4 betejat më vdekjeprurëse të shekullit të 20-të

22 Qershor 2022, 09:58Bota War History

4 betejat më vdekjeprurëse të shekullit të 20-të

Librat e historisë janë të mbushur me histori luftërash. Historia na ka treguar se ne kemi dështuar në shmangien e luftërave nga kohët e lashta deri në epokën më të fundit. Në fakt, disa nga luftërat më vdekjeprurëse janë zhvilluar në shekullin e 20 – të. Edhe pse shpesh quhen ‘Betejat’, këto shpesh mund të përshkruhen më saktë si fushata, që kanë vazhduar për javë apo edhe muaj luftimesh intensive.

Por cilat janë betejat më vdekjerprurëse nga luftërat e shekullit të 20-të.

Beteja e Stalingradit

Një nga betejat më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore ishte Beteja e Stalingradit, e cila u zhvillua midis viteve 1942 dhe 1943. Qëllimi kryesor i kësaj beteje ishte pushtimi i qytetit të Stalingradit në skajin lindor të Europës.

Me mbi dy milionë njerëz të vrarë dhe miliona të tjerë të plagosur, beteja e Stalingradit besohet të jetë një nga betejat më të ashpra të shekullit të kaluar. Në fakt, disa madje e quajnë atë një nga më të përgjakshmet në historinë e të gjithë luftërave, raporton abcnews.al.

Gjermania bombardoi Stalingradin, duke shkatërruar pjesën më të madhe të tij. Beteja midis gjermanëve dhe Bashkimit Sovjetik u intensifikua kur gjermanët u rrethuan qytetin pa furnizime. Edhe me kufizime të tilla, lufta vazhdoi derisa u mbaruan furnizimet.

Lufta e Vietnamit

Ndërsa flitet për luftërat e shekullit të 20-të është e vështirë të mos përmendet Lufta e Vietnamit. Kjo ishte një luftë e zhvilluar midis Vietnamit të Veriut dhe Jugut, ku Bashkimi Sovjetik dhe Kina mbështetën Veriun, ndërsa SHBA dhe Filipinet mbështetën  Vietnamin e Jugut.

Në mes të periudhës së luftës së ftohtë, filloi ofensiva Tet. Kjo ishte një nga beteja më të mëdha që u zhvillua në luftën e Vietnamit, me 100 mijë viktima.

Sa i përket trupave, Viet Kongët që vinin nga Vietnami Verior humbën rreth 45 mijë trupa. Nga ana tjetër, aleatët duke përfshirë edhe vetë Vietnamin e Jugut humbën rreth 20 mijë ushtarë gjatë betejës.

Edhe pse e fituan betejën taktike, SHBA-ja tërhoqi forcat e saj nga lufta, pasi opinioni publik në vend u kthye kundër luftës.

Lufta Gjashtë Ditore

Izraeli dhe arabët kanë qënë në një lufte të vazhdueshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Pothuajse çdo shekull ka sjellë mosmarrëveshje të caktuara midis këtyre dy kombeve, dhe kështu ishte rasti me shekullin e 20 – të.

Lufta e tretë arabo-izraelite, e njohur më shumë si Lufta Gjashtë Ditore, filloi me një sulm të papritur nga Izraeli. Ky sulm ishte synuar drejt tre vendeve të ndryshme arabe: Jordanisë, Sirisë dhe Egjiptit, raporton abcnews.al.

Në vitin 1967, pikërisht përpara fillimit të luftës, tensionet ishin të larta midis kombeve dhe mobilizimi i forcave egjiptiane drejt kufirit Izraelit do të thoshte se kjo dukej e pashmangshme – Izraeli më në fund filloi një sulm parandalues ​​ndaj Egjiptit dhe filloi luftën.

Ajo nuk pësoi shumë humbje në krahasim me arabët, pasi numri i viktimave në Izrael ishte pesë mijë. Nga ana tjetër, numri i të vrarëve në Egjipt shkoi 15 mijë, me  800 dhe 2500 për Jordaninë dhe Sirinë respektivisht.

Si rezultat i luftës, Izraeli pushtoi Rripin e Gazës dhe disa pjesë të Egjiptit dhe Jordanisë gjithashtu. Edhe pse Izraeli e fitoi këtë luftë, ata gati e humbën Luftën e Yom Kipur në 1973.

Beteja e Francës

Çfarë ndodhi në këtë betejë? Filloi në fillim të Luftës së Dytë Botërore kur Gjermania u përpoq të pushtonte Francën.

Në vitin 1940, kur Franca u pushtua, Gjermania ishte një nga superfuqitë më të mëdha në botë. Plani i pushtimit të Gjermanisë përbëhej nga dy operacione: Case Yellow dhe Case Red.

Në rastin e parë, gjermanët i detyruan britanikët të evakuoheshin nga Franca duke i shkëputur ata nga pjesa më e madhe e forcave franceze, ndërsa në rastin e dytë, gjermanët u tërhoqën në jug.

Franca u shqetësua kur nuk ishte më në gjendje të luftonte më dhe gjermanët vazhduan të luftonin për të marrë në kontroll Parisin. Ishte pikërisht atëherë kur Franca bëri një hap prapa dhe pranoi kushtet e paqes të vendosura nga gjermanët, raporton abcnews.al.

Me pak fjalë, kjo betejë bëri që gjermanët të pushtuan me sukses Francën, përveç vendeve të tjera si Holanda dhe Belgjika. Numri i viktimave shkoi që 160 mijë. Franca mbeti nën sundimin gjerman deri në vitin 1944, kur forcat aleate e çliruan atë.

Është fakt se betejat e shekullit të njëzetë ndryshuan botën, veçanërisht ngjarjet nga mesi i shekullit të 20 – të, si Lufta e Dytë Botërore, ishin disa nga kohët më të errëta të të gjithë shekullit të kaluar.

Në përgjithësi, miliona njerëz humbën jetën për shkak të luftërave, të cilat vetëm na bëjnë të pyesim veten se si dhe çfarë do të na rezervojë shekulli 21 – këtë do ta tregojë vetëm koha./ Përktheu: abcnews.al 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    vetëm "Beteja e Stalingradit" hyn në përkufizimin e "betejës"!! të tjerat janë luftëra!! lufta e vietnamit është e barabartë me L2B,pra jo një betejë, por beteja të ndryshme të shtrira në kohë e teritor!!

    Lini një Përgjigje