Republika e Heshtjes – Letër studentit që më pandehu enverist

14 Shtator 2025, 12:50Blog Nga Adrian Thano

Pas shkrimit mbi atë që ka ndodhur me ne pas ’90-s, mora një mesazh të gjatë nga një student shqiptar në Londër, bir i një familjeje të përndjekur gjatë komunizmit, sot familje e rëndësishme e biznesit.

“Gabimi yt” – më shkroi ai, “është se i ke vënë në një peshore Enverin dhe Demokracinë”.

Unë po flisja për hipokrizinë, jo për Enverin. Për pasojat e një demokracie pa moral, ku njerëzit nuk burgosen si në diktaturë, por i vetëburgos heshtja e së vërtetës. Ku ngjitesh jo nga merita, por nga mënyra se si tund kokën, si përshtatesh pa dinjitet, si e ushqen mediokritetin përreth, derisa bëhet normë e padiskutueshme.

Kam shkruar se kjo është një tjetër lloj diktature. Edhe më tinzare se ajo që lamë pas. Në fund ta merr po njësoj lirinë.

Kam shkruar se partitë tona politike janë sot laboratorë të rrezikshëm të konformizmit dhe servilizmit. Brenda tyre kultivohet një model që më pas helmon gjithë shoqërinë.

Shikoni videot nga aktivitetet e tyre publike: rreshtime plastike, fytyra të lëmuara e të kuruara me kujdes që fshehin hipokrizi, mediokritet dhe një vetëkënaqësi boshe që ushqehet jo nga vlera reale, por nga afërsia me pushtetin. Janë maska të një loje pa dinjitet, ku e vërteta është shpallur “non grata”.

Dhe kur e vërteta vritet nuk ka nevojë për Diktaturë. Vetë heshtja ka bërë punën e saj.

Kur flas për “heshtje”, nuk e kam fjalën për mungesën e llapjes së përditshme politike, përkundrazi. Zhurma është e tepruar. Ajo që mungon është heshtja që lind nga mendimi, reflektimi, vetëkritika. Heshtja e njeriut që ndalet dhe pyet veten. Kjo është heshtja që nuk dëgjohet më. Dhe ky është problemi.

Sot heshtin ata që nuk duan të humbin çfarë kanë. Servilosen ata që duan të fitojnë diçka. Bashkë, kanë ndërtuar një regjim të qetë, pa plumba, por me shumë kapje. Gara është fiktive. Fjala, e kontrolluar. Bindja, e shitur. Asnjë nuk ngjitet, nëse nuk ka përkulur më parë kurrizin.

Heshtësit i sheh në krah të çdo lideri që u siguron një vend në listë, një post të qetë, një përfitim të vogël. Janë pragmatistët e dinjitetit të humbur, që kanë mësuar si të mbijetojnë dhe që të vërtetat i thonë vetëm kur u preket interesi. Edhe kjo, me raste.

Kategoria tjetër, më e zhurmshme dhe më e zellshme, është ajo e admiruesve me regji, të mahniturit e përhershëm, që qeshin me batutat e liderit si me ndonjë thënie të Aristotelit, që duartrokasin me një përkushtim që do ta kishte zili edhe Koreja e Veriut. Këta janë puthadorë me orar të plotë, ose lavdërues me pagesë, që nuk binden nga bindja, por nga përllogaritja.

Së bashku, janë motori i palëvizshëm i një politike që ka ndaluar në kohë: njëra palë hesht për të mbijetuar, tjetra lavdëron për të përfituar. Të dyja shërbejnë për të ruajtur fronin e një pakice që s’e lejon askënd të rritet. Veç nëse është i përkulur.

Në republikën e heshtjes, fjala nuk të çon larg. Por partitë duhet të jenë forume të mendimit, jo instrumente të përuljes kolektive. Një parti, apo një vend, që është ndarë nga fjala, është ndarë nga vetja. Dhe për fat të keq, pjesa tjetër e shoqërisë ka zgjedhur ikjen, largimin ose mospërfilljen, që është forma më e re e dorëheqjes morale.

Që të kthehem te biseda me studentin: Nuk jemi thjesht në një demokraci të kapur. Jemi në një shoqëri të dorëzuar, ku heshtja, gënjeshtra dhe servilizmi nuk janë më strategji personale, por vlera të reja kolektive.

Si mund të quhet një sistem ku veset ngrihen mbi moralin, mbi të drejtën, mbi shoqërinë?

Më shkruaje se “është krijuar një elitë e re”. Ndoshta, por nëse e ke fjalën për këtë elitë që arrij të shoh unë, kjo nuk e sfidon kurrë pushtetin. Ajo e justifikon, e admiron dhe nëse duhet, e imiton. Dhe nëse kjo nuk na duket tragjike, është sepse jemi bërë pjesë e saj më thellë se sa guxojmë ta pranojmë.

Analizoje këtë si fillim dhe eja më pas të flasim për ndryshimin e vërtetë, jo thjesht për ndërrimin e roleve brenda të njëjtës skenë.

30 Komente

  1. t
    tallava e vjeter me emra re rinj

    Nuk e kuptoni zoti Thano,qe ai mender studenti, eshte nje derr i kenaqur, nga perfitimet e familjes, qe bashkepunon me politiken ne pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Zoti Thano jeni teper i sakte, problemi eshte i atij studentit e jo tuaji. Ndjej keqardhje per studentin, mbasi nuk qenka ne gjendje te beje nje arsyetim llogjik, ka ngelur peng i fenomeneve negative te diktatures, edhe pse i ri ne moshe ka ngelur akoma me koken mbrapa, duke mos kuptuar gjene me te thjeshte qe jeta ndertohet duke drejtuar veshtrimin nga e ardhmja!

      Përgjigjjuni
    2. Te ashtuquajturit tè persekutuar (ne Shqiperi pothuajse gjithe populli ishte i persekutuar)ishin dhe ngelen masha e familjes Berisha, kurre nuk kane munduar qe tè punojne per ineresat e e popullit shqiptare o tè Shqiperise ne pergjithesi. Po' te shikosh qe nga vitet 90 dhe deri sot asnje nga to nuk eshte ngritur per te folur per problemet qe Ka vendi yne por thjeshte per problemet e Berishes e Company

      Përgjigjjuni
      1. I
        I persekutuari i paster i ndergjgjes me vlera te l

        Gabohesh, se shpejti do ti maresh vesht se kush jane te burgosurit politik te ndergjegjes dhe qe nuk u puqen kurre me PD E PS tende. Ato kurre nuk u gjunjezuan si dje edhe sot nga persekutoret dhe bijte e tyre te sotem qe e shkaterruan totalisht kete vend. Nuk jane opozite ato te persekutuar qe i sherbyen me zell si dje edhe sot pushteteve te krimit dhe korrupsionit tend qe i trumpetojne partite e juaja kriminale, per te prishur imazhin dhe perdhosur dinjitetin e te burgosurve te paster te ndergjegjes. Po ju , te gjithe komentuesit e gazetave pacavure te deritanishem perse nuk ngriheni per padrejtesite qe po ju behen cdo dite nga politika gangstere kriminale korruptive 35 vjecare, nga bijte e eterve kriminele. Opozita e vertete eshte sulmuar dhe po sulmohet me dore te hekurt si brenda dhe jashte vendit, me te gjitha format. Vetem nje gje ka thene te vertete partija jote, qe jane vetem 85 vete te persekutuar te paster te ndergjegjes. Nuk mund te quash te persekutuar qe u denua kot fare dje, vetem se tha ska buk apo djathe, por ai qe kishte bindje te tjera politike. Thana le te gjeje ato qe ja vrane babain, ne mes te dites, mu ne qender te tiranes dhe jo ti bej fresk politikes kriminale te mamase. Kaq per kesaj radhe or patronazhiste qe e keni shitur bythen per hic gje tek pushtetet e krimit te deri tanishem dhe qe villni vrer kundra te burgosurve politike, per te ulur figuren madhore te tyre.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Ke bere nje koment te gjatë dhe nuk ke thënë asgjë. Vetëm nje mllef i paparë, që të ka zënë sytë, dhe nuk te le te shikosh. Shan dhe shan, por nuk di çfare shan dhe kë shan. Po ta lexosh nja dy tre here shkrimin e Adrian Thanos dhe kete komentuesin me siper, do e kuptosh, dhe do thuash që nuk ka nevojë te them asgjë, sepse janë thënë të gjitha. Ore, te te bëj nje pyetje. E di ti or byrazer se Enveri ka dyzet vjet qe ka vdekur? Jo, ti kujton seve di, por nuk e di. Sepse, ne qoftë se nuk te ka dalë akoma e keqja me Enverin, tani, mbas dyzet vjetësh, ti je rast patologjik morr burrë i dheut, dhe nuk te ka faj njeri. Shko lexo librat e Mandelës te sherohesh, se ndryshe nuk ka doktor qe te te beje derman. Ty dhe një komentues tek Dita qe e quan veten Intelektuali. Jeni keq fare. Lufta e Dytë Boterore mbaroi ne vitin 1945. Ne vitin 1985, nuk fliste njeri më per Luften dhe te fajesonte gjermanët, se do ta mbyllnin ne çmendine. Edhe juve. Ne vend qe te shikoni se Sali Qen Berisha po shkaterron te djathtën shqipetare, juve ju ka mbetur ora tek Enveri dhe tek komunistët e asaj kohe. Po te ngrihej Enveri nga varri, do ju thoshte: "O vlla, bëra ç'bera, mire apo gabim, vdiqa unë. Të me falni shumë, por edhe po nuk me falet, nuk me plasi shumë, se mua vetëm kockat me kanë mbetur. Shikoni rregullohuni midis kush, gjeni shkakun se kush po ju shkaterron se unë vdiqa or byrazer. Ne dashte me vini lule tek varri, ne dashte me beni shurren tek varri, kujtoni se me plasi shumë? Shikoni jetoni jetën per vete, se unë jetova, punova, dhe vdiqa i nderuar. Shikoni ju qe po ju terheq per hunde nje Viçidolas Komunist qe me puthte duart mua. Ndersa ai Rama, djali i Kristaq Ramës, tall bythën me juve qe shkonin mbas Sali Gerdalles." Ja keto do ju thoshte Enver Hoxha po te ngrihej nga varri. Ore, kur t'i merr Zoti trutë t'i merr. Se kur nuk i perdor ti, ai ja ja jep nje tjetri. Megjithate, ju si t'a keni, se demokraci është kjo. Liri mendimi. Jeni te lire te jeni budallenj.

          Përgjigjjuni
      2. E
        Emigrant

        Jep emrin e biznesmenit Dhe te shohim kete demokrat te kulluar i persekutum sesa tendera ka vjedh me keta mender demokrater e socialista Dhe mos u turpero se te thot enverist Sepse keta te sotmit kane shit cdo gje vetem te mos u thon komunist evnerista

        Përgjigjjuni
        1. t
          toni mavrija

          Bukur .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Km

            Jane bere keta qe I thone vehte te perndjekur te neveritshem. ASNJE nuk ka qene I perndjekur. Kane shkelur ligjet e shtetit shqiptar dhe shkelja e ligjit ne cdo sistema shoqeror eshte I denueshem. Ndaj Jane denuar me vendim gjukate. Ndaj nuk duhet te quhen te perndjekur. Mos valle spiunet e agjenturave te huaja ishin patriot. Me thoni nje vend qe nuk I denoni spiunet. Edhe hajdute e atehershem sot thone :jemi TE persekutuar, vodhem se doni te demtonim rendi ekonomik TE diktatures. Ppo kriminelit qe vrau Bardhok Biben, Mos valle eshte I persekutuar, se è beri per patriotizem? KY per akti "I persekutuar I diktatures" eshte vetem per te zhvatur me tej ne kurriz te popullit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tung

              Z. Adrian Thano, bravo. Ke bere nje shkrim ne berthame te problemit. I thuaj atij çunushit se ne shqiperi jo qe s’ka elite te re, por s’ka fare elite. Nuk egziston elita shoqerore. Ai cunishi, mund ta kete pasur fjalen per elite ekonomike, e cila egziston por si cdo gje edhe kjo elite fuksionon me mendesi komuniste( nqs nuk u pleqen fjala ‘ komuniste’, perdorni termin “ ne anarki”… e njeta gje eshte por per idiotet mbase eshte ndryshe). Fundja, cunushi falet per shkak moshe… elitat shoqerore kurresesi

              Përgjigjjuni
              1. I
                I biri i puntorit dhe fshatarit të varfër. Sot biz

                Z. Thano, unë ju njoh për inteligjent dhe mjaft i lexuar..... . Por të replikosh me një budallë, nuk ju lejohet. Besoj e keni lexuar Ismail Kadarenë kur shkruan, se ai që replikon më një budallë apo të marrë, nuk është çudi që të jetë vetë i tillë.............................. . Sa për atë studentin e Londrës, nga një familje e persekutuar, por edhe fëmijë i një biznesmeni të sotëm, po ju them: .....---- Nuk është fare çudi që ky djali i një familje të pasur, të ketë një kofiçent IQ nën 100.... . Mirëpo ka shkuar për srudime me lekët e familjes së pasur.... . Ku është ajo shtresë, ajka e kombit që u dënua dhe persekutua nga regjimi?...... Kanë kaluar 35 vjet demokraci, dhe si nuk i pamë pasardhësit e tyne të shquhen në fushën e dijes apo në biznes dhe sidomos në shkencë........ . Ju jeni pedagog. A keni bërë ndonjëherë studim se nga vijnë studentët që shkëlqejnë në mësim?...... . Bijtë e kujt janë?.... . Pasardhësit e shtresave të margjinalizuara nga sisteme komunist, në përgjithësi ju futën studimeve në fakultetet juridike, me edukimin familjar , vazhdo këtu se aty bën lekë, ose mjekësi se edhe aty bën lekë. Pra që në djep mësoji fëmijët të vjedhin , të bëjnë korrupsion..... . Ose vazhdo shkollën se të gjen partia punë...... . Shiko sot kush po shkëlqen në botë,dhe po bën karierë në shumë kompani ndërkombëtare të inovacionit dhe të shjencës.... Shiko bijtë e kujt janë!.... Të puntorëve, arsimtarëve të thjeshtë, oficerëve, inxhinierëve, ekonomistëve, por edhe intelektualëve të tjerë me prejardhje nga familje të thjeshta të qytetit apo fshatit....... . Ku janë ata të ajkës së kombit?.... . Çfarë ajke e kombit..... U pasuruan se i shërbyen çdo pushtuesi, për të mbajtur të nënshtruar shqiptarët dhe ju dhanë privilegje, prona e pasuri..... . Pse nuk u shfaqën sot..... As si politikanë nuk u shquan. Por vazhdojnë ti binden komunistëve në të dyja krahët e politikës. Janë pa guxim intelektual e politik, pa vizion, pa iniciativë... . Maçokë të bindur..... . Djali qenka bir i një familje të suksesëshme në biznes. Uroj që të jetë klshtu.... . Por po i analizoj kush janë më të suksesëshmit sot në biznes, dhe shumica më del ish oficera e kaptera të cillt patjetër që kanë qenë dhe komunistë...... . Pra ajo ajka e kombit nuk po shquhet as në biznes.... . U kënaq me privilegjet dhe pronat që ju rikthyen dhe disa vërtet u pasuruan, por krijuan komoditet personal e familjar, pa ndonjë arritje domethënëse...... . Mbase e kam gabim, por përsëri ju ftoj të bëni një studim apo kërkim për çfarë ju shkruajta.

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nena

                  Zoti Thano gabimi juaj eshte qe i jeni pergjigjur. Ai nuk e njeh realitetin ne Shqiperi. Ju vazhdoni te shkruani, jeni sakte.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokraci apo diktaturë?

                    Saktë. Por Thanua duhet t'i mbushë mendjen Spiropalit që kështu nuk shkohet në BE, dhe duhet t'i mbushë mendjen PD që nuk është shpresë me Saliun kryetar (NonGrata) 3 dekada. Duke mos pasur shpresë, njerëzit ose shpopullohen ose servilosen partisë për ndonjë vend pune, se përndryshe e vetmja liri që të ngelet është ajo për të vdekur urie.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Raqi

                      Enverist=Patriot Je treguar i dobet me kete shkrim

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        No Autokraci

                        Artikull qe na sjell te gjitheve bashke intelektual e me pak intelektual, elite e me pak elite, NE MENDJE … faktin qe heshtja dhe jo perballja e perditshme dhe e seicilit e ka rritur apo i ka dhene siguri Autokracise deri atje ku e ka shderruar me flatra Sundusi ke erdhi ne pushtet me ideale ndryshimi. Aq sa fatkeqesisht Enveri dhe Saliu po na duken burra jo edhe aq aq te keqinj ne kohet e tyre. Heshtja ushqimmm … e ke godit artikullshkrues qe nuk te njohim

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vjosa

                          Ketyre qe e quajne veten anti Enverist jane Injorantet e ketij shekulli te mjere . Na mbyti e ashtequajtura demokra - ANARSHI SHKATERROI ÇDO VLER NE TE GJITHA ARTERIET E JETES .NE EMER TE ANTI ENVERIZIMT VODHEN ÇDO PASURI TE KESAJ SHQIPERIE HALLE MADHE . SOT RESPEKTOHEN TE FORTET E LAGJES , HAJDUTET E KRIMINELET.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Valbona

                            Adrian Thano, ai studenti te ka ngacmuar qe ti te mos shkruash ne tym, por t'i biesh te keqes ne koke: Te shkruhet e zeza mbi te bardhe ne Kushtetuen e Shqiperise, qe Kryetaret e Partive Politike nuk mund te zgjidhen me teper se dy mandate. Pastaj flasim per pikat e tjera te Kushtetues se vertete Demokratike.

                            Përgjigjjuni
                            1. g
                              granit

                              Pse mërzitesha kjo është bota e budallenjve por shumica e tyre janë bërë biznesmen.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlonjati

                                Të mungon vizioni në analizë. Je i drunjtë zoti Thano! Ti na thua ose të biem në pesimizm të thell, ose të rrëmbejmë armët të vrasim njeri tjetrin

                                Përgjigjjuni
                                1. Çika

                                  Z Thana me duket se jo pak kohë të kemi lexuar dhe të kemi respektuar për nivelin e shkrimit analizës arsyetimit dhe të sinjaleve pozitive që përcjell në breza dhe kategori të ndryshme të popullit Shkurt shkrimet e tua dhe në veçanti kjo përgjigje që i ke kthyer ish studentit tënd të persekutuar më pëlqen vazhdën e shkrimeve të mira gjatë kohës që ju jeni në kontakt me opinionin .Më mirë ska si bëhet Edhe pse ju ka cilësuar Enverist përgjigja apo sqarimi i pozicionit tënd intelektual moral shpirtëror ideologjik nuk ju kopromenton në përgjigje por ju lartëson Deri këtu e kam takatin për të vazhduar me vlerësimin modest për ju. Ama jam dakort me një komentues që thot se nuk duhej të mereshit me një ish student apo bisnesmen të sotëm nga shtresa e të persekutuarëve .Pse jo ??Sepse ky palo student apo bisnesmen i kohës moderne po të ruante respekt për ju që i keni dhënë mësim edukat kulturë e tje. Duhej dhe mundet të kishte më shumë kulturë dhe respekt për të mos tëtë vendoste juve në peshoren e të përsekutuarve që me gjithë të drejtën e zotit për të mos e dashur atë sistem kur vjen pua pe autoritete që kanë dhënë kontribut në formimin e bijëve dhe bijave të të persekutuarëve si në rastin tuaj dhe kystudenti juaj në këtërast ai duhej të ishte më i ekuilibruar dhe dashamirës për punën tuaj pavarësisht ne kohën që ju keni dhënë mesim edukim ,kulturë dhe pak duhej të ishte më i matur .Por ai të etiketon me mëndjen e ti të ndtyshkur dhe të deformuar si Enverist . Kjo është rrjedhë e qëndrimit të shtresës së persekutuar që u rreshtuan në anën e PD dhe janë deformuar që në gen për të patur këtë mentalitet Edhe dhjet unuversitete të bëjë në Angli kjo farë ,ata do të ruajnë këtë psikologji dhe mentalitet obskurt Më mirë të mos i ishe përgjigjur sepse sa do kulturë që ju reflektoni ,ajo bije në vesh të shurdhët dhe të tamposur me dyllin e Opozitës që e quajnë shpëtim të Shqipërisë pa e studiuar mirë realitetin e ksaj opozite ku është katandisur nga fryma saliste . Ju respektoj

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cubi

                                    A mund te me thuash mor djal me qenese ke marre penen e shkruan bukur por me frik se te kundervihen,se sot qe flasim si do ishte me mire te ishe salist apo enverist??????????????????????????????Mbasi te shoh pergjigjen tende do them ke te drejt apo jo. Sot na lumt e ashtequajtura demokraci per nga emri se ne fakt eshte rrumpallokraci. Kohen e enverit ta kerkosh por s'te vjen me. Sot edhe ne shtepin tende flen me frik,se neser sdihet ku perfundon. Por ju sot keni frik nga e verteta sepse eshte nje e vertet e dhjer e mbushur me krim vjedhje pasiguri korrupsion droge dhe pisllek.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Miku i madh SHaBAni

                                      Eshte nder te te quajne enverist.Enveri nje nga figurati kryesor te histori se se popullit shqiptar. Morì ne d'ore nje Shqiperi 85%analfabete,te sistemi mesjeta, ku punohej me parmende druri, pa industri, qe ndricohej me qiri e ka dil. Dhe e shnderroi ne Shqiperi me shkollen ne cdo cep te vendita, me universitet, institute shkencor e e aka demi, me industri moderne Ne te GJITHA fushates, me bujqesie e blektori te zhvilluar, me sigurise e mbrojtje te sigurt. Ku Jane sot me kete purthe kombit qe kemi Ne krye. Viti 1993,kthehesha nga kopliku ne Durres. Ndaluam per furnizime karburanti te nje djale rreth 15 vjec, qe shiste me bidona buze rruges. E pyeta:-djalosh, ku Jane vreshtat e shtoit(SI kur vajta dhe ne kthim pashe toka djerre. Mu pergjegjes :Ah, mor xhaje, Kane qene aty(tregoi me dore ne anen tjeter te rruges) - po pse nuk Jane me, I thashe. - Sepse I prene. Dhe per ti prere Kane ardhe dhe nga Mali I Zi., u pergjegj-i prene se ishin enveriste. E njejta gjuhen qe u perdorur per rrafshimin e plantacioneve me rrush, ullinj ne Shijak, ne Marika, per rrafshimin e uzinave e fabrikave, te ushtrise dhe armati it te Saj. Dhe kam degjuar ne Shijak Azem Hajdarit tek bente thirrje per prerjen e ullinj e te Gjepales se "Jane vepra lkomuniste". Dhe sot e perkujtojne si hero te demokracise. Kjo eshte demokracia juaj, shkaterrimin, rrafshimin. Ishte porosi e Rajersonit:-"do ta bej Shqiperine rrafshoj, do ti bej shqiptaret te hane buke me avete ne d'ore ne menxat sociale. Pra jo vetem ish jugosllave, por edhe ambasadori I SHBA I sapo ardhur ne Shqiperi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. u
                                        uskania

                                        Po VOTA E FSHEHTË, heshtje është zoti Thana?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Albi

                                          Po qe je je more zotëri. Ke gazetat ku ke shërberbyer si ktyeredaktor Enver Hoxhes i thurin lavde sot e kësaj dite

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Safety

                                            Në këtë forum mblidhen e komentojnë qenefet e Enver Pordhës,kapterë,reshter spiun e çfarë të themi. Boll o injorant të idealizuar, qe ju mbiftë ylli i kuq ne bith,shikoni more dynjanë se si jetojnë e si jetojme neve,derri lluc do. Salën e keni sa për 200 petritat tuaj kriminel! Na përndoqet e po vazhdoni akoma me format mjetet e komunizmës. Një ish qenef sekretar i parë në Dibër,vajti të kurrohet në Gjermani e nuk u kurua tek spitalhaletë e komunizmës. O bithrrjepur të brumosur me ide komuniste kur gjoja ra komunizma u struket si pula të dhjera por fisnikeria e të përndjekurve ju la të kakarisni opet o të mjerë,asnjeri nuk kërkoi hakmarje edhe pse i linçuat me dekada. Edhe ky Jano është trumbetues i komunizmës vëllavrasese sepse ne gazetën e tij lapaqenosen morat e kuq. Eshte e vështirë të mposhtës injorancën,nga kjo injorancë lindi pushteti kriminal i Hoxhës,nga ai Toger Baba e kompania e barinjve mesjetar.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Komunisti njet zdajutsa

                                              Oi Safeti! Koha juaj ka mbaruar, o Safe! Tani është koha e më të zotit, më të zgjuarit, më të vlerësuarit....... Shkuan djemtë e mi më Zvicër e Francë, por nuk i pyetën , të kujt jeni në Shqipëri.... Shiko, se kos ka qenë komunist babai juaj... . Por ju thanë, ja puna, urdhëro , çfarë di të bësh..... . Dhe sot mbas 10 vjetësh janë bërë drejtues të kompanive IT me shpërndarje botërore. Dhe ja dhjesin për pagë ç'do kujt në Shqipëri, bile edhe Blendi Fevziut, pasardhësit të Toptanasve, për të cilin thonë se paguhet 15 mijë euro në muaj.....

                                              Përgjigjjuni
                                            2. J
                                              Jack

                                              Excellent

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Doktori

                                                Ky artikull i Thanos te fut ne nje trishtim gri qe do vazhdoj me shekuj. Ate e lexojne dhe e pertypin vetem viktimat e demokracise. Esenca eshte se ne diktature ka gjera qe jane bardhe e zi. Komunistat dhe te deklasuarit. Edhe keta te deklasuar ,nuk do vazhdonin perjetesisht,bile tani ,pas 80 vjeteve ndrim te sistemit,te deklasuarit do ishin mbaruar dhe komunistat nuk do kishin me ke te englendiseshin....Por si do i veje halli demokracise qe u krijua ne (Shqiperi) pas '90. Ne keto 35 vjet te krijimit te saj ,ajo nuk lexohet me!!!! Eshte anarshi,eshte liri e cfrenuar duke abuzuar me detyrat,shkel te drejtat e shumices ,nje pakice me e vogel se e komunistave te dikurshem,jane krijuar mijra menyra korruptimi dhe ato nuk mund ti frenoje askush: As shteti,as policia,as gjykatat ,as As partite e shumta , as mediat,as shoqeria civile......askush,sepse keto krijesa jane komplet korrupsion! Perfundimisht......shprehja " QUO VADIS" do te marrshoj ne shekuj!!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Trapajane hesapi

                                                  Viti 2006. NE nje takim me Dr Petrelen... "ne ate kohe, po te firmosja une si she pavioni qe KY pacient nuk mund te kurohej ne Shqiperi, shteti e niste ne spitalet me te mira te Europe's..." Po, or Safety Kar, po, è niste shteti me leket e shtetit. Dhe ishte shteti komunist I ENVERIT Ai. Dhe me pas vazhdoi"... Qe grua tende ta preke me dore Dr Moro, duhet te shisni tre shtepi... "

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Arben Qosja

                                                    Të lumtë zotëri. Analizë brilante.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. s
                                                      shkelzen cankja

                                                      Thano BRavooooo !! kur e ke shkruar shkrimin besoj ke patur parasysh edhe qe keto ignavi-t dante nuk i fuste ne asnje rreth ( pra nuke meritonin nje vend as ne ferr!!!!!), kuptohet sa te perbuzuar i gjykon shoqeria, historia apo dhe dantja vete

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje