Pse SHBA po sanksionon Albinin më shumë sesa Putinin?

13 Shtator 2025, 09:11Blog TEMA
Pse SHBA po sanksionon Albinin më shumë sesa Putinin?

Nga Kreshnik Spahiu

Përgjigjja është e thjeshtë: SHBA po sanksionon më shumë Albinin sesa Putinin, sepse Kosova është një projekt i drejtpërdrejtë amerikan.

Ndryshe nga Rusia, Kosova u çlirua, u krijua dhe u shpall e pavarur falë ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s. Pa ndihmën e tyre, shqiptarët luftuan për mbi 1000 vjet kundër Serbisë, por nuk arritën të krijojnë dot një shtet të pavarur, as të bashkohen me Shqipërinë.

Sot, Albin Kurti po rrezikon të shkatërrojë projektin afatgjatë të SHBA në Ballkan, duke i hapur rrugë ndikimit rus në rajon.

A ka Kosova sovranitet nëse SHBA tërheq njohjen?

Padyshim që Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet funksional nëse SHBA tërhiqet. Pas saj, edhe aleatët e tjerë perëndimorë – si Britania e Madhe, Europa apo Izraeli – do të ndryshonin qëndrim.

Ndërkohë, gjysma tjetër e botës, e udhëhequr nga Rusia, Kina, India dhe vendet e BRICS-it, as që e llogarisin Kosovën si shtet në hartën e të drejtës ndërkombëtare.

Atëherë çfarë do të bënte Albin Kurti?
Do të ishte kryeministër i një shteti që nuk ekziston apo do të përpiqej të krijonte një qeveri “nën tokë”, si Hamasi, diku poshtë tuneleve të Mitrovicës?

SHBA nuk ka ndëshkuar Kosovën – por Kurtin

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë thuhet qartë:

“SHBA-të kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë, të cilat kanë shtuar tension dhe pasiguri.”

“Për fat të keq, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit Kurti kanë vënë në rrezik përparimin e arritur për shumë vite.”

“Ne mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara dhe popullin e Kosovës.”

Gjithësesi Izolimi diplomatik është fakt

SHBA ka ndërprerë thuajse çdo komunikim me qeverinë e pakonfirmuar të Kurtit.
Kosova, për herë të parë pas shumë vitesh, nuk ka një ambasador amerikan të akredituar.

Edhe BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese:

• Pezullim të fondeve IPA III (Instrumenti i Para-Anëtarësimit)

• Përjashtim nga ngjarjet e nivelit të lartë BE–Kosovë

• Shtyrje apo bllokim të programeve të bashkëpunimit

• Ngrirje të procesit të integrimit dhe mbështetjes politike

Jo rastësisht: vetëm dy shtete janë nën sanksione të perëndimit – Kosova dhe Rusia

Në njërën anë kemi Vladimir Putinin, armik historik i Perëndimit.
Në anën tjetër, një bajraktar provincial si Albin Kurti, i cili, përmes injorancës dhe egoizmit personal, po luan një lojë të rrezikshme – duke minuar projektin e SHBA-së në Ballkan.

Për këto arsye, SHBA po shkon drejt shpalljes “Non Grata” të Albin Kurtit, si një masë e ngjashme me atë që është marrë ndaj figurave anti-amerikane në Shqipëri, Serbi, Basnje, Maqedoni dhe së fundmi në Mal të Zi.

Lista e zezë e SHBA-së po zgjerohet me politikanë që, në emër të “sovranitetit”, kanë sfiduar Perëndimin vetëm që pushteti i tyre mos perëndoj.

Por në Kosovë kanë harruar një gjë themelore:

Sovraniteti i Kosovës nuk ekziston pa SHBA-në dhe NATO.

Sjellja anti-amerikane e Kurtit është konstante me 4 presidentët amerikanë: Bush, Obama, Biden dhe së fundmi me administratën Trump.

Prandaj, Amerika ka vendosur të tërheqë zvarrë Albinin – por jo të tërhiqet nga Kosova.

30 Komente

  1. T
    Tushi

    Kosova duhet te heqe qafe idiotin Kurti!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Jo USA, por populli atdhetar i shqiptarve te Kosoves, duhet ta terheqe zvarre Kurtin dhe ndjeksit lakej e idiote, qe i shkojne nga pas!

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Shikoni sa ngrefur rri sharebajga e kosoves Donika gerdalla gruaja me mosmirnjohese ne planet qe shpifi poshtersisht per Enver Hoxhen duke bere nje akt mosmirnjohese te neveritur. Enver Hoxha e mori ne bllok ne Tirane kete monster qe tani kakaris, dhe kjo jetoi si princeshe derisa iku ne Gjermani.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Luan Rama

        Pse spo degjohet e shihet kund Luan Rama i LSI së....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani

          rreth familjar ku shumica kan urrejtje ndaj Amerikes. Shumica dikur ishin me Rugoven dhe tani shumica sot jan votues të VVsë. Edhe unë isha i tillë. Komentet e para i shkrujsha kunder Thaçit pasi keshtu jam rrit në kët rreth. Qata krejt e di si ju funkcionon bota ktyne. Unë vet jam pendu për plot gjërash. Fati jem ka qen që kam kry fakultetin në perendim dhe kam fillu mi kuptu gjanat. Kurse rrethi familjar ashtu ka mbet: Amerikant jan zullumqar, Shqiperia e keqe edhe shkret, mir u kan jugosllavia ka pas fabrika. Turkia ësht vendi ma i miri, ma i forti.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

            Paske lajthitur edhe ti o i shkretë!

            Përgjigjjuni
            1. T
              The Best

              O to garda e leshit, t'i paskan qire trute!

              Përgjigjjuni
            2. E
              Eri

              @Dardan, fatkeqesisht bota ka ndryshuar shume pas pandemise. Dhe me kete Kryeminister idiot qe keni ju, Kosova rrezikon shume. Ai i ngjan pleshtit i cili ka pasion te pickoi Shqiponjen e Amerikes dhe BE. Se sa per ariun rus nuk ia mban hic.

              Përgjigjjuni
            3. I
              Ishi i ZaKarovës

              Mir mo mir...dakord per te gjitha se Albini po del ca karavidhe nga mendt e kokës... Po ishalla edhe nuk fillon ti shese raketa Perëndimi Serbise qe te bombardoje Kosovën ...se vetëm ajo i ka mbetur pa bere ... Ngelëm duke dëgjuar qe eshte pjella e Perëndimit Kosova e shkret po si të njerkës po e trajtojnë... Bjeri e bjeri me lapra turive publikisht në ktë fare feje kështu edhe kaq fort ...ka ca kohe qe nuk po ngjan me si sjellje prej nëne.... Po fare! Po as pre njerke! Se edhe njerkë të ishte Perëndimi për Kosovën minimumi do i ishte dhimbsur edhe do i kishte rënë edhe Serbise ndonjëhere... PO HIÇ!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari

                Dy gjona jane me kete koqe kandari: o eshte spiun dhe sherbetor i vjeter i serbeve o eshte mitoman psikopat me nje fjale i degraduar menderisht ose te dyja bashke. Fatkeqesi e madhe per Kosoven. Zot na ndihmo dhe jepi drejtim te shohim qarte dhe me mend ne koke.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fredi

                  Ndyrësira Kurti ka mbledhur plera si kjo GËRDALLA, PISLIMA e KUSAR fundrina që po e shkatërrojnë Kosovën....fatkeqësia është që në Kosovë ka plot shpellarë dhe janë si ata që përkrahin Sali non gratën .... A mund të jesh sot kundra atyre që ju dhanë lirinë...... A mund të jesh sot me një NON GRATA.... Këta janë shpellarët,....

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Imperializmi amerikan

                    Pse SHBA po sanksionon Albinin më shumë sesa Putinin? E para, sepse thonë që Trump është agjent rus dhe ka biznese në Rusi. E dyta, SHBA ka parimin që i bie më të dobëtit dhe favorizon apo toleron më të fortët, qofshin këta edhe autokratë. Albini nuk iu pëqen, sepse mabse nuk i pyet shumë, por ata janë mësuar me mardhënie vasaliteti, imperializmi, sidomos Trumpi, mjafton të.kujtojmë skenën e turpshme kur Trump blri "për 1 lek" Zelenskin në Shtëpinë e bardhë, a thua se ishte Ukraina pusbtuesi e jo Rusia, dhe ja ku jemi, i doli fjala Zelenskit që Putini s'do paqe. Po kujt ia plasi! Trump e sheh shtetin si biznes se atë kulturë ka, pra mjafton mori marrëveshjen e mineraleve të ralla për të shlyer borxhet Ukraina, dhe të shkojmë të purdhen me gjithë luftë, ta zgjidhin vetë. A ka më autokrat që luan me dy porta se Vuçiç? Ka tërë kohës protesta në Serbi. S'thonë gjë amerikanët. Pse nuk e sanksionojnë? Kosova është projekt amerikan thotë Spahiu. Dakord, po kjo s'do të thotë të tallesh bythën ashiqare me sanksione.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alfred

                      Plotesisht dakord!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Leo

                        Shiko ti nuk e ke keq per disa gjera qe thua. Por kemi qene vete deshmimtare te analfabetizmit dhe arrogances Kosovare. Futen hundet ne Maqedoni, u perpoqen te fusin dhe hundet ne Shqiperi. S ja dolen dot kane nisur nje sulm te paprecedente me dizinformata dhe sharje online. Keto i japin nje fare argumenti dhe Kreshnik Spahiut

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Leo

                          Shiko ti nuk e ke keq per disa gjera qe thua. Por kemi qene vete deshmimtare te analfabetizmit dhe arrogances Kosovare. Futen hundet ne Maqedoni, u perpoqen te fusin dhe hundet ne Shqiperi. S ja dolen dot kane nisur nje sulm te paprecedente me dizinformata dhe sharje online. Keto i japin nje fare argumenti dhe Kreshnik Spahiut

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ana

                            Po te gjithe presidentet e amerikes agjent te rusise jane? Edhe vendet e BE-se? Qenke koke shkrete, dmth koke maloku.

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Patriot

                            Albini, një mercenar serb i donkishot-uar. Ky sojzës e mbetje e jashtqitjes dardane duhet flakur tej, sa s’është vonë.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Humoristi

                              Keto jane sofizma emigratensh qe marrin persiper te shkaterrojne arsyetimin e kosovareve!Kosoven sot e drejtojne dy tralala,per te zene nje gale(karrike).U premtojne kosovareve:1Futjen ne Nato.2.Futjen ne Be.3.Bashkimin me Shqiperine!?Sot qeverija kosovare nuk ka asnje komunikim me keto institucione.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Alfred

                                Kurti duhet te ndjeke shembullin e Rames, apo jo, or Kreshnik?! Qe te mos mbetet shqiptar aty, por te marrin udhet e botes!!! Te vije nje qeveri si e Rames, me Mamice, me Balluke, me Ogerta!!! T'u jape pushtet gjithe horrave dhe t'ja dorezojne si ciflig Aleks Sorrosit!!!!.... Ti je krejt i padobishem, o "Nick"!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pjeter

                                  Harrove dhe pidhin e sat eme e sat motre!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    .

                                    Po pse o Koqevar i trashe Kosovaret e tu s kane marre rrugen e botes? Po Ballkanasit e tjere? Emigracioni ka qene full keto vite se Gjermania i hapi komplet dyert. Shqiperia nuk eshte Kosova qe nuk hedhin as mut te huajt aty. Te ne ka investime dhjetera miliardeshe dhe miliona vizitor. Sa te liq dhe te trashe qe jeni. Do festoj diten kur t ju hyj prape Serbi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alfred

                                      Ajo dite nuk do kthehet kurre, keshtu i bie qe ti te veremosesh e te ngordhesh si qen, bashke me filo-serbe e filo-ruse qe ende frymojne ne kete vend! Do vuaje e lengoje perjetesisht kjo fare e keqe(aq sa ka mbetur) derisa gjakun e prishur ta mbuloje dheu!!!!!

                                      Përgjigjjuni
                                  2. a
                                    astrit

                                    Shume e thjesht Putini eshte cari i Perandorise Ruse, Kurti kryeministri i barinjeve (Bismarku)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ali

                                      Albin Kurti është shëmbëlltyra e një pjese të papërgjegjshme të elektoratit kosovar. Ato nëqoftëse nuk janë të papërgjegjshëm mbetet që me siguri të ëndërrojnë të kthehen nën ombrellën e Sërbisë. Kështuqë e ardhmja e Kosovës nuk varet nga ky lloj kryeministri por nga populli i Kosovës që ka në dorë ta zbresë nga “kali” këtë njeri të rrezikshëm që po shkatrron perspektivën euro-atlantike të popullit shqiptar të Kosovës.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Treni

                                        Po nisem nga titulli: jo se kam simpati për Albinin, por Trump është servil i Putin, prandaj e sanksionoi më shumë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Perfaqesuesi i BE.

                                          Eshte shume e qarte: e ka frike Putinin, ka kohe qe i ka mbushur breket para tij.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. U
                                            Ushtari.

                                            Albini eshte per cmim "Nobel" se eshte i vetmi qe e beri Serbine te qesh e te rrije rehat per cdo ngjarje ne Kosove.Si te jashteme e te brendeshme.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nik pellazgu

                                              Po kur te iki trumpi dhr te vije dikush tjeter qe mund te thote jemi me qeverine e kosoved dhe kurtin? Ku po merret vesh amerika o niku, dje ashtu sot keshtu neser ku i dihet... qe albini eshte skizofren kjo dihet por edhe qe ti niku je kar komplet edhe kjo dihet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mandi

                                                Kurti ka vendos sovranitetin ne gjithe Kosoven., ka zbatuar Kushtetuten. Amerika serbet ne Kosove i quan kategori e larte, dhe Shqipetaret ne serbi kategori e ulet. Te pakten mos beni fajtor Kurtin. Nje shoku im thoshte se shume Kosovare pas vitit 1918 kane ardhur ne Shqiçeri per spiunazh dhe te paguar nga serbia dhe dinastia vazhdon.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  Iliri

                                                  Nuk e di kujt i sherben ky K. Spahiu kombit shqiptar te kosove apo serbevve?? ,sepse ka mllef te keq per te percare Kosoven e drejtuesit e saj.Hiqet sikur di shume por eshte hipokrit atje si emigrant ku rri!!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje