
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në lagjen Charlottenburg në Berlin.
Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams tha se drejtuesi i makinës, një Ranault, u arrestua. Ai fillimisht ka tentuar të ikë me vrap, por kalimtarët kanë arritur ta ndalojnë dhe më pas e kanë dorëzuar në polici.
Policia thotë se ene nuk ka mundur të konstatojë nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm.
Sipas informacionit të BILD, incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes rreth orës 10:30 në kryqëzimin e Rankestraße dhe Tauentzienstraße: në Breitscheidplatz – vendi ku në dhjetor 2016 atentatori Anis Amri futi një kamion të rrëmbyer në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe vrau dymbëdhjetë persona.
Lini një Përgjigje