Opozita provoi sot për herë të parë në kurriz “regjimin Rama”

18 Shtator 2025, 19:08Blog TEMA
Opozita provoi sot për herë të parë në kurriz

Nga Desada Metaj

Opozita parlamentare ka provuar sot për herë të parë në kurriz “regjimin Rama”. Një togfjalësh i shumëpërdorur në komunimimin politik por që me gjasë deri më sot asnjë nga deputetët e pranishëm në sallë nuk e kishte provuar në lëkurë. Mungesa e debatit për programin e qeverisë Rama 4 është një ngjarje e re në historinë po kaq të re të demokracisë në Shqipëri. Një sinjal i qartë se, tashmë i lodhur nga pushteti që po hyn në vitin e trembëdhjetë, Edi Rama nuk ka më nerva as të bëhet pjesë e spektaklit bajat “zihu grihu digju” në sallën e parlamentit dhe pastaj “krihu” me privilegjet e pushtetit sapo mbaron shfaqja e së enjtes.

Lëvizja e sotme e Edi Ramës e gjeti të papërgatitur opozitën e kryesuar nga PD. Fjalimet e shkruara, të kopjuara apo të sajuara me Chat GPT u hodhën në kosh sapo deputetët demokratë guxuan të shanin dhe fyenin me zë të lartë krijesën e re të kryeministrit. Diella, me pamje dhe zë metalik, ja doli t’i nervozojë ligjvënësit demokratë më shumë se Elisa apo Taulanti. Por, ndersa këta të fundit janë mësuar me “beteja” të tilla, Edi Ramës iu dhimbs kaq shumë lodra e tij e re sa, me një plan asfare spontan, paralajmëroi se seanca e debatit për programin do të mbyllej nëse deputetët e opozitës do të shanin dhe bërtisnin kundër Diellës së tij. Dhe kështu ndodhi.

Me forcën që i jep shumica e kartonave, Edi Rama vendosi që për herë të parë të mos zhvillohet debat për programin e qeverisë. Duke lënë pa tekst dhe të shushatur jo vetëm deputetët e opozitës, por edhe të vetët. Që, në përpjekjen qesharake të radhës për t’u dukur si të “brendshëm” në punët e qeverisë së re, i hodhën në kosh fjalimet e përgatitura dhe bashkë me to edhe mundimin për t’u dukur sa më bukur në qeverinë e dielltë të shefit të tyre.

Programi i qeverisë, më saktë i çdo qeverie në këto 30 vite, është një përmbledhje më së shumti e premtimeve dhe dëshirave që ka kryeministri. Nëse dikush merr mundimin dhe krahason 4 vitet e qeverisjes me programin e paraqitur në Kuvend, me gjasë mund të gjejë copëza programesh që shkruhen dhe prezantohen njësoj çdo 4 vjet, pavarësisht se i kujt partie është kryeministri.

Në një vend ku e gjithë opozita dhe mbështetësit e saj në media e konsiderojnë qeverisjen Rama si një regjim, për mua mbetet e pakuptueshme tronditja që pasoi grupin parlamentar të PD për vendimin e kryeministrit. Për të mos folur për strategjinë e përballjes me regjimin, që u katandis në mocion për Nikon dhe kërkesë për ripërsëritjen e seancës. Pra, në Shqipëri opozita mendon se ka përballë një regjim, në të cilin, pasi kryeministri ja heq të drejtën e fjalës, ajo merr vendim se duhet ta rikthejë seancën për të lexuar fjalimet që ka bërë gati.

Në çfarë vendi të botës ka ndodhur apo në ç’manual politik është shkruar se një regjim mundet me fjalime në parlament? Qartas Edi Ramës i është sosur durimi me shfaqjen që vetë e niste dhe e sos­te për sa kohë i duhej që opozitën ta përçante dhe ta identifikonte me Sali Berishën. Tani që zgjedhjet kanë përfunduar dhe PD është katandisur si kaposhi një thelë, kryeministrit nuk i duhet më teatri me sherr e zhurmë, me zjarr e flakadane.

Ndaj, në këtë parlamentin e ri ka vendosur ta spastrojë skenën nga sherret dhe të sigurohet që askush mos t’ja prishë më humorin dhe dellin artistik të piktorit. Për spektaklin me hedhje flake dhe djegie karrigesh Sali Berishës dhe trupës së tij teatralo-politike i duhet të gjejë një skenë tjetër. Sepse ajo e parlamentit tani është plotësisht e pushtuar nga 83 votat e Edi Ramës.

Vendimi për mbylljen e skenës politike për opozitën në parlament ndoshta do ta zhvendosë një pjesë të debatit politik nga seanca e kuvendit në studiot televizive. Por sërish kreu i regjimit me gjasë e ka një zgjidhje. Ai nuk do të mbyllë më as emisione dhe as televizione. Regjimet moderne nuk janë si ato të viteve ‘90. Edi Rama thjesht do vendosë që asnjë deputet apo ministër nga PS nuk do dalë në debat me përfaqësues të PD. E në fakt kjo nuk duket të jetë as ndonjë humbje e madhe për audiencën shqipfolëse, që tashmë e ka humbur prej vitesh interesin për debatet banale të mbrëmjes televizive.

Nga sa u duk sot, debati politik në Shqipëri ka marrë fund. Për të qenë të sinqertë duhet pranuar se prej kohësh ai ishte shndërruar në një gjellë bajate që kulmonte me të enjten parlamentare e më tej me debatet kur çfarë nuk kishte mbet pa thënë në sallë thuhej në një studio. E megjithatë e sotmja i vuri vulën atij që duket të jetë projekti i radhës i shefit të Diellës. Projekt që e përjashton opozitën nga i vetmi moment protagonizmi politik: arena e parlamentit. Dhe për të arritur deri këtu Edi Rama ka punuar fort dhe qartë. Thjesht opozita shqiptare nuk e ka vënë re e sot u surprizua se kreu i regjimit nuk kishte nerva të dëgjonte fjalimet e të vetëve dhe të bërtiturat e majmura të opozitës.

Ajo që prej vitesh duket se vuante thellë në regjimin Rama, sot kuptoi në fakt se regjimi (dhe jo beteja) sapo kanë filluar. Se “regjimi i Ramës”, me gjithë inflacionin e madh të togfjalëshit, deri më sot nuk ka prekur asnjë deputet të opozitës shqiptare. Që nga kryetari i saj e me radhë ata pas tij kanë përfituar këto 13 vjet nga regjimi leje ndërtimi, kanë zhvilluar pronat dhe bizneset, ndërsa të enjten parlamentare kanë ngritur zërin fort “kundër regjimit”. Sepse regjimit i ka vajtur për mbarë që t’i ketë nëpër këmbë zhurmaxhinj dhe të përçarë.

Ndërsa nga sot, regjimi i do të urtë dhe të pazhurmë. Dhe me gjasë të tillë do shfaqen në seancën e ardhshme. Sepse favoret dhe privilegjet e regjimit lezetojnë. Vështirë se e kanë kuptuar se e sotmja në fakt ishte përballja e parë e vërtetë pa plan dhe marrveshje me regjimin.

Ndoshta dikush duhet t’i shpjegojë se regjimet me 83 e kusur vota i përcaktojnë dhe vizatojnë si duan edhe opozitën. E këtë herë e duan të urtë e të bindur. Dhe bëjnë mirë të tregohen të tillë. Përndryshe mundet edhe të zëvendësohen. Edi Rama i ka votat edhe për të zgjedhur një opozitë të re siç e do Diella.

29 Komente

  1. L
    Ledina

    Je ti moj mëndje hapur, që karikoni dumdumë të parlamentit plr të bërë ju kronika. Ju e bushata ju ka nar urata, e keni ngrenë çorbën me kohë. Je vetëm pak në komoditet sepse rri rri, edhe ha mut kot.

    Përgjigjjuni
    1. l
      latifi

      Klasa politike e shkateroj kete vend jane dy banda qe flasin ne emer te popullit, dhe te dyja vjedhin dhe abuzojne ne anen tjeter. Fatkeqesi per kete vend.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Nivel i ulet gazetareje,

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lulushi

          E nderuar buçja e Lulit debati zhvillohet mes njerzish dhe jo mes kafshësh të futur në ketë stallë parlament që parlament i thënçin që ulërasin, sokëllijnë, bëlbëzojnë nga halli se nuk dinë se si flitet. ndaj shiko ndonjë punë tjetër , lëre rolin e gazetares se nuk ke asnjë klasë gazetarie por ke ca klasë qenërie kur Basha të mbushi mendjen se mund të bësh edhe politik

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enver

            O i nderuar shqiptar! Vetëm sepse e ditke që Desada ka qenë" buçja e Lulit "nuk mund t'a justifikosh dot faktin që ti nuk di të lexosh shqip.... Kërko ndihmë nga ndonjë i afërm i joti që të t'a lexojë çfarë ka shkruar " buçja" mendohu për pak kohë pasi mbaron leximi i pjesës dhe pastaj i thuaj atij të afërmit që t'a lexoi pjesën çfarë të shkruajë për ty Nëse nuk bën kështu atëhere merr kërrabën,gunën dhe fyellin dhe dil te ruash bagëtinë

            Përgjigjjuni
            1. D
              DERRKUCJA PABYTHSE E LULKES

              Ik mer kar lale po jep leksionse si te lexohet artikulli i nje karakurve buçiste e karngrenese e Besnik Mustafajit dhe e shume te tjereve... edhe e ish Drejtorit te Policise se Tiranes (na dukati Vlores, te cilit kur ishte zedhenese ulej nen tavoline e i bente gojore Mitat H). Kjo eshte nje kerme qe duhet zhdukur nga faqja e dheut dhe jo me te lexohet, anal izohet... po analin e ben mire kjo se eshte si kuce DERR.

              Përgjigjjuni
          2. A
            Arben

            KOMPLIMENTI Desada

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Bravo,bravo

              Përgjigjjuni
              1. l
                ligori.

                Koment filozofik si Shah_Mat Urime Autores Nga USA Taqo Ligori

                Përgjigjjuni
                1. r
                  raul

                  Bravo Desada. po shyqyr qe nuk ja pame dje surratin ne foltore krricit te faros me dy gishta lart se na ka care trapin me bllokimin e unazes dhe gomat e djegur tek bashkija. Pritet qe ne seancen tjeter te dale ne foltore gangsteri Flamut Geringu dhe te tregoj gishtin e mesit drejtuar popullit shqiptar ne shenje urrejtje per hakmarrje ndaj humbjes madheshtore almagojore kujtimhamshore ngafarkaderinevore qe mori foltorja e vicidolit me 11maj 2025, humbje apokaliptike qe ka hyre ne librin gines bashke me ate te 14 maj 2023 kur humbi ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi ose humbi pushtetin ne 92% te teritorit te vendit rast unik ne historine parlamentare te Botes.

                  Përgjigjjuni
                2. q
                  qerosi

                  kartorja e pd.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maskarenj

                    Opozita e sateme ! Quan funderrina e komunizmit me gardallen komuniste ne krye opozite ! Ke frike ta quash Banda berishiste ?!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Bravo por po i shtoj edhe një fjali kësaj mercenares që thotë Rama përdori forcën e kartonave: FORCA E KARTONIT ËSHTË FORCA E POPULLIT.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Top G

                        Parti Enver jemi gati kurdohere

                        Përgjigjjuni
                    2. D
                      DP

                      Artikull i dobët, bazuar në të shara. Gabimet që ka bërë opozita deri tani janë kapja pas kauzave boshe, mosreflektimi, mosrifreskimi, e përdorimi i dhunës, prandaj është aty ku është. Këto ditë kauza e opozitës është Diella - një luftë e bazuar në injorancë dhe pa objektiv të qartë.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kot fare

                        Kjo logjika e znj. Metaj nuk ka ku te rri. Fryme e keqe qe kerkon te mbjelle pa pike argumenti. Por nuk ia vlen as te diskutohet dhe as te pernendet.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Votuesi

                          Çjane keto gazetare qe nuk dijne te shkruajne nji artikull, me teper nji paçe me paragrafe te palidhura qe perseriten kur harron se e ka thene dy here me parë.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Davidi

                            Ndrroni foton e ksaj 50-vjeçares...

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zaçja

                              I bukur pozicioni i buzëve të saj.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Amerikani

                                Gjepura pa asnje logjike ! E shemtuar si vete Mami!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lika

                                  Kjo karakurva doli prape te gazeta e bythqimit Mero

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Koli

                                    Kjo eshte P I M P e Rames.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Y
                                      Yp Xhixhi

                                      Desara, thirri kujteses e na thuaj - kur i ke patur per here te fundit ne shtepi te ardhur ilegalce Taulant Ballen e Lulzim Bashen ?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. p
                                        ppa

                                        Per mua eshte analiste korrekte, por me kete shkrim e ka bere pak lemsh...!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arbeni

                                          Gojorja e rradhes e Desades ne loqet e pushtetit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            pirro

                                            e Nderuar Desada, e ke botuar per bukurine qe ke por jo per shkrimin me te cilin kuptohet se nuk ke haber nga politika ose je [paguar per te shkruar se prapthi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Qëndrestari

                                              "Me forcën që i jep shumica e kartonave, Edi Rama vendosi që për herë të parë të mos zhvillohet debat për programin e qeverisë". Kjo që ke shkruar ti nuk është e vërtetë. Besoj që e pe reagimin banditesk dhe rrugaçëror të gomerëve të opozitës, që as nuk kishin dëshirë të dëgjonin programin e qeverisë por donin të bënin zullumahi në parlament. Veprimi i mazhorancës ishte më se i justifikuar me rrugeçët deputetë të opozitës që janë një garnizon i bindur i Sali Berishës për të bërë atë që bënë. Opozita e sotme kërkon sabotimin e çdo arritjeje të Shqipërisë. Ajo nuk mund ta pranojë që qeveria shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës po përpiqet që ta çojë vëndin tonë drejt BE, kështu që saboton çdo arritje të vëndit. Ky vënd do bjerë rehat kur Saliu të vejë tek të shumtët dhe gjithë personazhet që e kanë lidhur jetën e tyre me Saliun të venë në gop të sëmës.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                LAFARAKET SHPELLARE

                                                Po ti e nderuar zonja SHARABAJGE, ku e ke ndjere regjimin e Rames..... tek brimat poshte????? Ik moj idjote e pashoqe. E kane cituar edhe ne komentet me larte se kush kane qene disa nga shtypesit e ty (BM, MH... etj nuk po shtoj mo se i di vet ti ata- nuk kane te numrume). Po kur berishovici, kufoma e pakallur nuk pirdhte njeri dhe zhdukte robt se i dilnin kunder, dogji, shkaterroj tere vendin si dhe vrau nder vedi tan popullin veri-jug.... e ti tashti u kujtove per kurrizin e opozites. Te qifte driTan Kateshi

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Drejtesia

                                                  Jo moj jo.Ty Denada te ka DioGuardi Saliu ose ideologjia tende pacifists.NUK JENI OPOZIT,POR NJE BANDE E OERBASHKET ME JU GAZETARET.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje