Vdekja e Eglit dhe dy fëmijët jetimë vlejnë më shumë se sedra juaj e prekur, z. Rrumbullaku

14 Gusht 2024, 18:18Blog TEMA
Vdekja e Eglit dhe dy fëmijët jetimë vlejnë më

Nga Ilir Yzeiri

Para dy ditësh botova një koment për ngjarjen e rëndë të Pogradecit dhe, meqenë se deri atëherë informacionet ishin të mangëta, përmenda se kjo ngjarje tregon dobësinë dhe brishtësinë e policisë së shtetit. Reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm, z. Rrumbullaku ishte i menjëhershëm pas informacioneve në shtyp se policia e fshehu ngjarjen.

Ai premtoi se do të analizonte këtë rast për të parë se kush e deformoi ecurinë e kësaj ngjarjeje, sepse, siç të gjithë e dimë, në fillim u tha nga  burime të policisë së Pogradecit se vdiq ngaqë u rrëzua se ishte i pirë. Sot, me një ton pak të tendosur dhe me sedër të « lënduar », z. Rrumbullaku, nuk na tha se kush e kishte deformuar atë ngjarje dhe kush kishte tentuar ta fshihte atë krim të tmerrshëm, por deklaroi se policia e Pogradecit ka vepruar në mënyrë të shkëlqyer, gati sa nuk tha që u duhet dhënë edhe një fletë lavdërimi dhe se « gojët e liga » kanë dashur ta deformojnë dhe të përdhosin punën e policisë së shtetit.

Si të mos mjaftonte kjo, pas pesë ditësh, drejtori i Urgjencës së QSUT-së, « Nënë Tereza », z. Brataj, ashtu si ata mjekët e « 21 janarit » që thanë se protestuesit ishin qëlluar nga afër me çadra pistoletë, deklaroi se ambulanca ka shkuar në vendngjarje për 7 minuta. Po përse e tha sot pas pesë ditësh këtë gjë zoti Brataj?

Ndërkaq, dëshmia e motrës së të ndjerit, është një akuzë e rëndë dhe ajo thotë se i vëllai u la në tokë për 30 minuta. Zoti Rrumbullaku tha sot se policia e ka referuar këtë ngjarje si “vrasje me dashje », ndërsa prokuroria si « vrasje nga pakujdesia » dhe pas kësaj ai, me një ton pak të ngritur, deklaroi se nuk merret me prokurorinë. Gjithë kjo histori më kujtoi vdekjen makabre të  vogëlushes 7-vjeçare në plazhin e Potamit e cila u masakrua nga një polic që i jepte skafit me një shpejtësi jashtë normave.

Jemi përsëri në gusht. Edhe atëherë vdekja në fillim u tha se ndodhi nga pakujdesia, pastaj ajo u bë një ngjarje me hapësirë të gjerë publike dhe polici mori dënimin e merituar. Tani vijmë te Egli. Nëse lexon çfarë ka mbajtur shënim oficeri i policisë gjyqësore, që është publikuar sot në media, do të tronditesh me ftohtësinë e kriminelit që thotë se pasi e shtyu pak të ndjerin se ai e kishte fyer, ia futi gjumit dhe pastaj fjeti në makinë nja dy orë se ishte i pirë e më pas mori avokatin e shkoi në polici se u kujtua që mund ta kishte vrarë.

I dashur, z. Rrumbullaku ! Unë jam një prej atyre që e çmoj punën tuaj dhe të policisë së shtetit. Ashtu siç e thosha edhe në shkrimin tim të mëparshëm, qeveria e PS-së dhe personalisht kryeministri Rama janë investuar me mish e me shpirt për një polici tjetër, moderne dhe në shërbim të qytetarëve, që të kthehet më në fund në engjëllin tonë mbrojtës. Dhe rezultatet në disa aspekte janë spektakolare. Ne jemi një vend i sigurtë për të huajt. Lufta juaj për çmontimin e bandave që kanë gjakosur këtë vend, është përshëndetur nga të gjithë ata që sot ju i paraqitët si lajmëtarë që përdhosin punën e policisë. Media ju ka qëndruar gjithnjë pranë dhe ka paraqitur të gjitha punët e mira që ju keni bërë.

Mirëpo, ajo që ndodhi në Pogradec nxjerr në reliev një realitet të frikshëm. Heshtja dhe frika për të denoncuar dhe ajo ngatërresë e raportimit që nisi nga strukturat tuaja dhe humbi pastaj në ajër, duhen marrë në vështrim. Ne sot duam të dimë dhe do të donim të botohej aktekspertimi i ngjarjes dhe të dhënat e autopsisë. Si u vra Egli? Përse u vra? Si ka mundësi që të vritet babai i dy fëmijëve në mes të ditës dhe prokuroria të deklarojë se ishte vdekje nga pakujdesia? Nëse ajo prokurore e qytetit të Korçës ka hedhur në kosh referimin tuaj dhe në mënyrë kriminale ka injoruar ligjin, atëherë ne jemi përballë një realiteti tjetër edhe më të rëndë. Nëse u besojmë fjalëve tuaja, krimineli që vrau Eglin nuk është gjobvënës, megjithëse dikush këto ditë deklaroi se ai bën pjesë në bandën që vënë gjoba në Pogradec.

Në anën tjetër, Prokuroria e Korçës jo vetëm që nuk e përfill Policinë e Korçës, por edhe e injoron atë. Nëse është kështu, na thuaj z. Rrumbullaku nga duhet të ruhemi nesër? Ju nuk na thatë se përse ishte vrasje me dashje. Pra përse donte ta vriste? Për gjobën, për qejf apo si? Ndaj nervozizmi juaj dhe sedra e prekur, ndoshta mund të përdoreshin për të na treguar gjithë dinamikën e kësaj vrasjeje me dashje, duke na treguar në radhë të parë motivin. PËRSE ? Këtë pyetje ka bërë edhe babai i Eglit këto ditë.

Dhe diçka tjetër. Fakti që opinion është i shqetësuar për këtë ngjarje makabre dhe e denoncon atë qoftë edhe me nervozizëm dhe me paragjykime ndonjëherë, është një shenjë që në këtë vend opinion m]e i gjer]e dhe nj]e pjes]e  e mir]e e medias e ka vrarë frikën. Kjo mund të jetë një shenjë që duhet t’u japë kurajo edhe ju, z. Rrumbullaku që në punën tuaj dhe në luftën kundër krimit dhe në denoncimin e rasteve si ai i prokurorisë së Korçës nuk jeni vetëm.

33 Komente

  1. P
    Petriti nga mallakastra

    Nje pyetje kam per keta miqte e tu te rilindjes o meroooo Per çfare duhet mbrojtur nje qurash si ky i pogradecit.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deda

      Po kush po e mbron atë qurash , o Petrit ? Ç'hyn rilindja këtu ? Apo deshe të theshe diçka edhe ti ?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doni

        Sepse edhte e vertet qe vrasesi eshte nipi i nje ish drejtori te rilindjes

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptar

        Sepse o Petrit cdo krim hedh leke siper. Njesoj si mafia ne cdo vend ku ka tentakula. Te gjithe rruget te cojne ne kupolen e Mafias (shtetit narkotrafikant)

        Përgjigjjuni
        1. B
          Benka

          Po ca lekesh ka ai o trap . Nje fshatar ordiner familje e alkolizuar . E bete kryegangsterin e pogradecit . Nuk e di si eshte ngjarja po te gjithe ja fusni kot per ate njeri e familje . Familje me rekorde te theksuar kriminale na doli ne media . Me thoni nje rekord .Ato jan familje kellirash maximumi kan vjedh ndonje pule .zhulaqer fshatare

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tironci

          o Liro po shyqyr more burre qe po vjen ne qender te gjykimit dhe shkrimit.

          Përgjigjjuni
        3. A
          Arrian

          Po ju te medias e shkatruat cdo gje mor Ilir me opinionet tuaja

          Përgjigjjuni
          1. p
            ppa

            Ilir Yzeiri...cfare shkruan or derdimen - aresyetim jot fillon nga deklarimi i motres - e lane 30 min. te shtrire. Po motra, nga e mesoi kete - ishte vete ne vendngjarje, apo fliste kot nga dhimbja, apo i thane te tjeret ? Turp per ty - ironizon deklarimin e z. Brataj dhe ia fut kot - thua z. Brataj deklaroi pas 5 ditesh, kur deklarimi i z. Brataj ishte nje dite me vone....Edhe nje here - turp per ty! Me kete "analize" ne tym, shvlefteson dhjetra analiza te tua per tema "madhore". Jazek dhe per thinjat e bardha , qe eshte mire t'i ngjyrosesh bashke me vetullat e cakerdisura, njesoj si mendja jote e shkalafitur.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tarras Bulba

            Rrjedhia e ngjarieve tregon qart se ky i "forti" u ofendua kur e shau viktima dhe vetem duke ngritur doren, e theksoj pa e qelluar, ai ra si mize ne toke dhe vdiq...!!!??? Pavarsisht llogjikes te Yzeirit qe perpiqet ti kerkoj llogari Rrumbullakut,, eshte e qart qe "gjobvenien" dhe trillimet e tjera jane te perhapur nga thashethemet te paraqitura si fakte nga gazetaret. Ekspertiza njeko-ligjore mund te tregoj shum thjesht faktin nese viktima eshte qelluar me grusht sic e ka deshmuar dhe pronari i lokalit apo ra nga "ngritja e dores se fort" te ketij vrasesi. Pra llogari Ymeri duhet t'i kerkoj prokurores, qe e nderroj akuzen, sepse nuk eshte vrasje nga pakujdetsia kur dikush e therret jasht dhe i jep nje grusht ne fytyr dhe ky tjetri perfundon me koke ne kalldrem.

            Përgjigjjuni
            1. L
              L

              Rrumbullaku e ka shok te ngusht shefin e komisariatit dhe e mbroka mire

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kaleci vogel

                O Met tani ste ka ngele gje tjeter vetem te lyesh edhe floket me boje siç Gledisa lyente mjekrren. Kurse Ervin qyqi rri si buf e nuk flet asnje fjale.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pjeter

                  Ky zoteri ka treguar gjithmone qe ka dinjitet,ka burrni,dhe gjithmone ne shkrimet e tij gjen jnformacion te nje cilesie te kenaqeshme. Merrni shemull o gazetare paçavure se c'fare duan shqiptaret nga ju,shkrim objektiv,kritik ne ne menyren e kohen e duhur,asnje fije politizimi te ngjarjes ne kete shkrim!! "Réddite quae sunt Caésaris Caésari et quae sunt Dei Deo", dhe dajak ama, kur e meriton,kjo,zoterinj gazetare te mediave ne Shqiperi,quhet dinjitet,dhe e çmojne shume Shqiptaret qe e duan Shqiperine!!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eksperti.

                    Z. Yzeiri, nëse jeni nga ata të nënballkonit të Berishës, jeni në rregull. Nëse e mendoni veten ekspert të ngjarjeve dhe krimeve, jeni shumë larg realitetit. Ju po gjykoni me mendjen dhe pasionin e banorëve të nënballkonit të Berishës. Jeni komplet jashtë realitetit.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali

                      Bravo.shume e vertete.keta lloj gazetaresh thashethemaxhinj jane njerezit me negative te ketij vendi.per interesa personale vrasin te verteten

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sylvinjo

                        Ti je Eksperti i leshit te Edi Rames

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Shqiptari

                        Ilir! Ne shume pika jam dakord,por ne shume pika nuk pajtohem.Eshte vrare me gjekftohtesi nje njeri,nje prind,nje vella,nje njeri i pafajshem.Ngjarja nuk u parandalua dot se eshte e çastit,por kjo tregon se siguria e jetes eshte e brishte.Nese per nje çast do zhvisheshim nga sentimentalizmi dhe do gjykonim punen e institucioneve qe sigurojne jeten,qe mbrojne ligjin dhe japin drejtesi.PRA: A veproi ne kohe policia?Cilat jane veprimet qe ajo kreu ne mbledhje dhe dokumentimin e provave ne vendin e ngjarjes,gjurmet,provat filmike te kamerave,deshmitaret,shoqerimi i tyre dhe pyetja nga grupi hetimir dhe veprime te tjera ne vendin e ngjarjes.Gjetjen dhe kapjen e autorit te krimit,bashkepunetoreve dhe deshmitareve.Puna e policise gjyqesore,grupit hetimor dhe prokurorise per shkaqet dhe motivet e kryerjes se krimit te rende.Ekzaminimi i shakaqeve te vdekjes,autopsia dhe dokumenti nga mjeku ligjor.Veprimet per referimin e tere materialeve te grumbulluara ne prokurori si vrasje(vrasje me dashje).Me tej eshte detyra e Prokurorise per te ngritur akuzen per autorin e ngjarjes dhe personave te tjere si bashkepunetor.Policia e shtetit nuk mund te detyroje prokurorine per akuzen e ngritur ndaj autoreve.Nese ne tere dosjen e hartuar nga grupi hetimor flitet per nje vrasje,eshte e drejte dhe detyre e prokurorise ngre akuze per pakujdesi,gjate hetimit gjyqesor Gjykata ndryshon akuzen per vrasje dhe jo per pakujdesi.Persa u takon pergjimeve ambientale,provave te tjera,pretendimet e autorit te ngjajes,kjo i takon hetimit gjyqesor. Veprimet e urgjences dhe personeli shendetesor ato jane te fiksuara me xhibies dhe me tabulatat telefinike zbardhen shpejt.Eshte detyre e Inspektorit te Larte te Drejtesise per te percaktuar rrethanat e vrasjes te ngritura nga prokuroria dhe gjykata ne dhenien e mases se sigurise.Rikualifikimi i akuzes nuk eshte pune e policise se shtetit apo e ndonje institucioni tjeter.Pingpongu qe behet nga prokuroria pasi vrasesi e ka goditur me grusht per ta rrahur dhe nuk ka perdorur mjete te tjera dhe nuk kishte qellim vrasjen jane loje per te lehtesuar vrasesin.Edhe nese vrasesi ka patur qellim rrahjen,viktima ka vdekur,eshte vrare dhe klasifikohet vrasje.Do jete hetimi gjyqesor ai qe do kthjelloje mjegullnajen e kesaj vrasjeje qe eshte kthyer ne kauz nga opozita pa kauza dhe ne loje nga mediat te cilat ne kete vape gushti,ne mungese te lajmeve vazhdojne te luajn me kete vrasje. Besoj se disa popla guri qe hidhen mbi policine apo drejtues te saj duhet te shoqerohen me fakte te cilat jane te fiksuara dhe lehtesisht te verifikueshme per kedo.Tung!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kinezi

                          Doli kopetenti tjeter . Ik o trap se na cate karin

                          Përgjigjjuni
                        2. R
                          Real

                          Keto te ripjelljes qe drejtojne shtetin jane nje bande qe luftojne nje bande tjeter ate te nongrates pra lufte per pushtet. Por kur vjen puna ato behen nje dhe nuk kane ngjyre pra behen nje bande e rrezikshme qe po e vdes kete popull tash 30 e kusur vjetesh

                          Përgjigjjuni
                          1. 7
                            7x7=42

                            Megjithë respektin që kam për zotin Rrumbullaku, ai u tregua i nxituar në konferencën për shtyp, fajësojë më shumë mediat që pasqyruan ngjarjen se sa policinë: së pari :- - ai dha konkluzione edhe për motivin e ngjarjes, gjë që çështja është në hetim e nuk ka dalë akoma motivi i ngjarjes nga organet përkatëse. Motivi i vërtetë mund të dalë edhe pa 3 muajëve ose më shumë, e duhen hetime të thelluara, kështu që nuk duhet nxituar në konkluzione. Çështja është shumë sensitive e të kihet kujdes kur fajëson mediat. Ato kanë bërë pasqyrimin sipas deklarimeve të para të policisë lokale. Mos harroni se në Pogradec është vrarë edhe një komisar policie kohë më pare rreth viteve 90, dhe akoma nuk janë zbuluar autorët. Kam dyshim se ngjarjet në Pogradec mundohen ti groposin. Ka kriminel shumë të rrezikshëm atje, mos e merrni kaq lehtë këtë qytet. Edhe Kryeministri Rama u dëgjojë juve, dhe dha edhe ai opinionin e tij duke ju mburur juve.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Amerikanata

                              Ashtu eshte , Real ! Je ekzakte . Ata , Rilindje e rithemelim bashke me Ilir Meten Jane nje , Jane MAFIA qe Po e plackit , qe Po e dhunon , qe Po e vret , prej 30 vitesh , kete popull . Te tjerat Jane dokrra , Sodoqe ka dhe te tille si fare Bureto qe gjenezen e se keqjes e gjen te L. Basha , icili ne moshen 15 vjecare themeloi MAFIEN e S. Berishes , I. Metes dhe E. Rames .

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qoftelargu

                                Lexova artikullin e pare Ilir dhe mu duk i goditur,por artikulli i dyte,ishte karshillek ndaj drejtorit te pergjithshem te policise,ne intervisten qe dha sot paradite me median.Ose ke goditur Drejtorin e Policise ,per te goditur Kryeministrin per ndonje qefmbetje,sic ndodh zakonisht ne Shqiperi,per inat te vjeres fle me mullexhine….

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Daullxhiu

                                  O rrumbullak, ke fillu tu u bo spiral si muti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Q
                                    Qytetari

                                    Po lexoj shumë komente se fajin e ka policia, e ka shteti e ku di unë........ . Diku e thotë dhe zoti Yzeiri, e thanë edhe Rama edhe Rrumbullaku apo Brataj i urgjencës...... . Shteti i ka bërë të gjitha detyrat në rregull........... . ----------- Gjithë faji është i prokurorisë dhe gjykatës.......... . Ça ti bësh prokurorisë dhe gjykatës?.. - Tu hash mutin...... . Kështu që shteti shqiptar dhe qeveria e tij, duhet ti kërkojnë ndihmë Rusisë, Iranit, qoftë edhe Serbisë që të ndërhyjnë dhe të marin masa ndaj prokurorëve dhe gjykatësve shqiptarë..... . Nuk shtyhet më kjo punë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alen

                                      Viti 1995 ne mos gaboj, komisari ishte me origjine nga shkodra dhe ishte shume i ri rreth 30 vjeç,e vrane duke ngrene ne nje restorant,pas disa ditesh u vra nje tjeter djale i ri,nga Pogradeci,Orhan quhej me duket, dhe thuhej qe u vra nga skuadra e policise e ardhur nga Tirana,"brisku" ,por flitej qe kishte dore edhe "Lili i Rrushkes", Ilir Berberi,sepse qe te dy merreshin me kontrabande cigaresh nga dogana e Qaf Thanes,pikerisht Ilir Berberi ka zene faqet e para te kronikave vitet e fundit bashke me te birin. Por flitej qe edhe ai Komisari i ndiere ,donte pjesen e tij,kishte bllokuar nje kamion me cigare kontrabande dhe u shkeli ne kallo porositesve te vertet,te gjitha jane te folura posht e lart,te qellimeshme a jo,ngelen te tilla,ngelet ama fakti,qe ne maj te ati viti pati dy vrasje ne Pogradec,dhe nuk ka autore te krimit qe te jene inkriminuar,sot dhe atehere,ne nje qytet si Pogradeci,ishte dhe eshte tronditje per menyren se si po trajtohen keto vrasje!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Poseidon

                                        O MERO O LERE PO PSE SHKRIMET E LUTFI BYTHES .NUK U LE VEND PER OPINIONE,APO E KE MIK.........PADYSHIM SE PER NGA HAJVANLLEQET QE SHKRUAN NGJANI SI VELLEZERIT SIAMEZE........

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sali

                                          Z yzeiri juve jeni nje gazetar thashethemaxhi e si gjithe turma e njerezve per te hedhur balte mbi policine e megjithese cdo gje eshte e qarte vazhdoni megafonin e thashethemeve

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Toni

                                            Po declaration e kryeministrit si te duket Liro...apo aq lart nuk ta mban

                                            Përgjigjjuni
                                            1. e
                                              e po...

                                              Ngjarjet do ndodhin po ashtu dhe vrasjet e vdekjet do te jene akoma me te shumta se i stimulon ekonomia tregut ne çdo fushte te organizimit te jetes: sa me shume te vdekur te marrin para norrezaxhijt, sa me shume te semure te marrin para ata qe bejne sikur sherojne ( nuk flase asnjehere per te ndershmit qe egzistojne) , sa me shume te akuzuar qe: avokati , prokurori, gjykatesi ta kene taven e parave haopur dhe te bashkepunojne ne bisnes, po ashtu sa me shume porno qe te bejne te gjithe qejf edhe qente, sa me shume njerez pa dije qe te justifikohen ne ngjarjen, sa me shume familje te prishur qe jeta te jete i lire, e çthurur dhe seicil te mbroje lirite dhe te drejtat e tij pavaresisht se ato nuk e gzistojne me fare me elktroniken dhe tiktakun e sotem, Sa me shum hajdutelleqe qe te justifikohen parate e vjedhura te shtetit... ekonomi tregu deri ne palce dhe vdekje preznte si asnjhere tjeter ne histori. Komentusit kerkone psehen, pa lere gazetaret e qelbur qe gjoja bejne gazetari kerkojne gjimperen ne kashte kur u eshte futr huri ne byth. merruni me te parat qe te mos ndodhin te dytat dhe jepuni denimin e mertiuar atyre qe flasin nga penxeret se po vazhdoni kaq vite ramazanin e mos denimt dhe pastaj: ky eshte bereqeti. Asgje nuk zgjidh as komenti im apo i nje tjetri, as fjalet ne ere qe hedhin gazetaret: Vendosni rregullin ne ekonomine e tregut!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kadriu

                                                Egli pase u rrezua ia futi gjumit dhe u cudit kur moro vesh se kreu i gjobevenesve ne Pogradec ishte dorezuar ne Polici. Me kete rast ai u largua drejt Dubait.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tom

                                                  Duhen luftuar te fortet lokale por e keqja me e madhe eshte se ata prekin njerezit e thjeshte fare....jo si mafia normale qe nuk meret me popullin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Poradecari

                                                    Z. Yzeiri. Në përgjithësi jam dakord me opinionin tuaj, por desha t’ju pyes. Vërtetë prite ti që motra e viktimës të thoshte se ambulanca erdhi për 7 minuta dhe e dyta, policia ka të drejtë të evidentojë aktin e vrasjes, me qëllim, pa qëllim, në grup ose jo, etj, por motivi është detyrë e hetuesisë, apo jo?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Emigranti

                                                      Si ka mundesi qe disa gazeta jane lidhur koke e kembe me krimin. Kete e kupton edhe nje 5 vjecar qe ka manipulime. Pse iku legeni nga ngjarja nqs nuk preku? nje shtet i kalbur dhe gazetari e molepsur. Fare e keqe

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        NO PASION

                                                        DUKET QARTE QE ESHTE VRASJE NGA PAKUJDESIA....AI PEDERASTI DUHET TE ISHTE I KUJDESSHEM QE TE SHKONTE E TE PERDHUNONTE EDHE VAJZEN E PREKURORES SE KORCES ME MBIEMRIN E PESHTIRE PISQOLLA....

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje