Ish-agjenti britanik: Ditët e Putinit janë të numëruara, në tre ose gjashtë muaj nuk do të jetë në gjendje të qeverisë

8 Qershor 2022, 16:47Bota TEMA

Ish-agjenti britanik: Ditët e Putinit janë të numëruara,

Christopher Steele , një ish anëtar i inteligjencës britanike është shprehur që nuk e sheh liderin rus Vladimir Putin në postin e presidentit të Rusisë në tre apo gjashtë muajt e ardhshëm.

“Ditët e Putinin janë tashmë të numëruara, sapo sanksione e Perëndimit ndaj Rusisë, sidomos masat e marra në sektorin e energjisë, të japin efekt”, është shprehur Steele për BBC.

Ish agjenti britanik shpjegoi gjithashtu se nëse të dhënat e burimeve të Britanisë dhe Shteteve të bashkuara mbi shëndetin e Putinit janë të vërteta në tre ose gjashtë muaj lideri rus do të jetë i paaftë për të udhëhequr.

Lini një Përgjigje