16 të plagosur në Tel Aviv nga sulmi iranian, banorët: Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë, më pas…

22 Qershor 2025, 09:46Bota TEMA
16 të plagosur në Tel Aviv nga sulmi iranian, banorët: Në

16 persona u lënduan nga sulmet iraniane që u raportuan këtë mëngjes në Tel Aviv, sipas autoriteteve izraelite.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, ndodhet në lagjen Ramat Aviv në kryeqytetin izraelit, ku një raketë iraniane goditi një bllok banimi rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Banorët e lagjes po evakuohen, po dërgohen në qendrat e pritjes, qeveria ka marrë masat për të larguar dhe për të strehuar personat, të cilëve u janë dëmtuar banesat, raporton gazetari.

Një nga banorët rrëfeu për Top Channel momentin kur dëgjuan sirenat dhe u strehuan në dhomat e sigurisë.

“Emri im është Gotan. Jetoj në këtë lagje që fëmijë. Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë në shtëpinë e fqinjve.

Pasi sirenat ndaluan dhe qeveria deklaroi se mund të dalim, u larguam në këmbë dhe pamë dëmet e shkaktuara… shpresoj që askush të mos jetë lënduar.

Jam i sigurt se forcat e sigurisë dhe ushtria po bëjnë një punë të mrekullueshme, shpresojmë për ditë më të mira për Izraelin”, u shpreh banori.

 

1 Komente

  1. D
    Dikur

    Këto dhomat e sigurisë kam përshtypjen se janë ato rifuxhot me të cilat u tallëm njëherë e një kohë . E pa besueshme ! Do na duhet t'i kërkojmë falje "xhaxhit" që e quajtëm të lojtur dhe paranojak kur I ndërtojë .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje