“100 mijë euro ose do ta vrasim”, 5 shqiptarë marrin peng të riun në Spanjë

27 Dhjetor 2023, 13:30Bota TEMA
“100 mijë euro ose do ta vrasim”, 5 shqiptarë marrin peng

Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë kërcënuar me jetë.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët kishin marrë peng një spanjoll dhe motivi i rrëmbimit ka qenë për larje hesapesh.


Personi në fjalë u kishte borxh autorëve një shumë të madhe.

Ata morën peng 24-vjeçarin, ndërsa telefonuan të dashurën e tij duke i thënë se duhet tu jepte 100 mijë euro dhe kishte afat 48 orë, ndryshe do ta vrisnin të dashurin e saj.

Vajza ka bërë denoncimin dhe gjatë operacionit “Fjala”, u arrestun 5 persona, ndërsa u la i lirë 24-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit arritën të arrestonin tre prej autorëve, së bashku me disa thika me të cilat kërcënonin viktimën.

Dy autorë të tjerë u arrestuan pak minuta më vonë pranë shtëpisë, të fshehur në një furgon.

Ankesa e të dashurës së të riut dhe informacioni i dhënë ishin vendimtare për përfundimin e shpejtë të rrëmbimit, pasi agjentët arritën të identifikonin adresën ku mbahej viktima.

Lini një Përgjigje