Irani zyrtar ka deklaruar ditën e sotme se lufta me SHBA-në dhe Izraelin do të përfundojë kur të kompensohen të gjitha dëmet dhe të hiqen sanksionet ndaj Teheranit.
"Mos sulmoni infrastrukturën tonë. Nëse e bëni, nuk do të jetë më sy për sy; do të jetë kokë për sy, gjymtyrë për sy". Ky ishte paralajmërimi i lëshuar nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe anëtar i Këshillit për Dallimin e Interesave Shtetërore Iraniane.
"Do të paralizoheni dhe do të mbyteni në Gjirin Persik. Ditët e fundit të shpëtimit amerikan po mbarojnë", shtoi ai në televizionin shtetëror, duke iu referuar drejtpërdrejt Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Zyrtari specifikoi se "lufta do të vazhdojë derisa të riparohen të gjitha dëmet, të hiqen të gjitha sanksionet ekonomike dhe të merret një garanci se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në punët e Iranit. Ky është vendimi i kombit tonë, i udhëheqësit tonë dhe i forcave tona të armatosura."
Reagimi i Teheranit erdhi pas deklaratave të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Irani nuk përbën më kërcënim dhe se po arrihet dakordësi në disa aspekte mes dy vendeve.
Une habitem me kercenimet (provokimet) e Iranit....., Une do t'a shkaterroja totalisht ate vend me retoriken qe vazhdon te beje , dhe te kerkojne vend tjeter per te jetuar.....
Qenke Dell koke e kembe.!
Shko meru me lopet...vetem ne Paris blihen lulet me para,tek ne i hane gomeret si ti.
Ou shumë bukur si do t'ju dukej po të ndodhte kjo dhe me Shqipërinë ,Irani ndodhet në shtëpinë e vet duke mbrojtur vendin e vet nga sulmet izraelo amerikane,dhe nuk i nënshtrohet kërkujt sepse s'ka ka nevojë askujt,populli iranian është zot i vendit të vet,ndryshe nga shqiptarët që janë vasal e bydhëlëpirës i të tjerëve
O tempora ,o mores!