Ushtarët rusë të demoralizuar, krijojnë pretekste për martesa të rreme për t’u larguar nga lufta në Ukrainë

8 Qershor 2022, 16:59Bota TEMA

Ushtarët rusë të demoralizuar, krijojnë pretekste për

Trupat ruse të demoralizuara në Ukrainë, po “inskenojnë” mënyra të ndryshme për të shmangur luftën dhe të largohen nga ky vend, madje shpesh sajojnë “martesa të rreme”, thonë zyrtarë të inteligjencës së Ukrainës.

Analistët thonë se ushtarët rusë janë të mbingarkuar me moral të ulët dhe së shpejti mund të përballen me mungesë të njësive në vijën e frontit në luftën e Ukrainës, që tashmë ka hyrë në ditën e 105-të. i.

Në një audio-incizim që e ka siguruar inteligjenca ukrainase ku dëgjohet një ushtar rusë duke folur me mikun e tij – pranon se nuk po kanë zgjidhje tjetër dhe se ata tashmë kanë dështuar të tentimet e tyre, për të marrë nën kontroll rajone të ndryshme.

Me një fjalë, po kërkojnë me çdo kusht arsyetime që të lirohen nga shërbimi ushtarak. E sipas ligjeve ruse, lirohen vetëm nëse plagosen apo kanë pësuar ndonjë lëndim tejet serioz.

Ky ushtar është dëgjuar duke thënë se ka tentuar të organizojë një dasmë të rreme, me pretekstin që të arratiset në vendin ku po zhvillohet lufta mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

“I kam thënë një mikeshe se duhet të mbushë aplikacionet në zyrën e regjistrimit civil. Ajo ka refuzuar, por nuk kemi mënyrë tjetër për t’u larguar – pra duhet të sajojmë martesa të rreme”, thuhet në audio incizimin e siguruar nga SBU-ja ukrainase.

2 Komente

  1. K
    Ka dhe keshtu

    Nderkohe trupat ruse kane pushtuar 22% te territorit te Ukraines...

    Përgjigjjuni
    1. K
      KA DHE ASHTU

      NDERKOHE RUSIA KA HUMBUR 100 % ME SHKENCEN , ARTIN ME FUTBOLLIN ME HISTORINE , KA FITUAR URREJTJEN , po prit se KA DHE KESHTU dorezim me terheqje , pagese te gjitha kostove te shkaktuar , nese seshte akoma fundi botes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje