Nga Ilir Yzeiri
Rasti i Erion Veliajt është një nga dëmet më të rënda që mund t’i bëhet demokracisë së brishtë të një vendi si yni dhe tregon se sa të rënda mund të jenë shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut në këtë vend. Që nga koha e rrëmbimit të dhunshëm të tij nga BKH-ja, me urdhër të një prokurori që nuk ka punuar asnjë ditë si rojtar i ligjit, e deri më sot, janë botuar me dhjetëra e më shumë opinione nga profesionistë të të gjitha kategorive të cilët kanë argumentuar se ajo që po ndodh me Veliajn është vetëm maja e ajsbergut e një sistemi represiv që është instaluar në Shqipëri pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Fataliteti nuk qëndron te ajo që po ndodh, por te mazhoranca e cila, me arsyetime jo bindëse dhe të trishta, përpiqet ta mbrojë reformën me argumentin e foshnjes me pelenat, duke krijuar përshtypjen se ashtu si në socializëm, Kodi Penal dhe sistemi i drejtësisë nuk mund të preken.
Pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin që mazhoranca të ndërhynte e të korrigjonte Kodin Penal, në publik u hodh një draft i një kodi tjetër penal i cili, jo vetëm që nuk adresonte asnjë nga shqetësimet që kishte ngritur opinioni në këta vjet sa i takon pushtetit represiv të prokurorëve, por e kishte forcuar atë. Pastaj me të dy ata që e paraqisnin në opinion u bë edhe qesharak. Shoqëria shqiptare po mbahet në terr informativ dhe askush nuk flet qartë e drejt e të thotë se ne jemi Republikë Parlamentare dhe të gjitha pushtetet e tjera rrjedhin prej këtij Pushteti solemn. Mazhoranca e ka për detyrë që të gjejë mekanizma në mënyrë që në të gjitha institucionet e drejtësisë që ndërtohen nga Parlamenti, të shpallet vullneti i popullit dhe jo ai i një grushti prokurorësh që spekulojnë me drejtësinë.
Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Rama, me të drejtë, adresoi edhe aty disa shqetësime që ka sjellë pushteti i pakontrolluar i prokurorëve dhe përmendi me emër edhe rastin Veliaj. Ai tha se GJKKO-ja nuk po del dot nga varësia e SPAK-ut. Ndonëse të drojtura e të përmbajtura, vërejtjet e kryeministrit Rama të krijojnë përshtypjen se nuk do të mbeten vetëm aty, por mund të shtyhen më tej. Të presim. Personalisht nuk dua të bie në konspiracionizëm, por e kam të vështirë ta shpjegoj lëvizjen e fundit të Ramës në lidhje me Veliajn. Jam i bindur që ai jo vetëm e vlerëson Veliajn, por e ka treguar në shumë raste, madje edhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë, më dt. 11 shtator, se Veliaj është marrë peng nga një prokuror që ka konflikt të hapur interesi, intrigant dhe i paaftë, i cili vetë ka shkruar një letër anonime me akuza qesharake.
Mirëpo, më duket çudi se si kryeministri pati durimin dhe nuk i dekretoi zgjedhjet për Bashkinë e Himarës derisa Gjykata, në të trija shkallët, u shpreh për fatin e Belerit dhe tani ndërpreu mandatin e Valiajt. Gjithnjë në historinë e re të demokracisë shqiptare ka diçka nga konspiracioni helen. Edhe në rastin e Veliajt, një pistë e besueshme ishte dhe është hakmarrja greke ndaj Ramës. Mirëpo, gjithnjë brenda konspiracionit, disa të tjerë nxituan të thonë se Veliaj, pas këtij qëndrimi të Ramës, u eleminua nga lidershipi i PS-së dhe dikush tjetër u projektua në vend të tij. Nëse do të analizonim antropologjinë e PS-së, ajo është një forcë politike me organizim vertikal dhe aty fati i liderit të ardhshëm përcaktohet nga vullneti i atij që drejton në atë çast PS-në. Ishte vullneti i Ramiz Alisë për t’ia lënë partinë Nanos dhe vullneti i Nanos për ta dorëzuar partinë.
Në atë rast partia ishte në duart e Ruçit dhe ai e mandatoi te Rama. Sot është herët të flitet për pasardhësin e Ramës, por një gjë është e sigurtë. Edi Rama vjen nga shkolla moderne e politikës dhe e di mirë se drejtimi i PS-së nesër duhet të kalojë përmes një lideri me vizion e pasion, gjithashtu. Asnjëherë më parë PS-ja, pas Edi Ramës, nuk ka pasur një lider tjetër më të aftë e më energjik sesa Erion Veliaj. Sot ai është i mbyllur në mënyrë të dhunshme në qelitë e Durrësit, por ky nuk është fatalitet.
Absurdi me drejtësinë shqiptare mund të zgjasë edhe pak, por Erion Veliaj do të kthehet edhe më i fuqishëm pas kësaj që i ndodhi, sepse ky linçim publik e ndihmoi atë që të kuptonin të gjithë se në karrierën e tij politike ai jo vetëm që nuk ka abuzuar, por ka zgjuar zilinë e të gjithë atyre që kanë dashur t’i shkatërrojnë karrierën. Ne nuk kemi drejtësi dhe gjykata të lira e të pavarura.
Unë do të doja të besoja se Gjykata e Lartë, së cilës Veliaj i është drejtuar për rekurs, do të gjejë forcën dhe dinjitetin e ligjit që ta ktheje në shtëpi Erion Veliajn sepse tani dosja ka shkuar në Gjykatë dhe ai nuk rrezikon asnjë provë. Nuk dua të përmend këtu rastin e kryebashkiakut të New Yorkut që pati dyfishin e akuzave të Veliajt dhe vazhdoi i qetë punën derisa gjykata e liroi nga të gjitha akuzat, por dua të mendoj se Veliajt i ra barra të provonte marrëzinë, ligësinë dhe urrejtjen e një prokurori dhe të drejtuesit të tij. Ndoshta këtë llogari ai nuk e kishte bërë kur u përfshi nga Lëvizja « Mjaft » në PS. Veliaj e ka të gjithë fatin me vete. Është i ri, i pafajshëm dhe viktimë e një koalicioni të egër keqdashës. Në anën tjetër, ai shihet nga PS-ja si e vetmja mundësi e trashëgimit të përvojës së Edi Ramës në këtë vend. Gjithë problemi tani është durimi dhe koha.
Je shum I sakte z Yzeiri.
Pikerisht ajo qe thua ne fjaline e parafundit eshte shkaku i gjithe kesaj qe poni behet Veliajt, sepse Rama e fo pushtetin deri ne 2050 . Mos e braktisni Veliajn, te gjithe ju qe e deshet, qe e votuat , qe e vleresuat. Dhe sidomos ju njerez te penes , shkruani dhe ndergjegjesoni kete popull qe ju lexon.
si izeiri, mjaftojne gishtat e nje dore, per tu numeruar
Sa i shpifur qe je o Ilir. Mjere ato qe te kane ne shpi.
Ku je ti bukurosh i Shpellës Keqe. Lum ata meshkuj që të kanë në lagje.
Shpella e kuqe dil se satem po ta punojne dunjaja, sa me shume te qendrosh brenda aq me shume do te vuaj satem ose motra e vogel
Edi Rama i tha para kamerave Erion Veliajt....nese vjedh ,tek nje nga ato pemet do te varesh . Paralajmerim me ze dhe figure ne ekran televizore ,para dhjetrave gazetare dhe ne sy te gjithe publikut . Kercenim tipik mafioz ,stil "Kumbaro 1,2 ,3" dhe me agresivitet cinik . Po pse ,guxon Ilir Yzeiri ,Mero Baze ,Ardian Thano ta permendin kete kercenim mafioz ?? Fareeee ,askund ,asnjehere .Si burracake qe jane merren me gjellen e sterngohur prej 1001 heresh Sali Berisha . Kisha lexu e degju sejmene te peshtire te Saliut dhe Edit ,por spurthjake te Lal Fikut ,hera e pare .
Ylli loqja, ne kete artikull, zoti Yzeiri as nuk e ka dhjere fare Sali qenin, po ty si oturak i rregullt i tij, te del edhe ne ender!
Hajde degjo karlleqet e Yzeirit tani qe dhe kur denohen hajdutet thote qe nuk kemi drejtesi te pavarur.Atehere ja ka futur Ramiu meqe ishte yll ne rritje.
ha mut bert, ha dhe fort!
ILIR ME KET SHKRIM I KE KALU TE GJITH PARAMETRAT E SERVILIZMIT ÇKE PERLAR NGA ERION FIKU SE ME NGJALL MERO BAZEN QE KA ZHVAT PASNI DHE MBRO HAJNIN ERION FIKU. SIKUR VERTET ERIONI TE ISH FTYRA E POLITIKANIT TE ARDHMNISE MJERR NE DHE RROFT DREJTESIA QE JA NDALI VRULLIN E HAJNISE. MORI PER SKOTI ZDROMSI, JU DUK VETJA I PANDESHKUSHM DHE E LSHOI PA FRENA HAJNIN. NE BURG KA ME U KALB ILIR PER FATIN TEND TE ZI E TE MEROS. TA DOGJI RAKIA TRURIN ILIR ZIU, GJYNOF
Lyto, sa mut qe hake mer idiot ...
O debil , o i mjere ...po kujt po i serviloset Iliri, atij qe eshte ne burg???!!!! Respekte pa fund kujtdo qe nuk po i serviloset kellirave ne pushtet
E saktë Ilir. Veliaj nuk do të tërhiqet kollaj. Edhe po u dënua, me kohën e paraburgimit do të lirohet në ditën e gjyqit. Edhe po ju ndalua për 5 vjet përgjegjësia publike, nuk e ndalon askush, ose të lufojë brenda PS për ta marë atë, ose të krijojë një parti të re. Dhe nëse krijon një parti të re, Veliaj di të jetë luftëtar i palodhut që di të marë vota.... . Dhe sigurisht do të bëhet faktor në politikë...... DHE KY DO TË JETË FUNDI i Partisë Socialiste..... . ............ . KONKLUZIONI ------- Nëse PS kërkon të vazhdojë të qeverisë, ajo duhet të pranojë protagonizmin e Erjon Veliajt në gjirin e saj..... . Në të kundërt, Erjon Veliaj do të bëbet protagonist në sferën politike shqiptare, duke krijuar një parti të majtë. Atëherë mer fund protagonizmi i PS, siç janë gjasat që po ndodh edhe me PD.
ti je socialist kari, je nje cope idioti, merre vesh or loqe!
Po pse mor koqe? Shumë mirë ka shkruar ai më lart. Apo nuk je në gjendje ta kuptosh? Apo ke hallin e Ramës? Idiot.
Ore matuf! Ti i do socialistat o rilindësa o hiç fare. Idjot që të është thyer rrota që më 1990.
Jasu Ylli Palikari! E justifikove edhe ksaj here gaveten e grosheve! Hallall! Ec Bedrone!
Bravo Yzeiri!!! Eshte koha qe socialistet ta ngrene zerin per liderin e tyre te ardhshem. Rama do qe te lere Belinden ose Elisen si pasardhese, sepse e ka thene se kryeminister i ardhshem i Shqiperise do jete nje grua, por socialistet (edhe pse te dyja jane yje ne politike por larg zotesise dhe karizmes se Erionit) nuk duhet te votojne per organet seksuale por per ate qe sjell fitoret dhe qe udheheq me me zotesi dhe me rezultate progresivisht pozitive ne perparimin e gjitheanshem te vendit dhe te kombit. Te dyja zonjat mund te jene njera krahu i djathe e tjetra krahu i majte i tij, sic kane qene edhe per Ramen, por koka mbetet Erioni. Yzeiri, Baze etj. duhet te bien ne vemendje dhe ne kujtesen e socialisteve dhe te gjthe Shqiptareve (brenda dhe jashte kufijve) cdo kontribut qe Erioni ka dhene per vendin dhe kombin qe kur u kthye nga studimet jashte ne perendimin e larget dhe te perparuar. Bashkimin e gjithe kryetareve te bashkive dhe komunave Shqiptare si ne Shqiperi edhe ne Kosove, Maqedoni te Veriut e ne Mal te Zi, edhe posti qe Rama i dha Maznikut dhe tani Gonxhes rrodhen nga idete e Erionit, shkollat qendra komunitare, kodimi ne shkolla qe ne fillore dhe TUMO gjithashtu ide te Erionit, e shume e shume ide te tjera qe Rama i mbeshteti dhe ndoshta edhe i paraqiti si ide dhe nisma te tijat. Ata qe kapen fort mbas akuzave per vjedhje dhe korrupsion: zgjohuni o te vonuar ne c'bote mendoni se jetoni? Vertet besoni se nje lider qe menaxhon nje qytet prej nje miljon banoresh duhet te jetoje me 1500 euro ne muaj? hahahaha sa gjynof qe jeni.
Po me sa euro duhet të jetojë or gjeni?!
Analize perfekte BRAVO....
Koqe ishe e koqe ngele o Yzeir
Ky mund te lexohej gjate opozites se veshtire ne vitet 2011-2014, me pas u kthye ne nje bythlepires te rendomte i padronit dhe per rrjedhoje shkrimet e tij skane asnje impakt per opinionin publik se interesi i publikut aty mungon teresishte. Lali e ka shkruar vete fatin e tij dhe fal Zotit doli nje prokuror qe i tregoi vendin duke shpetuar publikun prej nje mashtruesi ordinere dhe nje hajduti me cizme qe vidhte dhe trafikonte interesat publike ne dobi te vetes, familjes dhe nje grushti morrash ku bejne pjese Yzeiri me shok.
Fale zotit qe ne kete sistem eshte gjykata ajo qe vendos e jo ai noteri yt i degjeneruar! Flet per fatin dikush qe fati ka qene tmerresisht i keq me te, ashtu sic e meriton, ti jo vetem qe je injorant, po je edhe njeri i poshter, qe ben hije kot fare mbi kete planet.
Ku dhe kur ka vjedhur? Sa ka vjedhur? Si ka vjedhur? A i përgjigjesh do këtyre pyetjeve?! Apo di vetëm të lehësh?!
Respekte z Ilir per shkrimin tuaj.Natyrisht, qe këllirat antisocialiste e duan z Veliaj ne burg,por harrojne perkrahjen masive dhe respektin e votuesve te thjeshte socialiste per Erionin.
Do behet kryekuzhinier qe te mos helmohet me nga karkalecat Nuriu
Hajt mo ja ja futi prokurori por jan gjykatesit apo dhe ata po ja fusin,e lind pyetja pse duhet tia fusin vetem ketij se aspirant do dalin direkt per kryetar edhe duhet tua fusin te gjitheve mos te kandidojne.Pastaj ne burg shkon e gabimisht nqse do ti kishte ruajtur letrat e pastra,nuk do ta conin ne burg kot!Gabim nuk duhet ta leshonte doren nqse kishte aspirata!
Yzeiri me gjithe nipat bastarde komuniste hanin thermija nga vjedhet groteste te lali neverise. Dhe kush i ben share kwtij lajmi ka qene o hajdut i lalit ose pastronte paret e lalit. Lali ka vjedhur aq shume sa nuk i del jeta vetem me akuza ne para burgim e jo me te dale nga burgu qe nuk behet fjale
Faktet dhe provat ku i ke për "vjedhjet" e lalit?! Apo leh, leh se diçka do mbetet?!
fakti qe sejmene mediatik si ky Iliri qe duket si nje qenie prehistorike vazhdojne ta mbrojne nje kryehajdut qe ka vjedhur e abuzuar me taksat kkryeqytetit, tregon shume se sa hajdut i peshtire ka qene kryebashkiaku i Tiranes. Jo rama por vete zoti e ka denuar per pislleqet e tij .
I saktë, i vërtetë dhe profesionist klasi në gazetari, i nderuar Ilir Yzeiri! Të paaftët, ziliqarët, miopët, servilët dhe veçanërisht "skllevërit" e saliut do të shajnë, do të shpifin, do të mallkojnë për një arësye fare të thjeshtë: bagazhi i tyre "intelektual" është përdhunimi, shpifja, ligësia, ofendimi, çmenduria...dhe asgjë nuk i lidh me logjikën, me drejtësinë, me ligjin, me punën dhe me Shqipërinë. Për Erion Veliaj koha e arrestit olsian është një eksperiencë e trishtë, por ky moment dashakeqës i shpifjes olsi Nesti Angoni do t'i shërbejë, për të qëndruar larg njerëzve të interesit vetiak, që janë prirje për egoizëm dhe konflikt, veç të tjerave.
gjakdhjeri arrixhinji turko gerrku servi yziri flet per te drejtat e njeriut ????? pika ........ po ku i din nje gjakdhjer keto gjera ???? por kur gjakdhjeri servi gerki veliaj conte digace ke shtepite e tironsve te vjeter per pallataxhit ????? apo njerzit e thjesht nuk kane te drejta ......??? hik mor gjakdhjer gezoju atyre kockave qe te hedhin sa andej dhe kendej e mos u ngatarro me te drejtat e njeriut sepse ju gerrrko gjakdhjeret duhet te beheni njerez njehere e pastaj te flisni per te drejtat e njeriut ......pik