Pse opozita në Shqipëri nuk duket hiç e dëshpëruar dhe e zymtë?

13 Shtator 2025, 10:20Blog TEMA
Pse opozita në Shqipëri nuk duket hiç e dëshpëruar

Nga Fitim Zekthi

Jeta në opozitë është e zymtë, e mbushur me dëshpërim.

David Lidington, një politikan jetëgjatë britanik dhe studiues i politikës, thotë se ai ka qëndruar 13 vjet në opozitë me konservatorët, nga viti 1997 deri në 2010, kur fitoi Cameron.

Ai thotë se jeta është e zymtë dhe plot dëshpërim, por ke luksin që ke shumë kohë dhe kjo të ndihmon të krijosh një alternativë.

Në ditët e para të parlamentit pas humbjeve, ai thotë se zymtësia dhe dëshpërimi shtohen edhe nga humbjet e kolegëve që nuk janë më deputetë dhe nga fitoret e mëdha të kundërshtarit.

Por, përpjekja me durim për të prodhuar alternativë është burimi i vetëm i forcës për të luftuar.

"Ne," thotë ai, "u munduam 13 vite, ndërruam 5 kryetarë, ndërruam gati gjithë grupin e deputetëve, prodhuam ide dhe ligjërim qytetar dhe të besueshëm dhe fituam shumë vonë.

Fituam vonë sepse e nisëm keq opozitën, e nisëm keq sepse nuk pranonim dot humbjet dhe qenien tonë në krizë."

Opozita në Shqipëri nuk duket hiç e dëshpëruar dhe e zymtë. Ajo duket njësoj, nuk ka tek deputetët e saj asnjë shenjë dëshpërimi apo melankolie.

Askush nuk duket se ka dhimbje për humbjet e kolegëve, për fitoren e thellë të kundërshtarit.

Le pastaj të ketë pranim të krizës, reflektim, largim të pesë kryetarëve apo largim të gjithë grupit. Fare.

Është po ajo gjuhë, po ajo trupë si para 12 vitesh dhe asnjë përpjekje për të qenë ndryshimi dhe alternativa.

Ndoshta kane te drejte, nuk ndjehen hic po hiç se jane opozita, se kane ndonje grime pergjegjesie opozitare.

7 Komente

  1. C
    Cubel Breca

    Po normale pse te ket deshperim????????? Jan mesuar me humbje su ben pershtypje se edhe humbjen e quajn fitore. Tjeter pse te deshperohen ???????? Po ato fytyra jan nga 35 vjet nuk kan cip a turp. Po te kishte te rinj domosdo do u vinte pak keq qe humben dhe rrin me shpres se her tjeter do bejn me mire dhe do fitojn. Po keta cfar mund te permisojn???????????? Vetem modelin e vjedhjes bile edhe te vrasjes. Dhe e fundit rrogen dhe benefiqet I marin pa mungesa.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull beju gati per estraden e shekullit ne Kuven

      E si mund te deshperohet nje sekt zombi pa tru?! Shihni si gajaset kerma hajdute Tabaku! Rama ka lindur me kemishe, dhe bravo qe i zgjodhi vehtes kete opozite te vdekur. Me opoziten tani do merret vetem Djella qe do ta degjeneroje me fjalimet e saj ne Kuvend gjate interpelancave. E sa kopil je tregue o Ed Rama, te lumte. Populli do shohe opozite te vertete nga Inteligjenca Artificiale kunder grupit parlamentar te Sali nongrates. Deputetet e Saliut do shtangen kur Djella t'u nxjere te palarat me fakte te pakundershtueshme. Deputetet e Saliut do dorezojne mandatet nje e nga nje pasi ti diskreditoje Djella. E para iken Tabaku......!

      Përgjigjjuni
    2. L
      Laura

      Po pse te jene te merzitut keta? Kane 4 vjet perpara per te ngrene qyl dhe pa u sikletosur fare.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Militanti

        Jane te lumtur per votat qe kane mare dhe nuk ju besohet qe i maritojne

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          O Fitim, ti i referohesh konservatorëve anglezë që nuk kanë asnjë lidhje me derdimenët deputetë të opozitës. Me i gëzuar është Saliu pasi siç duket i dha fund përpëlitjeve dhe zërave të mekur që duhet të jepte dorëheqjen, fazë të cilën e kaloi. Shiko dhe pederastin Gazmenda që është më i lumtur se kurrë mbasi pësoi humbjen më shkatërrimtare të opozitës në Fier u gradua. Kjo nuk është opozitë por një grup sharlatanësh të pavotuar që i gëzohen privilegjeve të deputetllëkut.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nul Moka

            Ykshi vykshi; okshi Vokshi; uli vuli, Muli nuli; huri gardhi, gazi Bardhi; vetëm prisha, kërmë Berisha.

            Përgjigjjuni
            1. v
              vëzhguesi popullor

              O TEMA !...........PO PËRSE TË JETË E DESHPERUAR APO E ,YMTE OPOZITA ?...............A KA ME MIRË SE TË JESH "HA MUCO, PI MUCO", DHE TË MOS MBASH PERGJEGJSI PËR ASGJË............... A I VINI RE SE KUSH I NDJEK NGA PAS ?..........SHIF ATA DHE BËJI PYETJEN VEHTES.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje