PD duhet të mbante në kuvend fjalimin e Olldashit në 2013

20 Shtator 2025, 09:56Blog TEMA
PD duhet të mbante në kuvend fjalimin e Olldashit në 2013

Nga Indrit Vokshi 

Në 2013, Sokol Olldashi mbajti fjalimin për programin e qeverisë Rama-Meta.

Është fjalimi opozitar më brilant i mundshëm në standardet e Shqipërisë. Nuk është ai fjalimi për votën e Korçës që qarkullon në internet. Jo, është fjalim tjetër, 20 minuta fjalim; nuk e gjej më dot askund fjalimin, e ka vetëm vëllai i Sokolit, Ardiani, se të faqja e tij e pata parë.

Ai fjalim prek temat e programit Rama-Meta prej te rrugët, ndërtimet pa leje, deri të mardhënia midis Ramës e Metës, e për çfarë u bashkuan ata. Ajo lloj fuqie argumentuese arriti të vendosë disi në siklet Edi Ramën qysh në ditën e parë të pushtetit.

Sot pas 12 vjetësh pushtet, ka rënë cilësia e qeverisë por bashkë me të ka rënë cilësia e opozitës. Kur duhej të ndodhte e kundërtra, qeverisë t'i binte epërsia dhe opozitës t'i rriteshin epërsia e legjitimiteti. Sot pas 12 vjetësh, opozita shqiptare nuk ka asnjë politikan i cili të ketë fuqi argumentuese të atillë që ta vendosë qeverinë në siklet dhe tia gërryejë legjitimitetin përpara shqiptarëve.

Këta kanë bindur veten se duke gjuajtur me grushta, me shishe, me blloqe shënimesh, populli do të krijojë simpati për ta. Se duke thënë gjithë ditën narko ky, narko ai, ky heroina ai kokaina, ky karteli e ai me kartelë, njerëzit do të preken e do të emocionohen prej fjalëve të tyre. Kjo nuk ndodh e as ka për të ndodhur. Shqipëria ka ecur disi përpara e nuk jemi njëlloj si në vitin 2000, pra nuk bëjnë sens e skanë më kuptim të njejtat fjalë dhe e njejta sjellje.

Edi Rama e ka braktisur rrugën ku qeveria e fiton legjitimitetin përmes bilanceve, punës dhe investimeve; ai merr pushtetin thjesht me strategji e taktikë. Ndërsa Berisha dhe të gjithë pas tij, kanë braktisur rrugën ku opozita e fiton legjitimitetin me argument, performancë, duke fituar simpati popullore; mendojnë se forca dhe lufta fizikisht me regjimin do iu sjellin legjitimitet.

E pastaj kur ai legjitimitet nuk vjen, nisin shajnë popullin, e quajnë popull të keq që nuk ua pranon modelin e Ramazan Kadirovit të Çeçenisë. Ishalla nuk nisin të rrisin këlyshë tigri e qen Sharri në oborrin e selisë për të dukur më të fortë e më të egër kundër regjimit.

3 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Jemi akoma popull "anti" . Anti keshtu e anti ashtu, opozita eshte (keshtu besojne) antikomuniste, por faktet, veprimet e tyre ne vite, deshmojne Sidomos antiqytetarì. Sokoli ishte nga me qytetaret ne ate BATAK, por si antiqytetare qe jane, qytetaret o i largojne nga PD e rrethi i tyre katundar mafioz, ose i zhdukin. Te larguarit ose te vdekurit ne ate kenete, jane ne % shume te larte qytetare, progresistet. Te jesh qytetar ne ate ambient, e ke jeten ne rrezik. Ceshtje mentaliteti, qe transmetohet nga maja e piramides... ne baze.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shoferi

      Po te mbante te mjejtin fjalim mbas nje fite aksident me makine .

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta qe dhemb!

        Olldashi pasi I lëpiu bythën Berishës filloi I pëlqeu vetja dhe tha tani unë jam I rëndësishëm dhe mund të ngrihem mbi të paksa... Mirëpo kurvat të marin më qafë nqs timonin ta merr ai miku... Ja kështu mbaroi edhe historia e tij... iku për lesh... p..dhi. Tani ai quhet heroi I politikës. Medalje shqiptarçe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje