
Në mëngjesin e 18 qershorit, nëndetësi Titan humbi kontaktet me anijen që ishte në sipërfaqe. Nëndetësja kishte për qëllim të vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, të vendosura pothuajse 4000 metra thellë në ujërat e Oqeanit Atlantik. Fatkeqësisht, të pesë pasagjerët në nëndetëse vdiqën nga një “shpërthim katastrofik”.
Por, çfarë ndodhi në të vërtetë? Inxhinieri spanjoll José Luis Martín, shpjegoi për “Nius” se çfarë mund të ketë ndodhur në këtë tragjedi.
Sipas Martín, zhytësi po zbriste me qetësi kur, në një thellësi prej rreth 1700 metrash, humbi stabilitetin “për shkak të një problemi elektrik” dhe u zhyt me shpejtësi drejt fundit të oqeanit, në një pozicion vertikal, “si të ishte një gur dhe pa asnjë kontroll”, për rreth 900 metra. Titani shpërtheu midis 2500 dhe 2700 metrave thellësi, për shkak të presionit të miliona litrave ujë rreth tij.
“Nëndetësja zbret pa asnjë incident dhe në një plan horizontal derisa, në një thellësi prej rreth 1700 metrash, ndodh një defekt elektrik. Nuk punon më motori dhe mungon shtytja. Ky është momenti kur Titani humbet komunikimin me Polar Price”, tregon Martin për mediumin e lartpërmendur.
“Titani ndryshon pozicion dhe bie vertikalisht si një shigjetë, sepse 400 kilogramët e pasagjerëve që ndodheshin në bord çekuilibrojnë nëndetësen. Imagjinoni tmerrin, frikën dhe agoninë e pasagjerëve. Duhej të ishte si një film horror”, vijon eksperti, i cili beson se gjithçka ka ndodhur brenda 48 dhe 71 sekondave të rënies së lirë.
Gjatë asaj kohe, sipas Martinit, pasagjerët ishin të vetëdijshëm për seriozitetin e situates: “Në atë periudhë kohore ata po kuptojnë gjithçka. Dhe gjithashtu, janë në errësirë të plotë. Është e vështirë të kesh një ide se çfarë kanë përjetuar në ato momente. Pas këtyre 48 sekondave ndodh shpërthimi dhe vdekja e menjëhershme”.
Na cate trapin me keto lajmet rreth nendeteses Titan, se vdiqen 5 love milionere, media kurve. Pse nuk flisni per agonine e 700 refugjateve ne detin Mesdhe. Ne kemi kujtese te shkurter, u harruan ata te Otrantos ne 1997.
o gazetar injorant...sikur ta kishe mendjen edhe ne fiziken e tetevjecares, duhet ta dije qe sasia ujit perreth nuk ka lidhje fare me presionin....edhe sikur ne nje pus te ishte zhytur titani, i njenjti presion do te ishte, mjafton e njenjta thellesi....ne formulen d*g*h, nuk ben rol fare vellimi ujit perreth....
E ka shkruajtur pak keq. po ka te beje sasia e ujit qe ndodhet siper nendeteses. h, tek formula d*g*h eshte height. sa me e madhe thellesia ku ndodhet aq me i madh presioni Por jam i sigurt qe e dije, perderisa dije edhe formulen. Se 99% i kane harruar qe te dera shkolles :D E shkruajta vec per te tjeret
Hajde idiot hajde, ku e ke bere shkollen ti?
O shqipo, po as ne fizike nuk jeni dakord mo? Secilit fiziken qe meriton :) Merreni shtruar, pak kulture nuk ju ben keq, menjehere dhe fap "idiot"...
Gjynah...sidomos ai fëmija . Po si miliardierë që ishin leku nuk i shpëtoi! Lekun se ha as qëni dhe paratë si morën me vete!! Prandaj ata që kanē para dhe mundësi sa të jenë gjallë duhet tē ndihmojnë të varfërit dhe ata nē nevojë , se në botën e përtejme nuk përdoret leku.