Pas viteve 2000 bota perëndimore dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re ku doktrinat politike dhe morale shpesh kthehen kokëposhtë, duke u shndërruar në të kundërtën e vetes. Në Perëndim, lëvizjet që vetëquhen “antifashiste” kanë kaluar nga mbrojtja e lirisë dhe të drejtave të njeriut në ushtrimin e një fashizmi të ri, të maskuar nën flamurin e korrektesës politike. Po shpesh të woke kulturës anti vlera perendimore. Në Shqipëri, ndërkohë, antikomunizmi i shpallur nga Sali Berisha është bërë riprodhim i metodave komuniste, vetëm se i veshur me retorikën e kundërshtimit ndaj komunizmit.
Përmbysja e doktrinave pas viteve 2000
Pas rrëzimit të murit të Berlinit, pritej një triumf i demokracisë liberale dhe i lirisë individuale. Mirëpo, pas viteve 2000, me rritjen e ideologjive ekstrem-majtiste dhe moralizmit globalist që shpesh është antimoral ndaj kulturës perëndimore, doktrinat filluan të shndërrohen në forma të tjera dhune. “Politikisht korrektja” – në vend që të jetë një hap drejt respektit të mendimit ndryshe – është kthyer në një polici morale që ndëshkon çdo opinion kritik.
Kur antifashizmi kthehet në fashizëm!
Indoktrinimi i të rinjve është shembulli më i qartë i këtij devijimi. Një 22-vjeçar, i cili vret me armë duke lënë mbi plumb mbishkrimin “Bella Ciao”, është dëshmi tragjike se si liria e dikurshme e antifashistëve është shndërruar në një urrejtje totalitare. Kjo është kthesa e rrezikshme: përdorimi i dhunës me parrulla lirie, që në fakt është fashizëm i pastër. Kur antifashizmi shndërrohet në alibi për urrejtje dhe përjashtim, ai bëhet pikërisht ajo që pretendon të luftojë.
Totalitarizmi i korrektesës politike
Mbivendosja me dhunë e parimeve të trans-genderizmit, të ideologjisë gay apo të narrativave genderiste, jo thjesht si të drejta individuale, por si detyrim i imponuar mbi shoqëri, është një tjetër formë fashizmi modern. Kjo dhunë ideologjike ndaj lirisë së mendimit është maskuar si “antifashizëm”, por në thelb është një përndjekje e mendimit kritik dhe një mohim i pluralizmit kulturor. Politika e korrektesës nuk pranon dialog, por vetëm nënshtrim.
Shqipëria dhe “antikomunizmi” i rremë
Në Shqipëri, pas vitit 1990, ishte e natyrshme të lindte një lëvizje e fortë antikomuniste. Mirëpo, kur ky proces drejtohet nga një ish-komunist i vitit 1968, si Sali Berisha, e si pasojë ai mori formën e një doktrine të përmbysur. Antikomunizmi i Berishës nuk ishte as demokraci, as ndarje pushtetesh, por një luftë klasash e rikthyer në versionin e kundërt. Në vend që të ndërtonte një shoqëri të lirë, ai përdori gjuhën, metodat dhe mjetet e komunizmit kundër kundërshtarëve të vet.
Doktrina e luftës së klasave – kokëposhtë
Nëse PPSH-ja përjashtonte, denigronte dhe përdorte dhunë ndaj çdo kundërshtari, Berishizmi bëri të njëjtën gjë duke e quajtur “antikomunizëm”. Marrja me dhunë e godinës së qeverisë, kuvendit, RTSH më 14 shtator 1998, si përpjekja për grusht shteti, djegia e karrikeve deri dje në Kuvend, ndërprerja e fjalës së kundërshtarëve, marrja me dhunë edhe e selisë së partisë e shpallja tradhëtarë të të gjithëve brenda partisë por jo me Berishën – janë të gjitha metoda komuniste, por të zbatuara me retorikën e “antikomunizmit”. Në këtë kuptim, Berishizmi nuk ishte thyerje, ndarje me të kaluarën, por vazhdim i saj nën një tjetër flamur e kostumografi.
Urrejtja si motor i politikës
Në vitet 1945–1950 por edhe për 45 vjet, komunistët shqiptarë mbollën urrejtjen e luftës së klasave, duke ndarë shqiptarët mes “armiqve” dhe “popullit”. Berishizmi ngriti një makineri urrejtjeje, po aq të rrezikshme, por të legjitimuar si “luftë kundër komunizmit”. Ai arriti të krijojë armiqësi më të thella brenda shoqërisë, duke e përçarë popullin në emër të një antikomunizmi që ishte vetëm fasadë. Shkoi gati "puna" deri luftë civile në 1997. Në këtë aspekt, Berisha dhe ndjekësit e tij e riprodhuan me besnikëri modelin e PPSH-së, por me një diskurs të përmbysur.
Është koha e reflektimit.
Në Perëndim, "antifashizmi" është bërë justifikim për fashizëm të ri ideologjik. Në Shqipëri, "antikomunizmi" është përdorur si maskë për të mbajtur gjallë praktikat komuniste të përjashtimit, dhunës dhe urrejtjes. Kjo përmbysje e doktrinave tregon se rreziku më i madh i demokracive moderne nuk është thjesht rikthimi i së kaluarës, por rikrijimi i saj me maska të reja. Ky është momenti për reflektim: demokracia nuk mbrohet duke u bërë si armiku që pretendojmë të luftojmë.
Or Bektesh, kur aktivistet e te djathtes amerikane vrane nje deputete (demokrate) me gjithe te shoqin, plagosen nje deputete (demokrate) tjeter me gjithe te shoqin si dhe rrafen burrin e ish kryetares se Kongresit, Pelosi (demokrate) perse nuk te erdhi frymezimi per te folur per fashistet natyrale te destres boterore? Ta them une pse, sepse ti je nje fashist bythelepires qe sot i lepin bythen si te djathtes fashiste ashtu edhe shtetit terrorist qe vret cdo dite nga 70 njerez te pafajshem. Turp, turp qe Shqiperia mban njerez te tille qe kerkojne te deformojne realitetin aktual!
Mjafton titulli per te mos lexuar asnje germe te ketij artikulli.
Duhet saktësuar: berishizmi përdor të njëjtat parulla e mjete terrori e dhune të "komunizmit", dakord. Por ka një ndryshim të madh: Berisha dhe ndjekësit e bëjnë këtë për t'u pasuruar, janë bërë miliarderë. Kurse ata të ish bllokut vdiqën te kotecët e pulave.
Një numër i atyre si emigrant politik apo kriminel nga trojet shqiptare – Jugosllavisë ishin shpirte shiturit dhe me të drejt janë burgosë në Shqipëri. Ata kanë merituar dënimet më të rënda sepse mikpritjen që u ka bere shteti dhe E. Hoxha e shfrytëzuan për qëllime të politikave fashiste e hegjemoniste dhe serbe. Po përmendi vetë tre veta. Resul Kapllanin, Idriz Zeqirin, Donika Gërvallën me gjithë nënën e saj etj. atëherë dhe tash po bëjnë kërdi kundër kombit dhe shtetit shqiptar dhe Kosovës për interesa të Serbisë. I vraftë buka e shqiptarit për dëmin që kanë bere dhe po bëjnë për interesa serbo çetnikeve - jugosllavët.