
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka ndarë një postim në rrjetin X në kuadër të 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe duke kujtuar rëndësinë e këtij momenti historik.
Hoxha shprehet se ky veprim dëshmoi se bota e lirë s’do të qëndronte duarkryq, ndërsa Shqipëria, edhe pse vetë përballej me sfida ekonomike, hapi dyert për të mirëpritur refugjatët.
Ministri vlerëson përparimin e Kosovës që tashmë është e lirë dhe e pavarur që sot vijon rrugëtimin drejt NATO-s. Gjithashtu ai thotë se Shqipëria sot është anëtare krenare e NATO-s, nderon viktimat, rezistencën ndaj shtypjes dhe ndihmën e partnerëve e aleatëve që bënë ndryshimin.
“Njëzet e shtatë vjet më parë, bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente.
NATO ndërmori Operacionin Allied Force për të ndalur fushatën brutale të dhunës dhe spastrimit etnik të ndërmarrë nga Slobodan Milošević kundër shqiptarëve në Kosovë.
Ishte një moment përcaktues, kur dinjiteti njerëzor mbizotëroi mbi frikën, kur përgjegjësia për të mbrojtur jetët e pafajshme tejkaloi hezitimin, dhe kur veprimi i përbashkët dëshmoi se bota e lirë nuk do të qëndronte duarkryq përballë mizorive masive.
Në atë moment vendimtar të historisë sonë, Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e saj pa asnjë hezitim. Pavarësisht sfidave të veta ekonomike, Shqipëria priti refugjatë dhe persona të zhvendosur në shtëpi, shkolla dhe komunitete. Të gjithë së bashku– institucionet dhe qytetarët kudo – u mobilizuan bashkarisht me partnerët ndërkombëtarë për të ofruar strehim, ushqim dhe mbrojtje, në një akt të jashtëzakonshëm solidariteti, i cili reflektoi jo vetëm një përgjigje humanitare, por edhe një ndjenjë të thellë historie të përbashkët dhe identiteti të përbashkët.
Sot, Kosova është e lirë dhe e pavarur. Ajo qëndron si një dëshmi e gjallë e qëndresës, sakrificës dhe vullnetit të pathyeshëm të popullit të saj. Nga plagët e luftës deri te forcimi i institucioneve demokratike, Kosova ka bërë përparim të qëndrueshëm, duke konsoliduar vendin e saj si një aktor i përgjegjshëm në rajon dhe kontribuues për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
Sot, Shqipëria qëndron si një anëtare krenare e NATO, Aleancës që ndali vdekjen dhe shkatërrimin dhe riktheu shpresën, dinjitetin dhe lirinë në Kosovë.
Ne kujtojmë guximin e atyre që qëndruan kundër shtypjes.
Ne vlerësojmë rolin jetik të aleatëve dhe partnerëve që bënë ndryshimin në momentin më të rëndësishëm.
Rruga e Kosovës vazhdon, me besim dhe vendosmëri, drejt integrimit në familjen euro-atlantike, e mbështetur mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut”, shkruan Hoxha.
Eeeh, mbahuni me data, dhe gur në trastë. Bën vaki ikën KFOR, per dy ditë je i pushtuar prapë. Në meshire të KFOR, por Albin Kurti e mban bishtin perpjete, si dhia ...... Slovenia shtet i vogel është, por Serbia nuk guxoi t'i afrohej. Kroacine e sulmoi per ta pushtuar, por kroatët dolën kocke e fortë. Por Sllovenine ama, nuk guxuan ta preknin. Pse? Sepse aty kishte investime austriake, gjermane, dhe zvicerane. Sllovenët ishin të parët që udhetonin pa viza në SHBA. Por sllovenët nuk festojne "nderhyrjen amerikane në këtë date". Ata vetem gezojne mireqenien e tyre, dhe mungesën e nevojes per të emigruar diku. Nuk kane as Sali Gogolin që t'i trembe natën në gjumë, as Ramë mashtruesin klasik, që genjen edhe ne gjumë, as Albin Maskarain Populist që perdor turmat rrumpallë të paarsimuara nepermjet nacionalizmit idiot. Por shqipetarët si ne Shqiperi edhe Kosove, hanë bukë me miell serb, bëjnë ilaçe serbe, dhe mallra serbe. Çfarë krenarie!!!
E sulmoi si jo po fituan slovenet i zbrapsen qe ne kufi brenda 10 diteve dhe su afruan me serbet.
Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut vazhdojne ekzistojne. Do ta besh me mire? beje, futju punes dhe leri denglat...
Natyrisht që e bën më mirë si me sipër, por nuk e lënë trapat si puna jote.
Trapin e ke ne goje, prandaj murmurit si pordhe e shpifur...