Nga Enver Robelli
Dy lajme para 25 viteve: Vrasja e Rexhep Lucit dhe Shefki Popovës dhe dita kur gazetarët e Kosovës lanë punën për 24 orë në shenjë proteste
Më datën 13 shtator 2000 gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger” botoi këtë lajm:
1.
U vra shefi i planifikimit urban në Prishtinë
Prishtinë - Drejtori për Zhvillim dhe Planifikim Urban në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur. Deri tani atentatorët nuk janë kapur. Sipas gazetës lokale “Koha Ditore”, Rexhep Luci u vra përpara shtëpisë së tij nga persona të panjohur. Zyrtari i kishte treguar më parë një reporteri se po kërcënohej për shkak se kishte ndaluar aktivitetet ilegale ndërtimore në qytet. Vrasja e tij ndjek një seri sulmesh ndaj politikanëve dhe partive.
2.
Lajmi i dytë është nga data 15 shtator 2000, i shkruar nga agjencia e lajmeve Associated Press (AP):
Protestë e mediave shqiptare të Kosovës lidhur me vrasjet e fundit
Prishtinë - Mediat në gjuhen shqipe në Kosovë pezulluan punën për 24 orë të premten në shenjë proteste për dy vrasje që ndodhën gjatë ditëve të fundit. Gazetarët e gazetave dhe transmetuesve kërkuan përmirësimin e sigurisë në provincë. Ky veprim ishte reagim ndaj vrasjes së arkitektit të njohur dhe kreut të Drejtorisë së Planifikimit në Prishtinë, Rexhep Luci, të hënën, si dhe ndaj vrasjes së gazetarit Shefki Popova nga gazeta “Rilindja”, të dielën. Arkitekti ishte i përfshirë në një projekt të Kombeve të Bashkuara, ku u prishën shtëpitë e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në provincë.
Rugova iu nënshtrua atyre që ndërtuan pa leje duke shku personalisht në Komunë të Prishtinës me propozimin për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Këtë e bëri në kontekst të fushatës zgjedhore duke nxitë kështu një "cunami" të ndërtimeve pa leje!