Veliaj ra, por ky nuk është fundi i tij politik

12 Shtator 2025, 10:57Blog TEMA
Veliaj ra, por ky nuk është fundi i tij politik

Nga Altin Ketro

Largimi i Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, pas një propozimi të kryeministrit Rama ndaj Këshillit Bashkiak të Tiranës që ky i fundit të nisë procedurën e shkarkimit për shkak të mungesës mbi tre muaj në detyrë, nxjerr në pah hendekun që ka legjislacioni shqiptar, ku për të njëjtën kategori, pra të zgjedhurit me votë, parashikohen dy standarde.

Kur vjen fjala për deputetët, ligji parashikon “mungesën pa arsye mbi 6 muaj”. Kur bëhet fjalë për kryetarë bashkie, ligji parashikon “mungesën mbi 3 muaj”, pa e specifikuar nëse kjo mungesë është me apo pa arsye.

Kjo anomali ligjore duhet adresuar nga Parlamenti i ri, sepse lë shkas për ta shkarkuar një të zgjedhur, mjafton që një prokurori t’i teket ta mbajë atë në arrest për 3 muaj. Por 3 muaj, një kryebashkiak mund të mungojë edhe për arsye shëndetësore. Kësisoj, çdo kryebashkiak, qoftë i mazhorancës, qoftë i opozitës, është i ekspozuar nga ky përcaktim evaziv i ligjit.

Është e qartë se Veliaj nuk mund ta drejtonte më bashkinë nga qelia. Si një kryeqytet dinamik, Tirana nuk mund të zvarritej për aq kohë sa do të zgjaste gjyqi ndaj tij.

Sipas ligjit, Erion Veliaj nuk do të kishte mundësi për një mandat të katërt. Prandaj, kjo periudhë që ka mbetur deri në pranverën e vitit 2027, thjesht do të shtonte agoninë e Tiranës me një kryebashkiak që nuk është fizikisht cep më cep të saj, siç ka bërë për 10 vjet rresht dhe ku ka qenë burim frymëzimi dhe angazhimi për t’i dhënë Tiranës një frymë perëndimore.

Largimi nga kjo detyrë do ta ndihmojë Erion Veliaj, që të fokusohet te çështja e tij madhore: çmontimi me fakte dhe prova i gjithë “çorbës” që ka gatuar prokurori i çështjes, për të dalë i pafajshëm nga procesi i ngritur ndaj tij. Ai nuk duhet t’i ketë peng këto 2 vitet në vijim që SPAK ia hoqi nga jeta e tij, për t’i shërbyer Tiranës.

Sigurisht që ky proces mund të zgjasë në kohë, por një politikan ambicioz nuk mund të dalë mbi ujë nëse nuk kalon sprova të tilla.

Dhe meqë jemi tek politikanët, prokuroria nuk duhet të sillet ndaj tyre me gjueti shtrigash. Sidomos kur bëhet fjalë për politikanë me ndikim të fortë publik. Pra, për figura që nesër mund të jenë potencialisht udhëheqës. Politikanë të tillë nuk formohen brenda ditës, por duan së paku një dekadë që të krijojnë një emër përtej qytetit ku veprojnë.

Vërtet është kërkuar me forcë që duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, por me këtë është pasur parasysh jo “kap e fut në burg” e pastaj mblidh provat. Pandëshkueshmëria në Shqipëri, për 3 dekada, ka pasur të bëjë me faktin se politikanët e lartë nuk hetoheshin fare. Ose, edhe nëse hetoheshin, ishte në mënyrë sipërfaqësore dhe çështjet mbylleshin me procedurë, për tejkalim afatesh hetimore.

Burgosja e një politikani nuk duhet të kthehet në qëllim në vetvete. Hetimi, po, ai është thelbësor dhe duhet të bëhet i plotë dhe i thellë.

Kemi dy precedentë të hetimit në liri, pastaj dënimit në shkallë të parë në liri dhe prangosjes pas vendimit të formës së prerë në Apel: janë dënimet e ish-ministrit socialist Tahiri dhe ish-deputetit demokrat Salianji. Ky i fundit qëndroi 3 vjet deputet ndonëse kishte dënim në shkallë të parë, dhe asnjëherë nuk iu vu në rrezik mandati.

Çdo politikan, nëse nuk kapet në kushtet e flagrancës, nuk ka arsye që të mbahet në burg pa një dënim të formës së prerë. Kjo nuk do të thotë se politikanët janë mbi ligjin. Por masa ekstreme si arresti duhet të përdoren me kujdes të jashtëzakonshëm, veçanërisht në mungesë të një rreziku të menjëhershëm apo të një veprimi të dhunshëm. Çfarë ndodh kur një politikan mbahet dy vjet në arrest me burg dhe në fund del i pafajshëm? A e zëvendëson ai pak lek dëmshpërblim prishjen e karrierës politike dhe të emrit të tij, të cilin ai është përpjekur për vite me radhë ta ngrejë lart?

Në këtë aspekt, rasti Veliaj nuk është vetëm një përballje personale me drejtësinë, por një provë për vetë sistemin demokratik shqiptar dhe mënyrën si ai i trajton të zgjedhurit e tij. Nëse duam një politikë me standarde dhe një drejtësi me integritet, atëherë duhet të jemi po aq të kujdesshëm ndaj abuzimeve të mundshme të pushtetit hetimor, sa edhe ndaj abuzimeve të pushtetit ekzekutiv. Drejtësia duhet të jetë garancia për të vërtetën, jo mekanizmi për të larguar rivalët nga skena politike.

59 Komente

  1. T
    Tori

    Altin Ketro nuk ekziston, eshte pseudonim i M.B.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Majlinda Bregu? C'hyn ketu Majlinda? Ajo vetem karin e Olsit dhe drogen e cunave te Cincos do.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Mero hiq dor nga Veliu. Ai e ka pre bileten. Kap Termetin se ka perspective qe kur kishte rrujt bethen diten e par parlalesh

        Përgjigjjuni
      2. G
        GjC

        Ty të besojnë të gjithë budallenjtë, sepse e dinë që punon në Gjendjen Civile të PD-së...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

          Ndersa Tori nuk egziston. Është Artan Hoxha. :-) Opo u dhje puna që kur dolën telefonat me internet. I jepet mundesia lloj lloj budallin të shkruajë.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Burgosja pa akuzë e Erioni Veliajt ishte thikë me dy presa per ata që e kurdisën. Po që se vertetohen akuzat (he per he nuk ka akuzë fare), dhe Erion Veliaj burgoet, duke bindur gjithë popullin qe ishte faktor, ai mbaron aty, do harrohet, dhe mori fund si politikan. Por po qe se nuk e fusin dot në burg, ai do dali triumfator nga e gjithë kjo mesele, dhe shkon direkt kryeministër. Nuk do ketë Balluk apo Bishtuk t'i dalë perpara. Nuk kam ndonje simpati per Veliajn, por po doli i pafajshëm, do shkojnë do lepihen të gjithë mbas tij, duke ngrene në gjellë gjithë peshtymat që kane hedhur drejt tij. Cilido variant që të dalë, populli është i fituar. Po u dhpall fajtor me fakte, I how qafe një politikan i korruptuar. Po fitoi pafajsine me ndershmeri, atëhere do kemi një kryeministër vertet të ndershem. Në populli jemi. Nuk na plasi shumë. Kur kemi kaq vjet që shohim gerdallën Sali ne presidencë, në kryeministri, në parlament, dhe kur po durojme Ramën 16 vjet në kryeministri, e çfare pune na prishi Erion Veliaj të jetë 4 vjet apo 8 vjet kryeministër? A thua se është ne radhe Xhorxh Uashingtoni NR 2 dhe na prishi punë. Ja, një mut tjeter do jetë në radhë. Vetem fanatikët po presin liderin e tyre te ardhshëm.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fuat L

              Nese do dali , dhe do dali jane dy gjera krejt te kunderta ,mire e nise ,Veliaj shoku eshte i djegur perfundimisht nga politika , nuk ka as me te voglin shanc te eci perpara….do qe te beje rymen e tij politike ?? Le ta beje , se pengon njeri , vec kariere me brandin PS , absolutisht JO …. Ne PS e hengren bashke me robat e trupit……mos kerko ndjekje shtrigash , por eshte e kurdisur bukur me metodiken e merimanges se zeze …. Mbaje mend dhe mos e haro kurre kete ….Veliaj nuk ka asnje shanc ta udheheqe nje dite te bukur ne te ardhme ….kundershtaret dhe brylat kane nje as ne mengen e tyre , nje arsye te forte per ta goditur poshte brezit ne garat per kryetar partie mbas epokes Rama , tani jane te gjithe te gezuar dhe te lumtur , kur te hapet gara do kujtosh hitlerianet se si erdhen ne pushtet ne vitet 30 …….thikat e nje nate te madhe , i ka keto lufta per pushtet, kujto sa vrau kufoma Sali qe te jete dhe te qendroje ketu ku eshte…..sinqerisht ta them do te kisha shum deshire te besoja te kunderten …. Vec do ishte peralle ….nje tung te sinqert nga mua …..

              Përgjigjjuni
            2. f
              fjala

              Une nuk e lexova shkrimin e ketij gazetarit se ata i bejne litar, por Veliaj ne se eshte i paster ka nje shans te madh se del i lire dhe pastaj ka gjithe terrenin ne dore te tij. Aftesite i ka dhe puntor eshte, ama ne se eshte i paster, ngrihet me larte se ç'ishte. Prandaj duhet te jete i matur me shume ne marrdhenie me socialistet te mos nderpritet edhe sikur te beje burg, perseri ai del i forte. Por nese fillon ndonje dallavere thashethemesh, mbaron si njeri e si politikan. Per mua, te jap doreheqjen nga kryetar bashkie, se çdo lufte duke qene i tille duket se kerkon mbrojtje publike. Pastaj te vazhdoje deri ne pafajsi. Eshte i ri plot energji qe di ti çfrytezoje !

              Përgjigjjuni
            3. 1
              1997

              Imagjinojme se ekziston nje mut i vogel me emrin Tori

              Përgjigjjuni
            4. .
              .....

              Shkarkimi i Erion Veliaj eshte per te edhe lajm i keq edhe lajm i mire.Lajm i keq sepse shenon fundin e karrieres se tij politike. Lajm i mire se tani askush ska ndonje interes per gjyqin dhe denimin e tij. Me shume gjasa do lirohet e do kthehet prane familjes. Gjyqi mund te mbyllet ose mund te marre nje denim minimal sa per sy e faqe.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tironci

                Fundi i karrieres politike? Pse? Ti e di qe ai eshte vetem 45 vjec apo jo? Akoma nuk ka dale ne gjyq madje as nuk ka nje date gjyqi!!! Nje djal inteligjent dhe i shkolluar ne Amerike dhe Angli kjo eksperience eshte nje universitet i jetes per te dhe do ate beje me te pjekur, me me eksperience me djallezite njerezore te meskineve te cdo fushe dhe do te ngrihet nga hiri me i forte dhe me i dobishem per kombin.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .......

                  Ok , kam nje pyetje per ty : A mendon vertet se pas kesaj Rama mund ti besoje ndonje detyre apo deputet Veliajt ? Se ne Ps ti e di se Rama i merr gjithe vendimet. Po te kujtoj Saimir Tahirin , ne nje moshe me Veliajn gati ishte, ku eshte tani ? POLITIKISHT I VDEKUR.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lymi

                    Erjoni se del i pafajshem nuk do lyp te Edvini mbasi do formoje parti te verrete socialiste che do kete gjithe votat e socialiste e te vertete, ndersa Edvini do marre votat e investitoreve strategjike, ah ah ah

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tiransi

                    Erjon Velia nuk ka nje dipllome te njohur, thote qe eshte dipllomuar, ku???

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rp

                      Ne picken e sat'eme!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                        Çfare është kjo pyetje prej debili? Erioni Veliaj ka mbaruar edhe Bachelor edhe Master jashtë, në Britani dhe ne SHBA. E ngaterrove me Lulu Bashën dhe Belo Kerriçin me duket. Por nuk është puna tek diplomat, SE ai i ka dhe t'i perplas surratit. Puna është se sa i korruptuar është Erioni Veliaj. Para se të arrestohej, degjuam shumë gjera - I pleksur me iranianë, ka dhene leje ndertimi dhe ka marre ryshfete, ka vjedhur tek inceneratorët, etj. Asgje nga keto nuk ka dalë, por Jane marrë me brekët e gruas se tij, dhe po mundohen t'i faturojnë disa sponsorizime të bashkisë per aktivitete artistike. Pse nuk ngrohur asnje akuzë per inceneratoret? Po per mafien e ndertimit? Është apo nuk është i perlyer? Prokurorë pa koqe. Fusin në burg Veliajn, por mbajnë jashtë Saliun. Kujtiam se Altin Dumani do ishte ndryshe nga Adriatik Llalla. Shkoi Dumani në Patos, shkoi Dhallë dhe erdhi Kos.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tironci

                          Ne Shtetet e Bashkuar …

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          Enveri

                          ... Eshte kryqetar i Edverit

                          Përgjigjjuni
                      2. P
                        Prind

                        Veliaj ndeshkohet nga nje denoncim anonim, nderkohe ata me male me dosje reale denoncimesh rizgjidhen...!!!!!!??? Hajde mos e beso qe Spak eshte ministria e pashpallur e Rames ( dicka hibride midis Dielles e Belles)

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bella-SPAKella-Diella

                          SPAKella dhe Bella po behen nje javash-javash. Diella, po u mor vertet me tenderat per nje vit behet prone e Beles: Bella virtuale. Bella-SPAKella-Diella do jete bisha me tre sy dhe tre goje qe perlan ke te doje. Ajo qe i beri Basha Berishes eshte shaka para asaj qe do i beje Belinda Rames nese ky vendos te rri akoma gjate ne krye te shtetit

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          DUCJA

                          Ra por u ngrit!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pensionisti

                            Manastirzeza i ka disjet kapi ne prokurori shume me lart se hajduti Velija!?Me kete kandidim Tirama eshte marre vesh me bacen e vucitolit,per te ja dhuruar bashkine e Tiranes pd-se!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Asnjëansi

                              O pensionist , po ti i ke mbajtur pishën Orgeta Manastirlliut , që i ditke dosjet e saj në SPAK? Rri a derëzi mbaj kockat rehat e mos u merr me punë që nuk të takojnë . Orgetën askush nuk e ka akuzuar për dosje , ti rrangallë je i pari , plak shpifanjos e gënjeshtar .

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pensionisti

                                Kerkoje ndjese,,e ngaterova me ate kacurelsen bukuroshe qe ka qene ministre e Mbrojtjes e cila eshte akuzuar dhe ka dosje ne SPAK per toka ne bregdetin e jugut dhe qe per dreq nuk po i kujtoje emrin.Me thene te drejten kockat dhe muskujt i kam akoma ne forme,,mgjate faleminderit per keshillen.

                                Përgjigjjuni
                                1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                                  Ha ha ha ha. Pensionist pervers.

                                  Përgjigjjuni
                              2. e
                                ema

                                shkrim me logjike dhe shume mendime profesionale

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  XXX

                                  Ua fiks edhe Ajola keshtu e mendon, njesoj si ti! Po late nam me keto furca. Tjetri akuzohet per vjedhje per shkak te pozicionit si kryetar bashkie, kurse juve i beni fresk.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Na myten arbanistanet

                                    Xxx, ju akuzat ju interesojne me shume se ligjet e vendimet perfundimtare, mbasi jeni furkaxhij dhe injorante.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                                      Po keto tre x-e, kujt ja ke derguar? Saliut? Apo Flamur Nokës? Ja paske bere gjyqin zotrote? Epo qenka pune e mbaruar atëhere. Lere. Paskemi patur juristin me të mirë të botes ketu, dhe nuk e dinim. Po Ku je o Belul, që na ke rene në dashuri me Saliun? Beluli me tre x-a. Pike e zezë.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. H
                                    Haka Tekizoti

                                    Duhet përcaktuar me ligj: në qoftë se një i arrestuar del përfundimisht i pafajshëm, dëmshpëblimi i tij monetar duhet t'i ngarkohet prokurorit që e ka propozuar për arrestim dhe gjyqtarit, që e ka miratuar. Vetëm kështu do të bëhen më të përgjegjshëm profesionalisht këta hakmarrës e shpërdorues të pushtetit. Ndiq paranë vlen edhe për këta qelbësira, të cilëve, në raste të tilla, përveç barrës së dëmshpërblimit duhet t'u hiqet edhe e drejta e ushtrimit të profesionit të juristit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Grant

                                      "Haka tek I zoti" ka te drejte! Te fusesh ne burg nje te pafajshem eshte krim qe duhet denuar njelloj me denimet nese ky krim do ishte I vertete. Pra prokurori apo gjyqtari ti zere vendin te akuzuarit. Ka ardhur koha e ngritnes se Jurive qytetare si e Amerike per vendmet gjyqesore.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. D
                                      Drini i vertet, jo koqevar

                                      Veliaj, ra, po rron amerika, rron inglizi hahahaha

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        Operacioni Inceneratori

                                        Pjetri: "Çeshtja e do që Veliaj të mos preket? Or ti meci i Martinajve. Me Veliajn kemi punë vetëm në t'dy. Oh, edhe Rama. Edhe Bela. Opo edhe Olsi Dado. Edhe Erion Bani. Edhe Qim Peka. U bene shumë? Nuk Jane shumë jo. Hë hë hë. Zjarri i Gjashte."

                                        Përgjigjjuni
                                      2. D
                                        DS

                                        Duke lexuar nje per nje komentet ketu kuptoj se ne cfare sistemi jetojme. Mjere ajo shoqeri qe nuk ju kupton.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          KOMENTI

                                          Jep dorëheqjen se do të nxjerr nga burgu, se duke mos qenë në detyrë nuk i"" prish ma provat "" "!! ULSIU iku dhe tani duhet paçe dhe mos na prish punë në zgjedhje ..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xhepisti gjate

                                            Fundi merituar dhe pak e ka.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              XXX

                                              Po pikerisht se jane figura qe neser mund te behen udheheqes te larte, prandaj duhen ndaluar qe ne fillim sapo fillojne te devijojne. Se pastaj kur te arrije majat nuk e ndaln dot. Ca llogjike kalamani ke o gazetar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Na myten halet

                                                Ju kane shkerdhy Saliu, Nano, Iliri dhe Edvini per 35 vjet, dhe po ju shkerdhejne akoma, ju vetem kete merito i.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Per idiotet e ketij vendi

                                                  Avazh zoti "...halet"! Po ti si paske shpetue pa te shkerdhue?

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. V
                                                Vl

                                                Me popull k nuk ka . Vetem pse jan te PS nuk ua ndjen se ka vjedh vetem ta mbrojn din.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Po

                                                  Po pse nuk ka asnje akuze per vjedhje?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mondi

                                                    Per bythqiret si VI nuk ka rendesi nese ka akuze apo jo.Po te kishte ,sot nuk do te shkelte ne parlament banda kriminale e vicidolit.Keto pederaste masturbojne kur burgoset kundershtari qe nuk e hajne dot.Shtaze malesh ca pret.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Mondi i Lumes

                                                      O mondi po shko ha k.r a lumadh. Cte duhet komenton ketu jugas e verior, kundershtar e dashnor. O trim tastiere, se kur shikon maloker ne Tr nderroni rruge si b.q.ra.

                                                      Përgjigjjuni
                                                2. M
                                                  Malua

                                                  Po aq sa nuk eshte fundi i Likes,e pabesueshme eshte por ja qe ndodhi duhet ta marrin mesim falas shoket tani!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Jeniceri

                                                    Sa u rikthye Tahiri do i kthehet Veliaj politikes.Kjo histori ka nje laps qe eshte studjuar e pergatitur nga agjenturat e huaja ,te interesuar te mos gjej stabilitet Shqiperija.E degjuat deklaraten e UDB.Ne kunder shqiptarve fitojme gjithmone se ua njohim te metat e tyre.Boll ti vem kundra njeri tjetrit dhe ne realuzojme ato qe duam. Shkatrrimi i Ps ishte plani B i agjentura qe veprojne ne Shqiperi qysh nga koha e komunizmit Enverian.Gradualisht, mbas renjes se Saliut ne 97 ata piketuan hapat per ta risjell perseri ne pushtet.Por u ngeci gozhda ,gjate periudhes 2005-2013.SH.B.A kuptuan se me Saliun nuk vazhdohet me dhe dha shenjat e Para per tu distancuar.SH.B.A nuk i kushtoje rendesi se kush e mbante gjalle kete kriminel.Nuk nderhyn por mjaftuan me vone me nje Non Grata.Agjenturat e huaja kur pane se Saliu nuk more goditjen qe meritonte nga SH.B.A ndryshuan planing.Te fusim ne PS ate qe ata donin te kontrollonin te dy krahet,Edvin Ramen.Pleqte e Ps me Nano frikacakun e Gramiz pordhacin e priten Ramen si zgjedhjen me te mire edhe pse ishte aktivist i Pd.Me Ramen mbyllet kapitulli I shqetsimeve nga qarqet agjenturore per kontrollin e politikave ne Shqiperise.Po SH.B A c'fare beri ne keto vite te qeverisjes Rama.Dha shume sinjale per popullin dhe kur pa mos regimen ndaj mega korrupsjonit kuptoje se me nje popull 75% hajdut ,nuk ja vlen te merresh.Reduktuan personelin dipllomatik dhe nuk vendosi Ambasador.Hani kokat sic keni ngrene.Ja ka lene BE te merret me te paudhet e Ballkanit.BE vazhdon procedurat per antarsim, por kur te vije finalja ,do plasin bomben, ose do vene kushte te tjera.Psh.Hiqni dore nga pretendimet territorial dhe pranoni ato qe jane vendosur ne 1919 kur u coptuam nga Konferenca e paqes ne Paris.Do kete kartona kondra antarsimit.Se ku do perplasemi ,nje Zot e di e vente dore te egzistojme si shtet.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      Gazi

                                                      Veliaj nuk duhet ta japi doreheqjen, sot te luftoje fort per te drejten e vet e keshtu i tregon njerzve se neser eshte i afte te luftoje edhe per ta

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Lali Belo

                                                        Ligj i pafëtyrë, që deputetët e kanë bërë për vete të vet që në 1991. Athere kur thoshte deputeti Ylli Vejsiu "s'këndon bilbili pa i dhënë pare". Një deputet zgjidhet me 10.000-20.000 vota maksimumi, kryetari bashkisë Tiranës, me 150.000 - 200.000 vota. Ka by....ku të rrijë që një deputet të ketë imunitet kurse kryetari bashkisë Tiranës JO?????!!!!! Pisllik sipas meje !!!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. X
                                                          XXX

                                                          Ke te drejte, madje duhet bere i pavdekshem. Do ti japin dite nga ditet e e atyre qe e votojne. Po lexoni ore perpara se te jepni mend, informohuni pse kane imunitet deputetet.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Na myten shpellaret!

                                                            je ti qe je duke dhon ditet e tua per familjen Berisha, or kar me zyle xxx

                                                            Përgjigjjuni
                                                        2. B
                                                          Belindi

                                                          Ligj i pafëtyrë, që deputetët e kanë bërë për vete të vet që në 1991. Athere kur thoshte deputeti Ylli Vejsiu "s'këndon bilbili pa i dhënë pare". Një deputet zgjidhet me 10.000-20.000 vota maksimumi, kryetari bashkisë Tiranës, me 150.000 - 200.000 vota. Ka by....ku të rrijë që një deputet të ketë imunitet kurse kryetari bashkisë Tiranës JO?????!!!!! Pisllik sipas meje !!!!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Levizja bashkeqirje

                                                            Autor idiot. Deputete jane 140 dhe po mungoi njeri, parlamenti funksionon njelloj. Kurse kryetar bashkie eshte vetem 1. Nuk jane njelloj o Ketro.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              TIRONA

                                                              Even So,Erjoni la mbresat me pozitive me energjike tek Tirona. Smira personale antishqiptare nga te dy kampet dhe Skapi jane turpe te papara. Nqs peshorja simbolizon drejtesine: Krahasoni Veliajn me kriminelin karaxhic!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. X
                                                                Xoni

                                                                SELANIK E TATEPJETE SIC KA QENE DO TE JETE. Keshtu eshte bere keto 100 vjet me politiken Arnaute. Dhe eshte llogjike se 500 vjet nen nje perandori do sdo do mesosh ato qe ke mundesi. Dhe sulltanet me te ardhur ne fron vrisnin vellezerit qe te mos u rrezikohej froni lere pastaj pashallare dhe vezire qe ju ikte koka si bostan po te ngrinin koken apo te beheshin popullore. Pastaj jo vetem osmanet por edhe gjithe lindja te njejten gje ka bere qe nga rasputini deri tek putini. Erioni Cun i mire po kane Toni Gogun qe mbulon ate pjese te halelujas. Besoj se do dali shpejt se nuk ka interes njeri te denoje nje cun per ca pare. E shkreta Ogerta cka per te hequr. qejf o Qejf LOL Jepi Edo Jepi Hallall ta bofte Zoti. Kur ke nje tufe me maloke perpara nuk te rrezikohet asgje. Nxirri uje te zi se nje jete kemi.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Konti

                                                                  Erioni nuk ra, e goditi mbas shpine Edi Rama. E shiti duke i bere keq ne keshilla e ne frymezim Fatmir Xhafa ai qe tani flet lart e poshte qe lali nuk kishte këllqe. E shiten shoket dhe shoqet ai Maznik plehra. Dhe me kryesorja Edi Rama e ekzekutoi per interesa te tijat meskine.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. N
                                                                    NON GRATA

                                                                    ne fund do ti rruajne karet Erjon Velise te gjithe pederastet e Salih Non Grates

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Populli

                                                                      Veliaj eshte njeri intelligent organizator i palodhur vizionare kembengules mbajtes i fjales e premtimeve etj Ai do te drejtojne ne te ardhmen dhe e meriton.Nuk groposet kurre mundi djersa dhe e verteta

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. n
                                                                        noci

                                                                        Skema per Veliajn eshte identik si skema qe u perdor per S.Tahirin vetem per ti largur nga politika. Edhe Veliaj do te denohet tre vite nga po Engert Pellumbi.Skenari do perseritet per cilindo qe i afrohet Perandorit nje hap larg,nderkohe qe duhet te qendrojne tre hapa.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. R
                                                                          Ram rrempalla

                                                                          Rama Rama Rama

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. L
                                                                            Loni

                                                                            Demet e tij jane pa fund. Do e zere haku teatrit dhe shume te tjereve. Vonon po nuk harron. Dhe kta te tjeret...vetem se kta di bejne burg ne pleqeri...

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje