nga rreckat, nga marka apo xhamat e zinj të makinës.
Kjo cektësi është më e turpshme se pasuria, për të cilën nuk kanë shpjegim.
Kur parate nuk vijne nga djersa po vjedhja nuk te dhimbsen ndaj dhe i shperdorojne kollaj per pordhe
Politikanët tanë janë si të gjith lidret e tjerët në vend Myslimanë -komunistë-lindor, politikanët dhe shumica dermuse e popullsië nukë janë primitiv barabar Otoman-islamik, që nukë kemi farë të bëm me Evropën, prandaj jemi kaqë të varfër dhe të prapambetur.
Ee pordhe me rigon....ata shijojne jeten luxoze e paret..pipelli injorant ha bar
Fiks fare
Te lumte pena o Ardian njeri i mire,Po, megjith ate fajin e ka populli qe i duron.Ne vend qe te ngrihet ne protesta , rri e i shikon me indiferentizem.
Shkrim exelent,nuk i hiqet as edhe një pikë a germë!
Nje bravo te madhe
Po, po të vjedhësh mermerin e Piramidës siç bën Zhelexhija dhe të bësh vilën tënde , vetëm hajdutet e sali halesë mund ta bëjnë. Pastaj bëjnë dasmë me paret e mermerit.
Hahaha...se paskeni harruar qe u dhane 6 ml euro qe piramides t'i hiqesh mermeri me i shtrenjte qe ekzistonte dhe firma e "daktilografistes" te shtronte me pllaka majoloke tualeti!? Por dhe ato u lane fare, pagesa kaloi te firma dhe...ci qi temen, shtet labakesh ardhur nga shpellar!
Edhe keta plehra qe na mburren e na shesin mend,shqetsohen pse fshati eshte boshatisur,pse bagetia eshte paksuar,pse keshtu e ashtu...Keta fshatare brekgrisur qe u pasuruan me hajdutlleqe e korupsiun e droge,duan qe i biri bariut apo bujkut te ngelet bari dhe asnje nga keta qe jane kaq te shqetsuar nuk e con femijen e tij ne fshatin e origjines,edhe ata qe jane ber doktore,nuk preferojne te shkojne te bejne ndonje vizite falas fshatareve te vete... Na thoshte kymandari qe kapitalizmi eshte i pameshirshem por ne nuk e besonim,ja tani zhelesfinat e mutrat e kombit qe mblidhen ne parlament per parade mode dhe per te mare ate 5 milionshin sa per 50 pensionista
Bravo Thano
Vaniteti eshte tipar i injoranteve, i papari nuk behet kurre i pare....
Me duket se keta jetojn ne shekullin e kaluar ku aristokracia mondane bente cereminira per te vene ne dukje klasin e tyre.Sot ne boten moderne festat. familiare perfshi dhe dasmat behen ne rethe te mbyllura me familiare dhe miq te ngushte larg dritave dhe prozhektoreve.Keta tanet si aristokrate te rinj e filluan ciklin nga shekujt e mesjetes.Kot nuk thot populli :Kur evgjiti u be mbret leu bythen me vaj
Me kos o "Shqipoziu", jo me vaj, se kosi e zbardh bythën, ha ha ha. Nuk e di mirë shprehjen popullore.
Nik, respekte. Kam qeshur me lot.
Kur Jevgu u be mbret , Vrau te Atin ? Nga jugu I thone t’ane ? Shprehja tjeter eshte , njehere bi Daci ne Kos ? Kjo eshte e Shqiperise se mesme sidomos Tirana e perdor shume . Me gjithe ate komenti jot flet shume qarte ?
E Pastaj? Kjo sfilatë mode dhe dasmash ka 35 vjet që shfaqet ethshëm para shqiptarêve qê duan tê ikin nga sytê këmbët e askush nuk tundet të ngrejê zërin se e anatemojnê me slloganin bajat "komunist" me demek mund tê jesh edhe i pasur duke shpêrdoruar pushtetin, mund tê jesh edhe i varfêr duke u pêrpjekur të ruash dinjitetin dhe moralin por ama tê ngresh zêrin kundê kêtyre veseve moderne që po gryejnê si mola shoqërinê shqiptare kjo ështështe një sjellje komuniste dhe si i tillë je kriminel e bir krimineli. Kjo ështê flama qê po pêrvêlon çdo vlerê morale civile dhe njerzore nê vendin tim e nê vendin tonê. Nje zarbê në pushtet qê kur i prishet qefi " të kap pêr zhelesh" nuk mund të jetê mê shume se ,njê zhele në kuptimin moral dhe këto zhele shoqëria shqiptare duhet ti flakê tek vendi i mbeturinave nëse duhet kjo shoqëri të ruaj boshtin e saj moral dinjitetin njerzor.
Mirë e thua zotëri po kujt ja thua, politikanët tanë janë të trashë dhe nuk dinë të gëzojnë as pasurinë. Politikanët tanë të bëjnë karshillëk në mënyrën më të shëmtuar. Fëmijët tanë nuk martohen dot dhe kur ju thua si nuk bëri njëri nga ju dasëm të thonë: mama po ke lekë e do ti harrxhosh na i jep se blejmë ndonjë shtëpi. Këta provincialët injorant tregojnë ss shumë kanë vjedhur këtë popull.
Politikane tane jane te trashe ??? Te trashe jemi neve si popull ! Se Politikanet tane jane kopila ! Nese ata aty nuk shesim bythen per pake Euro ! Ata politikane nuk ju ndihej zeri ?
Thjeshtë bukur saktë Jetojnë akoma Ne kohe e Zogut I Dikur para Luftes 2 Boterore gazeta fliste per luksin e motrave nga Mati hahaha Kjo bundra Topalli Dikur fliste si Shote Galica per plumba dhe kobure sot do me kalu si aristokrate Ne oborrin e Luis XVI Kane lek e po s kane njerezillik zemerkatrana paranojak hipokrita servila
Ç'te duhet ty se ç' bejne politikanet shqiptare .Kur vete populli shqiptare i voton ato.
Te lumte pena more djale, por keto pasunaret do ti paguajne te gjitha nje dite. Nuk kane familje , nuk kane femije , nuk kan moral as dinjitet. Per keto hajdute e hajdute eshte vetem paraja gjithcka, por nuk dine keto shushunja nuk jetojne......dhe i uren gjithkush..
Bravo. Shume e vertete
Ato kanë dalë nga POPULLI ( politikanët,hajdutët,kriminelët,mashtruesit,doktorrët që kërkojnë lekë, mësuesit që kërkojnë lekë, drejtorët që kërkojnë lekë,infermieret që kërkojnë lekë,.......) 80% e popullsisë!!!!!! Nuk kanë zbritur nga Hëna !!! Kështu që kë të veshë në ato poste,e njëjta gjë do të ndodhë. Dikush më shumë e dikush më pak. POPULL HAJDUT.
Thano , nuk kam fjalë per ta lavderuar këtë shkrim , prandaj po e them thjesht ; e ke qarë ! Je heroi im intelektual.
Shqipëria duhet të zhduket si shtet dhe si komb.Ajo duhet shpërndarë për 100 vjet ,për tu mbledhur pa zhele hajdute,politikanë korminelë,trafikantë në parlament,etj,etj. Ndryshe mallkimi që e ka mbërthyer do e dërgojë në varrin e historisë përfundimisht.
Respekt per ju Adrian e per te vertetat qe u perplas ne surrat palacove pa atdhe!
Cte them nje BRAVOOOOÒOOO!
Me ne fund bje artikull me vlere dhe i shkruar bukur.
BRILANT! Shkrim qe te le pa fjale!!
Mire e ke o vella, po keshtu qeka shkruar kjo jete.
Ushtari i shpifur enverist i Dabullave...!
Ha mut ha!
O Roberto, zotrote ne kete dasmen "madheshtore" te Xhozi plehres mos te kishin ftuar per te pastruar halete?
Zhelefina ka marrë hakun e vet sepse e kanë martu me ma të mbaruarin e lagjes.... atë çka nuk e bën në rini e ban në pleqni....
Pershendetje z.Ardian shkrimi juaj vlen per ata qe kuptojne dhe quhen njerez.Respekte per messzhin qe percillni!
E duartrokas kete mendim
Zoti Thano, ju falenderoj per shkrimin. Eshte me shume sesa nje shkrim, eshte nje ese mbi mjerimin e vertete, ate te pushtetareve te pangopur shqiptarë.
Adrian Thano : Nje BRAVO te madhe per kete shkrim qe ke bere ? Ke lexuar gjithe mendjet e njerzeve me dinjitet dhe te ndershem qe nuk pajtohen dot me kete REALITET te hidhur te atyre qe ke pershkruar ne shkrim ? Kjo eshte “Demokracise “ e pas 90-tes ..!!!!! Nuk kam fjale te komentoj me se ne ate shkrim te shkurter por shume domethenes i je pergjigjur gjithe komentuseve qe mendojne si ju . Ju uroj suksese ne jete dhe te shkeqefte PENA ne ate mendjen e ndritur , o biri i ketij POPULLI qe ka shume nevoje per djeme si ju ???? Jam e moshuar me fal qe po lotoj jane lote te nje NENE qe me mungon djali se e kam ne emigrim dhe lufton per mbijetese , por sot ma mbushe ti zemren me ato fjale qe na kishin munguar ?Te perqafoj Fl .
Eh vetëm psheretima ngelet kur sheh gjelin qe ngrehet maj plerave, keta sdine ku jane e cfare duhet te jene keta jane vete plehra qe ngrehen mbi plera, te pafytyre e pa piken e perulesise, fshatare injorant qe jetojne ne qytet ...
Të lumtë Ardian Thano. Ju ke vënë përball pasqyrën që tregon fytyrën e tyre reale; turpin e tyre. Që tregon se sa bosh e të zinj janë në shpirt.
Zoti thano ky cuni i topallit eshte cun si ai cuni i te persekutumit qe te beri leter te hapur Dhe si per cudi jan femij te medemek te persekutum qe jan pasuru ne menyr te llahtarshme nga ana e priderve te persekutum Tani sesi jan pasuru e di spaku dhe partia qr i ka ne gji Prandaj populli bene dallimin me keta hajduter qe slan gje pa vjedhur popullit dhe enverit qe i la te varfer por me dashuri me njeri tjetrin
Boll me fjale boshe,se nuk arrihet gje. Normalisht me kete dasem eshte plotesuar kuadri ligjor per te hapur hetim pasuror. Vetem keshtu frenihen epshet e tyre dhe bindja qe kan se jane nje race superiore.
E lexova me një frymë në çdo paragraf gjëja indinjatën time, njëkohësisht edhe u qetësova pasi e lexova ku unë nuk mund ta shpreh këtë urrejtje (e meritojnë këtë fjalë) siç e bëtë ju i nderuar. Le të bëhemi shumë të tillë dhe ti demaskojme këto njerëz dhe këto sjellje, më besoni jemi shumica por na kanë vënë kjo pakicë poshtë me pushtetin e korrupsionit dhe paras..
E heeeej, hojaaaaaa, ndigjoni moreeeheeeej. Një zhele,po marton Ftujakun e saj me një Dele.
Bravo. E vertete e trishtë!
Para ca ditesh shikoja ne internet nje dasem ose ditlindje,kendohej e kercehej, kengetari nje mallist i fryre nga tv tina kombetare i kendonte nne politikani hajdut i cili ka ardhur nga fshatrat e humbur te Shqiperise me breke neper kembe,i oasuruar nga kontrabanda naftes e i shpallur non grada nga Amerika,djemt e politikanit e mbushenme para,deri ketu per realitetin Shqiptar eshte normale,problemi fillon kur politikani ne fjale eshte aleat i te gjatit,i gjati e ka mbush me leje ndertimi e toka ne mes te Tiranes kur shume autoktone Tiranas nuk i kane marr pronat e tyre,lind pytja a besohet .e kjk qeveri e ky shtet,problemi edhe me i madh behet kur ky shtet puneson nnerz qe nuk dine shkrim e kendim edhe lse kane diplome ne xhep,a votohet me ky shtet,po a ka dike ne opozite qe ga besojme e votojme,meta jane njesoj te gjithe.
Bravo Thano,te lumte pena.
KRYEVEPËR….
Edhe kur shkruan për politkë dhe politikanët, politikë bën zoti Thano. Tregohu më racional. Mos folë për politikën përgjithësi as për politikanët në përgjithësi. Se nuk ka rrugë tjetër për të drejtuar një shoqëri. Veçse nëpërmjet politikës. Apo të kthehemi te spontneiteti , anarshija dhe rrëmuja. Ji i zoti ta përqëndrosh kritikën te ato politika të dëmshme dhe te ata politikanë, me emër dhe mbiemër që duhen demaskuar.
Turp dhe mjerim!!!
...dhe mbas dasmes luksoze qe i beri djalit me leket e pensionit, kjo Zhgaravina qe "te nxirte prej xhelesh jasht" do te vije ne kuvend e do te mbaje fjalime per varferine, per korrupsionin dhe per vuajtjet e popullit opozitar.Ooo,pika qe ste bije ty dhe atyre qe te besojne ty!
Keta ndyresira jane futur ne gare me njeri tjetrin se kush e ben dasmen ne keshtjellen me te shtrenjte te botes,duke ua kaluar per nga kostoja edhe dasmave te biznesmeneve te fuqishem te vendit tone.Jozi e marton djalin ne keshtjellen me te shtrenjte te Romes,ndersa Sala e martoi Shkelzenin para dy viteve ne nje nga hotelet me te shtrenjta te Italise buze liqenit te Comos ne kufi me Zvicren ! Sa per dijeni po tregoj se femijet e udheheqjes me te larte ne kohen e diktatures benin ushtrine 5 mujore mbas mbarimit te universitetit,duke fjetur ne krevate hekuri dy kateshe me dyshek me kashte ne kapanone me nga mbi 30-40 veta,hanin ne menxe fasule ne mengjez etj etj.Tek ne ne repart ka bere ushtrine 5 mujore pas universitare djali i vogel i Enver Hoxhes dhe megjithese sapo ishte martuar shkonte ne shtepi vetem nje here ne jave,ikte te shtunen ne dreke dhe te henen ne oren shtate te mengjezit ishte ne repart !!
Po keto pasaniket e sotem jane pa breke ne by...th I madh e I vogel. Mos befshin hajer familjarisht. Do te vije dita heret a vone qe do te vjellin ate qe nuk ju takon. Ardhte sa me shpejt.
Perfekt . Nuk mundesh te shtosh asgje . URIME THAMO
Super shkrim,një shkrim i rrallë...
E ke qare po cfare ti thuash nje pjese qe kane idhull ata qe karrigen e Parlamentit e perdoren per marredhenie jashtmartesore dhe tani dalin dhe japin leksione se si te rrezohet Qeveria, ate qe eshte e mbeshtjelle nga koka te kembet sikur do te fshehe mekatet dhe eshte simbol bukurie per shume trushpelare
Shkrim migjenian
o mero me syte ngjyre gellbaze pse nuk i boton komentet!!!!!!!! e di qe kete do publikosh
Zoti Thano, shume ju kane thene: "bravo". Une ju them: FALEMINDERIT!
Bravo ThanoOOOOOO!!!!!! Shkrim i shkelqyeshem, vashdo te shkruash dhe dije se te lexojme me kenaqesi, nje humble lexues ne kete cep te humbur te kesaj mehalle shqiptare. cdo fjale qe ke shkruar "peshon" : "Kjo cektësi është më e turpshme se pasuria, për të cilën nuk kanë shpjegim." Shpjegimi kuptohet eshte vjedhja, grabitja, Nuk e di nese Tema te ka dhene hapesire apo ke kerkuar ti qe te botohen shkrimet ketu, por ke bere shume mire. presim me vemendje shkrimin tuaj te rradhes nje noter.