Nga Gjergji Nika*
Dorëheqja nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës realisht ka krijuar një boshllëk jo vetëm administrativ, por mbi të gjitha moral. Pjesa qytetare e Vlorës, ajo që qytetin nuk e sheh si plaçkë elektorale, është ndjerë e zhgënjyer, pasi humbi një figurë që, në një mënyrë ose tjetër, përfaqësonte një model të ndryshëm nga tranzicioni i pafund politik: një model qytetarie.
Nuk është sekret që Dredha nuk e kishte rrugën të lehtë. E penguan, e minuan, e vendosën shpesh në pozita ku duhej të mbronte gjëra që nuk i përkisnin.
Edhe ne si opozitë vendosëm në pah problematikat por gjithmonë në dobi të ecurisë pozitive të institucionit.
Dhe akti i tij për t’u tërhequr nuk u perceptua si dobësi, por si një shenjë qytetarie. Këtu është thelbi i mërzisë së vlonjatëve: qyteti kishte filluar të shihte te ai një mënyrë tjetër të bërit politikë, më njerëzore, më të ndershme, larg arrogancës që e ka mbytur jetën publike shqiptare.
Ironia më e madhe ishte mënyra se si pushteti reagoi: e sabotuan për muaj të tërë, e lanë pa mbështetje, bënë të pamundurën për ta shtyrë drejt derës së daljes dhe pastaj e “përgëzuan” për qytetarinë e dorëheqjes. Një përgëzim hipokrit, që më shumë tingëllon si thumb: “Shyqyr që iku, se kështu na le rrugën të lirë!”. Vlora qytetare nuk është naive, qytetarët e kuptuan se nuk ishte akt lirie, por presioni që fitoi mbi integritetin.
Vlora nuk ka mungesë energjie, as potenciali. Ajo që do ti mungojë është një kryebashkiak qytetar, një figurë që e shikon qytetin jo si trampolinë karriere, por si mision për të rritur dinjitetin e tij. Që qytetin e sheh si shtëpinë e përbashkët dhe jo si mburojë politike e biznesi! Një kryebashkiak që ecën në bulevard dhe përshëndetet me emër nga qytetarët; që shkon në lagje jo vetëm për fushata, por për të dëgjuar hallet reale; që e kupton se pastrimi dhe puna e përditshme me përkushtim është detyrim.
Mërzia e qytetarëve vlonjatë nuk është thjesht keqardhje për një individ, por protestë e heshtur ndaj modelit të deritanishëm ku pushteti lokal shndërrohet në pronë partie apo njerëzish, që asnjë lidhje nuk kanë me qytetin; njerëzish, që fshatin nuk e larguan kurrë nga vetja. Vlonjatët duan një kryebashkiak që përfaqëson qytetarin, jo selinë; që punon për qytetin, jo për karrigen.
Mërzia e vlonjatëve është për humbjen e shpresës se në këtë qytet mund të bëhet politikë ndryshe.
Në këtë pikë, pyetja është nëse do të jetë Vlora mjaftueshëm e fortë për të kërkuar dhe për të pasur një kryebashkiak qytetar, apo do të vazhdojë të vendosë kryebashkiakë "Yes man" e jo me besim qytetarësh?
*Anëtar i këshillit bashkiak Vlorë
BRAVO! Respekte per artikull shkruesin, respekton kolegun pamvaresisht i ciles parti eshte.
Po ja fut pordhës kot ti "respekti" Këta(pd) e shanë,akuzuan,...... Tani që dha dorëheqjen po thojnë "gjënaf i shkreti ka punuar mirë " !!!!!!!!!!!!!! Ju jeni IDIOTËR, INJORANT që lavdëroni këtë MASKARA që ka shkruajtur artikullin.
Ore mik,sjellja,komunikimi,janë kulturë,edukatë ,puna është punë ,kryebashkiaku duhet të jtete një veqil i mirë dhe drejtues e kërkues o pa lodhur o djërbimeve
VLOREN E KA MBERTHYER KRIMI, ESHTE NJE LLOJ SIÇILIE ME MENTALITET TE SEMUR DHE TE MALLKUAR.
Një artikull që meriton vëmendje. Një problematikë që i ka rrënjët thellë në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve në garën zgjedhore. Kur propozimi vjen nga lart,në shumicën e rasteve nuk mbahet parasysh ,ajo që thotë autori i shkrimit për nevojën e "një kryetari qytetar",por nevojën e propozuesit lart për një kryetar "Yes men".
Shumë e.vërtetë Vlorës i janë përndjekur qytetarët gjatë gjithë kohës
Po ky mashtrusi doli dhe flet. Ik o legen se t njohin kush je.
Çrendesi ka se si e duan qytetaret e Vlores, Kryebashkiakun e tyre, eshte Rama qe e vendos e Rama qe e heq, keshtu qe mos t'ju bejne pis, pisat e Tiranes vendosni per kryebashkiak nje lab.
Ermal Dredha ishte kryebashkiaku më i mirë dhe qytetari që i duhej Vlorës! Me dorëheqjen e tij Vlora humbi më shumë. Kur të vijë kryebashkiaku i ri nga fshati qytetarët vlonjatë do ta kuptojnë çfarë i kanë bërë vetes.
Po kur digjen plehrat dhe e gjithë Vlora mbulohet me tym kush e ka përgjegjsinë?! I pari që kritikohet është Kryetari i Bashkisë, i cili nuk duhet që t’a lejojë.
Ore ti qenke pjesë e opozitës dhe po i vë detyra maxhorancës kë të vendosë kandidat për kryetar bashkie?..... . Po gjejeni ju atë që ti vizaton se si duhet të jetë kryetari i bashkisë dhe ne e votojmë. Nuk ka rëndësi i kujt partie është.
E para eshte politika qe kandidon kandidatin,per E Dredhen votuan socialistet ne radhe te pare,pastaj ndonje opozitar!Shikoni c’behet me Kavajen,ku isha jo me larg se dje,qytetin dhe rrethinat e tij i kane mbeturinat dhe plerat jashte cdo kontrolli te bashkise Kavaje,pse jane opozitaret e qeverise qe fituan ne Kavaje dhe nja 5-6 bashki te tjera!Qeveria kerkon kontroll te territorit te bashkise,por ata jane opozitaret qe drejtojne bashkine…..por kryeopozitari S.Berisha kerkon te mos cenohet pushteti i opozites,pra dy dele treqint pare…i thone kesaj….pra kryetari i bashkise se pari duhet te jete politik….sa tr jete e ndare politika ne kete nivel,vetem krytar bashkie politik duhet per forca te kete….ndryshe ….harroi mushka valarene ,Ali Pashen e vrane e prene….nuk kemi arritur ne ate nivel qe krytaret e bashkise te jene qytetare…
Epo ky eshte anetar u keshillit bashkiak. E njeh cik me nga brenda situaten. Per fat te keq nuk eshte hera e pare qe ne vlore ndodh nje situate e tille ku behet cmos per te penguar punen e dikujt qe perpiqet per mire. Vite me pare ka qene nje situate me skandaloze e denje per te frymezuar nje kryeveper te Balzakut per shkallen e intrigave e poshtersise. Cnuk ju be ish rektorit te universitetit te Vlores, zotit Shaska qe u perpoq me cdo menyre per ta kthyher univesitetin ne nje model suksesi e te crrenjoste korrupsionin po ja veshtiresuan aq shume jeten sa ne fund dhe ai u dorezua e u kthye nga kishte ardhur ne Amerike.
Une nuk e di qe te i pozites….se ndryshe do te shkruante,per kandidat te zote nga PS qe ka pushtetin…jo per QYTETARINE e kandidatit…e para duhet te jete politik por ti rrije punes mbi koke….ky eshte komenti im pasi pash komentin…
Po Dritan Lelin pse e hoqen dhe nuk kujtohet njeri per te?.
Vloren e minojne ata qe se duan Fshataret kane zaptuar vdiq gje nga hotelier plazhet dhe kane degjeneruar dhe keshillin bashkiakErmali I kulturuar dhe Shelly’s nuk per Luther me baditete keshillit qe cdo gje e she’s in e majmen ne kurriz Te qytetareve. Nje polic bashkiak hum me breve Te grisura dhe del me shtepi dhe ne mos vile Ata qe jane atje Nuk e duan Vloren por interesting e tyre
Respekt! Eshte ndjenje qyteterie dhe Zoti Dredha e meriton. Dukej qarte qe ne pamje qyteteria dhe pasteria e tij. Qyteti i Vlores ka patur nje qytetari te bukur. Edhe pse femije kur ika larg, mbaj mend rinine e bukur vlonjate, profesorat tane te perkushtuar ne maksimum, mjeket e persosur etc. Ne familjen time, ende kujtohen dr Flloko e te tjere. Nuk e kam nga malli, jo, e them me plot bindje.
Vlora ka patur dhe ka intelektual te drejtojne Vloren.E keqja ka te beje, se ne c'raporte jane keta ,me keto lloje qeverisje.Pushteti qendror (Rama) ,synojne te kontrollojne e te diktojne vullnetin e tyre.Pra autonomija vendore eshte e kufizuar.Ky mikrob ,me keq se ai ne sistemin qe lam,nuk ballance qeverisjen vendore me ate qendrore.Keshtu fillojne perplasjet ,qe pa dyshim triumfon eprori.Me Gjiken spati kaq shume perplasje.Ndoshta ishin fillimet e pushtetit Rama.Me Lelin filluan perplasjet.Bile aq te nxeta sa Rama e ofendonte publikisht.Leli nuk I shkoj pas avazit dhe ne Vlore filluan te tatpjetat.Servilet e Rames ,ne kshillin Bashkiak ,prapa krahve i kundeviheshin Lelit.Po ashtu dhe ata te Prefektures.Keto perplasje beheshin para syve te popullit te Vlores. Komedira firmos ketu e firmos atje ,bene, qe Rama ta humbas durimin.Vlora ,perjashtuar patronazhustat dhe ata te lidhur me interest e vendit te punes,ndryshoje qendrimin ndaj Rames.Nga te kenaqur ,si nip,u bene indiferent dhe filluan ti kundervihen si asnjehere me pare.Lumi Vlores,fshatrat,Tragjas,Dukat e ndonje tjeter kane dale hapur kunder tij ,per shkak te ujit te pishem.Rama i provokon gje qe krijon dhe anomalira ne qeverusjen vendore. Rasti I Dredhes eshte pika kulminante qe kerkon Rama te realizoj.Duke e zgjedhur vet, shpresoj te kapi ato, qe nuk I beri me Lelin.Dredha,qe ka pas nje baba ,qe s'ja ha qeni shkopin e ka detyruar te birin te heq dore nga ato qe do Rama .Nuk firmos mega skandalet e korrupsjonit ne Vlore me Lungomaret.Keshtu qe Vlora do nje K/Bashkuak kukull ti mbylli Rames ceshtjet e lena ne interes te bizneseve korruptive. Keto qarkullojne be Vlore qysh pas ikjes se Gjikes.
Kam jetuar dy vjet né vlorë dhe mendoj se Jeni larg të qënit qytetar, në punë dhe komunikim. Kam njohur drejtore Jo punëtor po pér tu dukur. Ku banoja kryebashkiaku Leli pinte kafe po nuk ndërhyri njëherë për pastrimin e rrugës ku ulej përditë. Mendoj se u mungon përulësia.
Uaaaaa, flet ky hajduti, qe kur ishte drejtor banke, kuptohet i vene nga PD qe te vidhte sa me shume, VODHI BANKEN E VET. Aman si ste vjen Turp te turperohesh qe shkruan. Ik o legen. Dredha e meritoi shkarkimin dhe meriton me shume se kaq po dihet qe i ka krahet ende te ngrohte. Ndersa ti po i ben Fresk dhe asgje me teper, Cudi!!!
Për mendimin tim ,artikullshkruesi që është anëtar i kshillit bashkiak nga partia e sali malokut duhet përshëndetur.Ai ka thënë një të vërtetë për Ermalin.Rama do jetë i zëmëruar me Ermalin sepse ky nuk ishte dakord që pllajën në malin e Shashicës t’ja jepte A Frangajt për panele diellore.Që nga ai moment Rama e vuri në shinjestër duke i bër presion.Kështu që puna e kryebashkiakut ju bë gangrenë gjersa ai vendosi të dorëhiqej.Shpëtim Gjika i cili bashkpunonte me saliun e Shqeres duke qëndruar për tre mandate në Vlorë u pasurua aq shumë sa që nuk mund të imagjinohet.Por kot që i ka ato pasuri,sepse është marhëm,nuk ka fëmij.Edhe me Dritanin Rama u prish pasi ky nuk pranoi të kandidonte për deputet por qëndroi si kryebashkiak.Pra e kundërshtoi Ramën dhe përfundimi dihet.Vlora është një qytet me shumë resurse natyrore,sepse ka det e male,por shërbimet për qytetarët lënë për të dëshiruar.
Kur jep mend edhe ky dallaverja mos ngelte me .
Na mungon perulesia thote Evisi. Ne jemi Vlonjat e zot kemi malet dhe detin. Duhet te lindesh ne Vlore ta kuptosh. Vlonjat ishin dhe Hysni Kapo e Kadri Hazbiu, ishin komunista, por nuk ishin zvarranike e shkurre me gjemba. Edhe nena e zotit kryeminister ishte nga Vlora e vjeter. Per fat te keq, shume vlonjate kane ikur larg dhe ata qe kane ngelur ndihen te vetmuar.