Pasojat e mbylljes së qeverisë, Shtëpia e Bardhë do të nisë shkarkimin masiv të punonjësve federalë

2 Tetor 2025, 11:06Bota TEMA
Pasojat e mbylljes së qeverisë, Shtëpia e Bardhë do të

Mbyllja e qeverisë amerikane ka nisur të sjellë pasojat. Administrata Trump njoftoi se do të fillojë të pushojë nga puna punonjësit federalë, pasi të mërkurën  republikanët dhe demokratët në Kongres nuk arritën të bien dakord për një plan të ri shpenzimesh brenda afatit.

Republikanëve u duhet mbështetja e të paktën 7 demokratëve për të zhbllokuar situatën, por ka pak shenja që secila palë të jetë e gatshme të bëjë kompromis.

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zëvendëspresidenti JD Vance akuzoi demokratët se po bëjnë lojëra politike.

“Nëse janë kaq të shqetësuar për efektin që ky bllokim ka tek populli amerikan, dhe duhet të jenë, ajo që duhet të bëjnë është të rihapin qeverinë, jo të ankohen për mënyrën se si reagojmë” tha ai duke bërë me dije se nëse situata  zgjat, shumë punonjës do të përballene me pushim të përhershëm nga puna.

“Shkurtimet masive të vendeve të punës do të ndodhnin brenda dy ditësh, ndonjëherë disa gjëra je i detyruar t’i bësh”, tha Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt duke akuzuar demokratët se janë ata që i kanë në këtë pozitë.

Si pjesë e mbylljes së qeverisë edhe në shenjë hakmarrjeje, administrata  Trump ngriu 26 miliardë dollarë fonde për shtetet e drejtuara nga demokratët.

Këta të fundit duan të sigurojnë garanci për financimin e kujdesit shëndetësor përpara se të bien dakord për një marrëveshje shpenzimesh, ndërsa republikanët duan të përdorin një masë të përkohshme për ta mbajtur qeverinë të hapur deri në mesin e nëntorit.

Sipas këtyre të fundit përparësi është mbajtja e qeverisë hapur dhe jo përfitimet e kujdesit shëndetësor.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    më duket se ky bllok i leverdis tmerrësisht shumë portokalliut!!si duken bathët ai po tregon që asqë shqetësohet fare!!ndonjë mbëhstetës portokalli do të thotë se "do shkurtohen shpenzimet shterore"??ndoshta po për kohë të shkurtër,por më pas do vijë një valë e re ripunësimesh,dhe të gjitha do të jenë të drejtuara në anën e MAGA!!kështu veproi në presidencën e parë ku futi sa mundi njerëz të tij!sota ata po e ndihmojnë gjithkund!!një administratë e nesërme me njerëz të tij do të bëjë që të jetë shumë e vështirë të veprohet ndryshe nga ajo që mendon çyryku presindet!!të mos harrojmë se në zgjedhjet e mes mandatit duhen shumë njerëz për të kontrolluar votat!!pra kemi dy momente!1.-pushime nga puna dhe rimarje në punë!2.-numërim votash vitin e ardhshëm!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Po te ishte gjalle SADAM HUSEIN, MUAMAR GEDAFI do ta kishin zili kete Trampin

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leo

        president rrot kari

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leo

          president rrot kari

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje