Një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë sonë, është dekurajimi i arsimimit. Është një shoqëri e tërë që kontribuon në këtë drejtim, duke ngulitur modelin që nuk vjen nga shkolla dhe dituria.
Adoleshentë që rriten me idhuj të rremë të muzikës së rrugës dhe të rrjeteve sociale, të cilët, përveçse promovimit të dhunës, agresionit, të banalitetit dhe të anormalitetit, nuk kanë asnjë vlerë tjetër. Prindër që ushqejnë te fëmijët e tyre pasurimin e shpejtë, që nuk vjen nëpërmjet ngjitjes së shkallëve të dijes, por nëpërmjet zvarritjes në udhët e padijes dhe të paligjshmërisë.
Politikë që nuk promovon modele suksesi nëpërmjet një karriere normale dhe të merituar, por ushqen vetëm modele shpinëkrusurish, që ‘vlerë’ të vetme kanë bindjen e verbër ndaj shefit të radhës. Nga intelektuale, politika jonë është shndërruar përditë e më shumë në antiintelektuale, duke u bërë armikja më e madhe e dijes, e mendimit dhe e njerëzve që artikulojnë mendim.
Nga një familje tradicionale, që besonte te vlerat dhe që shpresonte të rriste fëmijë me modelin e shkollës dhe të dijes, në përgjithësi, familja shqiptare është në krizë të thellë, duke e parë shkollën si ‘vend parkimi’ disa orë gjatë ditës për fëmijën, ose si trampolinë për marrjen e një diplome, ‘meqenëse askush nuk ka ngelur pa shkollë’.
Sigurisht që ka edhe përjashtime nga këto modele, por ato nuk janë as meritë e politikës, as e ndokujt tjetër.
Në këtë panoramë që shkon kundër dijes dhe arsimit, ka plot nxënës, të rinj dhe të reja, që besojnë te dituria, besojnë te shkolla, te dija dhe te suksesi që mund të vijë prej tyre.
Këta, përgjithësisht, janë të paktë në numër. Janë fëmijët më të urtë, janë djemtë dhe vajzat më të tërhequr, nga familje të thjeshta që nuk i rri kush te koka mëngjes e mbrëmje për të mësuar dhe për t’u ulur, nuk i llaston askush, duke i armiqësuar me mësuesit, por e ‘kanë merak vetë’, si bekim nga Zoti.
Më është dhënë rasti për shumë vite të punoj me të gjithë llojet e fëmijëve, nga adoleshentët më problematikë, tek ata më të paqtët. Te secili prej tyre mund të zbulosh gjëra interesante dhe të veçanta. Edukimi i tyre është diçka komplekse, që e tejkalon shkollën. Për edukimin më të mirë nevojitet bashkëpunimi i familjes, shkollës dhe hallkave të tjera të shoqërisë, përfshi edhe një politikë të mirë, e cila kontribuon në rritjen e cilësisë së arsimit në të gjithë dimensionet e saj.
Si çdo fillim viti arsimor, ka shumë hipokrizi nga politika, ka shumë urime dhe fshehje të së vërtetave, duke i ikur problematikave dhe duke mos u përballur me to, mirëpo një gjë e tillë jo vetëm që nuk do t’i shërbejë përmirësimit të gjendjes së shkollës sonë, por do t’i thellojë edhe më shumë problemet. Nga ana tjetër, do kemi mësues që do ndihen të trysnuar dhe të frikësuar për vendin e punës, nuk do t’i bëjnë publike shqetësimet dhe problemet që hasin në përditshmërinë e tyre, të cilët, më shumë se sa për të mirën e përgjithshme, do të mendojnë për atë individuale, sipas parimit ‘të rrimë urtë se këta të heqin bukën e gojës’.
Vetëm përballja me vërtetësi dhe realizëm me problemet e shkollës shqiptare, mund të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes së saj. Vetëm një diskutim i gjerë, mbarëkombëtarë, pa paragjykime dhe pa pasur frikën e ndëshkimit dhe të hakmarrjes, mund ta shpëtojë shkollën nga falimentimi i misionit të saj.
Mire e ke o Namir. Ka shume nevoje qe zera si joti te amplifikohen dhe te kthehen ne levizje mbarekombtare. Po me duket se ne gjirizin ku jemi futur si popull eshte mision i pamundur te dalim. Shqiptaret jane si ajo turma e demave ne Pamplona. Te besh cfare ti thua eshte ti vesh turmes se demave kundra… Situate e pashprese me duket Megjithate respekt te vertet per zera si joti qe nuk dorzohen
Artikull i bukur. Kam patut dy prinder arsimtar te nderuar. I donin dhe respektonin nxenesit e tyre pa bere asnjehere dallime nder ta. Ishin kerkues, por edhe te palodhur ne ounen e tyre si mesues dhe edukator. Eshte e dhimbshme kur degjon sa ka degraduar shkolla, sa dallime behen nder femijet. Vlerat shumezohen me zero. Edhe ara qe i kane keto vlera si bekim te vertete, humbasin o behen te padukshem prej shumices qe e ahikon dijen dhe edukaten dicka demode.
Ti xhanani i Lapardhave ngele duke llapur e llomotitur pa pushim mbi gjithëshka e këdo! Po pse o xhanan, djelli sillet rrotull Shqipërisë? Ngele duke zbuluar çudira sociale që po ndodhin veçse aty! O fik mbop në të gjithë vendet e botës i gjenë këto problematika dhe ti e di mirë kush e ka fajin: Sistemi kapitalist i bazuar në dy shprehje të thjeshta: olele moj bytha ime dhe dy duar për një kokë!
Prandaj jemi këtu, sepse si ti janë shumicë në këtë vend. Si justifikohet një degradim, me atë që bën bota. Ti në familjen tënde shikon komshiun ça bën apo vendos vet për çfarë ndodh aty?
Me qe na e kujtove fjalen "bythe" per sistemin kapitalist ku jemi, po te kujtoj nje thenie popullore qe simbolizon sistemin socialist-komunist qe lame pas: "gjaja bashke, bytha jashte".
A mund te behet mesim me 44 vete klase? Verifikoni ne gjimnazin Q.Stafa! Vitet e para jane me 44 nxene dhe jane hapur 11 te tilla Jane regjistruar nxenes dhe nga Kashari. C 'ben drejtoresha ? Si e lejon nje gje te tillë! Po ministria e arsimit?
Namir katnari na katuni laperdh e ka qa ket her, shkrim leshi. Yyyyshshshsh Namo tfala mero peshtanit nga katuni peshtan
Ne shqip thuhet "shkurajon", por s'ka problem, sepse ky eshte niveli.
Kam degjuar qe ne Tirane njerezit bejne 2-3 pune. Jo se duan te bejne pushime Vip jashte shtetit, pot per te perballuar jetesen. Si mund ti edukojne femijet ne keto kushte? Ne shoqeri modelet jane ato qe jane dhe ngelet e fundit e varfra shkolle dhe mesuesit ( te cilet jane dhe ata te detyruar te sigurojne buken e gojes) Eshte e vertete qe arsimi eshte ne krize kudo, por e jona eshte me hidhur. Dija dhe edukata ishin si komerdare shpetimi, si antidota ndaj helmatisjeve. Nuk jemi popull i madh si numer, e vetmja zgjidhje eshte cilesia dhe te dallohemi nder te paret, por per mire e jo per keq. Shkolla mund te bej shume si per formimin e shendoshe te femijeve, por edhe per nje shoqeri te drejte dhe te bukur.
Shumë shumë sakt...
mire qe nuk na vrasin neve me shkolle....sepse mund te ndodhe si ne kamboxhia, ku pol poti cdo njeri me shkolle e vriste qe te kenaqeshin ata pa shkolle
mire qe nuk na vrasin neve me shkolle....sepse mund te ndodhe si ne kamboxhia, ku pol poti cdo njeri me shkolle e vriste qe te kenaqeshin ata pa shkolle
Shkolla ishte mënyra për të patur më shumë para në familje . Një I diplomuar e fillonte punën me 6000 lekë rrogë në muaj ndërkohë që një pa diplomë fillonte me 40% më pak. Dua të them se paratë dhe jo dija ishte arsyeja e sakrificës së dërgimit në shkollë të fëmijëve . Një diplomë siguron jetën , thuhej atehere. Konsiderohej për vajzat , pjesë e pajës dhe jo çështje e dijes. Mendësia e të pasurit një diplomë çfarëdo vazhdoi edhe pas shembjes së sistemit me ekonominë e çentralizuar (që të garantonte punë pas diplomimit ). Kështu që vlerat e dashurise për dijen janë të diskutueshme . Gjithashtu sistemi nuk nxiste pasurimin, përkundrazi, pasuria individuale , ishte armiku I sistemit socialist. Sa I takon servilave, ato ishin më të shumtë se sot . Mendimi I kundërt me sekretarin e partisë ishte gabim I kushtueshëm. Kam përshtypjen se autori , edhe pse me të drejtë ngrë probleme të arsimit dhe edukimit , flet për vlera që nuk i ka shumë të qarta. Mendoj se problemi që nuk e analizon autori është "Ç'qëndrim duhet të mbajmë karshi pasurimit dhe të pasurve ? Duhet t'i kemi inat si në kohën e shkuar apo t'i kemi si shembull për t'u ndjekur ?