Në lidhje me propozimin e reformës kushtetuese për të reduktuar numrin e deputetëve!

17 Shtator 2025, 10:07Blog Nga Alban Daci

Argumenti se zvogëlimi i numrave të deputetëve me uljen e numrin e popullsisë nuk qëndron! Pse nuk qëndron? Sepse, me miratimin e ushtrimit të votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë, numri i votuesve jo vetëm nuk zvogëlohet, por ka shumë gjasa të rritet e për pasojë nuk duhet të zvogëlohet numri i deputetëve, por duhet të rishikohen formula e forma të reja të përfaqësimit të gjerë të "sovranitetit" të popullit të deleguar në Parlament.

Argumenti se ulja e numrit të deputetëve do të përmirësojë cilësinë e parlamentarizmit! As ky argument nuk ka asnjë provë historike apo empirike. Problemi i cilësisë së parlamentarizmit varet nga kultura politike, sistemet partiake, funksionimi dhe demokratizimi i brendshëm i partive politike, faktorë të tjerë sociologjik e pse jo antropologjik.

Argumenti se ulja e parlamentarëve do të ishte i dobishëm për faktin se: kemi pasur deputet që kanë "ngordhur" karrike dhe nuk kanë pasur asnjë funksion konkret! As kjo nuk qëndron! Numri i deputetëve rrit mundësinë konkrete të përfaqësimit edhe të qytetarëve në skajet më të largëta! Sigurisht duhet të rishikohen funksionet dhe kompetencat e deputetëve në kornizën kushtetuese sesa duke i rënë shkurt me zvogëlimin ose reduktimin e numrit të deputetëve.

Ndryshimet e kësaj natyre të kushtetutësese nuk mund të ndodhin më përmes Kuvendit apo ushtrimit të votimit të këtij të fundit, por duhet të aplikohet më në fund referendum! Kjo lloj reforme kushtetuese prek interesa dhe përfaqësime të gjëra dhe për pasojë qytetarët duhet të kenë të drejtë të shprehim aprovimin apo diasprovim.

Bikameralizmi i Parlamentit do të ishte reforma më e rëndësishme, sepse tashmë me aprovimin e ushtrimit të votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë, që për nga numrat përbëjnë shumicën në krahasim me ata që jetojnë në Shqipëri kërkon mundësinë e tyre kushtetuese që jo vetëm të votojnë, por edhe të kenë mundësi reale përfaqësimi! Kodi aktual zgjedhor u heq mundësinë e përfaqësimit, sepse pavarësisht nga pjesëmarrja e tyre në votim apo nga preferencat e tyre të shprehura përmes votës nuk prodhuan asnjë mandat!

Gjithashtu, realiteti i shqiptarëve në Rajon e dhe jo vetëm, duhet menduar  seriozisht për një mundësi më serioze përfaqësimi! Shqipëria ka nevojë për një dhomë të dytë, që mund të quhet Senat, "Dhoma e Rajoneve", "Oda e Krahinave", "Oda e Lartë" duke krijuar ekuilibra të nevojshme e të domosdoshme!

10 Komente

  1. T
    Tina

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emma

      Më mashtruan me 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin, dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, ua kam rekomanduar disa miqve dhe kolegëve të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, [email protected]

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Shume i mençur pe 2 milion banor kerkon akoma te rrenosh arken e shtetit ( se ju kerkoni dhe rroga te larta se thyheni ne mes me punet qe beni per popullin duke u pasuruar ju dhe populli te punoje ?) Jo numeri i deputeteve te reduktohet .ķeto analiza tregojne qe nuk e keni mendjen te mireqenia e klases punetore .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Shume i mençur pe 2 milion banor kerkon akoma te rrenosh arken e shtetit ( se ju kerkoni dhe rroga te larta se thyheni ne mes me punet qe beni per popullin duke u pasuruar ju dhe populli te punoje ?) Jo numeri i deputeteve te reduktohet .ķeto analiza tregojne qe nuk e keni mendjen te mireqenia e klases punetore .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Shume i mençur pe 2 milion banor kerkon akoma te rrenosh arken e shtetit ( se ju kerkoni dhe rroga te larta se thyheni ne mes me punet qe beni per popullin duke u pasuruar ju dhe populli te punoje ?) Jo numeri i deputeteve te reduktohet .ķeto analiza tregojne qe nuk e keni mendjen te mireqenia e klases punetore .

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Me referendum, nëse pyeten votuesit se, me sa deputet mendoni se duhet të jetë parlamenti, votuesit mund ta shpien 40 deri 50. Edhe kaq e janë shumë. Bile Rama mund ta zëvendësojë me deputetë artificialë, me Diellorë, e megjithatë, prapë nuk ka për t'i konkurruar dot artificialët që kanë qenë deputetë deri tani. Arsyet që hedh poshtë ky Daci për reduktimin e tufës së deputetëve me anë të arsyes së mosarsyes duken si të vjedhura nga truri i Berishës e i lolove të tij.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lindi

                Shkrim koti. Shqipëria ka rreth 2.5 million njerëz sa një qytet normal evropian. Përse duhet kjo strukturë gomerësh kur ankohemi pêr nivelin e jetesës. Zvoglimi i numrit të deputetve është e domosfoshme.

                Përgjigjjuni
                1. z
                  z

                  Edhe 100, madje edhe 50 jane teper per rolin formal qe luan parlamenti. Une mendoj se mjaftojne 10-15 depudete ku detyrimisht duhet te jete Spiropali e don Kishotit, Toni Gogu i Hajredin Pashes, termet Peci qe do sjelle koken e ali pashes po e gjeti, Ferdindand xhaferi qe do sillte eshtrat e ismail Qemalit dhe permiresimin e cilesise se diellit, Erion brace qe i quajti tullat e pallatit qe u shemb nga termeti "tulla te poshtra "dhe siogurisht familjaret e Rames e kryesisht Zahon qe te pregatitet si kancelar i ardhshem pasi ta lere Rama rreth vitit 2050/

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nikoll Kamshi

                    Alban Daci mendon.: Nr.i deputetve duhet mundesisht të rritet, të paktën 280 kokë.Hsjde jurist plepi.Po edhe 50 kokë janë shumë.Separi dhe vetëm se pari nuk kemi ku t'i gjejmë kaq njerëz të meçëm dhe të pastër! Alban të rroftë mendja!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Andi

                      Ky qe ka shkruajtur vertet qenka dac mulliri. Kaq shume deputete qe kemi jua kalojne dhe dacave qe mbajne njerzit neper shtepi. Ne nje vend me 2.5 million banore ku 70 % jane persioniste dhe femije , llogaria eshte e thjeshte per nr e deputeteve = 12 qarqe nga 3 deputete = 36 cope, 4 cope Tirana , shuma 40 cope dhe Alibaba ne krye behen 41. Jane me se te mjaftueshenm , per te bredhur me shoqeruesa , me makina te shtrenjta ,fshatare me veshje firmato, me dashnore turi e bythe silikonesh, ( rype dhe vipe) me dasma perallore , me droge , me vrasje ,, me tendera fiktive per tu bere milionere per 4 vjet etj. Dhe populli pret me sy nga qielli , se pensionistet presin lemoshe , se rinia e mbetur ri ne kafene , se mjeksia eshte ne kulmin e zhvillimit , se ushqimet jane te kontrolluara , se trafiku me I sistemuar , se cmimet I kemi me te larta se Europa , se qirate e banesave per te futur koken jaje ne hava,etj etj. Kemi dhe perparime si psh ne kultivimin e hashashit , ne ushqimet bio me pesticide , ne cmimet dhe cilesine e karburanteve , ne transportin publik me mire se ne Afrike etj. Prandaj na duhen keto 40 hajdute me Ali baben ne Shqiperi. Mund te thote dikush qe e paske nxire komplet . Le te me thote prape dikush cfare nga keto e te tjera nuk qendron!? Apo do shkojme ne Europe dhe deri atehere duhet te durojme ,se do hame me luge floriri , pasi mund te mesohemi te punojme qe tu japim me shume burokrateve te BE per te tundur bishtin e zinxhirit. Shprese se keto 41 deputete do ta regullojne gjendjen ne kete vend te bekuar nga Zoti dhe te mallkuar nga politika ,me shperberjen e bandes se Alibabes.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje