VIDEO/ Revolucioni si gënjeshtër dhe institucionet si e vetmja e vërtetë

16 Shtator 2025, 14:23Blog Nga Namir Lapardhaja

VIDEO/ Revolucioni si gënjeshtër dhe institucionet si e vetmja e

Raymond Aron te Opiumi i intelektualëve, e cilësonte premtimin për revolucion një mit që i jep alibi intelektualëve dhe politikanëve për të justifikuar dhunën dhe terrorin, me arsyetimin se shërbejnë për një qëllim të madh. Sipas tij, kjo nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim, sepse revolucioni nuk sjell as emancipim, as liri. Përkundrazi, prodhon diktatura dhe zhgënjime të reja.

Këtë e kemi parë edhe në këto vitet e fundit, ku Sali Berisha ka premtuar disa herë ‘revolucion’, ka paralajmëruar ‘rrëzim të qeverisë me revolta’, ka thirrur për bojkot e për mosnjohje zgjedhjesh, mirëpo gjithçka është harruar dhe pak ditë më parë e pamë që u fut në parlametn dhe përsëriti formulën e betimin me një ‘betohem’ të thatë dhe kokulur.

Premtimi për revolucion shërbeu vetëm për luftën e brendshme në PD, për mobilizim emocional të militantëve, për marrje të vulës dhe të selisë, për kotroll të plotë të grupit parlamntar dhe të partisë, por në fund po shohim se rikthimi dhe ulja në tryezë është fakt i padiskutueshëm dhe domosdoshmëri për vijimin e lojës politike.

Kjo nuk është thjesht dobësi e një lideri politik, por është vetë natyra e revolucionit si mashtrim historik. Ai premton gjithçka, por nuk realizon asgjë, sepse revolucioni nuk është një e vërtetë politike, por një iluzion i rrezikshëm që përdoret për të mbajtur ndezur turmat e pashpresa.

E vetmja e vërtetë është se demokracia nuk ka të bëjë me përmbysjet me revolta, me zjarr dhe tym, por është ngritur pikërisht mbi respektin dhe njohjen e institucioneve si garante të politikës. Ndryshimi nuk vjen me rrëzime imagjinare, por me pjesëmarrje reale dhe me besim popullor. Ndryshimi nuk vjen me gënjeshtrat e mitit të revolucionit, por me forcimin e rregullave të lojës, nëpërmjet një procesi vetëpastrues dhe vetëkritikues. Çdo gjë tjetër është vetëm një gënjeshtër e radhës, sepse revolucioni është një mashtrim i vjetër i politikës, ndërsa institucionet janë e vetmja e vërtetë e demokracisë.

5 Komente

  1. f
    fredi

    Turpet e kriminelit Sali non grata.... Shpellarët nuk gdhënden...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Merre , merre

      Ekzakte , keshtu eshte . Me Saliun ndryshon regjistri , sepse ai vjen nga shkolla e dhunes , e shkaterrimit dhe alltysjes . Gjuha e tij , prej 35 vjetesh , kete refren artikulon . Kesisoj ai eshte I drejteperdrejte dhe shume I sinqerte . Eshte tjeter mesele se disa Jane " Te shurdher " dhe te tjere qe u pelqen! Dhe me e keqja qe ai definohet si opozite ! Dhe akoma , akoma me katran kur kete antikuare komuniste e vendosim ne llozhen e konsevatorizmit dhe te djathtes shqiptare ...!!! Merre , merre I thone ketij muhabeti.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ambulanti

        Sali Berisha eshte tradhetari i demokracise. Bashkepuntor i Ramiz Alise dhe se fundmi i Edi Rames.Ka mbledhur qindra mijera protestues kunder rregjimit te Edi Rames dhe me pas i ka percjelle tek shtepia me lugen bosh. Thjesht per te justifikuar pozicionin e tije si gjoja lider i opozites. Dhe nderkohe ndane tenderat dhe bejne pislliqet bashke me Edi Ramen

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

          sali berisha eshte dhe mbetet. kryekriminel i betuar ai do vetem. lufte te shpetoi krimet. krimet qe i ka bere shqiperis

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cubel Breca

            Edhe pak se atje tek bulevardi do ti shohim. Jo per gje por smund te rrin pa molotov.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje