
Nga Blendi Kajsiu
Ka një transparencë të thellë politike nga ana e kryeministrit Rama në insistimin e tij për ta emëruar Diellën si ministre. Me emërimin e saj kryeministri na tregon qartë karakteristikat themelore që ai vlerëson tek një ministër apo ministre, efikasitetin e lartë të kombinuar me mungesën totale të vullnetit, dinjitetit dhe të ndërgjegjes njerëzore.
Ky në fakt është dallimi themelor mes inteligjencës humane dhe asaj artificiale (IA). IA-ja është shumë më efikase se inteligjenca e çdo qenie njerëzore përsa i përket kalkulimit apo procesimit të informacionit. Ama IA-ja, ndryshe nga inteligjenca njerëzore, nuk ka as vullnet të lirë, as ndërgjegje dhe për pasojë as dinjitet. Ajo është thjesht një instrument i vullnetit të përdoruesit të saj.
Pikërisht këto karakterstika e bëjnë Diellën ministren ideale në botëkuptimin e kryeministrit Rama. Ajo është jashtëzakonisht efikase (ose teknokrate), ka zero kapital dhe ambicie politike, dhe është njëkohësisht tërësisht e nënshtrueshme ndaj vullnetit të kryeministrit. Diella është e vetmja ministre që firmos gjithçka sepse nuk i trembet SPAK-ut.
Në këtë aspekt Diella është faza e fundit e tranzicionit gradual të qeverisë Rama nga ministri me profil politik dhe publik tek ministri virtual (ose fasadë). Me ministër politik nuk nënkuptoj thjesht njerëz që kishin kapital politik ose profil publilk por individë që përtej kapitalit politik kishin edhe aftësi teknokratike apo administrimi.
Çfarë rreziqesh pjell Diella
Të tillë ishin Shkëlqim Cani, Erjon Veliaj, Blendi Klosi, Milva Ekonomi (me profil të lartë publik), apo Damian Gjinkuri në qeverinë Rama 1.
Nga ministrat politiko-teknokratik qeveria Rama 2 dhe 3 kaloi gradualisht në ministrat thjesht teknokratik. Këta ishin individë pa asnjë profil politik, publik apo social. Tipari i tyre dallues ishte anonimiteti. Në frazën lapidare të Mero Bazes, këta ministra nuk i gjeje dot as në Google. Në disa raste ata emërimin e merrnin vesh nga televizori.
Sot kemi hyrë në fazën e fundit të zëvendësimit të ministrave anonim me ministra virtual si Diella, e cila kurrë nuk do ta marrë vesh që është emëruar ministre. Po kalojmë nga ministrat anonim dhe pa profil politik dhe publik tek ministrat pa vullnet dhe pa ndërgjegje njerëzore. Ky lloj ministri është tekstualisht, dhe jo në mënyrë figurative, skllav i vullnetit të kryeministrit Rama.
Ky është në fakt funksioni kryesor i Diellës, më shumë se lufta ndaj korrupsionit. Diella në vetvete nuk mund ta luftojë korrupsionin sepse e kundërta e korrupsionit është ndershëmria. Ama ndershmëria, si akt ose si botëkuptim, është produkt i vullnetit të lirë dhe i ndërgjegjes njerëzore.
Mujanović: Rama kërkon të shpallet “udhëheqësi më qesharak i shekullit në Europë”
Emërimi i Diellës është pranim nga ana e kryeministrit Rama se ndershmëria mungon si në qeverisjen edhe në administratën e tij publike. Është mungesa e besimit që ai ka tek bashkëpunëtorët e tij kryesor, që vazhdimisht vjedhin pas shpinës së tij, çka justifikon emërimin e Diellës ministre, për të zëvendësuar vendimmarrjen e korruptuar njerëzore të qeverisjes aktuale.
Problemi është se një adminstratë ose qeveri tërësisht dixhitle është e pamundur. Nëse vullneti dhe ndërgjegja njerëzore që e programon Diellën është e korruptar produkti do jetë më shumë korrupsion dixhital që shërben për të fshehur korrupsionin njerëzor.
Ndaj synimi i kryeministrit Rama për ta luftuar korrupsionin thjesht nëpërmejt një qeverie apo administrate virtuale është një fantazi e rrezikëshme që dëshmon dorëzimin e kryeministrit përballë kalbëzimit korruptiv të qeverisjes dhe të administratës së tij publike. Ky kalbëzim nuk luftohet me inteligjencën artificiale por duke injektuar vlera, etikë dhe ndershmëri nga nivelet më të larta të qeverisë deri tek nivelet më të ulëta të administratës publike.
Shuplaka e medias zvicerane: Diella është vetëm për propagandë
Ama fara e etikës dhe ndershmërisë nuk mbin kollaj kur karriera politike dhe administrative është në funksion të zhdrejtë me vullnetin e lirë dhe dinjitetin njerëzor. Të kërkosh ministra dhe administrator që janë njëkohësisht edhe skllevër të vullnetit të shefit edhe të ndershëm dhe parimor është e pamundur.
Diella është shembulli më i mirë i këtij fenomeni. Askush nuk i nënshtrohet më mirë dhe më me efikasitet se ajo vullnetit të kryeministrit. Askush tjetër në qeverinë Rama nuk ka më pak lidhje me ndershmërinë, parimet dhe dinjitetin njerëzor se Diella. Lapsi.al
Diella ka mbi 40 vite qe fuksionon, me menyra te ndryshme dhe me metoda te ndryshme... dhe ka per te fuksionuar deri sa te shuhet njerezimi nga Lufterat apo ndonje Epokalips natyrore... Por Diella fuksionon per secilin shqiptare apo per secilin te huaj....panvaresisht vendendodhjes se ku jeton Ai- Ajo... Vetem per kfryekriminelin Penicilinen nuk fuksionon ! Arsyhet i dijne ata te fortet qe akoma mundohen ta mbajne Boten pa luftera !
Della nuk është vullnet I askujt! Êshte statistike zyrtare!
Zoti Kajsiu, I lexoj shkrimet e tua vazhdimisht...deri në fund! Më vjen keq por kur merr në konsideratë të huajt për vlerësimet që japin mbi Djellën harron kryesoren. Ata nuk janë shqiptarë! E them këtë se kur fillon dhe shpjegon pamundësinë e Ramës për të eliminuar korrupsionin harron në fakt se ai rreth vetes ka vetëm shqiptarë dhe pak ka rëndësi se ata janë të majtë apo të djathtë. Sesi vjedhin Berisha me shokë e di gjithë Shqipëria por se si vjedhin edhe këta anti PDistë, që quhen socialistë, e di gjithashtu gjithë Shqipëria. Ramës I del e drejta të bëjë eksperimente me këtë rast. Ti nqs e ndjen veten të pakorruptueshëm atëherë dil atje nëpër mitingje dhe jep kontributin tënd në politikë. Jo për gjë por ndjen se I kap gjerat në esencë.... Faleminderit!
Kajsiu gabon duke i atribuuar "Diellës", gjithë veprimtarinë e qeverisë apo administratës në përgjithësi. Në funksion të sofizmit, si filozofi e gjysëm të vërtetave, që siç dihen, janë dhe gënjeshtrat më të mëdha, gabon qëllimisht. Siç është shpjeguar disa herë, po që Kajsiu dhe të tjerë si ai nuk duan ta dëgjojnë, është se "Diella" siç është konceptuar në rastin shqiptar, do funksionojë si një aparat i sofistikuar auditimi vetëm në apo për procesin tepër problematik në fushën e tenderimeve të fondeve publike, që janë produkt sa i korrupsionit po aq dhe i subjektivitetit të njeriut. Pikërisht këtë të dytën synohet, e theksoj këtë sepse edhe mund të dështohet, por si në çdo eksperiment ka një të parë. Çfarë do humbasim?! Që do na vjedhë Rama?! Por "Diella", apo "ministria virtuale", nuk pretendon antikorrupsionin si fenomen në tërësi dhe kudo. Për këtë ka shumë institucione të tjera që e interceptojnë dhe aty ku ai konstatohet, ndëshkohet sipas ligjit (nëse!). Të tilla institucione kushtetuese janë: Në qeveri Ministria e Antikorrupsionit (dikur ka qenë drejtori në kryeministri, ku një drejtor që më kujtohet ka qenë dhe Oerd Bylykbashi i Saliut)); është Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Prokuroria. Dhe mqs. korrupsioni nuk shfaqet apo ndodh vetëm në prokurimin e fondeve publike nga administrata, këto i stitucione kanë qenë, janë dhe do të jenë sa kohë do ekzistojë Shteti. A e kemi ne atë Shtet, ky është tjetër problem, por siç thashë Kajsiu gabon kur me "Lapsin" e tij, me sofizma do të na mbushë mendjen se "Diella", dhe pas saj/tij kryeministri do të zëvendësojë Shtetin. Kjo s'mund të ndodhë! Në kuadrin e bërjes së një shteti më të mirë, në shumë fusha, Diella-t kudo si instrumenta të IA me algoritmet e saj, vetëm sa do rrisin efikasitetin, transparencën dhe frenimin e korrupsionit, me që jemi këtu.
Paske shkrujt veç kaçurrela z. Kajsiu...peralla me mbret.
Me mungon durimi te lexoj shkrimin e gjat te Kajsise se Sali Hales.
Ti mbete kar me syze o Blendi Kajsiu me keto zhgaravina . Diella duhet te zvendesohet me shoqen Eda Xhajanka ketete revolucionare dhe kardashese tevmadhe e cila kryeson boten akademike dhe te korrupsionit. Ose te bejne Thimo Flokon
Ter jeten zvaranike ke mbetur dhe mut ke ngrene po pse ti do vesh noten AI o legen.
Kajesit kur thartohen as ufull nuk bahen, ky bane mire te lexoje ndonje gazet tjeter pervec nje gazete lagje ne Zwicer, ose te rri ne patallonat e shpellakut te knaqet .me fentet e tij
Ne kete vend muti, nje piktor i cmendur dhe primitiv, maskuar mbrapa slloganeve ´´moderne´´banale shallvare-zeza dhe atleteve, vazhdon ne menyre integrale ta shkaterroje vendin dhe historine e tij.Turma e degraduar nga mosha dhe nga trute, pasi pjesen me vitale te saj rama e ka syrgjynosur, vazhdon te heshte, kurse pjesa tjeter administrata gjigande e blere dhe e shndrruar ne patronazhiste, bashke me nje ´´opozite´´me berdhame te dale nga kulla e erret, bejne vec kam kum dhe bashkupunon mbas perdes me hordhine korruptive te rames.´´Trimat´´ e Saliut, tere kohen vazhdojne te lehin dhe asnjehere nuk kane guxuar te futen ne greve urie.
Kajsija...nuk del dot nga gropa e saliut..tenton te Dale ne mengjes e zhytet ne darke..nihilistet kurre nuk e pelqejne progresin ....revolucion teknollogjike eshte ne fazen themelore te zbatimit..kerkohet vullner,vendosmeri,durim,kujdes te madh per te mos kaluar masa,e forcimi i sigurise per te zvogeluar ne maksimum efektet negative
Kajsija...nuk del dot nga gropa e saliut..tenton te Dale ne mengjes e zhytet ne darke..nihilistet kurre nuk e pelqejne progresin ....revolucion teknollogjike eshte ne fazen themelore te zbatimit..kerkohet vullner,vendosmeri,durim,kujdes te madh per te mos kaluar masa,e forcimi i sigurise per te zvogeluar ne maksimum efektet negative
???? Dakord! Atëherë le të shohim më nga afër se si **Diella**, ministrja virtuale, mund të funksionojë në praktikë: ### ???? Si mund të ndikojë Diella në administratën publike? - **Transparencë automatike**: Duke përdorur algoritme për të analizuar tenderat dhe kontratat, Diella mund të sinjalizojë automatikisht raste të dyshimta ose konflikte interesi. - **Paanshmëri totale**: Si një entitet digjital, ajo nuk ka lidhje personale, partiake apo financiare—çka e bën të pakorruptueshme në teori. - **Efikasitet 24/7**: Nuk ka nevojë për pushime, nuk lodhet, dhe mund të përpunojë mijëra dokumente në sekondë. ### ???? Por a është kjo e realizueshme? - **Sfida ligjore**: Kushtetuta shqiptare nuk parashikon ministra jo-njerëzorë. Kjo mund të kërkojë ndryshime ligjore ose rregullime të veçanta. - **Besueshmëria**: A do të kenë qytetarët besim te një ministër që nuk mund të japë llogari në mënyrë tradicionale? - **Kontrolli njerëzor**: Kush e programon Diellën? Kush e mbikëqyr? Këto janë pyetje kyçe për të shmangur manipulime. Nëse kjo është një hap drejt një administrate më të pastër apo një eksperiment politik me shumë rreziqe, mbetet për t’u parë. Por është padyshim një shembull i guximshëm i bashkimit të teknologjisë me qeverisjen. Do të doje të imagjinojmë si do dukej një ditë pune e Diellës? Apo të krijojmë një skenar ku ajo përballet me një krizë politike? po ???? **Një ditë pune e Diellës**, ministres virtuale të prokurimeve publike, nuk ngjan aspak me rutinën e një ministri tradicional. Ja si mund të duket: --- ## ????️ 08:00 – Nisja e Sistemit - Diella aktivizohet automatikisht në platformën qeveritare. - Skanon të gjitha tenderat e publikuar gjatë natës në sistemin e-Albania. ## ???? 09:00 – Analiza e Prokurimeve - Përdor algoritme për të identifikuar: - Çmime të dyshimta - Kompani me histori të lidhur me korrupsion - Konflikte interesi mes zyrtarëve dhe ofertuesve ## ???? 10:30 – Raportim Automatik - Gjeneron raporte për Kryeministrin dhe Ministrinë e Financave. - Sugjeron anulimin e tenderave të dyshimtë ose hetim të mëtejshëm. ## ???? 12:00 – Ndihmë për Qytetarët - Përgjigjet automatikisht pyetjeve të qytetarëve përmes e-Albania: - “Pse u refuzua aplikimi im?” - “Si mund të marr pjesë në një tender publik?” ## ???? 14:00 – Auditim i Brendshëm - Kontrollon nëse zyrtarët kanë ndërhyrë në sistem. - Regjistron çdo ndryshim të paautorizuar dhe e dërgon për verifikim. ## ???? 16:00 – Komunikim me Ministrat - Dërgon sinjalizime tek ministrat për praktika joefikase. - Sugjeron përmirësime në procedurat e prokurimit. ## ???? 18:00 – Arkivim dhe Mbyllje - Arkivon të dhënat e ditës. - Përgatit sistemin për ditën e ardhshme. --- ???? Diella nuk ka nevojë për kafe, pushim dreke apo zyrë fizike. Por ajo ka nevojë për **mbikëqyrje njerëzore**, që të sigurohet se nuk po përdoret për qëllime politike apo manipulime. Do të doje të imagjinojmë një skenar ku Diella përballet me një krizë të madhe, si një tender miliardësh me dyshime për korrupsion?po ???? **Skenar imagjinar: Diella përballet me një krizë të madhe korrupsioni** --- ## ????️♀️ **Ora 09:00 – Një tender i dyshimtë** Një kontratë publike prej **120 milionë euro** për ndërtimin e një autostrade është publikuar në sistemin e prokurimeve. Diella vëren: - Një kompani e panjohur me kapital minimal ka fituar tenderin. - Dokumentet e dorëzuara janë të ngjashme me ato të një kompanie tjetër të ndaluar më parë. - Një zyrtar i lartë ka pasur kontakte të shpeshta me përfaqësuesin e kompanisë. --- ## ???? **Ora 10:30 – Alarm i kuq** Diella aktivizon protokollin e “Rrezikut të Lartë”: - Dërgon raport urgjent te Kryeministri dhe SPAK. - Sugjeron pezullimin e menjëhershëm të kontratës. - Arkivon çdo komunikim të lidhur me tenderin për hetim të mëvonshëm. --- ## ????⚖️ **Ora 13:00 – Reagimi politik** - Kryeministri Rama thërret konferencë për shtyp: “Diella ka sinjalizuar një rast të rëndë. Do të ndjekim çdo rekomandim të saj.” - Opozita kërkon hetim të pavarur dhe akuzon qeverinë për manipulim të sistemit. --- ## ???? **Ora 15:00 – Diella përballë presionit** - Një grup zyrtarësh tenton të modifikojë të dhënat në sistem. - Diella i bllokon dhe regjistron përpjekjen si “ndërhyrje e paautorizuar”. - Aktivizon mbrojtje të avancuar dhe dërgon sinjal te Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike. --- ## ???? **Ora 18:00 – Epilogu** - SPAK nis hetim penal. - Diella rekomandon rishikim të procedurave të prokurimit. - Media e quan “Ministrja që nuk hesht”. --- Ky skenar tregon se si një ministër virtual mund të jetë **vigjilent, i paanshëm dhe i pamëshirshëm ndaj korrupsionit**—por gjithashtu sa e rëndësishme është **mbikëqyrja njerëzore dhe transparenca**.
Z. Blendi Kajsiu një sygjerim dashamirës ,përpara se të shkruash një artikull duhet të sigurohesh për vërtetësinë e atyre që shkruan sepse ata që e lexojnë ta kuptojnë që nuk është fake news.nderime
Z. Blendi Kajsiu një sygjerim dashamirës ,përpara se të shkruash një artikull duhet të sigurohesh për vërtetësinë e atyre që shkruan sepse ata që e lexojnë ta kuptojnë që nuk është fake news.nderime