Një sulm me raketa ruse mbi një poligon stërvitor të Forcave të Armatosura të Ukrainës ka shkaktuar vdekjen e 6 ushtarakëve dhe plagosjen e të paktën 10 të tjerëve gjatë një stërvitjeje dje, tha Grada Kombëtare e Ukrainës sot, duke shtuar se komandanti i njësisë ishte pezulluar.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se sulmi në kampin e stërvitjes në rajonin Sumy, në Ukrainën verilindore, ka vrarë deri në 70 ushtarakë ukrainas, përfshirë 20 instruktorë.
Në deklaratën e Gardës Kombëtare të Ukrainës thuhej se është duke u zhvilluar një hetim i brendshëm mbi rrethanat e ngjarjes dhe se detajet janë ndarë me autoritetet ligjzbatuese.
“Hetimi do të ofrojë një vlerësim ligjor të veprimeve të të gjithë personave që morën vendimet përkatëse”, tha ajo.
Lini një Përgjigje