Sikur shpalleshin çmimet Oscar, jo sikur zgjidhej Qeveria

12 Shtator 2025, 10:11Blog TEMA
Sikur shpalleshin çmimet Oscar, jo sikur zgjidhej Qeveria

Nga Artan Fuga

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

E them se shfaqja e djeshme nga ana e komunikimit masiv ishte si mbledhje kooperative bujqësore!

Në vend të një programi qeverisës ku emrat e rinj në krye të dikastereve të lidheshin me politikën e ardhshme, patëm paraqitje individësh me emfazë, sikur shpalleshin çmimet OSCAR, si njerëz të jashtëzakonshëm, por që nuk dihet se çfarë kanë bërë të veçantë për të mirën publike.

Si tha shoku Enver në Kongresin e katërt të partisë kur po shpallte anëtarët e komitetit qendror, për karshillik ndaj tovararish Hrushçev?

Ne kemi kuadro për të formuar katër komitete qendrore, jo një!

I bëri helaq të propozuarit!

Kurse dje ishte ndryshe!

Të gjithë:

Supermen dhe superwoman!

Sikur kemi 35 vjet që jemi në BE, jo sikur treni dhe lokomotiva kanë ngec në Maminas a Rroskovec!

Si shpallen në ring boksierët në një sallë që i brohoret në ndeshjet kiç! Seç kishte aromën e një ndeshje sporti në Pallatin e Sportit Partizani!

Sec kishte diçka nga aroma e një pazari peshku ku shitësi lavdëron peshkun e vet të freskët, të sapokapur në grep, pa hala, që gatuhet shpejt!

Si një shfaqje reklame dhe marketingu !

Asnjë aromë evropianizimi! Sa gjynah!

Diella duhet të ndërhyjë!

E gjitha kjo në një hipokrizi të trashë të kamerës, e cila edhe donte të bënte sikur askush nuk dinte asgjë se kush do të bëhej gjë, por edhe në çastin kur dikujt i përmendej emri si ministër, e kishte gjetur dy sekonda më parë fytyrën në sallë dhe ishte fokusuar atje.

Po ku e dinte kameramani xhanëm!

Dhe të nominuarit OSCAR, të gjorët a të gjorat, mbanin një fytyrë të ngrirë, pa asnjë shprehje, të ngurtësuar, të palëvizshme, hermetike, sikur të mos ishin njerëz.

Nuk i lejonin vetes asnjë shprehje si të ishin skulptura kokash në një amfiteatër antik.

Kurse në fytyrat e atyre që prisnin, por s'kapën gjë, në fytyrat e atyre që ishin, por ikën, si edhe te fytyrat e atyre që nuk prisnin gjë, por kishin cmirë për ata që nominoheshin OSCAR, në sy vështrim me cmirë, nofulla të ngrira dhe shtrënguar si darë, qendrim koke me qafë si monument, vështrim, vetëpërmbajtje të papërmbajtur, çfarë nuk lexohej (çfarë ka ajo më shumë se unë?), o nëne o nëne, si është njeriu, sidomos njeriu me pushtet, sidomos njeriu me pushtet të pamerituar!

11 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Sakt,por mos harro se kemi te bejme me nje rrace perverse turkoshake,ku sulltoi ka edhe arreen edhe gurin....kshq vari karin.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Fixxxx po Fixxxx fare!

      Përgjigjjuni
      1. A
        A

        I mbani mend kongreset e diktatorit ne ate kohe. Fliste Enveri, mbante raportin per planin 5 vjecar, por flste edhe mehmeti, adili, ..., lenka, emineja, fliste dhe perfaqesuesi i kooperativisteve, i klases punetore etj. Pra diktatori dhe sistemi qe te kishte privuar fjalen i linte te flisnin, kurse dje...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bregu Hambarit.

          Ky eshte njeriu me imencur ,gjynaf qe se moren per minster se vdiq i ziu, vecse eshte pak koqe kandari,skizofren etj. Ii

          Përgjigjjuni
          1. k
            kudreti

            Profesor Artani jeni brilant ne gjykimin tuaj. Fiks fare. Kjo eshte Shqiperia!

            Përgjigjjuni
            1. k
              kudreti

              Profesor Artani jeni brilant ne gjykimin tuaj. Fiks fare. Kjo eshte Shqiperia!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agron

                Bregu,ky nuk eshte pak kohe,por komplet kooqe.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lushnjari

                  Foli ky deliranti qe se di ku punojnë as e shoqja e as e bija që nipi jo e jo

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fjala

                    Artan Fuga, nganjehere tregohet i mençur, nganjere idiot. Po pse ç'i pandeh ti se ishin kooperativat ore palaço, mos valle ishi si pornot e tua e te tytete me kengetare qe pinin droge me femra lakuriq e u burgosen pastaj, njesoj si saliu komunist u bene demokrat e vodhen gjithe Shqiperine?! Edi Rama tregon klase qe nuk ka burre ta arrije kete shekull. Do thuash qe ka nje çike psikopati, po kush nuk ka sot? Po ti je komplet o akademik pa akademi. Edit jepi hakun per ate qe ben e thote. Tani te mos te tregoj historine e dhelpres me rrushin apo me topet e dashjit qe pret Saliu ti bien po ato do i bejne gjemen....

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qeveria

                      Bravo Prof! Kete sot e ke qare!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Diell_i

                        Të domosdoshmit - pyka - nën diell. Della!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje