Sa 'zogj' vrau sot Edi Rama dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

11 Shtator 2025, 17:15Blog TEMA
Sa 'zogj' vrau sot Edi Rama dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e

Nga Kreshnik Spahiu

Edi Rama sot, me një gur vrau disa zogj.

Zogu i parë ishte Erion Veliaj, të cilin, ndryshe nga rasti i Himarës, ku Rama priti vendimin e formës së prerë për të shkarkuar Fredi Belerin, nuk po pret as dorëheqje dhe as ndonjë vendim gjykate. Thjesht, po i këput një shkarkim pa asnjë justifikim formal.

Zogu i dytë ishte Ulsi Manja, që u sakrifikua për të bindur Veliajn – se fajin për trajtimin e keq të burgosurve e kishte ai, prandaj po e largon.

Zogu i tretë ishte Sali Berisha, që si gjithmonë, kapet i papërgatitur. Rama do e përdori sërish si fasadë për të legjitimuar garën në zgjedhjet e parakoheshme të Tiranës. PD e cila ka 2 vjet proteston për zgjedhje të parakoheshme nuk bojkoton dot.

Zogu i katërt ishte tufa e disa ministrave anonimë, të cilët siç hynë, ashtu edhe dolën nga qeveria.

Zogu i pestë që vrau ishte SPAK-u, që nga nesër do duhet të hetojë çdo tender publik, duhet arrestohet “Diella” në internet. Ministrja e re e PPP.

Zogu i gjashtë ishte Kuvendi aktual me 140 deputetë. Rama hodhi idenë e një parlamenti me 101 deputetë dhe ka votat për të ndryshuar Kushtetutën. Me këtë lëvizje, ai synon një riformatim të sistemit politik. Kjo skemë çimenton sistemin dy partiak dhe ndarjen elektorale zonale në favor të PS nga jugu në veri.

Zogu i shtatë ishin partitë e reja. Me sistemin e ri, do duhen mbi 20.000 vota për të nxjerrë një deputet në Tiranë. Kjo do të shkatërrojë çdo shpresë për përfaqësim të alternativave të reja politike.

Zogu i tetë ishte media. E cila, në injorancën e saj, nuk e kuptoi thelbin e lëvizjes. Asnjë gazetar nuk e vuri re skemën që Rama projektoi për të siguruar qeverisjen e Partisë Socialiste deri në vitin 2050.

Rama shfrytëzoi mungesën e vëmendjes publike. Nën zhurmën e emrave të ministrave të rinj, ai hodhi bombën e vërtetë: një kapitull të ri në historinë politike shqiptare.

Projekti i Kuvendit me 101 deputetë e përjetëson pushtetin e Ramës dhe Partisë Socialiste. Përballë, ai ka ringjallur një kufomë politike që e përdor si legjitimim të garës dhe fitoreve. Ndërsa me “formatimin 101” i shkrin dhe i zhduk të gjitha partitë e reja që mund të lindin në të ardhmen.

Mos u merrni me dritaret dhe perdet e qeverisë Rama – shikoni themelet që po ndërton mbi varrezat e kufomave të opozitës së kapur shqiptare.

25 Komente

  1. L
    Lloji

    Telenovele shqipetare, duket si nje seriál pa fund ku te gjithe jane protagonist qe nga tv deri tek roja pallatit

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Kreshnik, eshte e vertete qe Edveri me nje gur vrau disa disa zogj, mirepo shkarkimi i Erjonit nuk ka asnje baze ligjore, biles eshte nje levizje antikostitucionale e si pasoje Edverit do t'i duhet te perballet me Gjykaten Kushtetuese. Dy, ne rast se GJKKO pas ndonje muaji, liron Erjonin per mungese provash direkte, do e ktheje vete Edverin ne zogun e rradhes. E nese hetimet ndaj Erjonit rezultojne vetem muhabete e hamendje Spaku (sic flitet neper korridoret e drejtesise), Edveri e qan per jete partine socialiste, mbasi Erjoni do krijoje partine e tij socialiste dhe elektorati socialist do ta tradhetoje plotesisht Edverin, mbasi e di fare mire qe ai socialist nuk ka qene kurre, votat i ka marre deri me sot, fale gogolit Sali Berisha. Ngelet per t'u pare se zogu i fundit do jete Edveri apo jo!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lym qypi

        O Lym katundari , kryeministeri shkarkone çdo kryetar bashkie. Para se te komentosh eshte mire te lexoshe mos i bjere daulles kot

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lymi

          Po ik or injorant, duhet te jetosh 3 jete qe te matesh me mua!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Nuk eshte e vertete. Kryetar i bashkise zgjidhet me vote nuk emerohet qe ta heqi kryeminstri.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Andi

            Fixxxx keshtu! Ishalla!! Edhe Edveri te haje mutin qe gatoi!!

            Përgjigjjuni
        2. T
          Tirona

          Por kur numri i popullates ka rene ndjeshem, si mund te kesh ende 140 deputete? 80 do te ishte idealja.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nik

            O Kreshnik Sorra, edhe 80 deputetë do të ishin shumë për atë pupullsi që ka Shqipëria aktualisht po ti si zakonisht i bie legenit, që i bie keq!

            Përgjigjjuni
            1. 8
              80 dhjeputet do ishin shume per kete vend

              Kreshnik sorra,sipas teje duhet te rritet numri i qylaxhinjeve qe te hane edhe partite e vogla pa antare,ne populli i thjeshte duke pare qe mutrat e kombit mendojne se si te shtojne rrogen e tyre,kemi shprehur mendimin per 80 qylaxhinj,por asnje nuk ka guxuar ta mare kete inisiativ se u pelqen paraja dhe privilegjet

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shaqo

                O Spahi, meqe te ka rene rruga nga Europa, pyet andej, pse ne Europe e USA ka vetem nga dy parti te fuqishme qe konkurojne midis tyre, dhe te rejat jane vetem bishta, aspak te fuqishem, dhe ti pretendon qe tek nete bejme eksperimente te tipit Lapaj-Shabani e Qorri, te luftojne njerzit per hallat, tezet e xhajat e tyre. Sa shume u fryni eksperimenteve te deshtuara, jane provuar dhe kane deshtuar, ti vazhdon me avazin e Mukes. Te rinjte e zot, me integritet, te majte spo te djathte duhet ta bejne karieren e tyre politike, edhe ate profesionale, po deshe ti, ne kuadrin e shumicave elektorale. Ndryshe deshtimi eshte i padiskutueshem, vetedigjen,nese jane te afte ose vertetohet qe jane te paafte. Pyet abdej nga Gjermania, se mbase te thone dicka.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berati

                  Njashtu eshte Shaqo ziu njashtu. Kina ka 1 milarde e gjysem dhe ka vetem nje parti. Kumanari duhet ta shkrije parlamentin edhe PS e te shpallet monark absolut. Rrace sklleverish. Pjella incesti

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Poseidon

                  ERJONI KA MBI 3 MUAJ QE NUK SHKON NE PUNE,PRANDAJ MOS U MERNI ME VENDIMET E RAMES SE AI E THA COPE KESHILLI BASHKIAK TE BEJE SHKARKIMIN.......DHE AI U PERPOQ TA MBRONTE NE FILLIM POR NDERKOMBETARET I THANE QEPE DHE CDO BENTE AI ?????

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    joel shkodra

                    Po pas vitit 2050 ç'do te behet, o Nostradamus?

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Adriatiku

                      Pas vitit 2050 bëhet kryeminister ZAHOJA deri në vitin 2100! Shqiperia do katandiset me 200 mije banorë shqipëtarë dhe 2 milionë skllever plebej nga bota e tretë dhe e katërt në shërbim të 4-5 familjeve trashëgimtare të Sulltanatit Shqipëri!

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Niku mekaniku

                      Dmth per juristin e Berrishes Niku mekaniku Himara qenka e barabarte me Tiranen .... Niku mekaniku vetem puntore nenpunes ne bashkin e Tiranes jane 11 mije , ndersa Himare ka 2 mije banore pleq plaka burra gra femije o koqe kandari. Shkurtimi i numrit te deputetit nga 140 ne 101 a e di sa eshte ekonomia per nje vit .....jane milione lek te ekonomizuara kur nje pjese nga keta députét nuk flasin asnjehere ne 5 vite dhe marin nje rroge 5 vjeçare rrethe 300 mije Euro shumzoje per 40 = 12 milione Euro o koqe po ku di ti ekonomi ...

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        or taj...

                        Kjo Burbubuqja me buze te kuqe, jeton ne Gjermani dhe numeron zogjte e vrare nga Edi ne Shqiperi.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Esati

                          Zogu i peste eshte antikushtetues.

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            ne

                            70 deputete do te ishte nje numer normal dhe i lehte per t’u realizuar ne terren, thjesht pergjysmohet numri i zonave elektorale ne cdo qark duke zhvendosur numrin tek nese ngelet, me kalimin ne zonen me popullsi me te madhe

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xxx

                              Ka njeri ide tjeter vec Ramës, majtas dhe djathtas? Të gjithë flenë gjumë

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gomez

                                Më mashtruan duke më marrë 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, e kam rekomanduar atë te disa miq dhe kolegë të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, fondet e fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, Trustwavehackerstech2 @ gmail com

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sio.....

                                  Mendoj se Z. Kryemi ister nxitohet: fjala e urtë shqiptare thotë: Fshat e zanat, çfarë do të thotë se midis krahinave shqiptare ka diversitet te madh. Pakesimi i numrit te deputeteve bie ndesh me këtë diversitet, dhe kufizon perfaqesimin e popullit. Mandej, kjo lloj reforme qe perben gurthemeli per Shtetin, duhet te kalojë vetëm permes nje referendumi...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rezi

                                    Që duhet zbritur numuri i deputetëve, s’ka diskutim, e që të jetë numër tek është e domosdoshme. Ta kishin menduar me kohë që të miratoheshin ligje me shumicë votash si në Europë. Ti jurist jo gjithmonë godet, kur je i qetë arsyeton, kur je me inat nxjerr përfundime të gabuara. Prit o burrë të miratohet qeveria, të fillojë puna e uroj gjykata të japë verdiktin për Saliun, e pastaj nxirr konkluzione.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sovrani

                                      Vrau o Nik Marvria vrau shumë zogj. Por "Zogun e Tunës" nuk e vrau dot. Madje e mbushi me lloj lloj zogjsh. Filloje me Bela-në zogun ma t'mirë prej krejtëve. Vazhdoje me DoReLa-në që edhe se plakë ta bon me tafllak.dikur ka qene alamet pjeshke m, pyesni e-Dramën. Pastaj vjen e-Lisa shifeni merr jahu çfarë Zogu nuk njifet mo.. Etj etj, etj... Madje edhe në TR po sjell një zog të madh, tip pate por përsëri lloj Zogu o, e cila po shpërblehet për vizitat që i bonte e-Dramës orëve të vona të mbrëmjes qysh kur ishte drejtoreshë spitalesh. Madje edhe ti o Nik zog je. Ti je Nik-Qukapiku!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Jari N

                                        K Spahiu je rraca më e ndyrë që më birbilon nga Gjermania, po të kesh këllëqe hajde në Tiranë e jep leksjone. Po nuk ta mba se ke vjedhur në KLD sa deshe o fëlliqësirë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tualet Palla

                                          Po "zogun" e Zeqinesë e vrau apo e llaposi?

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje