Balla vizitë në kompaninë “Xhihani” në Kavajë: Gjatë 5 muajve të parë të vitit 2026 u hapën 10 mijë biznese të reja në Shqipëri

4 Korrik 2026, 15:15Sociale TEMA
Balla vizitë në kompaninë “Xhihani” në

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë në Kavajë, ku u ndal pranë kompanisë familjare “Xhihani”, një biznes me 33 vite aktivitet në tregun e pjesëve të këmbimit për mjete të rënda, kamionë, ekskavatorë dhe sektorin e ndërtimit.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë, Balla vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar rëndësinë që kanë bizneset familjare në zhvillimin ekonomik të vendit. Aktualisht, kompania numëron rreth 25 të punësuar dhe operon me standarde të larta shërbimi e cilësie.

“Biznese si ‘Xhihani’ janë prova më e mirë se puna, përkushtimi dhe mbështetja ndaj sipërmarrjes sjellin zhvillim konkret për ekonominë dhe më shumë vende pune,” u shpreh Balla.

Balla ka theksuar se vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë hapur 10 mijë biznese të reja në Shqipëri.

Lini një Përgjigje