Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve...

18 Shtator 2025, 15:20Blog Nga Alba Malltezi

Shqiptarët janë shndërruar në përmbysësh tavolinash dasmash, në mallkues të atyre që tregojnë në sytë e të gjithëve mirëqënien e jashtëzakonshme, luksin e niveleve më të larta, veshjet e firmave më të njohura, vende ekskluzive dhe përrallore, pushime me shumë yje, rininë e përjetshme përmes operacionesh të kushtueshme. Të përmbytur nga ky realitet, disa prej nesh po arrijnë të mallkojnë dasma e të urojnë vdekje. Një uragan marramendës i krijuar nga gjellët e helmuara të ngjarjeve që disa të tjerë ofrojnë në opinion, për t’i gëlltitur.

Është krijuar ajo që dikush, ose disa, deshën dhe arritën ta bëjnë: Të përziejnë e të ngatërrojnë njerëz dhe situata, të ndershëm me të pandershëm, hajdutë me të drejtë, të vërtetë me gënjeshtarë, dembelë me punëtorë, kriminelë me biznesmenë, shëronjës me vrasës, tregtarë me bamirës...

E në këtë atmosferë të helmuar mallkimet janë “garancia” e një lirie të fituar: Të shaj se ndryshe do të plas ndërsa shoh djalin apo vajzën e filanit të arrijë aty ku asnjë shqiptar nuk e kishte menduar dhe nuk mundet të arrijë ndershmërisht; me një garë të barabartë.

Drejtësia që deri më sot është treguar ndëshkuese, duhet të kalojë në fazën e  një drejtësie që duhet t’i tregojë një populli të përmbytur nga e pavërteta se ku dhe si e drejta qëndron. Kush janë hajdutët dhe kush njerëzit korrektë, kush gënjeshtarët dhe kush manipuluesit. Duhet të thuhet me zë të lartë kush është fajtor, por edhe kush është i pafajshëm në këtë vend të plagosur nga mungesa e gjatë e të Drejtës së mirë. Nga Drejtësia, pritet Dritë.

 

5 Komente

  1. N
    Nasty

    rrobt ne gurmaz ku ti kesh. mallkuam dasmen me leket tona te vjedhura kanceroze. fispredhe gazetare

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Zonja Malltezi ke bere nje shkrim qe nuk te nderon. Djali i asaj sorres se SHKODRES ka bere dasem sheikesh. Jane leke te vjedhura nga djersa dhe gjaku i SHQIPTAREVE. U PASURUAN SA HAP E MBYLL SYTE. DHE NA BEJNE KARSHILLEK E GUZOJNE E NA BEJNE MORAL SIKUR JU QANE ZEMRA PER POPULLIN.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edlira

        Mallkojme me shpirt njerezit qe festojne me vetedije me parate e ketij populli te vuajtur!!!! Ju ngelshin ne gryke parate e vjedhura nga sakrificat e njerezve qe deshen te ndertonin Demokracine ne kete vend te vuajtur!!!

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Ne thelb problemi nuk qendron vetem te pasurite e politikaneve tane qe nuk ka Zot qe na mbushi mendjen se nuk jane para hajdutesh e pislliqesh por te pabarazia sociale qe ne kete vend ish enverist por mer permasa deshperuese. Nje shoqeri nga me ekstremisht komuniste eshte kthyer ne shoqeri ekstremist e pangopeshme per para e totalisht e pandjeshme per mjerimin ekonomik qe ka perfshire pothuajse te gjithe kombin.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Korcari

            Politikane si Jozefina dhe shume te tjera qe nga Majlinda Bregu Monika kryemadhi Linda Rama, Belinda Balluku na sollen ne kete dite qe te mallkojme

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje