Ekstremizmi nuk ka fe

11 Shtator 2025, 21:25Blog Nga Namir Lapardhaja

Është përkujtuar sot 11 shtatori 2001, një ngjarje që ndryshoi politkën botërore, e cila bëri të kthehet e gjithë vëmendja te ekstremizmi dhe radikalizmi që vinte nga bota myslimane. Sipas versionit zyrtar, të gjithë atentatorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit i përkisnin Al-Kaedës, një grupi ekstremist, i cili ndikohej nga mësimet e fesë islame.

Por sot, 24 vite më vonë nga ajo ngjarje e trishtueshme për botën mbarë, një gjë është e sigurt: ekstremizmi dhe radikalizmi nuk janë monopol vetëm i një feje, sepse ai është një rrezik universal që merr forma të reja, herë në emër të islamit, herë në emër të krishterimit apo judaizimt dhe shpesh i shkrirë me politika që ushqejnë ndasinë, urrejtjen dhe dhunën të motivuar dhe të justifikuar mbi keqinterpretimin e mësimeve fetare.

Ajo që po ndodh sot në Gaza nuk është asgjë tjetër veçse pasojë e një urrejtje të motivuar mbi motive dogmatike. Nga një anë kemi një grup ekstremist, i përdorur nga fuqi rajonale të huaja, ndërsa, nga ana tjetër, kemi një qeveri radikale ekstremiste, e motivuar dhe që i justifikon krimet e saj mbi bazë e një urrejtje talmudike të vjetër sa vetë njerëzimi. Ky lloj ekstremizmi i institucionalizuar dhe shtetëror është shumë herë më i rrezikshëm për botën se sa ai i grupeve militante, që nuk kanë as mbështetje, as forcë, as të ardhme dhe perspektivë.

Mirëpo, fatkeqësi e madhe është se radikalizmi dhe ekstremizmi sot nuk vijnë vetëm nga Lindja e Mesme, sepse një valë e madhe e ekstremizmit që motivohet nga besimi i krishterë po gjen vend dhe ka shënuar rritje në të gjithë Evropën, ndërsa shoqëria amerikane si pasojë e ekstremizmit fetar është sot më e polarizuar dhe më e përçarë se kurrë.

Grupet fetare të djathta, që e motivojnë ekzistencën e tyre vetëm mbi ndasinë dhe mbi të drejtën e ekzistencës vetëm të popullit të zgjedhur, ndonëse kanë gjetur rritje në krejt perëndimin edhe si pasojë e dështimit të një filozofie të majtë liberale që e ka reduktuar të gjithë ligjërimin vetëm në axhenda të caktuara, janë po aq të rrezikshme sot për kohezionin social të botës sa çdo forme tjetër ekstremizmi dhe radikalizmi të ardhura nga cepat e tjerë të saj.

Vrasja një ditë më parë e një aktivisti amerikan është mishërimi më i mirë i një klime të helmatisur dhe të mbrujtur me urrejtje, gjë që dëshmon se radikalizmi dhe ekstremizmi nuk vjen vetëm nga jashtë, por mund të lindë edhe vetë brenda demokracisë perëndimore, ku feja do të keqpërdoret dhe nuk do shihet si përbashkuese, por si ndarëse dhe përçarëse.

Ndaj sot është koha që bota të heqë dorë nga steriotipet e krijuara dhe të njëanshme, duke e parë të keqen vetëm nga njëra palë dhe të kuptojë se ekstrmizmi dhe radikalizmi i çdo feje është po aq i rrezikshëm për shoqërinë perëndimore, sepse radikalizmi dhe ekstremizmi, në të gjitha format e tij, ka të njëjtën ADN gjenetike, që ngrihet mbi verbërinë, mbi intolerancën dhe mbi dhunën.

8 Komente

  1. A
    Asnjëansi

    Megjithatë ekstremizmi ka një fe , islamizmin . Nuk ekziston në botë ndonjë ekstremizëm kristian , që të jetë problem për myslymanët , përkundrazi .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurioz

      Po te shkosh te pushtosh Irakun per qejf, ta kthesh ne epoken e gurit, edhe te besh pershesh gjithe rajonin, nuk te duket ekstremizem?

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tel Aviv

      O Israelo zhduki gjith bytheperpjetet

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb...

        Extremizmi barbar ka vec nje identitet: Muslims!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ave

          Ok ashtu e lejme nuk ka fe, por ti mos shkruaj me se na ke hapur barkun

          Përgjigjjuni
          1. L
            Laiku

            Në fakt këtë radhë Lapardhaja ka shkruajtur, për mendimin tim, shumë saktë. Është tjetër ekstremizmi dhe tjetër një popull që po vdes urije, fëmijë që po vdesin nga pa ushqyerja apo fëmij të vrarë. Izraeli po vepron gabim, nuk po luton Hamasin, po vret popullin palestinez.

            Përgjigjjuni
            1. .
              .....

              Dmth sot njerezit me te mrie ne bote jane ata qe s'kane fé Feja i ka futur ne lufte njerezit me njeri tjetrin, ashtu si politika qe thone te majte e te djathte. Ndarja e politikes keshtu dhe feja, ja bene gropen njerezimit.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zgjohuni, ekstremizmi duhet shkullur me rrënjë.

                S’është feja që i bën gropën njerzimit, por ekstremizmi, ky djall me fytyrë njeriu qe s’don t’ja dijë as për fe, popull e at’dhe, përpara lekëve të pisët e pushteteve pa kufi dhe me c’do formë e cmim. Shiko hasin, nuk dorëzon pengjet për t’ja lënë dopio gjashtën hamasit, por vazhdon të mbaj pengjet, packa se i shkatrrihet Gaza e i vriten njerëz, atyre s’ju bëhet von. Pra ekstremizmi i c’do forme, ngjyre apo besimi qoftë mbetet djall me fytyrë njeriu. E si i tillë duhet shkulur nga rrënjët e flakur tej për t’mos mbirë më. Vetëm at’her bota do tjetë e paqshme e lirë e demokratike.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje