Për çfarë e dëbuat Lulin?

13 Shtator 2025, 20:05Blog TEMA
Për çfarë e dëbuat Lulin?

Nga Indrit Vokshi 

Nisi dje parlamenti, po i shihja se si po qeshnin aty në sallë dhe kam një pyetje për këta të PD-s: Për ça e dëbuat Lulin, se spo kuptohet?

Gafa Luli, supergafa Saliu, e patë në fushatë, burrit i thoshte grua, ngatërronte shifra, emra dhe vende. 

Klientelist Luli, superklientelist Saliu, e patë te lista e deputetëve, ju e dini mirë, veçse nuk flisni. 

Humbës Luli, superhumbës Saliu, ta tregojnë shifrat; Luli e la diferencën me Edi Ramën 15 mandate duke pasur Blinkenin në pushtet në ShBA, i madhi Sali Berisha e çoi 33 mandate, duke qenë Trumpi në ShBA (meqë e masni kështu).

Beteja sapo ka filluar thoshte Luli, beteja sapo ka fillue tha Saliu, veç kjo "e-ja" në fund i dallon. 

Blloko foltoren e parlamentit Luli, blloko foltoren Saliu. 

Do ia shkurtojmë ditët këtij regjimi thoshte Luli, do ia shkurtojmë ditët regjimit tha pardje Saliu. 

Parti personale Luli, parti superpersonale Saliu. Ka veç një ndryshimin që kur humbte Luli, dilnin e kritikonin dhe i kërkonin të largohej, kurse ketë tjetrin nuk guxojnë ta kritikojnë pasi e kanë frikë se të bie n'levë apo tokmak. 

U çuat duke thënë sna pyet kush për deputetët, vendos veç kryetari, erdhi 2025, as iu pyeti kush, iu caktuan kë deshën vetë. Dhe jeni aq pa kurajë sa rrini akuzoni kot zv.doktor Nokën, jo doktorin kryesor. 

U ankuat se kryetari humb zgjedhjet por nuk largohet. Ja i humbi kryetari zgjedhjet e 2025, nuk u largua, as guxoi kush tia kujtojë se iu pati premtuar që nëse humb, ai sdo të ankohet "mi vodhën, mi blenë" siç bënte Luli, por do të largohet vetë si burrat.

Të gjithë ata që kishte Luli në aparatin drejtues partisë, po ata ka edhe Saliu.

Ndaj pyetja është kjo: Për çfarë e bëtë atë luftën 3 vjeçare brenda partisë? Për çfarë i shatë me soj e me sorollop, me prag dere e me listë fisi, ish miqtë e ish bashkëpunëtorët? Çfarë fituat nga kjo dmth?

Thjesht larguat disa njerëz nga PD-ja, me egërsi, me mllef, me urrejtje, duke i quajtur sikur ata ishin e keqja dhe shkaku i humbjeve. 

U mobilizuat duke i quajtur tradhëtarë e të shitur, naivë, të gënyer, të blerë etj. Ja sot, kandiduat pa ata që shkaktonin humbjet ose i shisnin zgjedhjet, e as fituat gjë, as do të fitoni gjë në të ardhmen.

E gjithë lufta, urrejtja, sharja, dëbimet, largimet, spastrimet, u bënë që ju tu jepni 50 rroga deputeti nja 50 deputetëve? 

Po shumë mirë. Tani rrini dhe durojini të njejtët njerëz kundër të cilëve u ngritët në 2021, duke thënë se nuk i duroni dot. 

Që ta sqarojmë: Luli ka marrë atë që ka merituar. Edhe ju po merrni atë që meritoni. Në vend që ta merrte Saliu si Luli, po e merrni ju për Saliun. Dhe ju e meritoni, gjithashtu.

Post Scriptum: Më pagoi Edi Rama 50 mijë euro për ketë shkrim kundër demokracisë dhe votës së lirë.

16 Komente

  1. P
    Pensionisti U S A

    PD organizate tereoriste qe duhet te nxirret jashte lligjit . Mut Luli e akoma me mut e kake Saliu qe te dy duheshin te vareshin ne mes te sheshit sepse vrane 4 njerez te pa fajshem .

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veri

      Te gjithe e kane ditur o Indrit se kryetari de fakto i PD-se ne kohen e Lulit ka qene Berisha, te gjithe bejne sikur, te gjithe mekataret vazhdojne e i servilosen pa pike turpi atij qe ka shkaterruar dhe vazhdon e mban peng PD-ne, Sali Berishes. Jane vemje te peshtira, oborri dhe dumbabistet e Berishes nuk ndryshojne aspak nga oborri dhe patronazhistet e Rames.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pensionisti U S A

      PD organizate tereoriste qe duhet te nxirret jashte lligjit . Mut Luli e akoma me mut e kake Saliu qe te dy duheshin te vareshin ne mes te sheshit sepse vrane 4 njerez te pa fajshem .

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grant

        Indrit! Sala eshte misionar. Misioni I Shokut Ramiz vazhdon! Misionaret mbeten te tille deri ne fund te jetes. Eshte fat te kesh nje misionar ne krye te organizates. Kete fat e ka PD.

        Përgjigjjuni
        1. k
          konsevator

          Respekte per saliun.Ay asht antikamunist I vërtet.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gafa

            Ne fakt Luli fitoi se isjte Saliu prapa. Pse nuk fitoi tani Luli? Matematika eshte e thjeshte. Luli u katapultua pa merite mga Saliu dhe eshte i Saliut. Populli i di keto. Luli e perjashtoi nga presioni Saliun, ama nuk foli asgje. Te jemi te sakte ne arsyetim. Luli mori ate qe meritoi.

            Përgjigjjuni
            1. Sikur Po na del Palo djale .

              Si tundje bishti ngjan KY sobet , more djaleeee ! Keto kohet e fundit e ke ngritur ritmin . Vazhdo , se Mbase do te vene re dhe goditjet perqendroji Tek Basha , sepse ai eshte poligoni I misionareve , Jo Tek Berisha , se ate , sic thote Z. Mero Baze , E. Rama e ka te dhtrenjte si ate femijen e vetem . Bjeri Luleve dhe te gjithe atyre qe shajne misionaret dhe Tunde , Tunde bishtin , se nuk I dihet , ate qe te mohoi Luli mund ta fotosh gjetiu .

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cikli i PDsë

                E nisën si intelektualë, e vazhduan si përdhunues, si tribale mesjetarë dhe si horra dhe përfunduan si putanat e Ferid Bejlerit dhe sillogjeve greke.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhepisti gjate

                  Luli u debua se u tregua shume budalla e besoi te jur qim, ndersa berisha po aq i mbaruar sa luli qe i duhet vendi qe ka per te mbrojtur sojin dhe njerezit e tij deri ne diten e fundit. Luli ska bole te mbaje pesha te renda.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luli

                    Ah xhepist sa bukur e ke thene!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      BB

                      E dëbuan ca prostituta me në krye buçoren më të shkërdhyer me lloj lloj qeni të historisë politike shqiptare, sepse ishte prostitutë e leshtë. Por shpëtoi bythën...

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pika mbi i

                        Bravo Indrit, por inshallah nuk takon gjë nga mbiemri me Albana Vokshin.

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          lyl 7x7=42 shi

                          Te "pa varurit" e oborrit kryeministrise I paska marre malli per Lulin te cilin sa kohe ishte ne krye te opozitarizmit e protestave anti-Rama i permendnin perdite 21 janarin, Rrugen e Kombit, Kunatin, Vjehrrin...por sapo pushoi opozitarizmin ndaj Rames dhe u kthye opozitar i Sales po e kerkojne ti veshin panolinat e ta fusin serish ne politike.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            selo saliu

                            ore mos flisni keshtu se saline e bete kurve, e qe shkoi nje here ramizin po ate e deshte populli, pastaj vajti me milloshevicin por ketu po vras mendjen e ka munduar shume se pastaj humbi mendjen dhe filloi tja nxjerre inatin popullit, ngiti kadiret te vidhni popullin pastaj ngriti avjonet te visnin popullin e pa qe humbi dhe e la popullin pa udheheqje pastaj vrau azemin se fitoi socialistja i mlodhi trimat e tijdhe u hodh mbi qeverine me vone e genjeu popullin dh tha se nga ujku eshte bere qenq por ujku zakonin se harron i morri kater djem ne mes te tiranes dhe budalliqe me haklajt me trebicken e la popullin pa pune i prishi te gjitha ndermarjt uzinat fabrikat, milloshevici e kishte doren te rende dhe la cyryk.me pagoi rama qe te shkruaja.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              SPAK

                              Plage e rende eshte Saliu! Plage e rende eshte Albin Kurti! Nje plage e rende eshte kombi shqiptar gjysem injorant e gjysem medioker! Nje komb hajdut!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Skllavi lind dhe ngordh skllavi ....

                                Lyl 7 here 7 ... , o natyre majmunore , Lejfen trushplare i E. Rames dhe S. Berishes , Lul Basha dhe Jo vetem , u munduan te mbillnin faren e mire , faren e lirise se vertete , Po kjo Saharaja jone , kjo mocalishte kuterbuese eshte habitat I kreatura e si ty . Ai dhe Ata , nuk kthehen me . Mos ki merak Po vazhdoni krra-krrat e lumturise ne baltovinen berishiste . Me Ramen kryeminister dhe Berishen minister te opozites ( Jane kumte te E. Rames keto...) , vazhdoni jeten e skllavit !

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje