42-vjeçari vret ish- të dashurën, të dashurën dhe më pas veten

8 Qershor 2022, 19:20Bota TEMA

42-vjeçari vret ish- të dashurën, të dashurën dhe

Vriten dy gra në Vicenza të Italisë.

Një burrë ka qëlluar për vdekje ish-të dashurën e tij në rrugë. Më pas, largohet me makinë me të dashurën e tij aktuale, e vret edhe atë dhe më pas edhe veten.

Ky është epilogu tragjik i historisë që nisi mëngjesin e së mërkurës në Vicenza, kur u qëllua dhe u vra Lidia Miljkovic, një grua 42-vjeçare me origjinë serbe.

Vrasësi ishte ish-partneri i viktimës, një bashkëmoshatar boshnjak.

Krimi ka ndodhur në rrugë rreth orës 9.30. Vrasësi i arratisur u vu në kërkim nga policia italiane me postblloqe në të gjithë krahinën, njësi speciale dhe përdorimin e helikopterit.

Në vendin e vrasjes kishin mbërritur mjekët ligjorë dhe prokurorja e Qarkut, Serena Chimichi.

Disa orë më vonë, hetuesit gjetën makinën e burrit në unazën perëndimore të Vicenzës (midis dy tuneleve drejt Padovës), por u shtangën kur brenda gjetën dy kufoma të tjera: atë të vrasësit dhe atë të partneres së tij aktuale me të cilën ishte arratisur.

Ai kishte vrarë atë dhe, më pas, veten.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe skuadra e bombave për të shuar dyshimet se brenda makinës mund të ketë lëndë plasëse.

Vrasja e parë ndodhi në lagjen Gogna të Vicenza-s, 44-vjeçarja Lidia Miljkovic sapo kishte hipur në makinë, pasi kishte shoqëruar dy fëmijët e saj në shkollë.

Sipas informacioneve paraprake, burri ka nisur sulmin me armë ndaj viktimës, kur ajo ishte ende e ulur brenda makinës, duke e përfunduar kur ajo tentoi të largohej.

Të krismat e armës u dëgjuan edhe nga banorët e zonës, të cilat thana ata,  shkuan në shenjë dhe ishin fatale për 44-vjeçaren.

Nga hetimet e para rezultoi se një urdhër, që ndalonte afrimin e agresorit me viktimën, ishte lëshuar në vitin 2019.

Trupi i saj u gjet i shtrirë në asfalt pranë makinës me të cilën kishte mbërritur në vend.

Hetuesit po rindërtojnë lëvizjet e gruas, e cila dyshohet se ishte e punësuar si shërbëtore për punët e shtëpisë në disa shtëpi të zonës.

Arma ishte pa leje dhe thuhet se është qëlluar pesë herë.

2 Komente

  1. T
    Turqe hesapi

    Turqe e skllave hesapi bota do vuane shume nga këto dy rraca të poshtra

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bastriu

      Qenkerka treguar idiot:Jo te kishte vrare vehten e pastaj ato te dyja!Hajde lajm hajde!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje