Prokurori nuk është drejtësia

20 Shtator 2025, 09:24Blog TEMA
Prokurori nuk është drejtësia

Nga Ylli Manjani 

Ekziston një keqkuptim i madh midis nesh mbi statusin e prokurorit. Pjesërisht ky keqkuptim na vjen nga e shkuara komuniste, ku ajo që thoshte prokurori bëhej vendim gjykate. Por edhe ndryshimet kushtetuese të 2016, me atë konsensusin 140 deputetësh e legjitimuan disi këtë keqkuptim, kur parashikuan të njëjtin status legal si për gjykatësit ashtu edhe për prokurorët.
Pra kemi KLGJ për gjykatësit, por kemi KLP edhe për prokurorët. Kemi shkollë magistrature për gjykatës e për prokurorë.
Kemi rregulla emërim-shkarkimi në Kushtetutë për gjykatësit, por edhe për prokurorët. Kemi madje edhe rregulla për prokuroret specialë!!!
Pra është legjitimuar disi ideja tërësisht e gabuar se prokurorët janë drejtësia në këtë vend.
Në fakt drejtësia është GJYKATA. Ajo është pushtet. Prokurorët është thjesht palë në gjyq, siç janë avokatët në anën tjetër.
Prokurorët mbrojnë në gjyq publiken, avokatët mbrojnë privatin.
Kaq. Asgjë më shumë s'mund ti shtohet kësaj llogjike të thjeshtë e të lashtë sa vetë origjina e shtetit dhe e drejtësisë.
Nuk mund të ketë prokurori të njëjtin status si gjykatësi, se pyetja është po avokati pse jo?! Pse ska një KLA, pra një këshill kushtetues edhe për avokatinë, në Kushtetutë?!
Ska se si të ketë se pastaj do na duhej një Kushtetutë këshillash e bordesh që smbaron. Po këshilli i barinjve?! Do të duhej edhe aty një këshill....
Ndërkohë llogjika e shtetit me pushtete të ndara është shumë e qartë:
parlamenti që përfaqëson ligjbërjen;
Qeveria, që përfaqëson ligjzbatimin;
Gjykata, që përfaqëson drejtësinë.
Pra është gjykata e paanëshme jo palët në gjykim që bëjnë drejtësi! Të tjerët janë palë ose pjesmarrës në proçese.
Ndaj edhe prokurorët, të posaçëm a të përgjithshëm qofshin, janë thjesht palë në gjyq. Ata nuk mund të sillen si cuba kushtetues, por si mbrojtës të interesit publik, nën prezumimin se ja fusin edhe kot kur e bëjnë këtë punë.
Prandaj, nëse hapet ndonjëherë kjo loja e një Kushtetute normale, duhen shfarosur nga aty të gjitha nenet që flasin për prokurorët. Nene që i diktuan disa syleshë shqiptarë dhe teveqelë të huaj, me idenë se i duan këto "mrekullira" të ngrira në Kushtetutë që të mos ua ndryshojë njeri!!!
Se, si të gjithë tarafelet idiotë të kësaj bote, patën mendimin se idetë e tyre duhet të jenë të ngrira në përjetësi... Zaten prandaj dhe kemi këtë Kushtetutë manual personeli, që fikson hallin e të emëruave dhe jo të shtetasve.
Por nëse ndonjë ditë do kthehemi në normalitet, duhet shkrirë ajo KLP si fillim. Nuk ka asnjë kuptim ai institucion që të zërë vend në Kushtetutë.
Prokurorët janë profesionistë të ligjit nën hyqmin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe këtu mbyllet ky hesap. I përgjithsëm apo i posaçëm, prokurori shërben nën hyqmin e prokurorit të Përgjithshëm.
Në shumë vende janë pjesë e qeverisë madje. Sepse prokurorimi është shumë më afër, madje ngushtësisht i lidhur me policimin.
Prokuroria nuk është drejtësia. Sa herë përceptohet kështu, pra si drejtësia vetë, sistemi politik ka qenë i dhunshëm.
Kur prokurorët bëhet cuba dhe gjykatësit pula, imagjinojeni vetë pastaj drejtësinë e gjelave.

17 Komente

  1. F
    Fatosi

    Bravo, artikull me shume vlere per kedo, edhe per njerezit e thjeshte edhe per strukturat shteterore qe duhet ta marrin ne konsiderate.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      E kemi inat s'e kemi inat Manjanin, ka bere një shkrim te shkelqyer. Çdo gjë ne artikull ka kultim, dhe ashtu duhet bere. Vetem se ka një problem të vogël. Politike shqipetare sot per sot e kane në dorë Rama dhe Berisha. Po u interesoi atyre, behet. Po nuk u interesoi, jo Ylli Manjani, porvedhe Ylli Polar të zbrese në Tokë, nuk bëhet. Pra artikull me vlerë njohjeje, por praktikisht keto që thotë Manjani nuk kane per t'u zbatuar. A i sherben Shqiperisë dhe popullit? Po. Epo nuk nuk bëhet. Diella thotë jo. Dhe e para herë që edhe Saliun është dakord me Diellën. "Dëgjo, degjo. Unë ju them ju, se kam pasë besim gjithmonë, se Diella nji ditë ka me dalë kundra Edvin Gjipesë, dhe ka me dalë n'opozitë.Diella asht me ne." Dhe me keto lojera fjalësh që Flamur Noka nuk i merr vesh dhe pyet Lelon, Rama dhe Berisha bien dakord, në mbetemi Republika e Prokurorëve.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Jo se Manjani ndonjëherë nuk ia fut edhe kot, por këtë herë s'ka se si që, në çdo fjalë të shkrimit, të mos jesh 100 % dakord me të.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Joni

        Ka shumë llogjik ky shkrim edhe për ata që kanë një minimum njohuri juriduke

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurizo

          Artikulli me I mencur dhe profesionale. Ke kapur demin nga briret. Se nganjehere te rreshqet fjala dhe nuk lufton per kuptim… kesaj radhe ????????????

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hallexhiu

            O manjan te Kam than shum here ti ke te drejte por ste degjon njeri o vlla E kupton ku arriten prokuroret tane po na nxjerrin per dit dumanen ne tv po krhejne llumin e shoqerise ne personazhe publik per te justifikuar kauzen e vet ngaqe skan bere fare hetime fundi I botes ,keta pashallare qe nuk guxon ti kontrolloj askush, as ne Koren e veriut nuk ndodh . Do te shikojm Ramen a do merret me keta se dhe per kete nuk pjerdhin fare me duket po fare dhe kjo eshte fatkeqsi.pastaj ngelet Nepali manjan se shum jan trashur keta shushunjat tona .politik drejtesi media kanceri I shqiperise

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emilia

              Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vitalik

                Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hallexhiu

                  Edhe nje gje manjan se harrova Artur Metani eshte me plera ne vend ta kontrolloj Dumanin dhe te bejne pune takohen vetem per te pire Vera te shtrenjta,se kujtojn se jan rritur ne Europe dhe jo nga maqellara me dhalle e buk misri jan rritur.tsni pin vere mbi 500 €

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilir Beqaj

                    Prokuroret e SPAK po ti nenshtroheshin nje testi profesional dhe kulturor do te ishin ne nivelin e Pal Vates

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      taipi

                      Respekte z Ylli.Keto artikuj dhe mendime na sqarojne edhe ne njerezit e thjeshte qe nuk kemi bere shkolle per studimin e ligjit dhe aktoret e tij.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Ne fakt Manjani eshte njohjes i mire i ligjit,i Reformës ne Drejtesi dhe ne çdo shkrim te tij njeriu mesin diçka qe duhet te dijme,sepse tani ne rolin e avokatit i sheh me mire,gabimet qe behen dhe nuk do askush ti korigjohet.Ka qene nje barsaleta ne kohen e monizmit,kur u hoq avokati dhe prokuroret ishin arrogante se ishin partia.Njeri ne gjyq do t'a denonin dhe e pyeste gjykatësi vazhdimisht,por nderhynte prokurori nopran.E pyet kryetarin i pandehuri."Ore,kush eshte kryetari ketu".Une i thote gjykatësi."Po ky ça mutin ka qe i fut hundet ne punen tone"i thote per prokurorin

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drejtesia ra nga fiku

                          Shume po ankohen per prokurore e gjykates, kur para ca muajsh i thurnin ditirambe Reformes ne Drejtesi. Me kot ankohet edhe Kryeministri. A nuk e drejtonte kolegjin e posaçem te vetingut motra e Ballukut, dhe keshtu askush nuk u ankua kur u u larguan nga sistemi prokurore e gjyqtare te afte te ndershem, dhe mbeten te japin drejtesi mbeturinat e kursit te plepave qe ishin miq te Berishes dhe pushtetit, ose u mbushnin xhepat me milona komisionit te vetingut. Keshtu eshte domosdoshme ri ligjore, t'i behet nje veting i forte komisioniereve te vetingut.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Prokurorine Rama ta jape me koncesion tek Italia

                            Bravo Manjani, vertet bravo. Fajin na e ka BE-ja qe akoma mbron prokuroret e korruptuar te Spakut.

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xha Beqo

                              Plotesisht ke te DREJTE o z. Manjani. Keta kane bere Noterin Prokuror, ai ben cfare i do K...i, Gjykata e ka FRIKE, dhe, Shteti qe nuk i ben dot gje, ka Noc Rrokun ne dore, qe ja jep KLP, (KLK-ja tani qe drejtohet nga M. Bogdani mund te quhet KLP...i.). Hajde mere vesh sa Prokurori ka ne kete Shtet ? Altin Dumani eshte bere me i fuqishem se Prokurori i Pergjithshem. Prokuroria Spseciale eshte bere GESTAPO.

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                rrushi i lales

                                Ha mut sa te dush per ate kohe.Ne ate kohe ti me sojin tend ke pas shitur fiq me gamor ne plazh ,te maj men shume mire so jep leksione qe edhe ata qe mund te te kene simpati nuk dijne te lexojne se nuk kane kohe shesin fiq si ty dikur .Ti mendon se po te jesh lefqen i perditeshem dikush do te te ndigjoje.Mero sa per dieni do te mbushi faqet se sa per mendimin te te them te drejten as ne banjo nuk te lexon. Kohe te arrta kane ardhe per ty,Mziun,e lloj lloj katunari sot te gedhire me diploma japin receta per jurispodencen dhe m e bukura eshte se hane dhe mut me ate kohe qe vertet mungonte Tik-toku,trafiku i armeve,tradiku i droges,vrasjet per lufte kartelesh dhe trfikim njerezor,pushkatime pa gjyq ne mes te dites e naten per larrje hesapesh e plot e plot gjera t pista qe i mungonin asaj kohe dhe del nje katunar qe akoma si ka ikur e nxirra kur shiste fiq ne plazh de jep receta duke marre per shembull ate kohe kur çeçua kishte piçak dhe ta priste derri ne rrenje jo nga pazari por nga shteti ligjor i shumices mbi pakicen e jo si sot qe kembet jane bere koke e drejtojne jeten e ketij vendi sikur ta kene prone te trasheguar. Mjaft domethene mjaft o Manjak se vjen nje dite ,si ajo shprehia e kahereshme ,nje here ma hipe dhjete here ta hipa.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  K O R C A

                                  Shkrimi i Y.Manjanit me pelqeu , eshte i argumentuar e me logjike te ftohte . Bravo Manjani .

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje